HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Topalli, bukuri latine, krenari ballkanase

-- nga Koha Jonė, E Dielė, 27 Maj 2007

Jozefina Topalli Mediat italiane nuk kane kursyer vleresimet dhe xhentilese per drejtuesen e Parlamentit shqiptar, e cila pak dite me pare vizitoi qytetin e Barit. Gazeta "Corriere della Sera", ne nje botim special per takimin e Barit, e cileson 43-vjecaren te pajisur me "bukuri latine dhe krenari ballkanike". Nje zonje e hijshme, Kryeparlamentarja shqiptare nuk ka kaluar pa u vene re nga gazetaret, te cilet i kane cilesuar pergjigjet e saj si te prera, ndersa "syte i shkelqenin".

"Ne nuk kerkojme asgje", ka qene reagimi i Jozefina Topallit ndaj nje gazetari, qe e pyeste se cfare kerkon Tirana nga Italia. Duke e cilesuar si yllin ne lindje te qendres se djathte shqiptare, "Corriere della Sera" vecon angazhimin e Kryetares se Kuvendit ne debatin me prokurorin kombetar antimafia, Piero Graso. Drejtuesja e hekurt, sic e cileson gazeta, nuk ka qene dakord me vleresimet per gjendjen e kriminalitetit shqiptar. "Graso e ka ekzagjeruar. I mungonin informacionet e muajve te fundit. Nuk mundet qe ne nje fjalim prej pak minutash te thuash 20 here fjalet kriminalitet", eshte shprehur Topalli.

Ndonese krah saj ishin ministri i Brendshem dhe ai i Drejtesise se Shqiperise, Jozefina Topalli ben mbrojtjen e vendit te saj, duke u treguar gazetareve edhe materiale te shkruara ne shqip. "Ne 20 muaj qeverisje, ka thene ajo, kemi shperbere pothuajse te gjitha organizatat kriminale dhe kemi burgosur 1170 persona. "Corriere della Sera" shkruan se Topalli la menjane diplomacise dhe mbrojti me ashpersi vendin e saj. Duke shpjeguar qendrimin e saj ne nje italishte te rrjedhshme, Topalli eshte shprehur: "Jo, asnje shqiptar nuk vuan nga kompleksi i inferioritetit. Dhe nuk eshte as ceshtje nderi. Mbi te gjitha, eshte optimizem per te ardhmen", ka thene deputetja e Shkodres, duke folur ne Bari.

Me dy diploma, ne matematike dhe jurisprudence, si dhe disa specializime, Jozefina Topalli eshte shfaqur ne Bari, me ate qe italianet e cilesuan "bukuri latine, krenari ballkanike". "Nuk kalojne pa u vene re, si njera dhe tjera", shkruan "Corriere della Sera".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara