HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Histori: "Kriza në Shqipërinë Veriore"- Bis!

-- nga Paul Tedeschini, 09.04.2007

Paul Tedeschini Shkrimi "Histori: Kriza ne Shqiperine Veriore" i autores "Linda" i shkruem me nji "Drejteshkrim perfekt" dhe i publikuem me daten 07.04.2007 ne gazeten deri tash te lire www.gazetakritika.net (sepse nuk i dihet se si do te shkojne punet e Shtypit shqiptar) me bani te kerkoj ne arkivin e kompjuterit tim shkrimin e Agron GJEKMARKAJ publikue me 23.06.2004 ne gazeten "Bota Shqiptare", me titull "DUFF MALOKU!" te cilin po e paraqes ketu poshte. Ka tre vjet qe e kam kete shkrim, por nuk e kam çmue me vend ta perhap, mbasi sot asht e mira e vendit tone, qe ta lame mbrapa te kaluemen e hidhun te diskriminimit te Shqipnise Veriore nga komunistet e Shqipnise Jugore. Por kot nuk thone qe "Historia duhet mesue, qe te mos perseritet!".

Paragjykime te medha ne nje vend te vogel
Gjeografia jone ka shume male e pak fusha, nje rrip toke qe e kemi quajtur Ultesira perendimore. Kur nje pjese prej nesh (shqiptarve) u dashurua me komunizmin u pervijua edhe nji ndarje sociale krejte fantastike. Malesoret e Kurveleshit, Laberise, Kuqit, Skraparit, Permetit, Vlores apo Gjirokastres (gjindje krejte e respektuar) vendosne me vendim partie te quhen qytetar. Banoret e vendeve nga Shkumbini e siper ku malet u bejne hije qyteteve te lashta, qe e kane zanafillen ne qytetnimin iliro-romak u quajten "maloke" qe me kalimin e kohes u kethye ne togfjalshin "maloke te pagdhendur". Skalitesit e historise se re iu vune punes per "te gdhendur" "veriun reaksionar"….. Shkodra me rrethinat, hapsira e Gencit dhe e Teutes, Romakeve, Balshajve, Venecianve, Dukagjinsve, Karamahmut Pashes, qendra e klerit katolik, shkollave, bibliotekave, arkivave, gazetarve, vendi i Fishtes, Mjedes, Gurakuqit do te konsiderohej vatra e prapambetjes, injorances dhe reaksionit nga nje grup barinjsh te konvertuar ne komunist.

Kjo ishte metamorfoza e kohrave moderne nen shenjen e ideologjise. Fjala "malok" do te mjaftonte per te justifikuar krime te shumta, reduktimin e kultures kombetare deri duke e privuar ate nga nji pjese e saj me domethenese. "Refereni civilizues" i pushtetarve te rij te sapomberritur ne Shkoder e braktisur nga gjermanet ishte "hidhe mire vallen-o / t'ia q.. nenen geges-o". Te gjitha sa thashe deri tani duken si nje retorike postkomuniste e ndonje plaku nostalgjik, qe ne "çarshine" e ndonji shtepie shkodrane pi raki fiku me komshine e tij te kohemoteshem nese nuk do te permendim nje sere faktesh dhe fenomenesh qe do ti klasifikoja per letersine e lexuesve ne letersi "maloke", arkitektura "maloke", muzika, piktura, shkolla, shtypi "malok" per te treguar qe historia nuk behet me rrena dhe qe me nje histori rrenacake nuk mund te shkohet drejte te ardhmes. Peshen emocionale negative te fjales "malok" e kam ndjere edhe vete qe ne vitet e para te shkolles. Qyteti i Lezhes ne te gjitha strukturat sociale apo politike dominohej nga te ardhur nga Tepelena, Erseka, Skrapari, Permeti etj. Shoket e mij te klases ishin edhe femijt e tyre, shume prej mesueseve tona vinin nga ato ane. Mbiemri im eshte i gjate, tipik verior, ne te rrine rehat nje Gjeke dhe nji Mark, e im ate quhet Nikolle ndersa prindrit e shokve te mi quheshin Mazllum, Asllan, Rapo, Bido, Muço te cilet ishin emrat e kuadrove te partise qe perfaqesonin te rene, qytetrimin ne shoqerine socialiste. Kur shqiptohej mbiemri im ndihej ndonje e qeshur apo ankese, se ishte teper i gjate apo teper i vjetruar dhe mendoja me vete pse im ate nuk quhet Mazllum per t'u ndjere edhe une qytetar si te tjeret? Ndersa ne Universitetin e Tiranes, vend qe pati sajuar ato platforma kulturore, edhe ne vitet '90 e ketej ndonje profesor qe shoqerohej me studentet "maloke", qe shkruante libra per Fishten dhe Harapin, qe deklarohej krenar per traditen kristjano-prendimore te kultures tone shikohej venger e konsiderohej bukeshkale nga pseudointelektualt e Tiranes.

Letersi maloke
Eshte e vjeter. Ajo fillon me nje liber te shenjte "Mesharin" e shkruar nga Gjon Buzuku ne vitin 1555, per te vazhduar me "Doktrinen e Krishtere", "Çeten e Profetve", "Apollogjine mbi Skenderbeun", pra me Bardhin, Bogdanin, Budin. Nji frat i ardhur nga Italia e qe do te konvertohej ne shqiptar, i quejtur Françesko Maria da Leçe do te realizonte te paren gramatike te shqipes ne vitin 1700. Pak me vone afirmohet Gjon Kazazi. Kuvendi i Arbrit i mbajtur ne Merqi te Lezhes, ne 1703, do te ndertonte platformen e Rilindjes Kombetare. Pioniert e pare te saje do te jene Leonardo de Martine e Pjeter Zarishi, Pashko Babi e dom Radoja. Romani i pare shqiptar ne fillim te shekullit do te mbaje emrin e dom Ndoc Nikes per te arritur tek Poeti kombetar At Gjergj Fishta, krijuesi i gjuhes shqipe dhe i identitetit kombetar anatemues i shqiptar-mohuesve:

"Mallkue kjofte njaj bir shqiptari
qi ket gjuhe te Perendise
trashigim na la ne i pari
trashigim s'ja len ai femise".

Poeti i njeriut dhe natyres qe beson fort ne unitetin kombetar, dom Ndrè Mjeda:

"Gege e toske
Malesia Jadhia jane nji kom
qe me u da s'duron".

Etnografi dhe arkeologu At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit, vepres monumentale te kultures sone. Poeti i qiellit monsinjor Vinçens Prennushi, Pashko Vasa, e pak ma vone Lazer Shantoja. Folkloristet At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti mbledhesit e "botes se maleve" e te "Visareve te Kombit". Athanas Gega e At Marin Sirdani. Gjuhtar, poet e patriot Luigj Gurakuqi. Gjuhtari At Justin Rota. Uragani e nderprere Migjeni. Gershetuesi i modernes me tradicionalen Ernest Koliqi. Poeti i luftrave per pavaresi Hile Mosi per te arritur tek modernisti Martin Camaj. Themeluesit e filozofise shqiptare At Gjon Shllaku. Ata qe sollen shqip "Iliaden" dhe "Odisene", "Eskilin", Danten, perkethyesit Gjon Shllaku e Pashko Gjeçi, per ta mbylle kete liste te paplote me "te fundmin e Mahokinve" pater Zef Pllumbin. Kjo eshte letersia "maloke" qe dhunisht u nxorr nga tekstet, qe u la ne hije, qe mbush me epitete, a thua se geni krijues i nje populli ndalohet me akte administrative.

Arkitektura maloke
Me arkitekturen, komunistet u treguan me praktike: duke qene diçka materjale i vune kazmen, kryen keshtu nje nga krimet me te shemtuara kulturore te Europes moderne, me shume se çdo gje tjeter paten zet kishat. Filluan me kishen e Vaut te Denjes, ndertuar ne vitin 1100, e stilit romaniko-gotik, objekt qe çdo vend i qytetruar do ta shpallte pasuri kulturore kombetare. Ne e shembem si perfaqesues te botes se vjeter. Kisha e Kakarriqit ne Lezhe, ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak, edhe kjo "armike e popullit" rrenohet me dinamit per te justifikuar "zemrimin e popullit". Kisha e Shen Ndoit ne Laç, ndoshta me e vjetra kishe shqiptare, nje nga me te vjetrat e Europes e kohes paleokristjane, do te restaurohej per here te fundit me 1557. Edhe turqit qene me historidashes se komunistet, qe pas 1967 e shkatrrojne. Kisha e Gryke Manatise dhe e Zajmenit ne Lezhe te ndertuara ne vitin 1200 te stilit romak, te paprekura gjate 500 vjetve te pushtimit turk do te prishen pas vitit 1967 si "viktima" te zakoneve prapanike. Kishen e Shen Mrise, ne Kurbin, e ndertuar ne vitin 1200, e stilit romak do te konsiderohej e demshme per progresin. Do te zhdukej. Kisha e Dom Lleshit, e ndertuar ne vitin 1240 e stilit romak, ne te cilen eshte ndaluar vete Shen Françesku i Asizit, rikonstruktuar duke u bazuar ne nji projekt te Fishtes, do te deformohej e do te kethehej ne magazine ushtarake. Katedralja e qytetit te Shkodres do te shndrrohej ne pallat sporti. Kisha e Rusit, veper e arkitektit Kole Hidromeno e vitit 1934, do te shembej nga rinia revolucionare.

Muzika, teatri, piktura, fotografia, shkolla, shtypi malok
At Martin Gjoka njihet si krijuesi i muzikes moderne shqiptare me operat e tij "Juda Makabè" e "Dy lule mbi vorr te Skenderbeut", pjese simfonike, formimi i se pares orkester simfonike. Studimi i landes se muzikes kontribuoi ne pergatitjen e nje plejade kompozitorsh e kengetarsh, kontributi i te cilve nuk ka nevoje per koment. Kojtojme Prenke Jakoven, Çesk Zadejen, Tish Dajine, Tonin Dajine, Pjeter Gacin, Pjeter Dungun, yllin e "Balshoj Teatrit" ne Moske Luke Kaçaj etj. Edhe piktura ka nje origjine te hershme. Nis diku nga viti 1200 me piktore, qe mbeten anonim, te cilet realizuan afreske per kishat, por mbi ta do te binte pamshirshem gjykimi i vitit 1967, per te perfunduar te Kole Hidromenoja, Simon Rota, At Leon Kabashi, Vladimir Jani, Lin Delija, Angjelin Dodmasej etj. Fototeka Marubi, institucioni i qytetit te Shkodres do te kthehej ne memorie kombetare ne saje te talentit te Kel Marubit, Shan Picit, Ded Jakoves e Angjelin Nenshatit. Trupat e para teatrale do te krijoheshin nga gjimnazi françeskan "Illyricum" dhe ai jezuit, nga ku do te dilnin aktoret fizionomi krijues te skenes sone. Ishin Pjeter Gjoka, Loro Kovaçi, Ndrek Luca, Marije Logoreci, Marije Kraja, Zef Jubani, Tinka Kurti e shume te tjere. Shkolla e pare shqipe ishte e françeskanve e vitit 1861 qe se bashku ma ate Jezuite do te formonin eliten e mendimit shqiptar.

Ne vitin 1880 del e para gazete ne gjuhen shqipe, organ i jezuitve "Elçija (lajmtari) i Zemrse s'Jezu Krishtit". Arkivi, biblioteka dhe muzeumi "Shtjefen Gjeçov" pasuri kulturore e historike e pakrahasueshme do te mbylleshin, vidheshin dhe pa merakun se ne to ishte historia e Shqiperise, romet e Shkodres i ngarkonin ne karroca, nje pjese e mire e tyre do te perfundonte ne Jugosllavi. Nuk me pelqen te renditem perkrah rrahagjoksve qe ndonje kapter e bejne hero apo ndonje mesues fillorje letershkrues e kethejne ne korifè. Kultura kombetare eshte nje dhe e pandare. Te tille e kan menduar ate Naim Frasheri, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Branko Merxhani, Sejfulla Maleshova, Eqerem Çabej, Kasem Trebeshina, Ismail Kadare, por jo pushteti komunist. Termi "Malok" u sherbeu atyre per te sunduar pa rezistence nje popull te perçare, te privuar nga kultura e tij. Kan kaluar 14 vjet qyshe kur komunizmi klasik u shemb ne vendin tone, por mentaliteti i krijuar persa i perket vendeve dhe kultures se siperpermendur here ashiqare here fshehurazi vazhdon te sherbeje si etalon gjykimi. Te shternguar nga ky realitet edhe ne shenje respekti per pasardhesit tane, jemi te detyruar qe here mbas here te bejme te ditur qe pas malokve eshte edhe nje kulture "maloke" qe mund te gjykohet vetem nga "i suoi pari = te barabartve".

Kultura krijon nje sistem te hapur, nje marredhanje komunikimi.
Ajo nuk e pranon perjashtimin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara