HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rite te vjetra: “E vč doren ne zjarr!”

-- nga Paul Tedeschini

Paul Tedeschini “Linda“ pyet: “...Si duhet ta kuptojme ritin e dores se vene ne zjarr tek indianet, per te provuar pafajesine, kur shqiptaret kane shprehjen “ve doren ne zjarr”. Besoj e dini veprimin e Pocahontes qe provon pafajesine e saj, duke vene doren ne zjarr. Si eshte e mundur qe ky rit eshte i njejte?

(Pocahontas (1595-1617) ishte e bija e kapotribuve indigjen ne Virgjinia-Amerike. Ajo u martue me anglezin John Rolf dhe nga fundi i jetes se saje u ba nji figure e njohtun ne Londer.)

Kjo pyetje me ktheu ne vitin 1955 kur profesori i nderuem dhe i paharrueshem, patrioti Kole Kamsi (1886-1960), nxanesi i Jeronim De Rades (1814-1903), na spjegonte ne gjimnaz “Letersine greko-latine”. Keshtu tue u orjentue nga ē’mbajshe mend nga letersia, gjeta pergjigjen per “Linden” ne “Historine e Romes”. Nuk e dij sa do ti pergjigjet pyetjes ajo ēka gjeta une, por sido qofte kjo histori me duket interesante:

Protagonisti i nji legjende te famshme romake asht “Mutius Scaevola” (Lexņ shqip - Mucio Shevola) emni i vertete i te cilit ishte “Muzio Corda”.

Thuhet se ne vitin 508 para Krishtit, gjate nji rrethimi te Romes nga ana e etruskve te komanduem nga mbreti Porsenna, pikrisht kur ne Rome kishin fillue te mungojshin ushqimet, nji i ri, aristokrat romak, Muzio Corda, i propozoi Senatit te mbytshin komandantin etrusk. Porsa mori lejen e Senatit, ai i veshun si etrusk u fut tinzash ne linjat armike dhe, i armatosun me nji thike, arriti ne ēadren e mbretit Porsenna, i cili po i shperndante pagat ushtarve. Muzio priti deri sa personi, qe ishte objektivi i tij, te mbette vetem dhe mandej e theri. Por mjerisht ai gaboi person: ne fakt ai kishte mbyte sekretarin e tij. Rojet e kapne menjihere te riun romak dhe ia cuen perpara Porsennes. I riu romak nuk ngurroi te thonte:

”Dojshe te mbys ty. Dora ka gabue dhe tashti une e denoj per kete gabim te pafalshem!” dhe menjihere e vuni doren e djathte mbi mangallin ku digjej “zjarri i nderimit te perendive” dhe nuk e hoqi derisa u dogj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara