HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Denoncoj pjesmarrjen e Shqipnisė nė Konferencėn e Vendeve Islamike!

-- nga Paul Tedeschini, 31.05.2007

Paul Tedeschini Lexova me vemendje ne www.kosova.albemigrant.com shkrimin e dates 30.05.2007 te zotni Rexhep Elezaj me titull "KONFERENCA ISLAMIKE DHE ROLI I SAJ NĖ ZGJIDHJEN E STATUSIT POLITIK TĖ KOSOVĖS - KUNDĖRFAKTE".

Tashti, pik ma s'parit i nderuemi zotni Elezaj due me te thane se na shqiptart vllazen jena e ia dona te miren njeni-tjetrit dhe i ndjejme hallet e vuejtjet e pse jo edhe gezimet e njeni-tjetrit njisoj si vllau-vllaut, por ne fund te fundit po te kujtoj nji fjale, qi na e kan lane te part tone e qe ka vlejte gjithmone edhe me Kanł, qi, edhe pse vllazen, gjithkush din ēka ban n'konak t'vet e s'ka tager kush me i fute hundt n'konak te tjetrit.

Ju kosovart, kur te delni ne vedi, ne ju marrte mendja me marre pjese ne Konferencen e Vendeve Islamike shkoni e bani ēka te dueni e si t'ju vijne ma mare, se n'fund t'fundit mire a keq per vedi e keni, se per nč njisoj asht se ēka bani ju n'shpi tuej. Por ju lutna fort mos na i futni hundt n'konak tone e me na diftue ju nč se ēka kem bą mire e ēka kem bą keq, sepse kjo asht pune e konakut tone. Ju n'dijshi gją per vedi, boll keni.

Ne shkrimin e siperpermendun ju thoni:
"...Kėshtu qė shikuar nga ky kėnd anėtarėsimi i Shqipėrisė si anėtare e Konferencės Islamike me 1992 me iniciativėn e Dr. Sali Berishės, ish-president i Shqipėrisė asokohe, jo vetėm se ka qenė hap mjaft i qėlluar diplomatik, mbase edhe i domosdoshėm politikisht, gjė qė u dėshmua qartė nė Konferencėn e fundit tė vendeve islamike e cila para disa ditėsh u mbajt nė Islamabad, ku siē dihet nė Dokumentin pėrfundimtar tė nxjerrė nga ky tubim i lartė, unanimisht ėshtė pėrkrahur pavarėsia e Kosovės.
Kėshtu qė ta akuzosh qeverinė shqiptare nė Tiranė pėr shkakun se e paska dėrguar zėvendėsministren pėr punė tė jashtme tė Shqipėrisė pėr tė marrė pjesė nė punimet e kėsaj Konference, s'mund ta vlerėsojmė ndryshe veēse si pa pėrgjegjėsi politike dhe kombėtare tė atyre tė cilėt janė kundėr kėsaj pėrkrahjeje, tė cilėt nga cila do pozitė qė flasin nuk mund tė jenė "mė katolik se papa" dhe se me deklarimet e tyre boshe po dėshmojnė se jetojnė jashtė realitet politik shqiptar dhe atij ndėrkombėtar...!
"

Po ta tham qyshe ne fillim se ai Sali Ram Berisha i jone, qi zotnia e jote po na e mburrke aqe shume, ka bą nji shkelje te rande dhe te pafalshme ligjore tue e fute Republiken Laike Shqiptare ne Konferencen e Vendeve teokratike Islamike!

Po skjaroj se nga pikpamja e ligjeshmenise, muslimant ne bote mund te grupohen ne dy kategori:
1) "Muslimant teokratik", dmth muslimant qe njohin si shtet "Shtetin me Kushtetute Sheriatin", ku Besimi islam dhe Shteti jane nji i vetem, siē asht ne Irak, Iran, Siri etj. dhe
2) "Musliman Laike", dmth qe njohin si shtet "Shtetin me Kushtetute Laike", ku Shteti asht i ndame krejtesisht nga ēdo lloj Besimi dmth edhe nga Besimi islam. Keto jane kryesisht muslimant europian.

Due me te kujtue ty zotni Elezaj dhe njikohesht edhe te gjithe te tjerve qe mendojne si ti, se Kushtetuta e Republikes se Shqipnise, e ketij shteti europian, i ketij vendi nder ma te vjetrit n' Europe, asht Kushtetute Laike dhe jo teokratike. Muslimant ne Shqipni perbajne perqindjen ma te madhe te popullsise dhe prandej perderisa Kushtetuta e jone ne Shqipni asht Laike, kjo don te thote se muslimant ne Shqipni nuk jane "musliman teokratik", por jane "musliman laik". Perndryshe ato si shumice, po te ishin "musliman teokratike", do te kishin percaktue nji Kushtetute teokratike. Per rrjedhoje ato tue kene "musliman laik" jane te nji mendimi me shqiptart kristjan si dhe me shqiptart jobesimtar dhe kan aprovue ne Shqipni te gjithe se bashku pa perjashtim Kushtetuten Laike. Kjo asht arsyeja mor i dashtuni zotni Elezaj, qe Shqipnise nuk i takon fare te futet ne nji Konference Vendesh me Kushtetute teorkatike.

Do te ishte nji gja krejte tjeter dhe krejtesisht normale sikur autoritetet e Besimit islam te Shqipnise te futeshin ne nji Konference autoritesh fetare vendesh me Besim islam. Kjo do te ishte pune Besimesh e jo pune Shtetnore.

Tue kene se Shqipnia sot nuk asht as diktature dhe as monarkģ absolute, por asht nji vend i lire dhe demokratik, mund te them pa kurrfare friget se ish Presidenti i Republikes sone, ne kete rast Sali Ram Berisha i jot, nuk ka pase kurrfar tageri me vendose ne krye te vet pa pvete kerkend, as Popullin, as Parlamentin e as Qeverine Shqiptare per ta fute Shtetin Laik Shqiptar ne nji bashkesi shtetesh qe nuk i takon. E jo vetem kaq, por ky me kete veprim antikostitucional ka neperkame se pari muslimant shqiptar, qe jane laik e jo teokratik dhe se dyti, dhe sidomos, ka neperkam shqiptart kristjan dhe shqiptart jobesimtar. Pra te gjithe popullin. Per kete aresye ky veprim i ish presidentit tone asht anti popullor dhe antikostitucional dhe si i tille antiligjor, dhe si i tille edhe i pavlefshem; perkundrazi i damshem.

Turp te kene edhe qeverite pasardhese shqiptare, qe me heshtjen e tyne kan lane ne fuqi kete veprim antikostitucional.
Nji fjale e urte thote: " Te gabosh asht gją njerzore, te kamengulish asht gją djallzore!" Mire se Sala gaboi dhe kjo mund te quhet njerzore, por ky po na vazhdon kete rruge perseri tue dergue ne kete Konference nji delegacion te kryesuem per ma teper nga zevendes ministri i jashtem.

Prandej une si shtetas i lire i Republikes Laike te Shqipnise denoncoj pjesmarrjen e Shqipnise ne Konferencen e Vendeve teokratike Islamike, qe ti zotni Elezaj kete denoncim po na e vlersueke "si pa pėrgjegjėsi politike dhe kombėtare".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara