HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KUJTIME TĖ LARGĖTA QĖ NUK NA LENĖ TĖ VDESIM

-- nga ROZI THEOHARI, Boston

ROZI THEOHARI Nė ditet e para tė vitit 2007 u ndodha mes dardharėve tė Kuinsit, Mass, jo shumė larg Bostonit, duke uruar e pėrgėzuar njėri-tjetrin me kupat me verė, duke shijuar lakrorin e mbrujtur, salarinė dhe bakllavanė. “Kafen nuk do ta pimė kėtu, - tha mė e madhja e shtėpisė,- tė gjithė siē jemi do tė bėjmė njė vizitė tek njė familje fqinjė, janė miqtė tanė, tė cilėt nuk e festojnė Vitin e Ri.”

Zbritėm shkallėt e katit tė 6-tė dhe trokitėm nė derėn e apartamentit tė parė tė korridorit. Derėn e hapi Beqir Omari, i befasuar e i gėzuar nga kjo vizitė e papritur, ndėrkohė qė u takuam me bashkėshorten e tij, Dylfiqarėn, me vajzėn Jolanda dhe dhėndrin, Dhimitri. Gjėja e parė qė terhiqte vemendjen ne kėtė apartament tė vogėl e tė pėrmbledhur, qenė fotot bardhezi tė varura nė mure, njė videokasetė nė televizor me ngjarjet e familjės Omari, shumė gazeta tė zverdhura nga koha, foto nė albume fotografish tė shpėrndara nė tavolinė e komodina.

“Ēdo fillim janari babai i kthen dhomat nė muzeum,- thotė Jolanda, njė grua e re shtatlartė, me njė ėmbėlsi nė sy dhe nė fytyrėn e saj rrumbullake.- Kujtimet, mė tė shumtat jo tė mira, i ka me tepri familja jonė!” – murmuriti ajo duke ia kthyer sytė t’et.

Beqiri, edhe ai shtatlartė, ishte njė mesoburrė me trup tė lidhur, me shpatulla tė gjėra e krahė tė gjate e muskulozė, mbase nga profesioni i tij i dikurshėm si muzikant-baterist, mbase nga puna e rėndė fizike tejlodhėse qė kishte kryer gjatė jetės. Poshtė ballit tė tij tė gjėrė me rrudha rrethore vozitnin dy sy tė vegjėl gėshtėnjė qė rrezatonin miqėsi, virtyt e mirėsi. Trupi i tij kolos ishte pak i kėrrusur pėrpara nga dy goditje cerebrale qė kishte pėsuar. Por mė tepėr se sa sėmundja, shtatin e tij e ka pėrthyer rrufeja e vuajtjeve dhe mundimeve disavjeēare, pėr tė cilat shpirti i tij nuk gjėn qetėsi ditė e natė. Ne pinim kafenė nė heshtje, ndėrsa ai tregonte…

NJĖ FAMILJE E QETĖ

Nga muri, nga njė fotografi bardhėzi na vėshtronin Eqerem Omari, Fejzia, gruaja e tij, dhe tre djemtė: Beqiri, Xhemili e Gramozi. Eqerem Omari, me origjinė nga Gjirokastra, kishte mbaruar shkollėn e Fulcit me rezultate shumė tė mira dhe vazhdoi mė tej studimet e larta nė Francė, nė Grenobėl, ku u diplomua inxhiniėr-agronom. Beqiri na tregoi se, pasi punoi disa vjet agronom nėpėr Shqipėri, mė 1939 i ati u emėrua pranė Komisariatit tė Lartė tė Nozullimėvė nė Tiranė, si inspektor epror. Pas luftės kishte punuar si specialist i dritherave nė Komitetin Shtetėror tė Grumbullimeve, si kryeinxhinier i fabrikės sė re tė bukės nė Tiranė e tjetėrkund, gjithnjė i nderuar e i vlerėsuar pėr kontributin e tij nė industrinė ushqimore.

“Babai ynė, Eqeremi,-vazhdoi Beqiri,- u dallua edhe si profesor nė degėn e inxhinierise agronomike…, ai mbeti njė intelektual i mirėfilltė dhe kurrė nuk u ngatėrrua me qevėritė politike tė ēdo kohe. Pas ēlirimit atij iu propozua vendi i ministrit tė Bujqėsisė, tė cilin nuk e pranoi dhe vazhdoi tė punonte si komisionar i lartė i ndihmave tė UNRRA-s nė qytetin e Durrėsit.”

Ėndrra e Eqeremit pėr ta bėrė Shqipėrinė me njė ekonomi bujqėsore tė begatshme, bashkohej me ėndrrėn e familjes pėr tė rritur, edukuar e shkolluar si duhej tre djemtė e tij tė dashur. Si njė baba shėmbullor, ai nuk ua theu dėshirėn pėr tė studiuar muzikė Beqirit dhe Gramozit. Beqiri mbaroi Licėun Artistik e punoi si baterist, fillimisht ne orkestrėn e Hotel Dajtit e mė vonė nė orkestrėn e Estradės sė Shtetit nė Tiranė. Djali i tretė, nakar, Gramozi, qysh nė fėmijėri shquhėj pėr prirjen e tij pėr muzikėn. Pėr fatin e tij, nė rrugėn “Siri Kodra” ku banonte familja Omari, Gramozi kishte shokė bashkėmoshatarėt e tij Bėsim Zekthin, Skėnder Sallakun, Enver Dautin, Agim Krajkėn, e tė tjerė tė cilėt, pas vitėsh do tė bėnin emėr nė Shqipėri si artistė e muzikantė. Gramozi ishte vetėm 15 vjeē kur u bė i njohur nė Tiranė e jashtė saj si fizarmoniēist virtuoz, duke dhėnė shfaqje bashkė me Agim Krajkėn.

Ministria e Punėve tė Brendshme i mblodhi shpejt kėta artistė duke krijuar Estradėn e Kufirit, e dėgjuar nė ato kohė pėr suksėsėt e saj qė korrte anekėnd vėndit. Tani Gramozi, falė famės qė kishtė marrė, i pat rrugėt te hapura jo vetėm tė mbaronte gjimnazin natėn, por edhė tė studionte pėr mjekėsi. Nė Fakultetin e Mjekėsisė vazhdonte studimet edhe vėllai mė i madh, Xhemili, pra, familja Omari pak nga pak po kompletohej me dy mjekė e dy muzikantė. Zėmrat e prindėrve, mbushur plot shpresa pėr tė ardhmen bekonin pėrditė tre djemtė e talentuar e tė edukuar …Nė festa familjare, Gramozi e Beqiri me veglat e tyre muzikore krijonin mjedise tė gėzuara, plot humor, kėngė e vallė…U celebruan dasmat e Beqirit dhe tė Xhemilit, tė cilat mė vonė sollėn gėzimin e ardhjės nė jetė tė nipėrve e mbesave, qė lumturonin ditėt e gjyshėrve Omari.

Nė vitin 1962 Gramozi mbaroi Fakultetin e Mjekėsisė me diplomė tė shkėlqyėr dhe Ministria e Brendshme, pėr ta pasur kuadėr tė saj, e veshi oficer me gradėn toger. Gjithashtu Gramozit iu dha mundėsia tė specializohej si kirurg nė Spitalin Qėndror tė Ushtrisė. I vetmi preokupim i tė afėrmve tani mbetej martesa e Gramozit dhe mbyllja e detyrimit prindėror, duke hyrė nė fazėn e dytė tė jetės, nė njė familjė me tradita shqiptare ku zotėronin harmonia, paqja dhe zėmėrdhėmbshuria.

NĖ RRUGĖN E TRAGJEDIVE

Por erdhi dita kur morėn fund tė gjitha “tė mirat”… dhe Omarėt, tė shigjėtuar nga forca tė padukshme, shpejt a vonė u ndodhėn nė udhėkryq…

“Familjes sonė i hyri flama qysh me pushimin e babait nga puna.- psherėtin Beqiri.- Specialistin mė tė mirė tė fabrikavė tė bukės pranė Ministrisė sė Bujqėsisė, njeriun qė s’i kishte bėrė kurrė dėm njėriu, e larguan nga detyra pėr njė shkak banal financiar nė zyrėn e llogarisė. Por shkaku i vėrtėtė, -thotė Beqiri,- ishte lufta e klasave, qė sa vinte e ashpersohej dhe hante koka intelektualėsh qė ishin diplomuar nė Perėndim e, me kohė, u ishte vėnė damka “borgjėzė!””

Ishin ato vite terrorizuėse kur, nė emėr tė luftės kundėr burokracisė, autoritetet shtetėrore e komitetet e partisė vepruan pa takt dhe me sjellje fyese ndaj intelektualėve flokėbardhė.

“Perėndimorėt” e dyshimtė duhej tė lironin karriget pėr “lindorėt” bėsnikė qė sapo ishin specializuar nė “vendet e demokracive popullore”(!) Eqeremi mori njė shuplakė nga dora e gjatė e diktaturės sė proletariatit, e cila do tė plagoste mė tej jetėt e pjėsėtarėve tė familjės. I pari mori dėnimin Gramozi, i cili u transferua fluturimthi nga Tirana nė postėn e kufirit tė Vermoshit, si mjek i repartit ushtarak. U thėrrmuan ėndrrat e djaloshit 23- vjecar pėr t’u bėrė muzikant dhe kirurg i specializuar. I biri i Omarajve u largua nga Tirana, nga shokėt e familja, nga fizarmonika e tij me tė cilėn luante tėrė pasion. “ Gramozi u paraqit nė detyrė pa dėshirė,- tregon Beqiri,- unė atėherė vazhdoja tė punoja si muzikant nė Estradėn e Shtetit.

Megjithatė, im vėlla e mposhti dėshpėrimin e iu pėrvesh punės sė mjekut duke u shėrbyer njėkohėsisht ushtarėve e fshatarėve.”

Sipas Beqirit, Gramozin e lajmėruan tė merrtė pjesė nė njė seminar qė zhvillohėj nė Shkodėr me mjekėt e zonave. Por komandanti i Vermoshit nuk e lejoi. Duke e ndier veten shpirtėrisht tė lėnduar, djaloshi, pa u menduar mirė, mori rrugėn e Tiranės. Eqremi, pasi mėsoi ē’i kishte ndodhur tė birit, duke parashikuar njė fund tė hidhur, e kėshilloi Gramozin tė paraqitej e tė ankohej nė ministri, tė kthehej sa mė parė nė Vermosh e tė bisedonte me komandantin. Por tashmė ishtė vonė. Tirana kishte komunikuar me Shkodrėn dhe Vermoshin kur mjeku i repartit ushtarak u paraqit para komandantit…Ushtaraku i lartė nuk pranoi katėgorikisht sqarime nga vartesi. Pėr mė tėpėr, e shau dhe e terrorizoi deri nė atė pikė sa i nxori edhe revolverin. Tani merret me mend frika qė pllakosi shpirtin e tė riut, i cili, nė njė gjendje tė traumatizuar, tė paekuilibruar dhe pa ndihmėn e askujt, pa u menduar shumė pėr pasojat, tentoi te arratisej nė Jugosllavi.

“Mė 10 shtator 1963,- vazhdoi Beqiri,- erdhi Sigurimi nė shtėpinė tonė, nė Tiranė, e na njoftoi sė Gramozi ishte arratisur… Pas pak kohė mė pushuan nga puna nė Estradė, ku punoja…Babait tė sėmurė, kur mori vėsh lajmin e zi, iu rėndua mė shumė gjėndja shėndėtėsore …Nėna qante nė heshtje. Tė afėrmit e farefisi, ca nga ca, filluan tė largoheshin, sikur shtėpinė tonė ta kishte pllakosur murtaja…”

Ndėrkohė Gramozi endej nėpėr qytetet e Jugosllavisė duke punuar herė si ndihmės- mjek (diplomėn e mjekut e kishte nė Shqipėri), herė si muzikant nėpėr hotele e restorante, deri sa pas disa vitėsh arriti tė lidhej me xhaxhanė e tij, Nėxhat Peshkėpine, nė Nju-Jork, SHBA. Z.Peshkėpia i dėrgoi njė letėr ku ndėr tė tjera i shkruante: “I dashur djalė, Gramoz, po tė dėrgoj njė certifikatė-deklaratė tė mikut tim, mjekut shqiptar Hamdi Urucit, qė ka bėrė pėr ty…tė kėrkon si ndihmės… si mjek qė je…Paraqitu nė konsullatėn amėrikanė dhe bėsoj se do tė tė japin vizėn e ardhjes kėtu…”

Por fati i mjekut muzikant ishte paracaktuar nga UDB-ja, e cila nė gusht 1968 e solli Gramozin, kundėr vullnetit tė tij, tek Hani i Hotit nė Shkodėr bashkė mė 4-5 valixhe dhe dy fizarmonika. I arratisuri shqiptar u kėmbye me dy shqiptarė kosovarė tė arratisur edhe ata nė Shqipėri nga Jugosllavia. Shqiptarėt u kėmbyen me shqiptarė…(!) Pasi e torturuan mizorisht, e dėnuan me vdekje pėr tradhti tė lartė ndaj atdhėut. Ndėrsa mjeku Omari kishte katėr muaj nė duart e hetuėsisė nė Shkodėr, familja e tij nuk kishte dijeni. Organet kompetente nuk kishin njoftuar. Mjeku Gramoz Omari u pushkatua natėn e Vitit tė Ri, kur pritej 1969-ta, nė vetmi, mes heshtjes sė bregut tė lumit Kir dhe tė qiellit tė ftohtė tė janarit, pa marrė me vete njė lutje a njė bekim nga prindėrit e pjėsėtarėt e tjerė tė familjes.

“Mė kujtohet, thotė Beqiri,- se ne nuk guxonim t’ua jepnim kėtė lajm tė kobshėm prindėrve tė moshuar. Por njė ditė nė shtėpinė tonė erdhėn njėrėz nga farefisi. Nėna, e drobitur, e kuptoi sė kishte ndodhur dicka e tmerrshme…Gramozi nuk jetonte mė…E ndienim tė gjithė dhėmbjen e thellė. Por as na shkonte ndėr mėnd sė c’vuajtje tė tjera na prisnin…”

Nėn trysnine e rendit nė fuqi dhe nga frika e internimit bashkėshortja e divorcoi Beqirin. Kjo ngjarje plagėlėnėse nuk ishte as rasti i parė as i fundit nė situata tė tilla rrėqethėse…Mė 16 tetor 1975, nė mėnyrė tė bėfasishme, gjithe familja Omari: babai e nėna mbi 70-vjecarė, Beqiri, Xhemili, mjek nė Elbasan, bashkė me gruan e fėmijėt, u internuan nė fshatin Shėq-Marinė tė Fiėrit, pa asnjė motivacion. Familjarėt kėrkuan shume herė arsyen, por pergjigjen s’e kanė marrė as sot e kėsaj dite nga Kryeministria apo Ministria e Punėve tė Brendshme. Nė tė njėjtin fshat ishin tė intėrnuar edhe familjet e Dhora Lekės ė Tuk Jakovės.

MĖ BURGOSI MUZIKA E MODUNJOS

“Na internuan qė tė na rrėmbenin shtėpinė dhe jo vetėm kaq,-thotė Beqiri,- dy ditė pasi na dėgdisėn nė rrethin e Fierit, mė 18 tetor, erdhėn e na lajmėruan se na kėrkonte kryetari i kėshillit tė fshatit. U paraqita nė zyrėn e tij.

- Si tė duket internimi? – mė pyeti kryetari.
- I padrejtė! – iu pėrgjigja.
- Nė emėr tė popullit arrestohesh pėr veprimtari armiqėsore!- tha ai.

Erdhi njė makinė ogurzezė, nga e cila dolėn disa njerėz qė mė arrestuan mua, mė vunė prangat nė prani tė prindėrve, tė vėllait dhe tė vajzės 10-vjecare, Jolandės. Mė akuzonin pėr agjitacion e propagandė dhe sikur gjoja punoja pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor. Babait dhe nėnės u ra tė fikėt. Vajza qantė papushuar…Mė ēuan nė hetuėsi, nė burgun e Rajonit nr.3 tė Tiranės. Tetė muaj nė hetuėsi. Njeriu mė mirė tė mos e dijė se ē’ndodh brenda atyre mureve! Nga torturat m’i thyen dhėmbėt… Me gjithė dhembjėt dhe drobitjet e trupit, mendja mė qėndronte aty, te familja ime nė fshatin e Fierit, ku i lashė prindėrit nė gjėndjė shumė tė rėndė shpirtėrore, shėndetėsore dhe ekonomike. Rrahjet dhe torturat vazhdonin sepse nuk kishin fakte kundėr personit tim.

Me ē’mjete do ta pėrmbysja pushtetin popullor, mos vallė do ta godisja me shkopinjtė e mi tė xhazit?... Mė nė fund u gjėndėn akuzat. Mė dėnuan me tetė vjet burg pėr krimin e agjitacion- propagandės, sepse isha simpatizuės i muzikės italiane, sepse…meqe isha muzikant, kisha propaganduar tek tė rinjtė muzikėn e Domeniko Modunjos, sepse… duke vlerėsuar kėngėn “Ēao, ēao, bambina”, synoja tė degjeneroja rininė shqiptare. Kur mė pyetėn nėse e pranoja akuzėn, u pėrgjigja: “ E pranoj se mė pėlqen muzika e Modunjos…, e pranoj se s’ngopem sė dėgjuari “Ēao, ēao, bambina!””

Beqiri ndali bisedėn dhe, me duart qė i dridheshin nga nervozizmi, nxori njė kasetė me kėngėt e Modunjos; duke e tundur atė nė ajėr, si ta shkundte nga pluhuri i kohės, tha: “Edhe bretkosat kur e dėgjonin Modunjon, dilnin nga uji…, jo njerėzit!... Kurse sot u behet jehone kėngėtarėve shqiptarė qė kanė fatin e lumtur tė kėndojnė nė Festivalin e San Remos!...”

Sidoqoftė, me “Ēao, ēao, bambina” Beqiri i kishte thėnė “ēao…ēao…” botės njėrėzore duke u mbyllur pėr tetė vjet nė burgun e Spaēit dhe nė atė tė Ballshit. Akuzės sė dytė: “Ti jėenipi i Bari Omarit”, Beqiri i ishte pėrgjigjur: “…Nuk jam nipi, por kushėriri i Bahri Omarit tė pushkatuar, e pranoj…ashtu siē e pranoj se jam edhe kushėriri i juristit tė diplomuar nė Paris, Abaz Omarit, tė pushkatuar…dhe vėllai i mjekut Garamoz Omari, tė pushkatuar…”

Pėr disa minuta Beqiri ra nė heshtje dhe ne e lamė tė qetė. Ndoshta atij pa dashje i ishte lėnduar njė plagė e largėt bėrtitėse. Nė njė gazetė tė vjetėr mbi tavolinė lexoheshin me vėshtirėsi vargjėt e poetit tė dėnuar, Visar Zhiti: “Telat me gjėmba /Si qerpikė pa sy, /Mijėra qerpikė tė egėr/…/Hija e telave me gjėmba /Si tatuazh skllavi nxin mbi lėkurėn time/…

“Akoma mė buēasin nė veshė,- tha Beqiri pas pak ēastesh: “Nė emėr tė popullit- arrestohesh!”…”Nė emėr tė popullit-dėnohėsh!”…Nė emėr tė cilit popull? A mos ndoshta tė nėnės sime?...E gjora nėnė! Kur mori vesh se isha shtruar nė spitalin e burgut i sėmurė nga melena, mezi siguroi njė ditė lejė dhe erdhi tė mė shihte…Ato pak minuta qė na lejuan tė takoheshim, unė nuk qėndroja dot nė kėmbė nga dhėmbjėt e stomakut dhe duart e mbėshtetura pa fuqi tek hekurat mė rrėshqitėn. Nėna zgjati duart tė mė ndihmonte, por policėt i bėrtitėn: “Mos e prek…mos e prek me dorė!”... Ua ngula sytė lotėve ēurkėzuės tė nėnės dhe premtova nė heshtje se do tė mbijetoja mbi telat me gjėmba, mbi torturat, mbi ofendimet e shpirtit, deri atė ditė sa tė shpėtoja nga ai burg i mallkuar e tė arrija tė prekja e tė puthja ato duar tė ngrohta e tė shėnjta tė nėnės sime.

PA PLANG E PA SHTĖPI

Pasi mbaroi dėnimin, nė vitin 1982 Beqiri doli nga burgu dhe frymėn e mbajti nė Belsh tė Elbasanit pėr tė takuar prindėrit dhe familjen e vėllait, qė ndodheshin nė internim…”Falėnderova vėllain pėr kujdesin dhe interesimin e tij gjatė kohės qė ndodhesha nė burg. Vėllai im, mjeku Xhemil Omari, nė fillim kishte mbledhur pambuk nė arat e rrėmihte tokėn,- tregon Beqiri,-mė vonė i dhanė tė drejtėn tė punonte si mjek nė Kajan tė Elbasanit, por pa tė drejtė tė kthehej nė Tiranė… Putha me dhembshuri e nderim duart e lodhura tė nėnės dhe ballin e rrudhur tė babait…Kur pashė prindėrit si ishin katandisur, tė moshuar e tė sėmurė, nuk mė hynte nė sy liria qė mė dhanė,- ofshan Beqiri,- megjithatė, mė duhej tė mbijetoja…I mblodha forcat qė mė kishin mbetur e kuturisa tė kthehesha nė Tiranė, por kėtu ma kishin hequr pasaportizimin. Kur shkova nė komitetin ekzekutiv, shefi i pasaportizimit mė tha se isha i deklasuar dhe nuk e meritoja tė banoja nė Tiranė e mė nxori jashtė nga zyra. …Tentova tė shkoja e tė takoja shokėt e mi nė Ndėrmarrjen e Mjeteve Mėsimore…

Dikur pata punuar nė kėtė ndėrmarrje dhe isha specialisti mė i mirė pėr prodhimin e veglave muzikore. Duart e mia bėjnė kitarė qė tė kėndon nė duar!...Shokėt e mi tė ndėrmarrjes mė pritėn me lot nė sy e pėrqafime, mė mbajtėn nė krahėt e tyre si tė isha njė i afėrm i familjes dhe kėta ishin Dhimitėr Nika, Gėzim Liku, Ibrahim Tafaj e tė tjėrė, tė cilėt nuk i harroj kurrė…Pasi u ēmallėm, shoku im Dhimitri mė pruri vajzėn time, Jolandėn. Ajo ndodhej aty mbasi kishte ardhur me shkollėn pėr tė bėrė praktikėn nė atė ndėrmarrje. E kisha lėnė Jolėn 10 vjeē e tani ė gjeja 18 vjeē…Kur pėrqafova vajzėn, u ngashėryem qė tė dy e nuk e lėshonim njėri-tjėtrin… Nė ato minuta lumturie mė fluturuan para syve tetė vjetet e burgut…, galeritė vdektare tė piritit dhe bakrit nė Spaē, ku punonim si kafshėt, njerėz tė shkelur nė baltė, birucat e akullta ku mblidheshim kokė e kėmbė lakuriq, kambanat alarmuese qė mblidhnin rreshtat e ngrirė te tė burgosurve e qė ngjanin me rreshtat e ditėve boshe…skenat e shėmtuara nė vetminė asfiksuėse tė burgut!…Ngrita sytė pėrpjetė…U luta: “Zot, mė jep forcė e shėndet tė kujdesem pėr prindėrit e fėmijėt”…Vajza, akoma pa u shkėputur nga krahėt e mi, mė pyeti pėr nėnėn e babain pėr tė cilėt e kishte marrė malli…”

Pas disa ditėsh i ati e ēoi Jolandėn nė Belsh ku ajo u takua e u cmall me gjyshin e gjyshen…Aty Beqiri mėsoi nga i ati se A. Sinani, inxhinieri specialist i fabrikės sė bukės nė Tiranė, kishte ardhur nė Elbasan pėr t’u konsultuar me inxhinierin e internuar Eqerem Omari, pėr teknologjinė e pėrpunimit tė dritherave tė bukės. Dhe kjo nuk ishte hera e parė. Z. Eqerem jepte me kėnaqėsi pervojen e tij qe nga vendi i internimit. Beqiri u kthye nė Tiranė e filloi tė trokiste nė dyert e tė adresuarve dhe gjeti punė nėpėr familje te ndryshme duke punuar si mobilier. Ai e njihte shumė mirė profesionin e mobilierit dhe punonte herė ketu, here atje, pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Pa shtėpi, pa pasaportizim…kushėrinjtė kishin frikė ta afronin…”Shkoja vetėm sa pėr tė fjetur natėn vonė te familja e njė kushėrire dhe e lija shtėpinė qė pa gdhirė pėr tė mos mė parė njeri. Pasuria e vetme ishte njė biēikletė, e cila gjatė orės sė ēlodhjes, pasditeve, mė ēonte tek parku “Rinia” perballe hotel “Dajtit”. Shtrihesha nė njė bankinė dhe biēikletėn e lidhja me zinxhir pas kėmbės. Nuk e di nė flija apo ėndėrroja, duke kujtuar vitet kur isha pjesėtar i orkestrės nė atė hotel luksoz, veshur me kostum serioz e me kravatė…Tash, pa plang e pa shtėpi, frekuentoja banjat popullore duke larė njėkohėsisht edhe rrobat e trupit, tė veshura nė trup. Ndėrresat i mbaja nė biēikletė, e cila ishte edhe “shtėpia” ime...”

Familja e Beqirit zotėronte dikur toka nė Levan tė Fierit, por ai nuk gjente as dy pėllėmbė tokė ku tė mbėshtėste kokėn e tė ēlodhte trupin, i cili akoma ruante shenjat e torturave tė burgut e tė birucės... Mbas tre vjetėsh jetė bredharake Beqirit i ra fati tė punonte nė familjen e njė zyrtari. I zoti i shtėpisė, duke vleresuar se tepermi punėn e shkėlqyer tė duarve tė Beqirit, ndėrhyri pranė organeve shtetėrore dhe i siguroi pasaportizimin dhe njė vend pune si punėtor ngarkim- shkarkimi nė Ndėrmarrjen e Mjeteve Mėsimore. “Shokėt e punės u gėzuan kur mė panė pėrsėri pranė tyre dhe, falė ndihmės sė tyre, u strehova nė njė bodrum nėn tokė, qė ishte pjesė e ndėrtesės sė ndėrmarrjes…”Banesa” ime nuk kishte as drita, as ujė, por… sidoqoftė kisha njė shtėpizė ku tė futja kokėn… Pikėrisht atėhėre mė erdhi lajmi i vdekjės sė babait nė internim, qė mė hidhėroi e mė shkaktoi dhembje shpirtėrore.

Por hidhėrimit tė vdekjes iu shtua edhe lajmi i shėmtuar sė nuk na jepnin leje ta varrosnim babėn nė qytetin e Elbasanit! Atė baba, i cili dikur, kur studionte nė Francė, kishte fjetur nė tė njėjtėn dhomė me bashkėgjirokastritin Enver Hoxha!... Me ndėrhyrje tė shumta u arrit mė nė fund tė gjėndeshin dy metra tokė nė varrezat e Elbasanit edhe pėr prindin tonė, intelektualin e shquar, qė dallohej pėr idealet etike, qytetare e shoqėrore. Nėnėn time tė dėshpėruar, tė vuajtur e tė sėmurė, e mora pėr disa kohė tė banonte me mua nė Tiranė, duke e lėnė vėtėm vėllanė me gruan dhe tri vajzat. Nė atė bodrumin e errėt erdhi tė banonte edhe vajza ime, Jolanda, e cila nuk i ndahej gjyshes asnjė ēast. Nuk kaluan dy vjet e na vdiq nėna, vdekje qe na pikėlloi pa mase mua dhe Jolandėn…”

Duke pėrcjellė Fejzien nė varreza, dukej sikur ajo dramatikisht merrte me vete tė gjitha vuajtjet e familjes…, fatin ndjellakeq, ankthet dhe klithmat e sė kaluarės, lotėt e hidhur…

Dhe vėrtet, pas asaj dite, vajzės i doli e drejta e studimit pėr nė universitet, me pėrpjekjet kėmbėngulėse e te jashtėzakonshme tė baba Beqirit tė “deklasuar”, kur prindėr tė tjerė “tė klasuar” nuk arrinin dot t’i shkollonin fėmijėt… Beqiri pati fat e u martua me Dylfiqarėn, bijė nga njė familje fisnike kavajase, e cila solli pak dritė nė atė bodrum pa dritare…”Kur erdha tė banoja nė atė birucė,- thotė Dylfiqarja,- ēdo mėngjes dyshemeja mbushej me ujė qė rridhte nga muret. Ujin e pastronim me kova …Megjithatė ne krijuam njė familje tė ngrohtė e tė pastėr…Unė dhe Jolanda mundoheshim ta qetėsonim e ta rehatonim zemrėn e plagosur tė Beqirit…Fejesa e Jolandės me Dhimitrin nga Durrėsi dhe martesa e tyre ishte fillimi i jetės sė re…”

MIRĖ SE ERDHE NĖ SHTĖPINĖ TIME, MISTER TONY LLOYD

Pėr disa minuta Bėeiri po zgjidhte e veēonte videokasetat, deri sa nxori njerėn prej tyre dhe e vendosi nė boks. Nė ekranin e televizorit u shfaq mjedisi i njė apartamenti tė bollshėm e modern, me pajisje e mobilim tė kohės, me vizitorė qė hynin e dilnin duke u pėrshėndetur me Beqirin dhe Qarėn (Dylfiqarėn).

“Sa e sa lot ishin derdhur nga njerėzit e familjes sonė, - tha Beqiri,- deri sa fitoi demokracia, deri ditėn qė arritėm tė banonim nė kėtė apartament me tri dhoma e me shumė dritė, qė e keni ketu, para syve. Mė 1996 lamė bodrumin nė kazermat e Ali Rizait nė Qytetin e Nxėnėsve dhe erdhėm tė banojmė nė Tiranė, nė pallatin e tė pėrndjėkurve politikė, nė Rrugėn e Kavajės.”

Pallati i tė pėrndjekurve ishte ndėrtuar me ndihmėn e fondeve nga Evropa e Bashkuar nėn inspektimin e shtetit anglez. Ministri i Punėve tė Jashtme i Anglisė, z. Tony Lloyd, mbulonte shtetet e Ballkanit nė ato vite. “…Akoma pa u mėsuar me salltanetet e shtėpisė sė re, qė s’u besonim dot syve,- flet me humor Beqiri,- trokasin nė derė (akoma s’na kishte ikur frika nga trokitjet e derės!) dhe kėsaj here na erdhi haber i mire:… pas njė jave do te vinte mysafir nė shtėpinė tonė zoti Tony Lloyd.” Mė tej s’ishte nevoja tė fliste i zoti i shtėpisė, sepse ne e ndiqnim vizitėn nė televizor. Z. Lloyd u pėrshėndet mė Beqirin, Xhemilin, me pjesėtarė tė familjes dhe disa miq tė shtėpisė, tė pėrndjėkur politikė. Sipas zakonit, zotin Lloyd e ulėn nė krye tė vendit…”Shikoni si e kishte mbushur tavolinėn Beqiri,- bėn shaka Qarja,- nuk kishe nga t’i lėvizje duart nga gjith ato lloje te ngrenash e te pirash!”

“-Zakoni i shqiptarit!”,- tha Beqiri dhe na tregoi me gisht znj. Katrina, zėvėndėsambasadoren e ambasades angleze nė Tiranė.- “Ishte 6 shkurt 1998, -vijoi Beqiri,- pallati ynė u rrethua me policė… Erdhi znj. Katrina e na tha sė z. Lloyd do tė rrinte vetėm 20 minuta. Por miku anglez, i shoqėruar nga punonjės tė ambasadės, ndenji nė atė banket njė orė e 20 minuta dhė ju e shihni nė film se sa i kėnaqur duket. Ai bisedoi me mua, me Musa Maēin dhe me Agim Mustėn, i cili pat formuar partinė socialdemokrate nė Tiranė mė 1962…Unė nuk dija anglisht, por me ndihmėn e pėrkthyesit ia thashė se ia thashė nja dy fjalė zotit Lloyd:

…” Fajtor kryesor pėr tragjedinė nė Shqipėri ėshtė Ēurēilli,”- i thashė…”Pse?”,- mė pyeti ai…”Sepse ai shpėtoi vetėm Greqinė nga komunistėt, kurse ne na la me Stalinin, dhe ja…, po vuajmė akoma edhe sot e kėsaj dite… Mbetėm pėr 50 vjet jetimė, pa prona e pa liri!...”

Zoti Lloyd kishte parė foton bardhezi tė njė oficeri, varur nė mur, dhe kishte pyetur: “Kush ėshtė ai?” …”Ėshtė vėllai im qė ma ka vrarė komunizmi”, - i ishte pėrgjegjur Beqiri.- “Por nuk duam hakmarrje… duam tė veprojė drejtėsia!” Z.Lloyd ishte ngritur nė kėmbė dhe e kishte pėrqafuar Beqirin duke i thėnė: “Keni tė drejtė!”

NJE JUBILE I TRISHTUESHĖM

Nė fillim tė viteve ’90 dy vėllezėrit e Gramozit u vunė nė kėrkim tė eshtrave tė tij, pas shumė pėrpjekjesh pėr tė mėsuar vendin e ekzekutimit, i cili ishte nė Zall tė Kirit, por vetėm kaq. Ku ishte varrosur? Disa dėshmitarė supozonin se trupi i pajetė i Gramozit ishte sjelle nė morgun e Tiranės pėr t’i shėrbyer praktikės sė studentėve tė mjekėsisė, por edhe kjo nuk konfirmohej zyrtarisht. …” Plaga ime ende pikon vrer,-ofshan Beqiri, ndoshta dhe shpirti i tim vėllai ende fluturon dhe kėrkon njė vend ku tė prehet.…Familja jonė as e pa ate, as e dėgjoi zėrin e tij tė ėmbėl, tė dashur… tamam naten gazmore tė Vitit tė Ri, kur njerėzit kėndonin e vallezonin, vėllai ynė 28-vjecar, me dridhje tė zemrės qėndronte pas hekurave tė qelisė e priste me agoni ditėn e re, pse jo, t’i gėzohej edhe njė dite nė qoftė se i jepej. Por ai s’e gėzoi as atė…U shua jeta e njė djali tė ri nė familjen Omari nė kohėn qė ne prisnim dasmėn e tij…Miqtė e shokėt u tronditėn pėr kėtė dėnim makabėr.”

Pikėrisht kėta miq e shokė, familja, kolegėt e mjekėsisė e tė artit, tridhjetė vjet mė vonė, nė tetor 1998 organizuan njė mbrėmje pėrkujtimore nė sallėn e Lidhjės sė Shkrimtarėve dhe Artistėve nė Tiranė, kushtuar 60-vjetorit tė lindjes dhe 30-vjetorit tė pushkatimit tė mjekut dhe muzikantit Gramoz Omari. Mbrėmja filloi me fjalimin e shkrimtarit Skifter Kėlliēi, i cili pat qėnė edhe shok fėmijerie me Gramozin. Midis tė tjėrash, ai vuri nė dukje aftėsitė intelektuale dhe artistike tė Gramozit, vullnetin pėr tė mėsuar gjuhė tė huaja, bibliotekėn e tij me libra tė shumte qė lexonte…, ėndrrat, tė cilat ai, pėr fat tė keq, nuk i plotėsoi dot, iu ndėrprene nė lulen e rinisė. Beqiri nė atė mbrėmje shprehu dhembjen qė atė natė aty mungonte vėllai i dashur, ėndrra e tė cilit ishtė liria, demokracia dhe muzika.

Ai e konsideroi fatkeqėsinė e vėllait e tė familjes sė tij si pjese te tragjedisė kombėtare qė u shkaktua nga komunizmi. Foli mė tej muzikanti Robert Radoja, i cili luajti sė bashku me Lorenc Radovanin njė pjesė tė njė kompozitori italian qė i pėlqentė Gramozit. Skėnder Sallaku solli kujtime nga jeta qė kishin kaluar nė Estradėn e Ushtrisė sė bashku me G.Omarin, A Krajkėn e tė tjerė. Shokėt e Gramozit hodhėn poshtė akuzėn e dėnimit: “Tradhti e lartė ndaj atdheut!” Kur jepnin shfaqje me estradėn nėpėr repartet ushtarake tė kufirit, ata, padashur, e kishin kaluar disa herė kufirin…Rastet kur Gramozi mund tė arratisej ishin me qindra…Artisti i njohur i skenės dhe ekranit, Robert Ndrenika foli per hidhėrimin qė ndjeu kur mori lajmin se kishin pushkatuar njė tė ri plot energji dhe talent nė art. Mė tej shkrimtari Zyhdi Morava recitoi njė poezi kushtuar Gramoz Omarit nė 60-vjetorin e lindjes: “ Ti mund tė ishe sonte mes nesh, / Gramoz, i qeshur, si qershia kur qesh/…/Ėndrrat e tua, zogj qė bridhnin pa frikė, /Binjake tė lirisė bėrė copė e ēikė,/…/I bukur, i mėncur, i dashur, i zgjuar, /Dashuri e liri, qenėrisht pushkatuar, /Sfidė e sė keqes, tė ndjejmė mes nesh, /Gramoz, i qeshur si qershia kur qesh…/

NJĖ IKJE PA THĖNĖ “LAMTUMIRĖ”

Beqir Omari dhe bashkėshortja e tij Dylfiqarė udhėtuan drejt brigjeve tė Amerikės nė tetor 1999 si azilantė politikė, duke lėnė prapa fantazmat e sė kaluarės. Ata sot jetojnė nė Kuinci (Quincy), Mass, ku bėjnė njė jetė tė qete duke qeverisur shtėpinė por edhe duke ndihmuar familjen e Jolandės nė shtėpinė e saj tė posablerė nė South Shore. Por kujtimet janė gjithnjė aty, pranė sofrės, tek fotografitė, letėrkėmbimet me miqtė e tė afėrmit, koleksionet e gazetave. Beqiri mban korrespondencė me ish- tė pėrndjekurit politikė qė banojnė nė atdhe e nė SHBA, si edhe me liderėt e disa organizatave patriotike. Ata shfaqin shqėtėsimin e tyre lidhur me qeveritė shqiptare, tė cilat nuk kanė bėrė aq sa duhet pėr kujdesin dhe pėr kthimin e pronave tė ish familjeve tė pėrndjekura.

…Gazeta lokale “Thė Patriot Lėdgėr” e Kuincit ka botuar njė shkrim kushtuar familjes Omari me titull “Refugjati shqiptar gjen paqe gjatė qėndrimit nė Amerikė”, ku sipas kujtimeve, pėrshkruhet shkurtimisht jeta e familjes Omari me vuajtjet e njėpasnjėshme. Gazetari heq vija paralele mes tmerreve tė jetės sė Beqirit dhe tragjedive tė shumė familjeve refugjatėsh nga Kamboxhia, Vietnami etj, qė banojnė nė Amerikė, nė atdheun e tyre tė dytė dhe hedhin rrėnjė nė komunitetin amerikan…”Miqėsia me Amerikėn e madhe na ka shpėtuar…, sepse SHBA na ėshtė gjėndur dhe na gjėndet neve shqiptarėve nė kohė tė vėshtira…”,- i pohon B.Omari gazetarit intervistues.

…Beqiri ēdo ditė pi kafen ulur nė kolltuk pranė dritares dhe e tret vėshtrimin tej nė horizont ku pėrplasėn dallgėt e Atlantikut… Kthimi pas te kujtimet i ngjan vuajtjes… njė prangimi psikologjik… Kujtimet e ish- tė burgosurve politikė qė kanė mbijetuar, janė “arkiva tė gjalla” tė pėrndjekjeve, hetimeve, gjykimeve dhe e ndalimit tė lirisė pėr motive politikė…dhe ky ishte njė terror masiv, qė i zgjaste metastazat e kalonte cdo prag shtėpie, duke bėrė fole nė shpirtrat e trazuar dhe frikėsuar tė njerėzve.…Zai Fundoja, komunisti idealist i Kominternit, ka deklaruar: “Komunizmi, qė ne e idealizuam si Krishti, ia kaloi edhe Satanait nga ligėsitė…” Pėr tė vijuar mė tej me thėnien e don Pal Gjinit: “Bolshevikėt…, zotnuėsit e tokės…, po tė mundnin, do t’i hidhshin dinamit edhe qiellit, pėr me zhdukė Zotin e Gjithėsisė” …Beqirit s’i ndahet shqetėsimi pėr tė gjetur eshtrat e tė vėllait… Ecejaket e familjarėve qė kėrkojnė eshtrat e tė afėrmve nuk kanė te mbaruar… ”Kur mė ra goditja e dytė cerebrale,- kujton Beqiri,- arrita t’i belbėzoj me fjalė shqip mjekut amerikan: “Doktor, mos mė lėr tė vdes pa plotesuar njė amanet qė mė kanė lėnė prindėrit e mi… U kam premtuar tė kthehem nė vendlindje, t’i gjej eshtrat e tim vėllai e t’i varros pranė varreve tė tyre…” Doktori, qe ishte me origjinė egjiptiane, nuk i kuptoi fjalėt shqip tė Beqirit, por falė mbiemrit tė tij “Omari”, pas shėrimit i tha: “Tė shėrbeva siē mund t’i shėrbehet njė vėllai!”

…Jolanda, vajza e Beqirit, dhe drita e syve tė tij erdhi nė SHBA mė 1997 me strehim politik. Ajo filloi punėn nė Universitetin e Bostonit si office manager (pėrgjegjėse zyre), ndėrkohė qė vazhdonte masterin pėr psikologji. Dhimitri, i shoqi, punon nė World Trade Center tė Bostonit. Qė nga fėmijėria e deri sot, nėnė e dy djemve, si tek kukullat ruse zhigonje, Jolanda ruan nė thellėsi tė shpirtit dashurinė, mirėnjohjen dhe respektin pėr gjyshėrit Omari. “Gjyshi Eqerem dhe gjyshja Fejzie kanė qenė cifti mė ideal qė kam njohur deri mė sot, -thotė ajo.- Nga gjyshi kam kujtim mėsimet e para tė anglishtes, nga gjyshja, pėrkujdesin dhe ėmbėlsinė qė mund ta dhurojė vetėm shpirti i njė gjysheje. Mbaj mend njė dhomė tė tėrė mbushur me libra nė gjuhėn italiane, frenge, angleze dhe libra tė vjetėr nė gjuhėn shqipe.

Mbaj mend se ditėn qė na internuan dhe arrestuan babane nė sytė e mi, gjatė kontrollit qė u bė nė dhomė, u shkatėrruan e u shpėrdoruan gjithė ata libra. Gjyshėrit e mi nuk e meritonin atė fat!...Babai im ėshtė goditur shumė rėndė nga diktatura komuniste dhe si tė gjithė viktimat qė e kaluan aq rėndė atė periudhė, ai sot ėshtė “invalid mendor dhe emocional”…Qė nga ajo ditė kur babai doli nga burgu e deri sot unė jam munduar t’i qėndroj pranė, por ky ėshtė njė rol tepėr i dhembshėm dhe i vėshtirė, pasi unė nuk mundem dot t’ia shlyej nga kujtesa tmerret e diktaturės. Skenat e vuajtjeve e tė tmerrit i janė skalitur nė tru dhe ai nuk do t’i harrojė kurrė ato”… “Mbase dy djemtė tuaj i japin kurajo dhe paqė gjyshit Beqir”, - i them unė.

“Djalit tė vogėl ia kam vėnė emrin “Gramoz”, kėshtu, baba Beqiri vazhdon ta thėrresė nė emėr edhe sot vėllane e tij tė dashur… Dy djemtė e mi Kristi dhe Gramozi studiojnė nė njė gjimnaz privat me rezultate shumė tė mira nė mėsime, duke na bėrė krenarė ne si prindėr dhe gjyshėrit Omari. Djemtė e mi janė gjithashtu tė angazhuar nė mėsimet e pianos, nė mėsime private pėr aerodinamikėn dhe gjithashtu aktivizohen nė baskėtboll. Kristi ka dhėnė disa koncerte me piano, pjesė tė Shopenit, ndėrsa Gramozi sapo fitoi konkursin e gjeografisė dhe mori ēmimin e parė pėr shkollėn e tij. Kristi, kur mbaroi klasėn e tetė, mori njė letėr nga presidenti Bush, i cili e pėrgėzonte pėr arritjet e shkėlqyera nė shkollė.”

Kur flet pėr nipėrit e vet, Beqirit i vezullojne sytė nga njė refleks i dridhshėm si drita. “Pėrvec studimeve, -shton ai,- djemtė merren edhe me muzikė…, shkon pas damarit tė familjes sonė. Ata tė dy shpesh luajnė piano sė bashku dhe japin koncerte pėr banorėt nė pallatin ku banon gjyshi e gjyshja. Kristi e Gramozi luajnė me partiturat e xhaxhait, Gramozit, por ato janė mė tėpėr pėr fizarmonikė. Partiturat e vjetruara nga vitet ata i ruajnė si relike tė shenjta nga xhaxhai i tyre”,- pėrfundon i ekzaltuar Beqiri.

…Tashmė dita e shkurtėr e janarit ia kishte lėnė vendin natės sė errėt, e cila i ngjante njė mikrobote me thirrje fatndjellėse buēimtare. Atė ēast kisha nė kraharor njė ndjesi tė zgavėrt… Kishin kaluar 38 vjet nga 31 dhjetori i vitit 1968 dhe ne shtėpinė e Omarėve nuk festohet Viti i Ri. “Trokėllima e gotave nė veshėt e tyre ushton si breshėri plumbash…!”

Boston, janar 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara