HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rambujeja e parė ndryshe

PAKOJA E NDALIMIT

Kolec Traboini -- nga KOLEC TRABOINI, Boston

...i mocmi Ahtisari, si tė ishte plaku Mere me tespije, na i vė ėndėrrimet kombėtare nė grykė tė topit nė pakon e tij tė Ndalimit

E lexova me vemendje shkrimin "Letra e mosmirenjohjes" te kolegut gazetar Ruben Avxhiu botuar ne gazeten "Shekulli" dhe megjithese jam i nje mendje me te sa i perket gjykimit te mjaft aspekteve te replikes shikim venger te zotit Sadri Fetiu ndaj Ismail Kadarese, nuk mund te jem i nje mendje me disa gjykime te cilat perpiqen te pergjithsojne ngjarje te bujshme e misterioze, si ajo cfare ndodhi ne keshtjellen franceze ne Rambuje e te cilen kohet e fundit ka nis ta zbardhe ne shenimet e veta Bedri Islami.
Drejte shkruan gazetari Avxhiu kur nenvizon se Sadri Fetiu edhe pse drejtor i Insitutit te Albanaologjise tregohet tejskajet mediokėr kur gjykon se Katedralja e re e Prishtines tregoka mjerimin tone. Ky drejtor ne kete rast, vertete na shfaqet jo si albanolog por si teolog fanatik e me nje gjykim te erret regresiv. Kjo mjafton qe tere ceshtjet e tjera qe ai perpiqet ti "sqaroje" ne lidhje me "gabimet" e Kadarese te mos merren fare ne konsiderate. Dhe pozicioni i tij ne krye te nje Instituti me reputacion tregon vertete mjerimin institucional aktual ne fushen e studimeve historike.
Deri ketu kolegu Avxhiu ka te drejte, nderkohe qe nuk me duket se e vlereson sakte e objektivisht paketen e Ahtisarit, qe per mua nuk eshte kurrgje tjeter vec nje perpjekjekje titanike e ketij diplomati nordik, qe perballe nje realiteti pakthim ne ceshtjen e Kosoves, te merret me joshjen e serbeve duke sakrifikuar ceshtjen e shqiptareve te Kosoves. Nje sy i vemendshem qe e lexon kete pakete e qe nuk ka shume njohuri per cfare me pare ka ngjare, i krijohet pershtypja se e tere paketa eshte nje mbrojtje e te drejtave te serbeve, te cilat u kercenokan nga shqiptaret.
Fund e krye rreh kjo teme, madje ne nje kapitull, Aneksi V, Trashegimia Fetare e Kulturore ne te pese pikat e saj flet vetem per te drejtat e kishes orthodokseve serbe, pa shenuar kurrkund asnje fjale per te drejtat e kishes katolike shqiptare, cfare te krijohet pershtypja se nuk ekziston. Per me tej ne Aneksin I i Dispozitave Kushtetuese ne nenin 3 vihet kushti me absurd ne faqe te dheut e qe kolegu Avxhiu ben sikur nuk e sheh, qe per ndryshiment e amendamenteve kushtetuese do te duhet dy te tretat e Kuvendit perfshire ketu dhe dy te tretat e vendeve te rezervuara per komunitetet ( lexo serbet sepse ata kane 50 perqind te 20 vendeve te rezervuara per komunitetet).
Ne cilin vend te botes eshte pare ky lloj ligji qe e fut shtetin e shoqerine ne kolaps te plote e ne vartesi te plote prej komunitetit serb qe ka lidhje direkte te lejuara po ne kete pakete me Beogradin. Pse nuk e kane kete te drejte edhe shqiptaret e Maqedonise qe perbejne jo pak por 25 perqind te popullsise se atij shteti, pse nuk e kane kete te drejte shqiptaret e Malit te Zi, qe nuk i lejojne madje te bejne as dhe nje komune, ate te Tuzit. Cfare jemi ne shqiptaret? Raja te popujve te tjere, te neshtruarit e Ballkanit, te denuar. Pse ky qendrim kaq i percmuar ndaj nesh, si popull e si komb, sepse ta themi hapur nuk ka e nuk do te kete kurre komb kosovar, por komb shqiptar i coptuar, i neperkembur dhe mjerisht i percmuar.
Edhe ky qendrim ne paketen Ahtisari e cila shpreh hapur se Kosova ne aparence mund te jete e shkeputur prej Serbise por ne fakt ajo do te jete e lidhur ngerc, nje ngerc paralitik qe do ta beje te kete vartesi edhe me tutje.
Nuk e di pse gazetari Avxhiu ben sikur ky ngerc nuk ekziston kur shprehet: "kjo sigurisht nuk ekziston nė Propozimin e Ahtisaarit."
Po atehere cfare ekziston. Pse flasim e pse grindemi. Pse po na i vrasin djemtė ne mes te Prishtines, kur ne duar kane kurrgje tjeter vec pllakatave ku shkruan fjalen e arte buruar prej Zotit e Ligjit te Arsyes njerezore, "Vetvendosje".
Albin Kurti Atehere pse ende po e mbajne ne burg djaloshin me zemer te madhe atdhetare Albin Kurti. Mos edhe ai eshte nje bezdi per diplomatet europiane proserbe, ta zeme sic mund te ishte i harruari prej politikes e shtetarucve, por i paharruar prej popullit Ukshin Hoti.
Nese nuk ekziston ky problem per te cilin rrodhi gjak i pafajshem ne sheshet e Prishtines, te na e thoje qarte e pa ekuivoke kolegu gazetar si dhe ata qe i thurin tiranda paketes se Ndalimit Ahtisari se perse eshte ai kufizim, pervecse per te joshur serbet e Beogradit, per tu dhene te kuptojne se ata do te mund ti fusin duart madje edhe deri ne paralizimin e kuvendit te Kosoves.
Nje aspekt i trajtuar krejt pasakte me duket vleresimi mbi nenshkrimin ne famekeqen Rambuje.
Nje gazetar duhet te kuptoje se perse diplomacia perendimore e imponoi firmosjen e Rambujes prej shqiptareve, pra kapitullimin e plote te qellimit final, pavarsise se Kosoves. Rambuje eshte ne te vertete triumf i diplomacise europiane e cila kurrsesi nuk donte qe Kosova te shkeputej prej Serbise, dhe kush ka sy te shohe e veshe te degjoje e ka te qarte se Kosova ne Rambuje mbeti nen Serbi.
Rambujeja eshte para se nder nje turp, e ne mos turp nje pazotesi dhe paaftesi e prijesve tane per ti zgjidhur problemet ne favor te interesave kombetare se atehere, perse djemt e Kosoves e te Shqiperise rrembyen armet e derdhen gjakun e vet. Mos valle per ti qendruar besnik nenit fatkeq qe e njeh sovranitetin e Serbise ndaj Kosoves?! Jo per ate Zot. Jo! Se ndryshe kjo do te ishte nje tallje me gjakun e rinise shqiptare, gjakun e prinderve te masakruara e nderin e vajzave e grave qe u perdhunuan prej ushtareve serbe, perdhumin katastrofal ne psiqiken e tramatizuar shqiptare, qe politika e ambicja kolltukofage shume shpejt e harroi.
Nuk mundet pra qe kete inkoseguencen tone historike me emrin Rambuje (qofte per nje qind arsye te dobesive tona) ta shesim si nje fitore. Kurrsesi. Ishte mediokrriteti e fanatizmi, mendjemadhesia e sharlatanizmi i nje kasapi si Millosheviqi qe oferten, pra kulacin e perendimit, nuk e pranoi dhe ata i treguan kerbacin.
Le ta gjykojme Rambujen nese rrjedhimi i ngjarjeve do te kishte kahje tjeter.
Sikur Beogradi te pranonte ta firmoste Rambujen, te mos bombardohej, a do te shtrohej ndonjehere problemi i pavaresise se Kosoves? Si do te etiketoheshin firmetaret e Rambujes si heronj apo si tradhetare? Ma do mendje se nese serbet do te binin dakort me cfare u vendos ne Rambuje, ngjarjet do te percipitonin ndryshe e miqt e Serbise ne Eurpe, te cilet sot kane ndjesi "vrasje ndergjegje" ndaj Serbis, (gjykata europiane i nxorri xhelatet me duar te lara), nuk do te linin gure pa levizur qe Kosova te ishte kurrgje me shume se nje republike nen tutelen e perjetshme te Beogradit.
E sotmja gjysmake nuk e justifikon te djeshmen e deshperuar, i nderuar koleg, perkundrazi veprimet tona te djeshme ti gjykojme nese e justifikojne plotesisht te sotmen, pra te ardhmen, pra pavaresine e desheruar qe kush e kush po perpiqet ta vonoje apo ta ngec. Plaku Ahtisari tha se ne te gjalle ai nuk do arrinte ta shihte Pavaresine e Kosoves...
Ndersa sa i takon ndalim-bashkimi me Shqiperine, padyshin kjo eshte kurrgje tjeter vetem se nje tjeter joshje per Serbine, por nderkohe edhe perballimi i nje frike panballkanike e madje europiane... qe nuk e di pse e kane gogol Shqiperine natyrore, te drejten e pamohueshme qe shqiptaret te jetojne ne nje shtet. Pse nuk marrim ne analize faktin se perse Europa kerkon me insistim qe shqiptaret te vazhdojne te jene te ndare e te percare edhe ne kushtet moderne, ne pese shtete te Ballkanit. Cilit popull tjeter ne bote i vihen te tilla privime?
Megjithate endrrimet qe shprehin deshirat e popujve nuk mund te ndalohen, nuk ka tager Europa, aleate e kahershme e Sebise te na ndaloje te enderrojme bashkimin tone kombetar.
Une sa te kem fryme, ketij bashkimi i falem, packa se i mocmi Ahtisari, si te ishte plaku Mere me tespije, na i ve enderrimet kombetare ne gryke te topit ne pakon e tij te Ndalimit.

Boston 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara