HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


D E K L A R A T Ė

Federata Panshqiptare e Amerikės “Vatra”
2437 Southern Blvd., Bronx, NY 10458
Tel. ++718 365-6930 *Fax ++718 365-6852*

Kemi ndjekur me interes tė veēantė e me shqetėsim tė thellė gjėndjen tejet tė ndėrlikuar dhe tė rrezikshme nė tė cilėn ėshtė zhytur Shqipėria si pasojė e lojės sė paprinciptė e destabilizuese e njė grushti politikanėsh nė Shqipėri.

Me brengosje vėrejmė se kjo lojė meskine e kėtij elementi destruktiv po kalon tashmė rrezen dhe efektin e kafeneve e salloneve politike tė Tiranės dhe po shndėrrohet nė njė faktor qė rrezikon tė bllokojė zhvillimet demoktatike nė vėnd dhe rrjedhimisht tė dėmtojė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike si NATO e BE dhe tė godasė mbas shpine nė kėto ēaste kritike realizimin e aspiratave tė kahershme kombėtare.

Mosgjetja e njė kompromisi mes politikanėve shqiptarė ėshtė dėshmi e mbivendosjes sė interesave egoiste personale nga ana e disa politikanėve tė korruptuar, apo, mė keq akoma, vėnja e tyre nė shėrbim tė interesave antishqiptare.

Loja me zgjedhjet, pėrpjekjet pėr sabotimin dhe bojkotimin e procesit zgjedhor, ėshtė njė atentat qė kryhet kundėr demokracisė. Mospranimi i rotacionit paqėsor e normal politik, i cili qėndron nė thelbin e pluralizmit dhe demokracisė, ushqimi i ėndrave dhe iluzioneve pėr pėrmbysje politike tė dhunshme, qė evokojnė hijen e zezė tė 1997-ės, janė dėshmi e ruajtjes sė kujtesės diktatoriale e terroriste nga sundimi famėkeq komunist 50-vjeēar nė Shqipėri.

Ēdo krizė, tension dhe destabilizim i Shqipėrisė nė kėtė kohė, ėshtė njė thikė mbas shpine ndaj shqiptarėve tė Kosovės, tė cilėt tashmė i ndajnė vetėm javė nga realizimi i ėndrės shekullore pėr pavarėsi. Destabilizimi i Shqipėrisė qė synojnė tė arrijnė njė shpure e papėrgjegjshme politikanėsh nė Tiranė ėshtė dhurata mė e madhe qė mund t’u bėhet sot qarqeve shoviniste e antishqiptare serbe.

Populli shqiptar, njė ndėr mė tė lashtėt dhe krenarėt e Europės, nuk meriton sot, nė agimin e mijėvjeēarit tė ri, tė njolloset e tė pėrbaltet nga ajo shpure renegatėsh. Historia do t’i dėnojė ata pėrjetėsisht.

“Vatra” mbėshtet fuqimisht deklaratat e faktorit ndėrkombėtar – Departamentit tė Shtetit Amerikan, Bashkimit Eurioian, institucioneve si OSBE dhe ODHIR dhe gjithashtu kėrkon nga klasa politike shqiptare pėrgjegjshmėri, dinjitet dhe qėndrime politike konstruktive.

Nė emėr tė shqiptarizmit pėr tė cilin “Vatra” ėshtė njohur qė nga themelimi i saj 95 vjet mė parė, i bėjmė thirrje popullit shqiptar, pavarėsisht nga bindjet dhe pėrkatėsitė politike – tė majta a tė djathta qofshin, tė jenė sa mė tė bashkuar, sa mė tolerantė ndaj njėri-tjetrit dhe tė kenė parasysh se kėto janė ēaste tepėr kritike pėr tė ardhmen e kombit shqiptar.

Zhvillimi dhe fuqizimi i demokracisė ėshtė rruga e vetme e integrimit tė vendit dhe e realizimit tė aspirateve tona tė drejta kombėtare. Mbajtja e zgjedhjeve tė ardhshme vendore nė kohė dhe konform me ligjet e shtetit demokratik ėshtė kusht i domosdoshėm pėr tė shmangur pasoja me dėme tė pallogaritshme.

Kėshilli Drejtues i “Vatrės”
New York, 11 Janar 2007


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara