HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kadare: Shqipėria nuk mund tė durojė imoralitetin si normė dhe korrupsionin si fatalitet

-- Intevistoi Vehbi Bajrami, Gazeta Illyria, New York

Illyria: Sapo jeni kthyer nga Shqipėria, ku keni qenė veē tė tjerash nė Panairin shqiptar tė Librit. Nė panair u prezantuan dy vėllimet e para tė veprės suaj tė plotė. A mund tė na thoni pėrshtypjen tuaj pėr gjendjen nė Shqipėri dhe pėrshtypjen pėr kėtė festė tė librit?

Ismail Kadare

ISMAIL KADARE -- Mendoj se shumė shqiptarė pėrjetojnė shpesh njė gjendje kundėrthėnėse, kur vijnė nė vend. Unė nuk bėj pėrjashtim. Shqipėria tė gėzon, por edhe tė pezmaton. Njė ditė tė ngre nervat e tjetrėn tė prek me diēka. Njė ditė thua, sa mirė qė erdha, e tjetrėn, ē’m’u desh qė erdha. E pastaj prapė sa mirė, e kėshtu me radhė.
S’kemi ē’bėjmė, ky ėshtė vendi ynė e tani pėr tani kėshtu do jetė. Shpresojmė megjithatė se diēka ndryshon pėr mirė. Por, me sa duket, nė sfond tė padurimit tonė tė drejtė, pėr njė pėrmirėsim rrėnjėsor tė gjėrave, e mira nuk bie nė sy. Shkurt, kjo e mirė qė kryhet kaq ngadalė, pushon sė qeni e tillė, ndaj nuk duhet tė ngushėllohemi me tė.
Pėr Panairin e Librit m’u duk se interesimi pėr librin nuk ka rėnė, siē thuhet me kėmbėngulje. Por e pranoj se mund tė jem subjektiv. Nė disa orė qė kam qenė atje, kam nėnshkruar njė sasi tė madhe librash, disa qindra.

Illyria: Janė tė pashmangshme pyetjet pėr politikėn, pėr gjendjen e saj. A ka ndryshim nė mentalitetin e politikės shqiptare?
ISMAIL KADARE -- Nė zonėn e opinionit publik e tė vetė publikut ka njė interesim tė madh, njė ambicie dhe agresivitet pozitiv lidhur me politikanėt dhe politikėn. Njerėzit janė tė pakėnaqur prej saj. Kėrkojnė shumė mė tepėr. Ka njė ndjesi tė brendshme, tė natyrshme, tė shėndetshme pėr thellimin e demokracisė. Njė lloj paralajmėrimi se ē’ėshtė lejuar prej politikės, nuk do tė lejohet mė. Njė pjesė e madhe e opinionit publik, njė pjesė e njerėzve tė thjeshtė, e intelektualėve, e analistėve, me njė kėmbėngulje tė admirueshme janė vėnė nė mbrojtje tė vlerave demokratike. Ata kanė shpallur se nuk do tė bėjnė kompromis pėr kėto vlera, se do t’i mbrojnė ato me ēdo kusht dhe kjo ėshtė pėr t’u pėrshėndetur.
Ka njė kėrkesė pėr moralitet nė tė gjitha fushat e jetės. Shpresa e njė pjese tė politikės, pjesės mė tė ndotur tė saj dhe bashkė me tė shpresa e pjesės mė tė ndotur tė shoqėrisė se Shqipėria do tė mėsohet me mungesėn e moralit dhe do ta shpallė atė si flamur tė ri tė saj, duhet tė bjerė. Shqipėria duhet tė vėrė nė gjunjė ndotjen e saj, ndryshe ajo nuk mund tė ekzistojė. Shqipėria nuk mund tė durojė imoralitetin si normė dhe korrupsionin si fatalitet. Kėrkesat e larta tė shoqėrisė ndaj shtetit, qė duhet t’i shėrbejė asaj, ndaj institucioneve e ndaj mediave, janė shenja qė ky popull kėrkon shumė mė tepėr dinjitet. Dhe kur njė popull e kėrkon dinjitetin, ai do ta gjejė se s’bėn.

Illyria: Ne shqiptarėt e diasporės kemi interes tė veēantė pėr politikėn e jashtme dhe diplomacinė shqiptare. Ju keni folur shpesh pėr tė dhe kemi prapė dėshirė tė dėgjojmė mendimin tuaj.
ISMAIL KADARE -- Unė kam folur dhe kam acaruar jo pak njerėz. Por ky nuk ėshtė njė argument se duhet tė hiqem mėnjanė e tė mos them atė qė mendoj. Ju e dini se kam qenė kritik pėr diplomacinė, diplomatėt dhe sidomos pėr ministrat e Jashtėm tė vendit. Ky nuk ka qenė asnjėherė njėfarė trilli, apo nga pozitat e njeriut qė flet kaluar, por thjesht se ashtu si ju kam qenė pranė kėtij problemi. Diplomacia shqiptare ka qenė pėrgjithėsisht e dobėt, qoftė e djathta apo e majta. Ambasadat tona, nė njė pjesė tė madhe janė gjysmė tė shkreta. Telefoni ngrihet rrallė nė to, sikur Shqipėria tė ketė rėnė nė gjumė. Disa kryeqytete kryesore tė botės, si p.sh., Parisi, njė vit mbeti pa ambasador. Kjo ka qenė njė turp pėr Shqipėrinė. Dhe kjo ndodhte nė kohėn mė tė ethshme tė diplomacisė evropiane e botėrore pėr Ballkanin dhe Kosovėn. Pėrdora fjalėn “turp”, si mė tė lehtėn nė kėtė rast. Por mund tė jetė diēka mė e errėt. Njė pjesė e ministrave tė Jashtėm kanė qenė tė paaftė, vanitozė e disa herė, me vese tė palejueshme, sidomos pėr kėto poste. Tė gjitha kėto kanė rėnduar mbi shpinėn e Shqipėrisė. Shpresojmė se pėrpjekjet e ministrit tė Jashtėm tė tanishėm pėr tė pėrmirėsuar gjendjen do tė gjejnė mirėkuptim.

Illyria: Tė gjithė i kemi sytė dhe veshėt te ēėshtja e Kosovės. Ē’shikoni ju nė horizont?
ISMAIL KADARE -- Kosova ėshtė e lirė nė thelb. Ėshtė fjala pėr gjetjen e kostumit tė saj politik, shtetėror, institucional, i cili nuk duhet tė bjerė ndesh me lirinė, por t’i pėrshtatet asaj. Kjo ėshtė e detyrueshme dhe kėtė nuk ka asnjė forcė ta pengojė.
Liria e Kosovės mbrohet nga vullneti i popullit tė Kosovės. Por ajo mbrohet gjithashtu nga qytetėrimi i sotėm botėror, nga pjesa mė e pėrparuar e tij. Ajo mbrohet nga bota perėndimore dhe Aleanca Atlantike. Shkurt, ajo mbrohet nga moraliteti i njerėzimit. Duhet shkelur me kėmbė mbi tė gjitha kėto, pėr tė shkelur mbi Kosovėn.
Ka forca qė nuk e duan lirinė e Kosovės. Qė do tė pėrpiqen ta pengojnė. Kjo nuk ėshtė e re. Ēdo liri ka njė kundėrforcė, qė rreket ta pengojė. Por vendet qė duan njė gjė tė tillė, i kanė vetė ato probleme me lirinė. Dhe nė vend tė lehtėsohen, duke hapur rrugė pėr lirinė e Kosovės, me veprimet e mbrapshta qė bėjnė, rėndojnė nė radhė tė parė vetveten.

Illyria: A ka diēka qė Kosova duhet ta kishte bėrė mė mirė?
ISMAIL KADARE -- Natyrisht, gjithmonė, pėr gjithēka ka diēka qė mund tė bėhet mė mirė. Por unė nuk i jap tė drejtė vetes tė gjykoj pėr kėtė. Ndoshta do tė thosha veē pėr diēka, qė profesioni im si shkrimtar ma ka bėrė mė tė kuptueshme: ēėshtja e krimeve. Ne, shqiptarėt, qoftė nė Kosovė, qoftė nė Shqipėri e kudo nė botė mė shumė mund tė kishim bėrė pėr t’i njohur njerėzimit krimet e kryera nė Kosovė. E kuptoj fare mirė se mund tė ketė patur njė kėrkesė pėr kėtė, njė frenim, me gjasė pėr tė mos nxitur urrejtje e konflikt. Ky ėshtė njė komoditet tė menduari, por unė kam bindjen se nė thelb dhe me njė afat tė gjatė kjo nuk shėrben pėr asgjė. Pėrkundrazi, bota duhet tė ēlirohet nga krimi, duke e dėnuar atė.
Serbia pėrfitoi nga kjo, pėr t’u shpallur vetė viktimė, ose sė paku, tė bėjė njė simetri krimi. Me propagandėn e saj tė palodhur, ajo arriti tė trullosė njė pjesė tė opinionit, kurse pala jonė ka qenė e fjetur. Nė propagandėn serbe, ndihmėsit e saj kryesorė, le tė kemi guximin ta themi, kanė qenė shpesh rimohuesit (renegatėt) shqiptarė.

Illyria: Lidhur me probleme tė tilla, shpesh kombėtare, ėshtė vėnė re se energjia shqiptare harxhohet mė shumė me grindje tė brendshme. Si e mendoni kėtė problem?
ISMAIL KADARE -- Pėr fat tė keq, ėshtė sėmundje e vjetėr e kombit tonė. Pa kėtė sėmundje Shqipėria, Kosova, gjithė shqiptarėt do tė ishin tjetėr gjė. Pėr fat tė keq, kjo murtajė vazhdon. Shqiptarėt vazhdojnė t’i nxjerrin sytė njėri-tjetrit. Natyrisht, nė ēdo popull ka grindje, madje kacafytje tė brendshme, por rrallė ka tjetėr shembull, ku edhe nė rastet ku ėshtė e qartė se grindja duhet tė fashitet pėr hir tė interesave tė epėrme, ajo vazhdon, si te ne. Mė lejoni tė jap njė shembull tė thjeshtė nga pėrvoja ime. Statusi im i shkrimtarit mė ka dhėnė mundėsinė qė qysh prej 30 vitesh tė ndėrhyj nė shtypin botėror me dhjetėra, pėr tė mos thėnė me qindra herė, pėr ēėshtjen e Kosovės. Qė janė pėrpjekur, natyrisht, tė mė pengojnė pėr kėtė rrethet antishqiptare, kryesisht serbe, ėshtė e kuptueshme. Por qė shqiptarė kėmbėngulės nga Shqipėria, Kosova e ndonjėherė nga diaspora tė kenė bėrė kėtė, ka qenė pėr mua e pakuptueshme. Fatkeqėsisht ka qenė kėshtu e fatkeqėsisht vazhdon tė jetė kėshtu.
Meqenėse ju, ashtu si shumė shqiptarė tė Nju-Jorkut keni qenė nė njė konferencė qė kam dhėnė njė vit e ca mė parė nė “Columbia University”, po ju kujtoj episodin, ku keni qenė i pranishėm, qė na habiti tė gjithėve. Tre shqiptarė u ngritėn kinse pėr tė bėrė pyetje e nė tė vėrtetė u kuptua se donin tė krijonin njėfarė ēoroditjeje. Bėnin sikur s’kuptonin anglisht, pastaj shqip, pastaj, ngaqė u trembėn, si rrugėzgjidhje gjetėn tė hiqeshin si budallenj. Pėrshtypja te publiku amerikan, i cili e mori vesh se ishin shqiptarė, ishte tejet e keqe. Nė mbarim tė takimit, disa shqiptarė m’u afruan pėr tė mė thėnė se tre kinse budallenjtė s’ishin aspak ashtu, por ishin, sipas tyre, njerėz tė dyshimtė. Ca i quanin spiunė tė Sigurimit shqiptar, tė tjerėt, tė atij serb. Ngaqė ka shumė abuzime me akuza tė tilla, nuk i quajta serioze, me fjalė tė tjera besova nė versionin e budallallėkut. Nuk do ta pėrmendja kurrė kėtė rast, nė qoftė se kohė mė pas, njė miku im tė mos mė dėrgonte njė adresė interneti, ku gjendej shkrimi i njėrit prej tre shqiptarėve, qė u pėrpoqėn tė prishnin konferencėn. Nė atė shkrim ai shpjegonte ngjarjen, natyrisht me njė mburrje pėr veten, qė e vuri “nė pozitė tė vėshtirė”, sipas tij, shkrimtarin e vendit tė vet. Ky njeri ėshtė njėfarė Nik Leshai, qė kishte shpallur me krenari se kishte dhjetė vjet qė bėnte kėtė punė, domethėnė shkruante kundėr Kadaresė. Qė shkruan kundėr Kadaresė, natyrisht qė hyn nė tė drejtat e tij, por qė tė marrė rrugėn pėr “Columbia University”, me qėllim qė tė sabotojė njė konferencė tė I. Kadaresė, kjo ėshtė tjetėr gjė.
Ju e dini se konferenca e shkrimtarit shqiptar ishte shpallur disa muaj pėrpara dhe ajo bėnte pjesė nė njė program special tė institutit “Harrimman”, sipas tė cilit njė herė nė vit, njė personalitet botėror, filozof, shkrimtar ose njeri i politikės mban njė konferencė-debat pėrpara studentėve dhe profesorėve tė “Columbia University”. Nė vitet e mėparshme kishin folur ndėr tė tjerė Dalai Lama, presidenti Gorbaēov e kryeministri i Serbisė. E dini gjithashtu se instituti “Harrimman” ėshtė tepėr i rėndėsishėm, sidomos pėr rolin e veēantė qė ka luajtur pėr rrėzimin e komunizmit. Takimet e tij vjetore e ruajnė kėtė rėndėsi. Siē e dini, nė konferencėn dhe bisedėn qė mbajta, ishin tė pranishėm veē personaliteteve tė kulturės, njerėz tė politikės, si Richard Hollbrook etj. Njė vit mė parė, nė tė njėjtėn sallė kishte folur kryeministri i Serbisė. Tani do tė dėgjohej njė zė nga Shqipėria. Ju e dini se pėrpara takimit u hapėn fjalė se do tė ketė provokime serbe. Ju e dini se provokime serbe nuk pati, por provokime pati, megjithatė, nga ajo anė qė nuk pritej, nga ana shqiptare. Njė pyetje del, nė kėtė rast, pėr shqiptarin Nik Leshai: Kur njė vit mė parė ai dėgjoi se Koshtunica i Serbisė do tė mbante konferencėn, ku dihej qė do tė fliste kundėr Kosovės e shqiptarėve, a i shkoi atij ndėr mend tė merrte rrugėn e tė nisej pėr nė “Columbia University”, nė mėnyrė qė me ndėrhyrjen e tij tė sqaronte diēka pėr publikun amerikan?
Natyrisht qė shqiptarit Nik Leshai as qė i shkoi ndėr mend pėr njė gjė tė tillė, pėrderisa nuk pati asnjė zell tė shkonte. Kjo shpjegohet, se meraku dhe mllefi i tij nuk ka qenė kundėr Koshtunicės sė Serbisė, por kundėr Kadaresė sė Shqipėrisė.
Serbėt nuk patėn nevojė tė bėnin provokime nė “Columbia University” sepse nė vend tė tyre i bėri tjetėrkush.
U zgjata pėr njė ngjarje, ku kanė qenė tė pranishėm shumė shqiptarė tė Nju-Jorkut, rrjedhimisht lexues tė gazetės suaj, pėr tė kuptuar sesi funksionon sot njė nga dukuritė qė rilindasit tanė i ka dėshpėruar aq shumė e qė aq fort e dėshpėron ende kombin shqiptar: zelli i njė pjese tė shqiptarėve pėr tė punuar kundėr vendit, kulturės e popullit tė vet.

Illyria: Ngjarja qė treguat mė lart ka qenė vėrtet revoltuese pėr gjithė pjesėmarrėsit shqiptarė nė konferencėn e institutit “Harrimman”. Ato qė thatė ju, i kemi menduar edhe ne. Por, tė jeni i sigurt, se njerėz tė tillė janė tė paktė dhe tė veēuar. Meqė prekni ēėshtjen shqiptare, ē’mund tė thoni pėr gjendjen globale tė shqiptarėve nė Ballkan?
ISMAIL KADARE -- Bota shqiptare nė gadishull ėshtė sot mė e pranishme se kurrė. Ėshtė i pranishėm nė radhė tė parė njeriu i lirė shqiptar e bashkė me tė kultura e tij, historia, arti dhe gjuha e tij. Kjo prani shqiptare, qė sa vete e plotėsohet, nuk e ndėrlikon, por e pasuron dhe e shėndosh Gadishullin e Ballkanit. Kjo nuk ėshtė Shqipėria e Madhe, e kthyer prej disave nė njė fantazmė frikėsuese. Kjo ėshtė thjesht Shqipėria. Shqipėria e njėmendtė, natyrale, ajo qė prej kohėsh duhej tė ishte e qė ende pengohet tė jetė. Asnjė liri nuk bezdis lirinė e tė tjerėve. Ėshtė mungesa e lirisė qė sjell tragjeditė nė botė. Ėshtė thėnė edhe mė parė se ėshtė fat i madh qė prirja e shqiptarėve sot, rrugėtimi natyral shqiptar pėrkon me atė tė qytetėrimit evropian e tė Aleancės Atlantike.

Illyria: Do tė donit tė jepnit njė mesazh pėr shqiptarėt?
ISMAIL KADARE -- Nuk parapėlqej dhėnien e mesazheve, por, meqė ma kėrkuat, do doja t’iu thoshja qė mė shumė ta duan vetveten. Nuk ėshtė kėshillė pėr egocentrizėm kombėtar. Pėrkundrazi. Fatkeqėsitė e botės fillojnė nga mosdashja e vetvetes. Shikoni pėr shembull terrorizmin: nis nga mohimi i vetes, pėr tė pėrfunduar te mohimi i tė gjithėve.
Dashja e kombit tėnd ėshtė rruga mė normale, nėpėrmjet sė cilės kalon natyrshėm luajaliteti pėr kombet e tjerė, pėr kontinentin tonė evropian dhe pėr gjithė familjen e popujve.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara