HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dhjetė tė vėrtetat e papėrshtatshme pėr Kosovėn

-- nga William Montgomery*

1. Ka tri forca ndėrkombėtare vendimtare pėr tė ardhmen e Kosovės: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimi Evropian dhe Rusia. Asnjė prej tyre nuk ka ndonjė interes tė madh pėr Kosovėn: atje nuk ka ndonjė burim tė caktuar tė vlefshėm; toka nuk ėshtė strategjikisht e rėndėsishme nė asnjė kuptim; dhe madhėsia e popullata e saj e bėjnė atė irelevante nė aspekt global.

Me fjalė tė tjera, ajo nuk ndikon drejtpėrdrejt nė sigurinė kombėtare tė ndonjė prej aktorėve vendimtarė ndėrkombėtarė. Kjo duhet ta bėjė mė tė lehtė gjetjen e njė zgjidhjeje tė pranueshme, por, ironikisht, veēse e ka vėshtirėsuar.

2. Prej tė triave, ato qė kanė mė sė paku interesa janė SHBA. Ato prej kohėsh kanė shpallur dėshirėn qė ta dorėzojė ndikimin operacional dhe kontrollin mbi rajonin te Bashkimi Evropian. Nė tė njėjtėn kohė, ato janė njė prej kėtyre tė triave qė po bėjnė shtyrjen mė tė fuqishme pėr njė vendim kėtė vit dhe qė kanė bėrė tė qartė nė nivelin mė tė lartė se cili duhet tė jetė vendimi.

Duke bėrė kėtė, ato kanė krijuar pritshmėri tė lartė nė komunitetin shqiptar tė Kosovės, se pavarėsia ėshtė krejt afėr. Kėto pritshmėri ėshtė e pamundur qė tė “futen sėrish nė grusht”. “Kriza” nė Kosovė prandaj ėshtė nė njė masė tė konsiderueshme e shkaktuar nga SHBA.

3. Fituesi i qartė pa ambiguitet i kėsaj “loje” ndėrkombėtare ėshtė Rusia. Ajo veē ka arritur objektivat e saj kryesore, qė janė tė rishpallė veten nė skenėn ndėrkombėtare si njė aktor jetėsor, pikėpamjet e tė cilit duhen llogaritur. Ata qė shpresojnė se Putini do tė jetė i hapur pėr kompromis dhe veprim pas zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshėm nė Rusi, vetėm ia bėjnė qejfin vetes.

Rusia do tė vazhdojė tė bllokojė ēdo Rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB pėr Kosovėn dhe do tė detyrojė aktorėt e tjerė nė njė prej dy rezultateve tė pakėndshme: ose tė pranohet stanjacioni dhe tė mos bėhet asgjė pėr statusin e Kosovės nė njė periudhė tė pacaktuar, ose tė bashkohet nė njė “koalicion tė vullnetit” dhe tė njohė njėanshmėrisht pavarėsinė e Kosovės. Nga pikėpamja ruse, secila alternativė ėshtė fitore.

4. Skenari i ėndrrave i Putinit ėshtė qė SHBA me mbėshtetjen e njė numri tė shteteve tė BE /NATO-s tė krijojnė njė “koalicion tė vullnetit” qė do t'i jepte dritėn jeshile shqiptarėve tė Kosovės tė shpallin njė referendum pėr pavarėsi.

Kjo do tė nėnkuptonte qė ky grup qartėsisht ka shmangur OKB dhe nė kėtė mėnyrė kanė vėnė njė precedent tė dobishėm pėr Rusinė nė Moldavi dhe Gjeorgji. Pėr mė shumė, ajo ka potencial tė shkaktojė ēarje tė mėdha brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Edhe njėherė, sikundėr nė Irak, SHBA do tė shihen si injorues tė ligjit ndėrkombėtar. Pėrderisa ne mund tė zgjedhim tė “fajėsojmė” Rusinė pėr ndonjė dhunė rezultuese, e vėrteta ėshtė se janė SHBA dhe ēdo partner evropian qė mund tė mbajnė barrėn pėr kėtė.

5. BE potencialisht ka pėr tė humbur mė sė shumti. Ajo e sheh rajonin si njė “vrimė tė zezė” brenda kufijve tė vetė natyralė dhe prandaj, mes tė treve, ėshtė ajo qė ka interesat mė legjitime nga rezultati. Sidoqoftė, mosmarrėveshjet e mėdha sesi tė lėvizet brenda BE, do tė varfėrojnė unitetin e saj dhe do tė tregojnė edhe njėherė se BE si njė institucion ėshtė i paaftė tė merret me ēėshtjet e rėndėsishme nė rajonin e vet.

E vėrteta e vjetėr rreth BE ėshtė se, kur ballafaqohet me polemika, ajo pashmangshmėrisht zgjedh tė mos bėjė gjė. Forcat e rėndėsishme brenda BE tash po punojnė saktėsisht tė arrijnė kėtė rezultat. Pika e tyre bashkuese ėshtė nevoja qė “tė mbahet uniteti i BE me ēdo kusht”.

6. NATO gjithashtu ėshtė nė rrezik. Nėse shqiptarėt e Kosovės deklarojnė pavarėsinė me mbėshtetjen e njė koalicioni tė vullnetit ndėrkombėtar, ėshtė e sigurt se serbėt e Kosovės do tė refuzojnė ta pranojnė atė dhe do tė protestojnė, ashtu si kanė bėrė nė Kroaci dhe Bosnjė mė 1991. Kjo do tė pėrfshijė bllokimin e hekurudhave dhe ngritjen e kontrolleve tė veta rajonale. Do tė ketė padyshim “vullnetarė” nga Serbia qė do t'i ndihmojnė ata tė bėjnė kėshtu. Kėshtu do tė bėhet ‘de facto’ njė ndarje e Kosovės, pėrderisa nuk do tė ndėrmerret ndonjė aksion pėr ta kundėrshtuar atė. Pyetja ėshtė se ēfarė force do tė jetė e vullnetshme dhe e aftė ta bėjė kėtė. E vetmja forcė e mundshme ushtarake ėshtė KFOR, por ėshtė e paqartė, nėse shtetet qė kontribuojnė nė kėto forca do tė tregohen tė vullnetshme tė marrin kėtė pėrgjegjėsi. Duke vendosur lehtėsisht mund tė shkaktohen polemika tė pafundme dhe pėrēarje brenda NATO-s.

Disa prej kontributorėve aktualė me trupa lehtėsisht mund tė tėrhiqen, duke vėnė barrėn nė “koalicionin e vullnetit”. Duke shkuar drejt zgjedhjeve tona, a do tė dėshirojnė SHBA tė pėrzihen nė njė gjendje tjetėr potencialisht tė prishur tė sigurisė, ku ushtarėt e saj janė nė njė rrezik tė ndjeshėm?

Ėshtė gjithashtu dukshėm e sigurt se shqiptarėt e Kosovės do tė pėrgjigjen me dhunė ndaj ēdo akti tė ndėrmarrė nga serbėt qė ēon drejt ndarjes.

7. Vendimi i presidentit, qė tė shpallė nė Shqipėri dhe tė pėrsėrisė nė Bullgari dhe nė vizitat e tij rishtazi, se SHBA favorizojnė pavarėsinė nė tė ardhmen e afėrt pėr Kosovėn, ka pasur ndikim afatshkurtėr nė qetėsimin e liderėve nervozė shqiptarė tė Kosovės dhe mbajtjen e tyre “nė rezervim”, duke bėrė deklarata tė moderuara rreth nevojės pėr qetėsi. Por ēmimi ka qenė tmerrėsisht i lartė. Praktikisht, tė gjithė kėta liderė tash janė zėnė nė njė kurth, nė tė cilin i kanė futur SHBA pa dashur. Ata bėnin kėto deklarata tė moderuara, sepse plotėsisht besojnė se SHBA kėtė vit do t'i ndihmojnė tė arrijnė pavarėsinė. Nėse ky premtim anulohet, kėta liderė ose duhet nė mėnyrė radikale tė thyejnė pozicionet e tyre tė moderuara (dhe tė insistojnė nė masa aktive pėr tė arritur pavarėsinė), ose rrezikojnė tė tejkalohen nga forcat mė radikale nė Kosovė. Ėshtė shumė e qartė se cilėn rrugė do tė zgjedhin ata.

8. Lojtarėt kyē ndėrkombėtarė aktualisht janė Mbretėria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania. Nėse ato pajtohen t'i bashkohen njė koalicioni tė vullnetit me SHBA, shqiptarėve tė Kosovės do t'iu jepet drita e gjelbėr pėr tė proceduar, me gjasė nė nėntor. Nėse atyre iu mbushet mendja pėr “unitetin e BE” pėr tė mos njohur pavarėsinė e Kosovės dhe SHBA janė plotėsisht tė izoluara, ėshtė vėshtirė tė imagjinohet sesi ajo do tė jetė nė gjendje tė ecė pėrpara. Aktualisht, kėto tri shtete priren tė lėvizin, por qė tė gjitha janė subjekt i presionit nga vendet e tyre dhe BE.

9. Rruga mė e mirė pėr t'i dhėnė tė gjithė serbėve qė tash jetojnė nė Kosovė shansin mė tė mirė tė mundshėm (pa garanci absolute tė suksesit) pėr tė pasur jetė tė dinjitetshme dhe pėr tė ruajtur trashėgiminė e tyre kulturore, fetare dhe etnike ka qenė tė pėrqafohet plani i Ahtisaarit. Kjo mundėsi ėshtė humbur. Realiteti ėshtė se e ardhmja e shumicės sė serbėve tė Kosovės nuk ėshtė e bardhė. Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė pėr ata, tė cilėt nuk jetojnė nė veri tė Kosovės.

10. UĒK ishte krijuar, kur pakėnaqėsia me qasjen paqėsore tė Ibrahim Rugovės u bė shumė e madhe. Qė nga krijimi i saj, ajo ka qenė forca drejtuese nė pėrcaktimin e tė ardhmes sė Kosovės. Ne tė gjithė do tė bėjmė gabim, nėse mendojmė se fati i Kosovės varet vetėm nga komuniteti ndėrkombėtar.

Nė njė pikė tė caktuar nė kohė, nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, shqiptarėt e Kosovės do tė shtyjnė ēėshtjen e statusit pėrpara, nė njė mėnyrė qė ne nuk kemi aftėsi ta kontrollojmė. Duke marrė parasysh pėrgatitjen qė ėshtė bėrė ndaj kėsaj ēėshtjeje nė Serbi nga shumica e partive politike, nuk do tė jetė po ashtu e mundshme tė kontrollohen edhe kundėraksionet ndaj veprimeve tė shqiptarėve tė Kosovės.

(William Montgomery ėshtė ish-ambasador i SHBA nė Serbi)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara