HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jasht Shqipnia nga Konferenca e Vendeve Islamike!

-- nga Paul Tedeschini, 10/10/2006

Paul Tedeschini Me daten 08.10.2006 lexova ne gazeten SOT shkrimin me titull “Blushi nxit pėrēarjen fetare”, te cilin po e citoj ketu poshte:
“Komuniteti Musliman i Shqipėrisė ka reaguar dje ndaj debatit tė ndodhur pak ditė mė parė nė parlament mes deputetit socialist Ben Blushi dhe ministrit tė jashtėm Besnik Mustafaj. Mes debateve tė ashpra mbi rrėmbimin e avionit, debati Mustafaj-Blushi, mori spunto nė pikėn kur deputeti i majtė iu drejtua ministrit dhe e pyeti se cila ėshtė arsyeja e vėrtetė qė nė Vatikan mes shumė ambasadorėve tė organizatės sė shteteve islamike, thirret pikėrisht ambasadori shqiptar, pėr tė ndihmuar nė zgjidhjet e konflikteve mes vendeve myslymane. “Ne jemi vend evropian dhe shumica e shqiptarėve nuk mund tė pranojnė qė tė jenė njė vend islamik”, u shpreh Blushi. Pikėrisht njė deklaratė tė tillė, Komunitetit Muslimian e konsiderin fyes, por edhe pėrēarės nga ana e deputetit socialist Ben Blushi. “Z. Blushi jo vetėm qė ka fyer muslimanėt shqiptarė, por edhe ka shkelur Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe statusin e Partise sė vet, prandaj dėshirojme qė jo vetėm tė merren masa, por edhe tė kerkoje falje ndaj muslimanėve dhe ndaj elektoratit tė vet”, thuhet nė njė njoftim pėr shtyp tė kėtij komuniteti. Njoftimi thekson se mė datėn 05/10/2006, deputeti i zones 80, i qarkut tė Korēės, Ben Kico Blushi, ka fyer njė pjesė tė popullit shqiptar, dhe ka dhunuar kushtetutėn, dhe statutin e partise qė pėrfaqeson. Nė seancėn e ditės sė djeshme enjte tė parlamentit, kur debatohej pikėrisht pėr rėmbimin e avionit nga turku Hakan Ekinēi, ka patur njė shkėmbim tė ashpėr replikash mes deputetit Blushi dhe ministrit Mustafaj. Pas pretendimeve tė Blushit se kur jemi njė vend europian pse duhet tė jemi pjesė e njė organizate islamike, i ėshtė pėrgjigjur edhe Mustafaj. Ministri ėshtė shprehur se nuk ėshtė mirė qė njė deputet, njė pėrfaqėsues i qytetarėve tė pėrkatėsive tė ndryshme fetare, shpreh nė parlament urrejtje pėr islamizmin, pasi kjo paraqet nė tė vėrtetė njė rrezik kombėtar.”
Pra ne nji shtet europian, laik, si Republika e Shqipnise, dmth as musliman, as kristjan, as ebrč, as budist, as konficist, as ateist, nji qytetar i lire shqiptar nuk ka alternative tjeter veēse: Te lavdroje fene islame. Ne rast te kundert drejtuesit fetar musliman shqiptar, qe permateper jane pasardhes shqiptarsh kristjan, “ofendohen” dhe te sulmojne me akuza antikostitucionale. Kulmi asht kur edhe vete ministri i qeverise se shtetit laik shqiptar ne mbeshtetje tenton tia mbylli gojen nji deputeti tue e akuzue se “..shpreh nė parlament urrejtje pėr islamizmin, pasi kjo paraqet nė tė vėrtetė njė rrezik kombėtar”. Perderisa as deputeti nuk mund te shpreh publikisht opinionin e vet lirshem mbrenda ligjit dhe te garantuem me Kushtetute, ky fakt nuk asht gja tjeter veēse dhune psikologjike dhe kufizim Lirie te personit.
Siē e din gjithkushi, ne kohen e okupatorit te eger turk pese shekullor, te gjithe shqiptart persekutoheshin dhe neperkambeshin sepse te gjithe ishin kristjan. Kjo ishte aresyeja qe me mijra e mijra shqiptar me familjet e tyne u detyruen te lejne vendin dhe te ikin ne vendet kristjane europiane fqinje per te gjete strehe dhe mbrojtje, mijra te tjere moren malet, ndersa qindra mijra te tjere u detyruen me forma te ndryshme dhune te ketheheshin ne musliman. Persekutimi zgjati edhe gjate rregjimit te diktatorit E.Hoxha gjate te cilit u persekutuen pa mshire ne veēanti katoliket. Sot qe nuk jemi ma as nen okupacionin turk dhe as nen diktaturen e E.Hoxhes fatmirsisht kristjant shqiptar nuk persekutohen ma. Ky asht nji hap shume i madh historik perpara, veēse vazhdon prep neperkambja e tyne. Kjo neperkamje provohet me faktin qe “demokrati” Sali Berisha, nexansi i E. Hoxhes, me krye te vet dhe tinzash e futi Republiken laike te Shqipnise ne Konferencen e Vendeve Islamike, pa marre parasyshe aspak se ne Shqipni ka qindra mijra kristjan shqiptar dhe mijra e mijra te tjere shqiptar jobesimtar, te cilet mund te formojne se bashku ma shume se gjysmen e popullsise. Ky veprim asht antikostitucional, ofendues, neperkambes dhe mosperfilles! Ky veprim i ngjane nji VAZHDIMI VIRTUAL TE PUSHTIMIT TURK! Prandej mbasi po ushtrohet nji dhune psikologjike kundra lirise se personit dhe keshtu dale nga dale po rrezikojme te kethehemi prep mbrapa nga nji vend laik ne nji vend teokratik, solidarizohem plotesisht me deputetin socialist Ben Kiēo Blushin dhe kerkoj publikisht:
1) Mbrojtjen e laicitetit te shtetit shqiptar dhe per konseguence
2) Daljen urgjent te Shqipnise jashte nga Konferenca e Vendeve Islamike!
Shpresoj ne mirekuptimin dhe solidarizimin ne shtyp te gjithe shqiptarve perparimtar pa dallim bindje politike dhe fetare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara