HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrse Kosova duhet tė bėhet anėtarja e 33-tė e BE-sė dhe Serbia e 34-ta

-- nga Timothy Garton Ash

Pėrballė meje, ndėrsa jam ulur tė shkruaj, gjendet njė copėz Kosovė. Ėshtė njė gur, me diametėr rreth tre centimetra, qė ma ka dhuruar Presidenti i ndjerė i Kosovės, Ibrahim Rugova, lider pėr shumė kohė i lėvizjes paqėsore tė kosovarėve pėr pavarėsi dhe i pasionuar pas nėntokės (shumė pak vizitorė nė shtėpinė e Rugovės, nė Prishtinė, largoheshin qė andej pa njė copėz Kosovė). Kam para vetes edhe fotografi tė konfliktit tė armatosur nė Kosovė, gjenocidit, ēlirimit dhe pranisė ndėrkombėtare atje nė tre vitet e fundit tė shekullit tė pėrgjakur tė Evropės. Fshatrat e bombarduara dhe tė plaēkitura, xhamitė dhe kishat, gjak i kuq i pėrhapur mbi dėborė, njė druvar i dėbuar i quajtur Selim Murriqi teksa pi njė cigare (Monte Karlo) pranė njė karroce...

Kosova, ėshtė shumėēka pėr shumė njerėz. Djepi i serbėve. Djepi i shqiptarėve. Zemra e humbur e Ballkanit. Vendi ku Sllobodan Millosheviēi nisi ngjitjen drejt fundit tė tij. Vendi ku perėndimi ndėrhyri pėr tė mbrojtur myslimanėt kundėr kristianėve pėr tė korrigjuar gabimet e bėra nė Bosnje. Njė tjetėr instancė e imperializmit perėndimor, sipas Noam Chomski-t. Lufta e parė e vėrtetė e NATO-s. Momenti mė pozitiv i Toni Blerit, pasi ishte nė tė vėrtetė Kryeministri britanik ai qė hapi udhėn pėr futjen e trupave tokėsore kundėr spastrimit etnik tė Millosheviēit. ("Toni Bler... Faleminderit!", thuhet nė njė grafit nė Prishtinė qė duket nė njė nga fotot e mia dhe pėrkrah tij, shkruhet: "Zoti e ruajt mbretėreshėn"). Vendi ku gjenden disa nga manastiret mė tė bukura nė tokė, tani tė shndėrruara nė enklava tė izoluara tė ortodoksėve serbė. Mė trego mua Kosovėn tėnde dhe unė do tė tė them se kush je.

Gjithēka tjetėr ishte apo ėshtė, Kosova mbetet njė sfidė e vogėl, por jetėsore e komunitetit ndėrkombėtar nė pėrgjithėsi dhe BE-sė nė veēanti. Kosova ka qenė nė njė gjendje status quo-je pėr mė shumė se shtatė vjet; qė nga ēlirimi nga ana e NATO-s, apo pushtimi, siē e quajnė serbėt, ku ajo u shndėrrua nė njė protektorat tė Kombeve tė Bashkuara nga Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit. Por kėshtu, nuk mund tė vazhdohet mė. Ndaj, Martti Ahtisaari, i dėrguari special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr tė ardhmen e Kosovės, ka dalė me njė seri propozimesh impresionuese pėr daljen nga status quo-ja. Plani i tij ndoshta mund tė mos e pėrfshijė fjalėn pavarėsi, por gjithkush e kupton se ai do t‘i japin Kosovės pavarėsinė, nėn vėzhgimin strikt tė ndėrkombėtarėve. Kosova do tė ketė flamurin e saj, himnin, kushtetutėn, qeverinė, parlamentin dhe shtetėsinė e saj. Do tė jetė e mandatar tė negociojė pėr marrėveshje ndėrkombėtare dhe tė anėtarėsohet nė organizma ndėrkombėtarė.

Gjithsesi, kjo pavarėsi do tė vėzhgohet dhe kontrollohet nga i ashtuquajturi Pėrfaqėsuesi Ndėrkombėtar Civil, i mbėshtetur edhe nga prezenca ndėrkombėtare ushtarake. Njė pjesė e madhe e planit tė Ahtisaarit, i dedikohet garantimit tė tė drejtave tė minoritetit tė mbetur serb nė Kosovė. Komunitetet serbe do tė kenė njė autonomi jashtėzakonisht tė zgjeruar, pėrfshirė edhe mbajtjen e lidhjeve financiare me Beogradin, si edhe kurrikulumin e tyre edukativ, ndėrsa manastiret e tyre tė mrekullueshme do tė shndėrroheshin nė zona veēanėrisht tė mbrojtura. Ėshtė njė kompromis i vėshtirė dhe i ngatėrruar, qė, sigurisht, do tė lėrė tė pakėnaqur tė gjitha palėt, por qė nė anėn tjetėr ėshtė mė i miri qė mund tė shpresohet nė kėto rrethana. Por, disa janė mė tė pakėnaqur se tė tjerėt. Pavarėsisht nga demonstratat "Pavarėsi, Tani!", tė zhvilluara nė Prishtinė, qė shkaktuan edhe dy viktima, politikanėt kryesorė shqiptarė mendojnė se bėhet fjalė pėr njė marrėveshje tė arsyeshme. Politikanėt serbė thonė nė anėn tjetėr se ėshtė e papranueshme. Dhe Rusia (duke zgjedhur me kujdes ēdo fjalė) thotė se ajo "nuk do ta mbėshtesė" lėvizjen drejt pavarėsisė.

Pas negociatash ku pėrfshiheshin edhe serbėt, tani tė shtyra pėr tė filluar javėn e ardhshme, Ahtisaari shpreson tė dėrgojė njė version pėrfundimtar tė propozimit tė tij para Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, nė muajin mars. Edhe pse Vladimir Putin sė fundmi ka pėrdorur tone tė ashpra, askush nuk e di se nė cilėn rrugė do tė ecė Rusia. Ka shumė mundėsi qė as vetė rusėt tė mos e dinė. Realistėt sugjerojnė se deri nė samitin e G8-ės, nė qershor, nuk do tė finalizohet asnjė marrėveshje dhe vetėm pas kėsaj do tė hapej rruga qė Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė tė miratonte njė rezolutė tė re dhe paskėtaj, edhe njė periudhė tranzicioni katėrmujore drejt Pavarėsisė sė cilėsuar. Nėse ne nuk finalizojmė kėtė marrėveshje, atėherė gjithēka mund tė ndodhė. Kosovarėt nuk do ta kapėrdinin kėtė dhe rezultati do tė ishte, mė shumė dhunė. Edhe Bashkimi Evropian duhet tė jetė i qartė, i bashkuar, i fuqishėm dhe strateg, katėr gjėra qė zakonisht ai dėshton t‘i arrijė pėrtej kufijve tė tij. Qartėsisht, kjo ėshtė marrėveshja mė e mirė qė ne mund tė arrijmė. Por, a ėshtė ajo tėrėsisht e drejtė? Sigurisht qė jo. Nuk ėshtė e drejtė qė njė grua e vjetėr serbe, akti i vetėm i dhunshėm i saj ka qenė tė godasė lopėn me njė shkop, tė vazhdojė tė jetojė me frikė tėrė jetėn e saj. Por, sėrish, unė nuk mund tė harroj ēka mė tha ati Theodosius, njė prift serb ortodoks, nė manastirin e mrekullueshėm tė Deēanit, pas ēlirimit apo pushtimit nė verėn e vitit 1999. Ishte, tha ai, Millosheviēi, ai qė "jo vetėm humbi Kosovėn, por shkatėrroi tėrėsisht njerėzit e tij. I shkatėrroi ata fizikisht dhe shpirtėrisht". Dhe murgu kishte tė drejtė: Millosheviēi, jo BE-ja dhe as SHBA-ja, humbi Kosovėn pėr Serbinė. Dhe ne duhet tė jemi tė qartė gjithashtu se njė zgjidhje nevojitet, tani. Status quo-ja nuk mund tė vazhdojė mė. Tė bashkuar dhe tė fuqishėm, pasi vetėm kjo do ta shtrėngojė Rusinė tė bjerė dakord.

Presidenca aktuale gjermane e BE-sė, por edhe e G8-ės, ėshtė shansi mė i mirė qė ne kemi pėr t‘ia dalė mbanė. Nėse ka pasur ndonjėherė njė ēėshtje qė ka bashkuar vlerat evropiane (tė pėrdhunuara nė Bosnje, ndėrsa BE qėndronte mėnjanė) dhe interesat evropiane, ajo ėshtė Kosova. Tė gjitha interesat jetėsore evropiane, janė nė lojė atje. Asnjė interes jetėsor rus nuk pėrfshihet nė kėtė mes. Ne nuk do tė mund tė arrijmė njė politikė tė pėrbashkėt evropiane pėr energjinė gjatė katėr muajve tė ardhshėm, pavarėsisht se kemi nevojė pėr tė, por ka njė gjė qė ne mund ta bėjmė tani. Dhe sė fundmi: strateg. Nė termat afatgjata, e vetmja mėnyrė qė plani Ahtisaari tė funksionojė ėshtė qė si Serbia ashtu edhe Kosova tė anėtarėsohen nė Bashkimin Evropian, bashkė me fqinjėt e tjerė tė tyre nė Ballkan. Mes vendeve anėtare tė BE-sė, marrėveshje komplekse e shumėpalėshe janė normative. Rruga pėrpara, pėr Kosovėn, nuk ėshtė ndėrtimi i kombit dhe as ndėrtimi i shtetit, por ndėrtimi i shtetit anėtar. Dhe pėr Serbinė, gjithashtu. Kjo do tė thotė se liderėt evropianė duhet tė kenė kurajėn dhe vizionin tė thonė se ne aktualisht duam njė zgjerim tė mėtejshėm tė BE-sė, sepse vetėm atėherė paqja do tė jetė e sigurt nė Ballkan dhe Evropa do tė jetė e plotė dhe e lirė. Pėr momentin, askush nė politikėn evropiane nuk guxon ta thotė kėtė, edhe pse ministrat e Jashtėm tė BE-sė bėnė disa hapa inkurajues nė drejtim tė Serbisė, kėtė javė.

Nė fakt, gjysma e Evropės ėshtė bėrė pishman pėr zgjerimin e deritanishėm. Por, unė do ta them: ne zgjerimin e madh Ballkan-BE tė vitit 2014, Kosova dhe Serbia duhet t‘i bashkohen bllokut si anėtarėt e 33-tė dhe 34-t. Tė anėtarėsuarit e tjerė tė 2014-ės janė Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipėria (Kroacia dhe Maqedonia do tė jenė anėtarėsuar disi mė herėt dhe nė rast se jeni duke pyetur, Turqia do tė bashkohet nė 2020-ėn). Siē u propozua disa vjet mė parė, nga njė komision i kryesuar nga Xhuliano Amato, nė pėrvjetorin e 100-tė tė Luftės sė Parė Botėrore, samiti i Sarajevės mė 2014-ėn, duhet tė festojė kėtė arritje. Nga Sarajeva, nė Sarajevė. Ndėrsa afrohet ditėlindja e 50-tė, kėtė mars, Komuniteti Ekonomik Evropian, qė mė pas u bė Bashkimi Evropian, ka njė histori tė jashtėzakonshme pėr t‘u rrėfyer pėr pėrhapjen e paqes, lirisė dhe sundimit tė ligjit. Por, njė rrėfim politik duhet tė na tregojė se ku jemi nisur dhe se nga po vijmė. Historia vazhdon edhe me kapitullin tjetėr. Kosova, duhet tė jetė pjesė e saj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara