HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Si e mori emnin kontinenti i ri?

-- nga Paul Tedeschini, 23.07.2007

Paul Tedeschini Kam konstatue se ne shume “studime” qe bahen neper shtypin tone shqiptar, po jepen “prova” dhe “argumenta” se baza e kultures se sotme prendimore nuk vjen nga kultura e Greqise se vjeter dhe nga kultura e Romes, por vjen nga para ardhesit tone pellazget, te cilet jane para-ardhesit e ilirve, pra para-ardhesit e ne shqiptarve. Bile arrihet deri ne ate pike, sa te pohohet se edhe vete gjuha greqishte e vjeter si dhe gjuha latine rrjedhin nga pellazgjishtja.

Mendoni vetem per nji minut se sa e mbrapambetun do te ishte sot Bota Prendimore, sikur te mos kishte qene kultura e pellazgve, nga te cilet rrjedhim na sot!

Mu kujtue nji tregim i nji te moshuemit, i cili me tregoi nji dite kete histori, qe ne fakt mbeshtetet ne te njajten logjike studimore siē e pershkrova ma siper:

Kur para rreth pese shekujsh u zbulue kontinenti i ri ne prendim te Europes, pertej Oqeanit Atlantik, filluen te nisen me anije turma njerzish nevojtar, per te kerkue fatin ne token e rč. Natyrisht ne ate kohe nuk ishin transatlantiket e furnizuem me te gjitha gjanat e nevojshme per nji pasagjer gjate udhetimit. Ne ate kohe duhej qe ēdo pasagjer te merrte me vedi gjithēka i nevoitet, ushqime, veshmbathje etj. Keshtu psh. ne vend te mishit te therun ato merrshin mishin e gjalle, shpend natyrisht e jo bakti te trasha. Mbasi filluen te mbarojshin pulat ne treg, i erdhi rralla rikave dhe mjaft pasagjer merrshin me vedi rika. Por jo te gjithe kishin mundesine me ble nji rike, sepse jo te gjithe kishin te holla te mjaftueshme per t'u furrnizue mire. Ateher ndodhi qe disa kishin rika e disa nuk kishin rika.

Kur hypshin pasagjert ne anije, marinari, per shkak hygjene, i ndante ne njenen ane ato qe kishin rika dhe ne anen tjeter pasagjert pa rika. Dhe marinari pyetete ēdo pasagjer se si ishte:
A me rika, a pa rika?
Mbasi ishte kallabllek ai i pyetete shpejt e shpejt pasagjert per ti seleksionue: Amerika, Aparika? Amerika, Aparika?

Dhe keshtu te dashtun lexues kontinentit te ri ku shkojshin njerz nga te gjitha anet e botes, perfshi edhe shqiptart, mori emnin “Amerika”, qi rrjedh nga tri fjalet shqipe “A me rika?”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara