HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kujt i sherben sot destabilizimi i Kosoves?

-- nga Paul Tedeschini, 29.04.2007

Paul Tedeschini Para se te trajtoj shkurtimisht kete teme sa aktuale aqe edhe jetesore per popullin e shume vuejtun kosovar, po citoj ma poshte ēka kam lexue ne te perditshmen prishtinase te datave 19 dhe 20 mars:

Grabitje me armė nė Binēė tė Vitisė Njerėz tė maskuar sulmuan personelin e Kishės Katolike tė Binēės

PRISHTINĖ/VITI, 18 MARS
Tė dielėn, rreth orės tre tė mėngjesit, nė fshatin Binēė, komuna e Vitisė, ka ndodhur njė grabitje me armė. Tre meshkuj tė dyshimtė, tė cilėt dyshohet se kanė depėrtuar nė objektin pėrcjellės tė kishės katolike pėrmes ēatisė, kanė sulmuar dy priftėrinj, duke grabitur nga ata nėn kėrcėnimin e armėve, njė sasi tė hollash prej 1 mijė euro dhe dy telefona celularė. "Viktimat pėsuan lėndime tė lehta trupore. Ata u trajtuan nga emergjenca, qė i ka trajtuar nė vendin e ngjarjes. Njėsitė patrulluese, hetimore dhe forenzika e SHPK-sė u pėrgjigjėn menjėherė nė vendin e ngjarjes, duke iniciuar hetimet e menjėhershme rreth kėtij rasti tė grabitjes", njofton Zyra pėr Informim e SHPK-sė. Ndėrkaq, Qeveria e Kosovės shpreh indinjatėn e thellė lidhur me ngjarjen e hidhur qė ka ndodhur sot nė orėt e hershme tė mėngjesit, kur ėshtė sulmuar dhe grabitur me dhunė personeli i kishės katolike nė fshatin Binēė tė Vitisė. "Sulmin ndaj Kishės sė Binēės, Qeveria e konsideron si akt shumė tė ultė dhe qyqar, i cili, pa marrė parasysh motivet dhe kryerėsit e saj, ėshtė sulm ndaj ndjenjave fetare tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim. Qeveria apelon te qytetarėt qė t'i ndihmojnė organet e rendit pėr t'i kapur keqbėrėsit dhe pėr t'i nxjerrė para drejtėsisė", thuhet nė njė komunikatė tė Zyrės pėr Informim tė Kryeministrisė.

Po ashtu, edhe Partia Liberale e Kosovės dėnon aktin vandal nė Binēė tė Vitisė. Nė njė komunikatė thuhet se Partia Liberale e Kosovės e dėnon aktin e ultė, vandal dhe jonjerėzor, i cili ka ndodhur nė orėt e hershme tė ditės sė sotme nė kishėn katolike nė Binēė tė Vitisė, me ē'rast njerėz tė inkriminuar i kanė plaēkitur me dhunė autoritetet e klerit katolik. Aktet e tilla barbare nuk janė vetėm kundėr Kishės Katolike tė Binēės, por kundėr vetė tė ardhmes sė Kosovės dhe vlerave tė shenjta, me tė cilat mburret populli i Kosovės, siē janė respektimi i objekteve fetare dhe tė kultit, i autoriteteve religjioze dhe tė klerit pa marrė parasysh pėrkatėsinė dhe identitetin fetar, ato vlera dhe begati shpirtėrore gjatė shekujve janė ēmuar dhe ruajtur me dinjitet dhe pėrkushtim nga populli i lashtė shqiptar. Ata tė cilėt sulmojnė objektet religjioze katolike, islame dhe ortodokse, kishat dhe xhamitė, teqetė dhe tyrbet, ata janė mė shumė se kriminelė, ata duhet tė kapen nga organet e rendit dhe ta marrin dėnimin e merituar, sepse janė, nė fakt, kundėr ardhmėrisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.
( Marrė nga e perditshmja e Prishtines "IliriaPost" me 19.03.2007 )

Institucionet e Kosovės dhe subjektet politike dėnojnė ashpėr sulmin nė Kishėn Katolike tė Binēės Sulm flagrant kundėr vlerave tė ēmuara tė shoqėrisė

Harta e Evropės sė Bashkuar dhe Ballkani i paintegruar
Harta e Evropės sė Bashkuar dhe Ballkani i paintegruar

PRISHTINĖ, 19 MARS -
Sulmi, plaēkitja dhe goditja e famullitarit dom Lush Gjergji dhe disa pjesėtarėve tė tjerė tė personelit tė Kishės Katolike nė Binēė tė Vitisė, ka shkaktuar indinjatė tė thellė dhe reagim tė ashpėr tė institucioneve tė vendit dhe tė partive politike. Aktet e tilla janė cilėsuar si sulme flagrante kundėr vlerave tė ēmuara tė shoqėrisė kosovare, kundėr barazisė dhe tolerancės fetare dhe kundėr vetė Kosovės. Pas reagimit tė djeshėm tė Qeverisė, sot kanė reaguar edhe Kuvendi, AAK-ja, PLK ja dhe PD-ja.

Kryekuvendari Kolė Berisha: Dėnoj fuqishėm aktet e tilla
Nė emėr tė Kuvendit tė Kosovės, kryekuvendari Kolė Berisha e dėnoi fuqishėm rastin e mbrėmshėm nė Binēė tė Vitisė, ku njerėz tė panjohur kanė hyrė nė mėnyrė tė dhunshme nė Kishėn Katolike tė Binēės dhe nėn kėrcėnim kanė goditur famullitarin dom Lush Gjergji dhe disa pjesėtarė tė tjerė tė personelit tė kėsaj kishe. Aktet e tilla janė sulme flagrante kundėr vlerave tė ēmuara tė shoqėrisė kosovare, kundėr barazisė dhe tolerancės fetare. "Nė emėr tė Kuvendit tė Kosovės dėnoj fuqishėm kėtė akt brutal ndaj Kishės Katolike tė Binēės, ndaj figurės sė ndritur tė klerikut e personalitetit tė respektuar dom Lush Gjergji, si dhe ndaj personelit tė kėtushėm. Aktet e tilla janė sulme flagrante kundėr vlerave tė ēmuara tė shoqėrisė kosovare, kundėr barazisė dhe tolerancės fetare. Kėrkojmė veprime urgjente tė organeve tė rendit, nė mėnyrė qė tė zbardhet rasti dhe kryerėsit e kėtyre veprimeve tė marrin dėnimin e merituar", theksohet nė reagimin e kryekuvendari Berisha, njofton Zyra pėr Marrėdhėnie me Media dhe pėr Publikime e Kuvendit tė Kosovės.

SHPK:Sulmet ndaj objekteve fetare bėhen pėr pėrfitime materiale
Naim Rexha, drejtor i Drejtorisė pėr Planifikim dhe Zhvillim nė Shėrbimin Policor tė Kosovės (SHPK), tha se sulmet ndaj objekteve fetare nuk kanė tė bėjnė me motive ndėretnike ose ndėrfetare, por pėr pėrfitime materiale. Ai tha se kontrolli i vazhdueshėm i policisė nė kėto objekte dhe bashkėpunimi i tyre me Ministrinė e Kulturės ka bėrė qė kėto kategori tė objekteve tė kenė njė pėrkujdesje mė tė mirė dhe tė ruhen mė shumė vlerat e trashėgimisė kulturore. "SHPK-ja ka njė strategji bashkėpunimi me Departamentin e Trashėgimisė Kulturore nė Ministrinė e Kulturės, e cila ka tė bėjė me mbikėqyrjen e objekteve fetare e kulturore dhe formimin e pikave, prej nivelit lokal, regjional e deri te niveli qendror i SHPK-sė", njoftoi ai.

Kryesia e LDK-sė:Sulm qyqar mbi njerėzit e Zotit
Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dėnon aktin e dhunshėm ndaj Kishės Katolike nė Binēė tė Vitisė, me ē'rast janė sulmuar fizikisht famullitari i kėsaj kishe don Lush Gjergji, si dhe asistenti i tij, don Fatmiri. Kryesia e LDK-sė konsideron se sulmi fizik ndaj udhėheqėsit tė kishės katolike ėshtė jo vetėm sulm ndaj njeriut, i cili ka qenė i pėrkushtuar pėr ta pėrkrahur ndjenjėn e solidaritetit dhe fjalėn e Zotit, tė mbjellė nė mbarė botėn nga Nėna Terezė, por edhe ndaj ushtrimit tė lirė tė vullnetit religjioz e qytetar; ai ėshtė sulm ndaj vlerave kulturore e shpirtėrore, tė shtresuara pėr vite tė tėra. Me kėtė veprim provohet tė zbehet fryma e tolerancės dhe e bashkėpunimit tė shkėlqyer ndėrreligjioz nė Kosovė. Duke e ndarė dhimbjen me qytetarėt e Binēės dhe tė mbarė Kosovės, LDK-ja inkurajon institucionet gjegjėse qė t'i pėrshpejtojnė hetimet dhe t'i vėnė para drejtėsisė kryerėsit e kėtij akti.

AAK: Veprim barbar
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dėnon ashpėr sulmin ndaj Kishės Katolike nė Binēė tė Vitisė dhe njėherėsh shpreh indinjatė tė thellė lidhur me kėtė sulm tė papranueshėm dhe qyqar, qė ndodhi dje nė orėt e hershme tė mėngjesit. Sulmin ndaj Kishės Katolike nė Binēė, rrahjen dhe plaēkitjen e dy priftėrinjve, AAK-ja e konsideron si akt barbar dhe shumė tė ultė. AAK-ja kėrkon nga organet e rendit qė kryerėsit e kėsaj vepre vandale tė kapen dhe sa mė shpejt tė nxirren para organeve tė drejtėsisė, nė mėnyrė qė ta marrin dėnimin e merituar.

PD-ja: Aktet e tilla duhet dėnuar shpejt dhe ashpėr
Partia e Drejtėsisė, parti e vlerave, nė kuadėr tė ruajtjes sė vlerave fetare, tė objekteve dhe prijėsve fetarė reagon ashpėr ndaj sulmit dhe plaēkitjes tė Kishės Katolike nė Binēė tė Vitisė, duke e cilėsuar kėtė akt shumė tė ultė dhe qyqar. Kėrkojmė nga organet kompetente qė rasti tė zbardhet sa mė shpejt dhe akterėt tė dalin para drejtėsisė. "Aktet e tilla duhet dėnuar shpejt dhe ashpėr. Duke uruar qė tė jetė akti i fundit edhe njė herė Partia e Drejtėsisė e dėnon kėtė akt", thuhet nė njė kumtesė pėr media tė lėshuar nga Zyra pėr Informim e PD-sė.

KMDLNJ-ja: Akt i ulėt
Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut, nėpėrmes njė komunikate, ka dėnuar ashpėr plaēkitjen e Kishės Katolike nė Binēė, me ē'rast ėshtė pėrdorur edhe dhunė fizike ndaj don Lush Gjergjit, humanistit tė madh shqiptar, i cili tėrė veprimtarinė e tij ia kushtoi mbrojtjes dhe kultivimit tė vlerave njerėzore. KMDLNJ-ja e dėnon ashpėr kėtė akt tė ultė dhe kėrkon qė ky rast tė zbardhet sa mė shpejt, nė mėnyrė qė kryesit e kėtij akti tė turpshėm tė nxirren para organeve tė drejtėsisė dhe ta marrin dėnimin e merituar.

BIK: Aktet e tilla tė shėmtuara tė mos pėrsėriten
Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės dėnon ashpėr plaēkitjen dhe maltretimin e titullarėve tė Kishės Katolike qė ka ndodhur ditėn e diel nė fshatin Binēė tė Vitisė. Ky ėshtė njė akt i ultė dhe i mjerė i drejtuar kundėr objekteve dhe titullarėve fetarė e qė synon ta cenojė lirinė dhe tė drejtėn e fesė. Objektet fetare duhet tė ndihmohen e kurrsesi tė plaēkiten. Kryesia e BIK-ut shpreh shqetėsimin e saj se, pos plaēkitjes si motiv, me kėtė rast ėshtė atakuar edhe famullitari, qė ėshtė njė rast pa precedencė deri mė tash te ne. Njė akt tė tillė e konsiderojmė jonjerėzor dhe si i tillė ėshtė pėr shqetėsim. Ne kėrkojmė nga organet e rendit qė kryesit e kėsaj vepre jonjerėzore tė kapen sa mė parė dhe tė vihen para drejtėsisė. Shpresojmė qė akte tė tilla tė mos pėrsėriten.

( Marre nga e perditshmja e Prishtines "IliriaPost" me 20.03.2007 ) Nuk don shume mend se sot ma shume se kurr populli i shume vuejtun i Kosoves, i cili nuk e pau si na 28 nandorin e vitit 1912, i cili mbas 600 vjet okupazionesh ma se fundi pret lirine, pret te dale ne vedi, pret te krijoje nji shtet te pamvarun qe nuk e gezoi kurr, per te cilin derdhi gjakun e vet rrekč. Prandej ky popull asht i interesuem te kete nji stabilitet te vendit te vet dhe ti jape prova konkrete perkrahsve te vet perendimor se asht i denje per pamvarsine dhe se asht i denje te baje perseri pjese ne familjen ame europiane. Prandej logjikisht keto akte sigurisht nuk i kan ba kosovart patriot.

Kujt nuk i intereson pamvarsia e Kosoves? Pamvarsia e Kosoves nuk u intereson atyne qe shekullin e fundit e kan pase nen okupacion, qe e kan marre neper kambe dhe e masakruen qyshe ne fillim te shekullit te kaluem e deri ne kohet e fundit. Keto perpiqen edhe sot te nderhyjne me te gjitha menyrat per ta sabotue pamvarsine e Kosoves. Kujt nuk i intereson qe populli kosovar te mos perfshihet perseri ne familjen ame europiane? Mosperfshirja e Kosoves perseri ne familjen ame europiane nuk u intereson atyne qe vazhdojne ta konsiderojne Kosoven si nji protektorat te vetin. Ato i kane fute hundet ne punet e mbrendshme te popullit kosovar gjate luftes se dyte botnore me aleancen e tyne politiko-ushtarake kriminale me nazizmin gjerman (ne Kosove si dhe ne Bosnje). Keto vazhdojne ti fusin hundet perseri ne Kosove. Kjo gja merret vesht nga shtypi kosovar simbas te cilit policia kosovare asht ne ndjekje te nji grupi terrorist te armatosun. Simbas shtypit shqiptar keto kane fute hundet edhe ne Tirane. Po ashtu edhe gjate luftes ne Bosnje.
Keto gjana perputhen plotesisht me ate ēka thote kosovari Kemail H.Hyseni ne komentin e tij me daten 27 Prill 2007 ne gazeten "Peshkupauje": "...Ėshtė e vėrrtet se tani nė Kosov jan duke u shetitur hapur shėrbime informative tė djallit dhe tė birit dhe secili ban punėn e vet sipas porosis qe kanė nga shtetet e tyre, sa mė shumė tė na pėrqajn shumė mė leht do tė na sundojn dhe zgjatin papėrgjegjshmėrin e tyre byrokratike.". POR

Sot fatmirsisht ka ardhe koha qe Kosova te rilinde, te jete perseri e lire, e pamvarun dhe nuk ka force ma ta ndaloje ecjen e saje perpara drejt Europes!


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara