HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]



Larg e afėr vendlindjes

-- nga Tomė Mrijaj, New York

Tomė Mrijaj Zllakuqani, me katundet e Lugut tė Drinit tė Bardhė, kremton vitin jubilar tė 110-vjetorit tė hapjes sė dyerve tė shkollės sė parė shqipe nė kėtė trevė. Ishte frati i pėrvujtur i Shėn Franēeskut e punėtori i palodhur i folklorit, dokeve, zakoneve, traditave tė gurrės popullore autoktone At Shtjefen Gjeēovi O.F.M. Brezat e sotshėm, kanė tė drejtė tė krenohen dhe ndjehen shumė tė lumtur, nė rrugėn e sė cilės, ka ecur kjo shkollė 110-vjeēare, qė ende jeton edhe sot shembullin e pionierit dritėdhėnės tė parė tė saj.
Pėrhapjen e rrezeve tė para tė diturisė nė kėtė vend, i lėshoi nė vitin 1897 At Shtjefen Gjeēovi O.F.M. Ky bir fisnik, i popullit tė lashtė martir tė Kosovės, kėtė traditė tė qytetėrimit e vazhdoi nė ēdo vend, ku, shėrbeu si meshtar e mėsues, duke hapur e ruajtur me gjoks shkollat e para nė gjuhėn amtare.

Dituraku me vizione tė pastra tė kohės At Gjeēovi, kishte vėrejtur qysh nė ditėt e para tė shkollimit tė tij, se gjėrat qė nuk shkruhen, sado gjatė qė ruhen nga koha, nė kujtesėn e njė populli ato gradualisht shuhen. E shkrimi e kėndimi nė gjuhėm e ėmbėl shqipe, saktėsoi ai nė ndėrgjegjen e tij, ėshtė i nevojshėm, i domosdoshėm dhe i pėrhershėm, pėr tė ruajtur tė gjalla e nė pėrjetėsi pėr brezat qė do tė vijnė gjallėrinė e visareve origjinale tė njė kombi. Pa dituri s'ka pėrparim…
Kėtė gabim bėnė paraardhėsit tanė Ilirėt. Ata vepruan e punuan shumė, por nuk lanė asgjė tė shkruar e dokumentuar, duke lėnė nė kėtė mėnyrė vetėn dhe neve pa histori. Kjo mendoj, se ėshtė njė mungesė serioze e vijimsisė sė njė kombi tė lashtė autokton, gjurmėt e sė cilės, i pėrkasin mijėra shekuj mė parė lashtėsisė, por tė pashkruar nė mėnyrė konkrete. Ky ishte pėr ata (pararendėsit tanė, shėnimi im T.M.) njė gabim, por pėr ne brezin e shekullit tė informatikės, do tė ishte njė faj i madh, njė krim, sidomos nė kėtė kohė qė ndryshon me shpejtėsi rrufeje.

Sa pėr rėndėsinė, qė ka shkolla dhe historia e shkruar pėr ēdo komb, po u pėrmend porosinė e fundit tė Mbretit Stefan tė Perandorisė Austro-Hungareze, i cili, i shtrirė nė shtratin e vdekjes, i la kėto fjalė, djalit tė tij: "Biri im, po tė lė amanet, qė tė kujdesėsh e ti ruash ēdo gjė qė i pėrket kombit tonė, se njė komb, qė nuk ka tė kaluar, nuk mund tė ketė as tė ardhme."
Duke parė hapat e kėtij kolosi tė madh tė kombit tonė, armiqtė shekullorė serbo-malazezė, i ndėrprenė hovin 78 vite mė parė, nga ky vit, duke e zhdukur fizikisht. Mė 14 tetor tė vitit 1929, dora vrastare serbe vrau nė pabesi e mbas shpine njė nga figurat mė tė ndritura nė historinė e Shqipėrisė dhe Kosovės franēeskanin fisnik e tė palodhur tė identitetit arbėror At Shtjefen Konstantin Gjeēovin (1874-1929).

I lajmėruar pėr t'u paraqitur nė n/Prefekturėn e Prizrenit At Gjeēovi, e parandjeu kurthin tinzar, qė pushtuesi serb i kishte ngritur, dhe pasi largohet nga zyrat e tė plotėfuqishmit serb nė Prizren, i shoqėruar nga dy besnikė shqiptar merr rrugen e kthimit pėr nė famullinė e tij nė Zym. Fatkeqėsisht, dora e zėzė e fshehur mbas shkėmbijve e qėllon pėr vdekje, duke ndėrprerė kėshtu nė mes jetėn e njė patrioti, qė ia kishte pėrkushtuar ēdo moment tė jetės sė tij vetėm Zotit e Atdheut.

At Gjeēovi, u lind nė Janjevė tė Kosovės nė vitin 1874. Mėsimet e para fetare e atdhetare i mori nė Seminarin Franēeskan tė qytetit tė Shkodrės. Mbas edukimit tė mėtejshėm nė Banja Luka tė Bosnjes, shugurohet meshtar nė vitin 1896, tek veshė zhgunin e Shėn Franēeskut dhe mbath pėr herė tė parė sandalet e pėrvujtėrisė sė udhėrit, sė cilės iu pėrkushtua me zell e dashuri tė veēantė, deri sa kaloi nė amshim.
Pasi shėrbeu nė njė sėrė famullish nė zonat e thella alpine malore e kodrinore, e shohim nė Zllakuqan, Gomsiqe, nė disa zona tė Malėsisė sė Mbishkodrės, nė Zarė (Kroaci), Vlorė, Laē, etj., emėrohet meshtar nė famullinė e Zymit tė Hasit nė Kosovė. Tėrėsia e udhėtimeve tė tij baritore e si eksplorues i thesarit burimor tė vjetėr tė gurrės popullore, bėri qė ai tė pajiset me dije tė thella, pėr vlerat e papėrsėritshme tė popullit.

Ai ishte shumė i lidhur me popullin, qė e donte dhe e respektonte, pavarėsisht besimit dhe krahinet, sikurse thotė populli: "Njeriu i mirė, ia ban vendin vedit". At Shtjefen Gjeēovi, si bari i urtė dhe i menēur, punėtor e fjalė pak, nė pėrhapjen e ideve pėrparimtare, merrte pjesė nė odat e burrave mė nė zė tė krahinave tė ndryshme tė Kosovės dhe Shqipėrisė, njihte nga afėr vuajtjet e jetės sė malėsorėve, mes bjeshkėve tė ashpra. Kėtu njohu traditat e hershme shqiptare, doket, zakonet, kėnget e moēme majekrahu, ritet nė rast festash (dasmat, kremtimet pagane e fetare) dhe hidhėrimesh (vajet), hulumtoi dhe mblodhi si bleta punėtore nektarin e pashtershėm tė kulturės sė vjetėr autoktone arbėrore.

Gjatė gjithė jetės sė tij, At Gjeēovi, u shqua si zėdhėnės i Fjalės sė Zotit dhe mbrojti e ndihmoi tė varfėrit, duke punuar pėr tė zbutur sa tė jetė e mundur vuajtjet e mjerimit tė tyre asokohe. Kudo ku shėrbeu, ai hapi shkolla shqipe. Kėrkesat e tij tė vetme dhe pėrsėritėse kurdo ishin vetėm librat dhe sa mė shumė libra tė kenė vogėlushėt shqiptarė, aq mė mirė ėshtė, pėr pėrhapjen e dijeve dhe pėrparimit botėror. Interesohej gjithnjė si njė mėsues i mirė, pėr tė pasur mjetet e nevojshme mėsimore didaktike, duke e bėrė mė tė lehtė dhe konkret shpiegimin e orėve tė mėsimit, nė disiplina mėsimdhėnėse tė ndryshme.
Nėse do tė flisnim pėr jetėn dhe veprimtarinė shumėplanshe tė At Shtjefen Gjeēovit, ajo ėshtė e gjėrė dhe e thellė, ku, mė sėshumti spikat nė fushėn e shkencės sė traditės popullore historike dhe patriotike, si njė bir i dashur i tokės shqiptare. Ky kontribut shtrihet gjithashtu nė fushėn e tė drejtės juridike tė shqiptarėve, tė mishėruar me kopetencė profesionale, nė veprėn madhore monumentale historike: "Kanuni i Lek Dukagjinit", i cili, u botua 3 vjet mbas vdekjes sė autorit. Po ashtu atė e shohim me dinjitet edhe nė lėmet e tjera, si: arkeologji, etnografi, leksikografi, fokloristikė, fushėn e letrave shqipe (letėrsi) e deri tek trajtesat interesante dhe shumė me nivel nė lėmin e teologjisė dhe filozofisė kristiane.
Por mbi tė gjitha, At Shtjefen Gjeēovi O.F.M., do tė spikat me kryeveprėn e tij, dhe njė nga veprat, qė i bėn nder gjithė Shqipėrisė, e mirėnjohura: "Kanuni i Lek Dukagjinit". Kjo vepėr e rėndėsishme mbarėshqiptare, verteton edhe njė herė, se shqiptarėt, janė njė komb autokton, me njė histori qytetėrimi dhe tradita tė lashta shoqėrore, juridike dhe shpirtėrore.

Shkolla dhe Kisha e Zllakuqanit

Kėto dy institucione, janė dy binjake tė pandashme si mishi me ashtin, duke jetuar njė histori tė pėrbashkėt, gjatė shekujve plot tallaze, qė pėrfshiu trevat tona dardane. Kujtojmė nga nėna histori, se me gjithė rrėbeshet e ashpra tė kohės, qė nga ēasti i hapjes sė shkollės sė parė shqipe nė Zllakuqan nė vitin 1897 e deri mė sot, tradita shkollėdashėse e arsimit fetar e kombėtar, ka njohur njė udhė tė pandėrprerė, me shumė sakrifica dhe mbijetesė heroike.
Nėse kthehemi mbrapa nė histori, do tė shohim, se kjo nismė e suksesshme, qė ndoqi shekujt, u bė e mundur nė saj tė mundit, djersės, pėrkushtimit dhe flijimit tė klerit katolik vendas, qė asnjėherė e nė asnjė rrethanė, nuk u gjunjėzua nga asnjė armik barbar e i fuqishėm i kohės, por gjithnjė mbeti i lidhur me besimtarėt e tij tė devotshėm, qė deshtėn si dritėn e syve shkollėn dhe mėsuesit e saj prelat.
Ende tė gjithė e kujtojmė thėnien e ēmueshme tė plakut tė urtė tė kėtij vendi e rrėfyer nė odat e burrave tė lugedrinasve, me tradita e zakone autoktone, i urti Mark Kol Kēira, qė nė shenjė respekti, vendasit e thėrrisnin Marka Kola i Zllakuqanit:
"Meshtarėt tanė, ishin koka, ndersa populli ishin pushka e mbushur, ku djemtė tanė e mbajtėn gjithnjė pėr faqe. Ky vend, nuk qėndroi i tillė kombėtarisht dhe fetarisht, pse deshtėn tė tjerėt, por pushkėt e djemėve tanė tė gatshėm pėr t'u mbrojtė."
Tė tillė shembuj kemi shumė. Kėsaj radhe, po veēoj pėr ilustrim tė punimit tim modest, dy ngjarje me shumė rėndėsi: atė tė 26 prillit tė vitit 1889, ku, abati i Mirditės mons Preng Doēi, i thotė Kapidanit Mark Gjonit, se: "Na u ndryshkėn kumbonėt e kishave or Kapidan!?" Kapidani, me njė zgjuarėsi e trimėri tė lindur, ia kthen: "E kam pritun shumė kohė ketė fjalė, t'a ndigjoi nga ju o abat Doēi. Shtrengohu, se n'emen tė Zotit, nesėr do t'a ēoni meshen e madhe n'Kishen Zoja e Kshillit t'Mirė (Zoja e Shkodrės) rrėzė kalas n'Bahēallek (Kishė e cila, mbeti e mbyllur qysh me ramjen e Shkodrės nė dorė tė turqve nė vitin 1479, pėrplot 410 vite, shėnimi im T.M.)"
Kėshtu mė 26 prill 1889, Kapidani Marka Gjoni, hapi dyert e Kishės me mirditasit e tij, qė kishte zėnė ēdo udhėkryq tė Shkodrės. Dhe abat Doēi, celebroi meshėn e parė. Atė vepėr, meshtari e paraqiti si mision fetar, duke shpieguar: "Kur e kudo tė mė kerkohet prej popullit me celebrue meshen shejte, un si fetar nuk mund tė refuzoj."
Kapidan Marka Gjoni, nuk e ndali vrullin dhe e shohim nė vitin 1890, duke i prirė klerit e popullit, pėr nė Kishė tė Shėn Markut nė kala tė Vau tė Dejės, ku, u celebru mesha shejte.
Tė njėjtin akt e bėri edhe meshtari i famullisė sė Zllakuqanit, Patėr Engjėll Palaj, i cili, nė mars tė vitit 1909, kishte formuar njė ēetė luftarake antiturke, nėn komandėn e Zef Gjidodės dhe Pjetėr Qelit, me 400 luftėtarė shqiptarė tė besimit katolik, tė cilėt, Patėr Engjėlli, i dorėzoi nė shėrbim tė Kosovės, nėn komanden supreme tė patriotit tė madh Isa Boletinit.
Shkolla e Zllakuqanit, gjatė vitėve tė ndrydhura pėsoi keqtrajtime, por asnjėherė nuk u gjunjėzua dhe nuk i mbylli dyert e saj tė dijės nė gjuhėn amtare. Nė analet e historisė sė Zllakuqanit, ėshtė e shėnuar edhe kjo ngjarje. Nė vitin 1940, njė delegacion vendor nga Lugu i Drinit, niset pėr Tiranė, pėr t'u takuar me Ministrin e Punėve tė Brendshme tė asaj periudhe Kol Bib Mirakaj. Nė pėrbėrje ishin: Mark Duhani, Llesh Gjon Lleshi, Nikoll Mrijaj, Adem Dushi, Mark Laska e disa tė tjerė. Kėtė ngjarje e rrėfeu pėr herė tė parė, nė zyren e tij nė New York Prof. Rexhep Krasniqi, i cili, ishte Kryetar i Komitetit "Shqipėria e Lirė" nė vitin 1982.

Pak fjalė pėr Profesor
Rexhep Krasniqin (1906-1998)

Lindi nė Gjakovė mė 1906. Mbaroj dy klasė tė shkollės fillore nė gjuhėn shqipe nė kohėn e pushtimit austriak. Shkollėn e mesme dhe studimet e larta i mbaroi nė Vjenė. Mė 1934, merr titullin akademik dhe kthehet nė Shqipėri, ku, emėrohet nė detyra me rėndėsi. Nė vitin 1940 emerohet Drejtor i Arsimit tė mesėm pranė Ministrisė sė Arsimit nė Tiranė.
Njė ditė nė Ministri, kishte ardhur njė delegacion nga Kosova, i cili, kėrkonte qė tė takohej me Ministrin e Brendshėm Kol Bib Mirakajn. Mirėpo Ministri atė ditė nuk gjendej nė zyrė, sepse kishte shkuar me shėrbim nė qytetin e Shkodrės.
Gjatė kohės qė endej nė ambientet e Ministrisė, delegacioni kosovar i veshur me kostume karakteristike tradicionale popullore, i ra nė sy Ministrit tė Arsimit Prof. Ernest Koliqit, i cili, i impresionuar shumė, i ftoj pėr njė vizitė tė shkurtėr nė zyren e punės sė tij. U zhvillua njė bisedė e ngrohtė mes vėllėzėrve shqiptarė.
Nė bisedė e sipėr, Ministri, i pyet pėr ēėshtjen e shkollave nė gjuhėn shqipe, duke kerkuar prej tyre, qė t'i bėjnė njė panoramė tė shkurtėr pėr gjendjen atje. Antarėt e delagacionit, qė e marrin fjalėn njeri mbas tjetrit, ndėr tė tjera theksojnė, se nė Kosovė ka mungesa tė theksuara pėr shkolla dhe mėsues nė gjuhėn amtare. Ministri, i shqetėsuar shumė e thirri profesor Krasniqin nė zyrėn e vet, duke i thėnė: "Qė nga dita e sotme, ju Profesor Krasniqi, jeni i emėruar Komisar i Lartė, pėr tė vazhduar punėn me shkollat shqipe nė Kosovė."
Kėshtu, pėr njė kohė tė shkurtėr, u organizua hapja e rreth 200 shkollave nė gjuhėn amtare, nė tėrė Kosovėn.
Mirėpo historia pėrsėritet, por nė njė kėndvėshtrim tė ri. Pjesėtarėt e ish-delegacionit shumė dekada mė parė Mark Laskaj e Nikoll Mrijaj, priten sėrisht nė zyrėn e Prof. Rexhep Krasniqit, tashmė nė Manhattan New York, duke evokua kujtimet e atyre ditėve tė paharruara. Ishin vertetė ēaste prekėse dhe shumė domethėnėse.
Njeri ndėr mėsuesit, qė shėrbeu nė shkollėn e Zllakuqanit, ishte Ndrec Ndue Gjoka (1919-1946). Ai shėrbeu si mėsimdhėnės prej vitit 1941 deri mė 1944, ku, la mbresa shumė tė mira, si tek nxėnėsit ashtu edhe tek prindėrit e tyre. Arsimtari Ndreca, shumė shpejt u bė si pjesėtar i familjes tė lugėdrinasve bujar e zemėrbardhė. Pėr atė pėriudhė kohe, qė shėrbeu me pėrkushtim ndaj nxėnėsve vendas, ishte i pranishėm nė shumė gėzime dhe ēaste hidhėrimesh. Ishte nga fisi i Bisakut dhe nė shtėpinė e Pashkut tė Ndrec Pjetrit nė katundin Kosh, u prit si pjesėtar i familjes, mbasi ishin nga i njėjti fis. Me largimin e pushtuesve italianė dhe gjermanė nga Kosova, vendi merret peng nga komunizmi. Ndreca, kthehet nė vendlindjen e tij nė Mirditė nga fundi i vitit 1944. Nė janar tė vitit 1946, ai vritet nė Fan tė Mirditės nga grupi i revistencės antikomuniste, qė ishin pothuajse tė gjithė mirditas...

Njė takim i paharruar me Kosovė Rexhė Balen (1929-2004)

Rastėsisht, gjatė udhėtimeve tė mia nė Europė, u takova nė Paris tė Francės, nė vitin 1976, nė oborrin e njė kishe, qė quhej "Mon Marte Socre Cyre" me arsimtarin veteran, shkrimtarin Kosovė Rexhė Bala. Ato ditė, nė oborrin e kėsaj kishe, ishte hapur njė ekspozitė me piktor tė talentuar nga shumė vende tė ndryshme tė botės. Midis shumė artistėve nga e gjithė bota, nderonin me pjesėmarrjen e tyre edhe dy piktor shqiptar tė njohur nė diasporė, si: Gjelosh Gjoka (Itali) dhe Zojė Shyti (ShBA).
Duke kaluar i qetė dhe me mendime para shumė veprave tė artit modern tė kohės, nė ecje e sipėr bisedoj me disa miq shqiptar nė gjuhėn amtare. Njė burrė, me njė ecje tė qetė por tė matur, i veshur shumė mirė, mė afrohet ngadalė dhe mėnjeherė, me njė buzėqeshje te sinqertė, mė drejtohet nė gjuhėn shqipe: "Nga jeni ju o bir i shqipes?" I habitur paksa nga vizitori, qė fliste rrjedhshėm gjuhėn time, por me buzėqeshje, iu pėrgjigja aty pėr aty: "Unė jam nga Kosova".
Mbasi i shtrenguam dorėn njeri-tjetrit dhe u prezentuam nė emėr, i porsa ardhuri kėrkoi tė dinte, se nga i cili vend i Kosovės isha. Shkurt e saktė, i thashė, se jam nga Zllakuqani. Atij menjėherė disi i ndryshoi ngjyra e fytyrės, dhe me njė krenari dhe respekt tha: "Unė i dashur mik, kam shėrbyer mėsues pėr shumė vite nė Zllakuqanin me njerėz bujar e tė dashur."
U ndjeva shumė i lumtur, qė nė Paris, njė bashkėatdhetar njihte nga afėr vendlindjen time, dhe kishte ndihmuar fėmijėt e lugedrinasve, pėr tė marrė dritėn e dijes nė shkollė. Ky njeri fisnik e me zemėr tė madhe, ishte mėsuesi Kosovė Rexhė Bala. Edhe sot mbas shumė viteve, nuk e kam hequr nga kujtesa kėtė njeri, qė sakrifikoi mundin, pėr tė pėrhapur pėrparimin nė shkollėn e Zllakuqanit.
Disa shokė tė tij, qė kishin ardhur nga Suedia, Italia, etj., u bashkuam dhe mėsuesi Rexhė Bala, foli aq gjatė e bukur, plot fjalė tė zgjedhura, pėr vendin tim dhe popullatėn e Lugut tė Drinit. Ai pėrshkruante gjithēka me detaje dhe mė dukej vetja se isha pjesė e atyre ngjarjeve reale, tek i rrėfente mėsuesi i Zllakuqanit. Rexha, evokonte me ndjenjė krenarie zakonet e traditat e ruajtur shumė mirė, nė ēdo katund e shtėpi shqiptari, sepse mėsuesi, i kishte njohur nga afėr e kishte kuvenduar dhe ngrėnė bukė shpesh herė, nė sofrat mikpritėse tė lugedrinasve.
Nė fund tė bisedės pėrshkruese e shumė pasionante, qė zhvilloi me tė gjithė tė pranishmit rreth tij, mėsuesi e shkrimtari i talentuar Kosovė Rexhė Bala tha, se: "Zllakuqani, me katundet qė e rrethojnė, ėshtė si njė ishull nė mesin e oqeanit." Nė sytė e mi, qė fare lehtė lexohej gėzimi dhe krenaria e tė qenurit lugedrinas, zemra ime ēlironte mirėnjohje dhe ishte mbushur me dashuri edhe mė tė madhe, pėr vendlindjen dhe respekt tė papėrshkruar, pėr mėsuesin e shkrimtarin Rexhė Bala.
I emocionuar shumė e i gėzuar tejmase, nuk gjeja fjalė aty pėr aty, pėr t'a falėnderuar kėtė edukator tė palodhur tė pėrhapjes sė dijės nė Zllakuqan. Por forca e burrit, mposhtė edhe gurin. Nga zemra buruan fjalė tė ngrohta mirėnjohje ndaj kėtij biri fisnik tė Kosovės. I thashė ndėr tė tjera, qė mė vinte shumė mirė qė pata fatin tė njihem me ju mėsues i dashtur, jam krenar qė dėgjoj fjalėt historike pėr vendlindjen time, popullin dhe shkollėn, ku, unė kam mėsuar germat e para tė abc-sė dhe lirisė sė Atdheut tim nga pushtuesit shekullor serb.
Nė fund tė bisedės, i thashė mėsuesit Kosovė Rexhė Bala, qė do tė ishte shumė mirė, qė t'i rradhiste e botonte nė njė libėr kujtimet e atyre viteve, qė nuk harrohen kollaj. E kėsisoj populli dhe shkolla nė dekadat, qė do tė vijnė do t'u jetė shumė mirėnjohės. Duke falėnderuar njeri-tjetrin, pėr njohjen qė patėm nė kėtė ekspozitė pikture, u ndamė si miq tė vjetėr, duke shtrėnguar dorėn, sikur tė ishim njohur prej shumė vitėsh…
Pėr shkrimtarin Kosovė Rexhė Balėn, mėsova mė vonė, nė revistėn autoritative kulturore e shkencore "Shejzat", qė botohej nėn kujdesin e Prof. Ernest Koliqit, tregime e vjersha, si: "Ninullė pėr zemrėn time", "Nji pasqyrim", "Darka e dreqit", "Rrėfimi i kėngės", Panorama e muzgut", "Fjalėt e kafshueme", "Dhunimi i besės", "Vajtimi vjetave", "Kujdesi", "Dyshimi", "Kuvendimi me hanėn" dhe tregimin "Bardh e zi rreth Drinit" etj.
Nė vitin 1982, nė zyrėn e Lidhjes sė Prizrenit nė New York, mė ra nė dorė revista "Stinėt e jetės", e mė vonė revista kulturore "Qendresa" (Suedi), ku edhe unė i dergova shumė numėra tė gazėtės "Dielli" (organ i Federatės Panshqiptare "Vatra", ShBA) dhe revistėn e Lidhjes sė Prizrenit.

Nė pėrkujtim tė manifestimit

Nė pėrkujtim tė 125-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit (1878), manifestim, qė nė mėnyrė dinjitoze e organizoi Qeveria e Kosovės (2003), nėn udhėheqjen dhe kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, isha i ftuar zyrtarisht nė vendlindje, nė cilėsinė e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Prizrenit (1966) nė mėrgim me qendėr nė New York.
Kėtu pata rastin, tė takoj edhe njė mėsues tjetėr, i cili, shumė vite punoj nė shkollėn e vendlindjes time nė Zllakuqan. Ai quhet mėsuesi veteran dhe publicisti i sotshėm bashkėkohor Zymer Neziri. Sėbashku me z. Neziri, udhėtuam me autobus nga Prizreni nė Prishtinė. Ishim njohur edhe mė parė, kur ai punonte si mėsues nė shkollėn e Zllakuqanit. Gjatė udhėtimit, ai shfletoi nga mendja e tij, kujtimet dhe pėrshtypejt e paharruara, pėr kėtė vend dhe popull, mes tė cilėve kishte kaluar sa e sa vite tė rinisė sė tij. Ato pėr fat tė mirė, pėrputheshin me kujtimet dhe mbresat e pashlyera, qė mė ishin ngulitur shumė vite mė parė, kur i kisha dėgjuar me kėnaqėsi nga goja e mėsuesit tė vjetėr veteran Kosovė Rexhė Bala nė Paris, shumė vite mė parė, megjithse tė dy mėsuesit e sipėrcituar, kishin punuar nė periudha kohore tė ndryshme.
Tė dy mėsuesve, qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e artė tė shkollės sė Zllakuqanit, u jam shumė mirėnjohės, pėrkontributin e dhėnė me ndėrgjegje tė lartė, nė pėrhapjen e dritės sė dijės nė vendlindjen time tė dashur, pikėrisht atėherė kur vendi e populli kishte mė shumė nevojė, pėr dije e pėrparim bashkėkohor.

I larguar, por jo i harruar

Mė 21 maj tė vitit 2007, sėrisht mora pjesė nė vendlindje, nė Simpoziumin shkencor dhe historik, qė u organizua nga E Djathta Shqiptare nė Mbrojtje tė Shqipėrisė Etnike nė Burim (Istog). Mbas pėrfundimit me sukses tė seancave, nė njė nga ditėt e saj, nė ambientet e shkollės "At Shtjefen Gjeēovi" nė Zllakuqan, takohem me drejtorin e shkollės z. Lush Tuna. E pranova me kėnaqėsi ftesėn e drejtorit, pėr tė qenė edhe njė herė, tashmė nė kėtė moshė tė burrėruar nė ambientet e shkollės, qė menjėherė mė zgjoi shumė kujtime tė bukura fėminore. Si mėrgimtar i pėrmalluar, pėr ēdo cep tė vendit e shkollės time, isha shumė i interesuar tė dija, sesi po ecte nė udhėn e saj kjo shkollė tashmė 110-vjeēare.
Sa herė qė gjendem ne Kosovė, gjithnjė mė zgjohen kujtime fėminore dhe rinore. Atdheu im i rilindur, pas fitores sė lirisė sė ėndėrruar, gjithnjė e mė teper po pėson ndryshime, nė tė gjitha fushat e jetės. E kjo vjen nga fakti i pamohueshėm, se njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe brezi i tėrė i arsimtarėve dhe nxėnėsve tė shkollave, qė u hapen sytė gjithnjė bijve dardanė, mbi historinė dhe pėrparimin e vendit.
Jashtė kėtij ndikimi dhe influencės sė jetės sė re, qė zhvillohet nė vendin e lirė tė vendlindjes, nuk mbetet as Zllakuqani me shkollėn e saj. Ajo, ka bėrė njė emėr tė mirė nė historinė e Arsimit tė pėrgjithshėm nė Kosovė. E them me bindje tė plotė, se edhe shkolla e Zllakuqanit me mėsuesit dhe ish-nxėnėsit e saj, ka vėnė njė gur nė themelin e lirisė sė Atdheut tim dhe jam krenar, se jam bir i lugedrinasve, kėtij populli kreshnik e bujar.
Gjithnjė mė kujtohen fjalėt e drejtorit tė shkollės sė mesme (gjimnazit) "Luigj Gurakuqit" nė Klinė z. Frrok Gojanit, kur sheh bustin e heroit tė rrėnuar nga armiqtė serbo-sllav, i pėrsėrit kėto fjalė, para bustit dhe nxėnėsve: "Luigj i dashtur! Armiku tė vrau pėr tė dytėn herė, por ti prapė do tė ngjallėsh. Armiqtė tanė e vranė At Shtjefen Gjeēovin, i ndryshuan edhe emrin shkollės, duke i vėnė njė emėr sllav."
E mėsuesi i atyre periudhave tė vėshtira, qė po kalonte vendi dhe shkolla shqipe, Zef Cub Pernoka, thonte: "Nė odat e burrave me tradita atdhedashėse, e mbajmė pėrherė nė gojė me shumė dashamirėsi e respekt At Shtjefen Gjeēovin, qė punoi dhe luftoi me pend pėr Zllakuqanin. Atė e kemi e do ta ruajmė pėrherė nė zemrat tona, si njė bir i denjė i Kishės dhe Atdheut tonė tė shtrenjtė. Pra At Shtjefni, erdhi nė historinė e Zllakuqanit, pėr tė mos u larguar kurrė nga ky vend. Tė gjithė e donin dhe respektonin shumė. Ai ėshte ndera dhe krenaria e Zllakuqanit."
E dėgjova me shumė vemendje drejtorin, kur fliste me pasion, pėr arritjet e shkollės, pėr numėrin gjithnjė nė rritje tė nxėnėsve qė frekuentojnė shkollėn, pėrkushtimin e pėrhershėm tė arsimtarėve, tė cilėt, ecin nėn shembullin e mėsuesve pararendės, qė ka pasur kjo vatėr e rėndėsishme e arsimit nė Kosovė. Ajo qė mė gėzoi jashtė mase, ishte fakti, se tė gjithė arsimtarėt ose kolektivi mėsimdhėnės ishte vendas, i kualifikuar nė universitetet e Kosovės.
Zllakuqani, me katundet pėrreth, ka nxjerrė njerėz tė kualifikuar, qė kanė mbaruar universitetet dhe janė specializuar me sukses brenda dhe jashtė vendit nė fusha tė ndryshme tė dijės dhe arsimit. Ata tashmė i gjen si specialist, qė kontribuojnė nė shumė fusha tė jetės nė Kosovė e vendlindje, nė komunėn e Klinės dhe deri nė qarqet mė tė larta tė vendit.
Gjatė njė bisede, me drejtorin e shkollės, mu kujtuan fjalėt e Ipeshkvit tė Kosovės, tė ndjerit Imzot Mark Sopit, ku, nė parathėnien e librit: "Famullia e Zllakuqanit", ndėr tė tjera shkruan: "Shumė gjėra kanė ndodhur dhe kanė kaluar gjatė kėtij shekulli; shumė ujėra tė qetė dhe rrėmbyes pėrcolli Drini nė rrugėn pa mbarim, kurse Famullia e Zllakuqanit mbeti dhe dita-ditės, ėshtė nė zhvillim dhe zgjerim tė vazhdueshėm."
Nė drejtori, erdhėn shumė mėsues dhe mėsuese, pėr tė mė pėrshėndetur ngrohtėsisht. Ndjehesha i gėzuar, kur tė gjithė mė thėrrisnin nė emėr. E unė shpesh pyeta drejtorin, pėr ēdo njerin prej tyre. E ndjenja vetėn taman si nė shtėpinė time. Njė kėnaqėsi mė kishte pushtuar tė tėrėrin. Mu kujtua, njė libėr i njė shkrimtari tė famshėm amerikan, qė mban titullin: "I larguar, por jo i harruar!" (Gone but not forgotten).
Edhe unė e ndjeva vetėn para atyre fytyrave, qė pashė pėr herė tė parė, i larguar, por jo i harruar. Ata pėrēues tė dijės dhe pėrparimit nė shkollėn e Zllakuqanit, do tė mbetėn gjithmonė si pishtarė tė dashur dhe tė paharruar nė jetėn time.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara