HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MOS U LODHNI PER DOSJET, SE I HAPIM VETE !!!

-- nga Paul Tedeschini

Paul Tedeschini Kam lexue shkrimin e Riza Lahit "Me Njė Shpatė tė Artė Gris Paksa Napėn e Trishtimit (Esse)" te publikueme ne www.gazetakritika.net me daten 18/03/2007.
Autori i shkrimit asht nipi i avokatit Riza Lahit dhe per sa dij une i biri i avokatit Muhamet Lahit. Muhamet Lahi, edhe pse vlla deshmori i Luftes Nac.Ēlirimtare dhe antar partie, ka qene nji njeri modest, i sjellshem dhe i prirur nga e mbara, gja e rradhe per nji komunist. Ka ba mire Riza Lahi Junjor me kete shkrim ku flet edhe per ing.Zenepe Dibren. Mbaj kontakte me Zenepen dhe me te shoqin ingjinjerin e njohtun elektrik Enver Dibren, i cili ka tregue zotesine e tij ne drejtimin e Uzines se Telave dhe ma vone te Hidrocentralit Vau Denjes, po ashtu edhe si profesor i zoti ne fakultetin e ingjenjerise. Siē shkruen autori, Zenepja ka ba nji liber origjinal, shume te bukur dhe me vlere historike "Bijat e Rozafės - gra tė shquara tė hapsirės shkodrane". Ne kete liber ajo ka tregue aftesite e saje intelektuale si nji kambengulse dhe hulumtuese e vertete, tue vue ne pah njikohesisht vlerat e grues shqiptare dhe tue i dhane asaje vendin qe meriton.

Ne kete artikulli nder te tjera shkruhet: Zenepe Dibra, pas kėsaj vepre tė fuqishme qė tė kujton seriozitetin dhe rreptėsinė shkencore tė tė ndjerit , shkodranit tė vecantė tė letrave shqiptare Jup Kastrati, i ka hyrė njė oqeani tjetėr pėr t'i dalė mbanė.

Nuk kam dasht te shkruej per Jup Kastratin, sepse ai ka vdeke! Por nga ana tjeter nuk mund te pranohet qe ky "shkodrane i veēante", te respektohet per ēka nuk meriton dhe te lartesohet permateper si nji "idhull". E vertete qe Jupi ka qene nji njeri i pregatitur ne gjuhesģ, por themelet i ka pase te huejat. Siē tregojne bashkekohesit e tij, ai ka qene bashkepunetor i sigurimit qyshe se ka qene vete student ne gjimnaz, ne nji kohe qe shume prej gjimnazistve qe kerkojshin "Liri e Demokraci!" i paten fute nder burgje. Kjo gja i hapi atij rrugen e karjeres per te fitue grada shkencore. Ne Shkoder ka pase shume njerz te zot dhe me kulture te vertete europiane, bile edhe ma me shume kulture seē u ba Jupi ma vone, por shumica perfunduen ne plumb, vuejten nder birucat e sigurimit, nder burgje, apo mbeten nen hije. Jup Kastrati shkonte si mik tek i madhi At Justin Rota ne kuvendin e franēeskanve tek Kisha e "Arres se Madhe" ne Shkoder, nga i cili pat marre shume punime me vlere. Ma vone ai pat dale me studimet e veta "origjinale" dhe mori tituj. Ashtu siē e kam pase tregue ne gazeten e lire Gazetakritika ne shkrimin tim te date 11.11.2005 me titull "PIRATERIA e partizanve te bere " INTELEKTUAL ", pirateria intelektuale mbas te ashtu quejtunit "Ēlirim" u ba nji praktike e zakonshme nga "intelektualt" e mepastajme, te cilet pregatiten gjenerate te tjera "intelektualsh" si vedin, qe e mbyten kulturen e vendit tone dhe sot ndotin shtypin shqiptar.

Pader Justin Rota, vllai i piktorit te famshem Simon Rota, nji intelektual i madh me kulture thellesisht europiane i diplomuem ne Austri, i pat vue te gjitha energjite e veta ne sherbim te Atedheut duke ba studime me shume vlere ne lamen e gjuhesise. Kush asht kurjoz, le te lexoje shkrimin interesant me titull "Geni franēeskan" te intelektuales se njohtun Ledi Shamku-Shkreli, te publikuem ne gazetn SHEKULLI me 01.11.2006 ku ajo nder te tjera thote: ….. Shtjellimet e kėtyre temave tė shtyjnė sot tė thuash pa droje se Justin Rrota ėshtė prekursori i Sociolinguistikės nė Shqipėri…..! Pader Justini vdiq ne nji skamllek dhe izolim total. Kleriket katolike shqiptar, keto bijte ma te mire dhe ma te pregatitun te malcise, te fshatit dhe te qytetit tone, te derguem qyshe femij per studime neper Europe, veē diplomes ne teologji kan marre paralelisht edhe diploma ne dege te ndryshme si gjuhe, letersi, histori, gjeografi, biologji, oratori, filozofi, psikologji, mineralogji, arkeologji, drejtesi, muzike, pikture, mjekesi, ingjenjeri, matematike, fizike, shkenca natyrore etj. Keto krijuen me gjimnazet e tyne ne Shkoder brezni te tana intelektualsh pa dallim besimi, te cilet i dhane Shkodres titullin "Djep Kulture". Po per ēfare kulture kujtoni ju? Per ate qe solli turku? Po te ishte per ate te turkut, sot Turqia e Shqipnia do te ishin ne Bashkimin Europian. Pra kleri katolik ka qene nji nder hallkat kryesore qe e lidhshin Shqipnine kulturalisht me Europen. Pikrisht kete hallke te lidhjes me Europen goditen pa meshire osman-komunistet antieuropian shqiptar me ne krye shukun Enver dhe sherbetoret e tij te zellshem si puna e Jup Kastratit. Po nxjerri nji pjese nga libri "At Pjeter Mushkalla S.J." te Fric Radovanit, faqe 90, i cili materjalin e ka nxjerre nga gazeta "Jeta e Re", organ i komitetit te Partise Shkoder, me dt.9-8-1967 me titull "Ne seminarin me sekretart e organizatave-baze" tema: "Puna e organizatave te partise kundra paragjykimeve fetare, si aspekt i luftes se klasave dhe detyrat qe dalin ne kete fushe" - Referat i sekretarit te kom.partise shokut Xhemal Dini:

"…..Ne vitin 1967, (viti i te famshmit "Revolicion kultural" te importuem plot 40 vjet ma pare nga Kina e Mao Ce Tungut) ….me daten 29 mars diten e shtund ora 17.00 ne sallen e Institutit Pedagogjik organizohej nga kryesija e Frontit te Lagjes "Vasil Shanto" mbledhja per demaskimin e aktivitetit fetar te pader Pjeter Mushkalles, i cili e hapi fjalen e Tij me keto fjale: "Une jame katolik dhe besoj Zotin. …Ju kishat rrenoni, por toka nuk lot. Ju prishni Kishat e Xhamijat, turp, ne truell te Kastriotit ēdo gja po zhgatrroni, turp…". Auditori ishte plot me njerz te zgjedhun, bile jane vue edhe altoparlanta per t'u ndigjue ne rruge…..Filluen diskutimet e zjarrta kunder Zotit, Fese e deri tek Jezuitet prej Jup Kastratit….te cilin disa shoke te pranishem e pergezuan per fjalet e bukura te tij. Ne fund te mbledhjes Pader Mushkalles i vuri prangat oficieri i sigurimit Xheudet Miloti……".

MOS U LODHNI PER DOSJET, SE I HAPIM VETE !!!!!!

29.03.2007-29.03.2007 - 40 vjetorit i arrestimit te pader Pjeter Mushkalles emnin e te cilit mban sot gjimnazi jezuit i rihapun ne Shkoder dhe ku studjojne pa dallim besimi shume te rij dhe te reja.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara