HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A po japin kosovart prova se e meritojnė “Pamvarsinė e Pakushtėzuar”?

-- nga Paul Tedeschini, 04.02.2007

Paul Tedeschini Thonte Volteri: “Para se tė diskutojmė, duhet tė pėrcaktojmė termat qė pėrdorim”.

Prandej ēka kuptojme neve me termin “Kosovart”?:
Kosovart jane shqiptart, qe kan banuar ne Kosove ne jete te jetve. Deri para pushtimit te shqiptarve nga turku te gjithe keto shqiptar me banim te gjithmonshem ne Kosove, pra kosovart, kane qene kristjan apo siē i quajshin turqit “Kaurra”. Po e theksoj qe ne fillim se ketu une nuk futem fare ne ēeshtjet e besimit si besim, sepse besimi eshte nje ēeshtje personale, siē thote me te drejte profesor Sami Repishti, shkodrani i famshem qe ne vitin 1967 ishte i pari qe para senatit amerikan i doli zot “Ēeshtjes Kosovare”. Grupimin simbas besimit une e perdori ne kete shkrim vetem si kategori historike, me qellim provash historike te autenticitetit shqiptar ne Kosove.

Ato kosovar qe mohojne se kane qene kristjan (apo kaurra), ato logjikisht pohojne njikohesisht se nuk jane autentik shqiptar kosovar, por jane te ardhur. Keto te ardhur, kjo minorance, edhe pse nuk jane autentik shqiptar kosovar, natyrisht kan te drejtat e tyre, qe simbas parimeve tona europiane duhen respektuar pa kushte. Kosovart autentik shqiptar musliman kane 99 argumenta se jane vendas autentik ne Kosove. Siē e kam argumentuar ne shkrimin tim te meparshem “A thue mund ta kalojne kosovart “Provimin” te publikuar edhe ne www.albanovaonline.com dhe www.shkoder.net, shqiptart, kosovart katolik kane 100 argumenta se jane vendas autentik ne Kosove, sepse asnjeri deri tani nuk ka pretenduar dhe as nuk pretendon se ato i solli aty ne Kosove serbi, qe i persekutoi pa meshir, apo i solli aty turku, qe i persekutoi po ashtu pa meshir.

Ato pra kane qene gjithmone aty, te palevizeshem, ne toke te vet te trasheguar brez pas brezi deri ne ditet e sotme. Keto kosovart shqiptar katolik jane prova e padiskutueshme se Kosova ka qene gjithmone e banuar nga shqiptart. Pamvarsisht nga konvertimi i tyre, kosovart musliman jane vllezer te nji gjaku me kosovart katolik, prandej per konseguence edhe keto jane banoret autentik te gjithmonshem te Kosoves. Kush kundershton pa argumenta kete fakt shume te randesishem historik, ai futet ne korin pa argumenta serb, ai futet ne sherbim edhe te vendeve joeuropiane, qe per interesa te veta done te fusin hundet ne Ballkan dhe te vazhdojne te nxisin hasmerine e shqiptarve me fqinjet e tyne, ne kundershtim me interesat e vete shqiptarve.

Kush jane ato kosovar, qe me te drejte nuk pranojne te kene qene kurr kristjan apo kaurra? Per kete mund te bejme nje analogji me ēka thote ne volumin e dyte te librit “Shkodra dhe motet” shkodrani i mirefillte, i fisit shqiptar, pinjolle i nji nder familjeve me te njohura shqiptare, Mesuesi i Popullit Hamdi Bushati. Ne kapitullin e Vl te titulluar “Familjet shkodrane me prejardhje te huej” faqet 283-312, Hamdi Bushati spjegon dhe rradhite shume familje, tashme shkodrane, te ardhurish gjate okupacionit turk dhe per shkak te okupacionit turk, nga Anadolli, nga Maroku, nga Egjipti, nga Siria, nga Tunizia, nga Algjeria, nga Sudani, nga Dagistani, nga Tagjikistani, nga Iraku, nga Arabia Saudite, nga Jemeni etj. Shqiptart e ikur po per shkak te okupacionit turk psh ne Itali, te quajtur arbresh, edhe mbas 500+100=600 vjetesh edhe pse te perzjer me popullsine vendase italiane, ato vazhdojne te ruajne prep qe prep gjuhen e tyre shqipe, besimin e paraardhesve te tyre me ritet e veta, ruajne zakonet shqiptare, traditat shqiptare, lidhjet me Atdheun, me kulturen e Atdheut. Dhe jo vetem kaq, por keto u jane gjetur bashkeatedhetarve ne momentet e veshtira te okupacionit turk duke i shkolluar vllezrit shqiptar ne shkollat arbreshe ne Itali.

Prandaj per analogji edhe keto te ardhurit e siperpermendur ne Shqiperi apo Kosove per shkak te okupacionit turk, me gjithe perzerjen me popullsine vendase shqiptare, edhe keto logjikisht ruajne boten e tyre shpirterore te trasheguar nga vendet e prejardhjes se tyre si dhe lidhjet me vendet e origjines se tyre. Keto dhe vetem keto pasardhes te te ardhurve ne kohen e okupacionit turk kane te drejte legjitime te pohojne se nuk kane qene kurr kristjan. Por logjikisht keto nuk kane as te drejte te pohojne se kane qene gjithmone banor te perhershem te Kosoves, pra se jane autentik shqiptar. Per kete aresye paseardhesit e ketyre te ardhurve, se bashku me ne te gjithe te tjeret qe nuk kemi qene kurr banor te Kosoves, nuk kan kurrfare te drejte te jene si te thuash pale ndergjygjese dhe te perzihen si pale diskutuese ne debatin serbo-shqiptar rreth perkatesise se Kosoves. Kete te drejte historike e kane vetem kosovart, te cilet pohojne se jane paseardhes shqiptarsh kristjan.

Ne Kosove ka edhe minoranca serbe, te drejtat e te cilve duhet te respektohen pa asnji kusht, sepse e drejta nuk jepet me kusht, njashtu si pamvarsia qe nuk jepet me kusht. Po ashtu ne Kosove ekziston edhe nje minorance turke, e cila me mbeshtetjen e qeverise turke kerkon me te drejte legjitimitetin e perdorimit te gjuhes turk. Ka po ashtu edhe minoranca te tjera. Nje nder kushtet e njohjes se Pamvarsise se Pakushtezuar te Kosoves eshte edhe njohja dhe garancia e respektimi pa kushte i te drejtave te minorancave aty. Per kete kosovart duhet te japin qe tani prova konkrete dhe sigurģ se ne te ardhmen do te respektojne pa kushte te drejtat e minorancave. Pa kete prove mungon respektimi nga ana e tyre i njerit prej kushteve te dhenjes se Pamvarsise se Pakushtezuar.

Ne gazeten www.iliriapost.com te dates 03.02.2007 lexova lajmin se Kuvendi Komunal i Prishtines lejoi ndertimin e Katedrales katolike ne Prishtine, aty ku eshte vene guri inaugural nga i ndjeri dhe i nderuari Presidenti Ibrahim Rogova, por “ME KUSHT” qe Ipeshkvia e Kishes katolike shqiptare kosovare te marrin persiper detyrimin e ndertimit te shkolles se mesme “Xhevdet Doda” simbas standardeve nderkombetare me kosto mbi 1 miljon euro.

Sipas mendimit tim, lejimi i ndertimit te Katedrales katolikeve kosovare autentikė shqiptarė ne toke shqiptare ME KUSHT te shpenzimit te 1 miljon eurosh, nuk eshte gje tjeter veēse nje HARAĒ qe katoliket shqiptar kosovar detyrohen ti paguajne Komunes shqiptare te Prishtines, qe te ndertojne ne toke shqiptare nji kishe shqiptare. Ky fakt nuk eshte nji prove e respektimit pa kushte te te drejtave te minorancave ne Kosove, aq me teper kur kjo minorance eshte autentike shqiptare.

Atėherė lind vetvetiu pyetja:
A po japin kosovart prova se e meritojnė “Pamvarsinė e Pakushtėzuar”?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara