HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PASOJAT E AKRABALLĖKUT

-- nga Arbėn XHAFERI, 02-09-2007

Arbėn XHAFERI Skemat politike shpesh depėrtojnė lehtė nė botėkuptimet e njerėzve, qofshin ata tė zakonshėm apo njohės tė mirė tė rrethanave, dhe vėshtirė ērrėnjosen. Tanimė, ēdo analist qė zhvillon teorinė pėr pasojat e konflikteve nė Gadishullin Ilirik niset nga premisa, tashmė e aksiomatizuar pėr ekzistencėn e njė aleance tė natyrshme mes Serbisė dhe Greqisė, si dhe ndėrmjet Shqipėrisė dhe Turqisė. Ata qė janė tė prirur pėr patetikė nuk hezitojnė t'i shtojnė brengat e njerėzve, duke pohuar se kėto fėrkime mund tė shkaktojnė pasoja tė pariparueshme pėr strukturat veri-atlantike, meqė Turqia dhe Greqia qenkan anėtare tė NATO-s. Por, shikuar nga njė kėnd realist, i liruar nga skemat paragjykuese, ekziston njė aleancė paradoksale mes politikės greke, serbe dhe turke, qė i ka rrėnjėt mė tė thella sesa mendohet. Politika dhe propaganda serbe, dhe ajo greke nė vazhdimėsi, e pėrsėrisin dhe e ndėrtojnė tezėn pėr shqiptarėt si element jo luajal, si mish i huaj nė organizmin evropian.

Kjo teori mbėshtetet mbi premisėn e pėrkatėsisė fetare dhe mendėsisė totalitare, nė kuadėr tė sė cilės ēdo gjė kundrohet nga kėndi polarizues, manikeik, bardhė dhe zi, ku shqiptarėt paraqiten si element i huaj, si myslimanė, qė asesi nuk mund tė jenė elementė integrativ nė sistemin e vlerave evropiane. Kjo propagandė, e pėrshkuar me imputime neveritėse ėshtė intensifikuar deri nė paroksizėm pas aktit terrorist tė 11 shtatorit tė vitit 2001. Sipas njohėsve tė rrethanave dhe tė fenomeneve tė tilla, por edhe sipas pohimeve tė liderėve tė partive politike serbe apo greke (bie fjala si V. Shesheli) pėr kėtė qėllim janė destinuar me miliona dollarė. Me kėto para financohen incidentet e llojeve tė ndryshme, prononcime apo ngjarje qė vėrtetojnė kėtė pohim. Segmentet e caktuara tė institucioneve greke apo serbe formojnė opinionin, pėr gjoja tė rrezikut qė i kanoset qytetėrimit perėndimor, nga islamizmi fondamental nė pėrgjithėsi, dhe i shqiptarėve nė veēanti.

Nga ana tjetėr, segmente tė caktuara tė shoqėrisė apo i shtetit turk, me, apo pa vetėdije, japin argumente, ose thėnė mė mirė demonstrojnė tezėn se shqiptarėt janė pjesė e pashkėputur e qytetėrimit osman. Kėto ditė, sipas lajmit qė dha kanali televiziv shqiptar "Top-Channel", nė Librazhd, autoritetet fetare tė kėsaj ane sė bashku me segmente tė caktuara turke kanė organizuar synetimin kolektiv tė mė se 200 fėmijėve shqiptarė, sipas traditės turke. Kamera e "Top-Channel-it" na ofroi pamje nga kjo ngjarje bizare, ku fėmijėt tė veshur me rroba prej satenit tė bardhė, me kapuēa nė trajtė tė fesit ku shkruhej "Mashallah", valėvitnin herė flamujt tė shtetit turk, dhe herė ato shqiptar. Natyrisht se askujt nuk duhet t'i pengojė aspekti fetar i kėsaj ngjarje beninje, por konotacionet politike dhe efektet qė ato krijojnė nė opinionin e jashtėm dhe atė tė brendshėm.

Ē'ėshtė e vėrteta, kjo ngjarje politiko-fetare nuk ėshtė aksidentale, por tashmė e shndėrruar nė traditė. Kohė mė parė nė muajin e Ramazanit, strukturat e tilla organizonin iftare kolektive nė sheshet e qyteteve, qė dikur ishin tė sunduar nga Perandoria Osmane. Kėto projekte qė kontrabandohen pėrmes petkut fetar krijojnė njė varg problemesh brenda pėr brenda komunitetit shqiptar, por edhe nė raportet shtetėrore, apo kombėtare tė shqiptarėve me kontekstin evropian. Me kėto organizime, financuesit e kėtyre manifestimeve, aspak religjioze, sikur dėrgojnė mesazhin pėr pretendimet kulturore-qytetėruese tė shtetit modern turk nė hapėsirat e dikurshme tė Perandorisė Osmane. Kėto manifestime dhe heshtja jonė krijojnė pretekstin qė edhe tė tjerėt, grekėt, apo serbėt tė organizojnė pagėzimin e njė numri tė ngjashėm tė fėmijėve ortodoksė shqiptarė, qė nė duart e tyre do tė valėvitin flamurin grek, apo serb. Nėse do tė ndodhte kjo, reagimi ynė do tė ishte i rreptė dhe i arsyeshėm, qė do tė hapte debatet publike qė do tė krijonin pistat e kontradiktave tė pariparueshme fetare, kombėtare dhe shoqėrore nė pėrgjithėsi.

Tashmė nė opinionin shqiptar ėshtė krijuar ideja fikse se grekėt dhe serbėt janė tė ligė, ndėrkaq turqit janė tė mirė. Nėse ky pohim do tė ishte i saktė, atėherė shqiptarėt nuk do tė ishin nė kėto telashe qė nuk dihet sesi do tė pėrfundojnė.

Ky paragjykim, qė ėshtė shtrirė nė tė gjitha hapėsirat shqiptare, madje edhe te pjesėtarėt e tė gjitha besimeve fetare, buron nga pohimi se sundimi osman dhe islamizimi i shqiptarėve e ndėrpreu procesin e asimilimit tė tyre. Mirėpo, ky pohim nėnkupton se fjala asimilim ka vlerė parciale, ngaqė dedikohet vetėm pėr rastet kur shqiptarėt asimilohen nga sllavėt, grekėt apo italianėt, dhe jo nga turqit. Pra, nė mėnyrė tė pavetėdijshme bėhet selektimi i asimilimit, duke e ndarė atė nė tė mirė dhe nė tė ligė.

Shikuar historikisht sebėt dhe grekėt kanė atakuar trupin tonė duke tentuar ti shfarosin shqiptarėt. Ndėrkaq politika osmano-turke ka tentuar tė zhdukė qenien (shpirtin), identitetin kombėtar shqiptar. Tė gjitha kėto tentativa kanė qenė antishqiptare pavarėsisht nga format qė janė zbatuar nė periudha tė dukshme.

Tashmė, ėshtė bėrė proverbial konstatimi i presidentit tė dikurshėm tė Turqisė z. Demirel, i cili nė takim me homologun e tij, me gjasė z. Mejdani, ka pohuar se presidenti real i shqiptarėve qenka ai vetė, ngaqė nė Turqi jetuakan pesė milionė shqiptarė. Sipas kėsaj logjike, nė vazhdimėsi imponohet bindja se paska asimilime pozitive dhe negative. Tė bėhesh turk qenka mirė, ndėrkaq tė bėhesh grek, serb, apo italian qenka mėkat. Nė vijė tė kėtij konstatimi duhet analizuar fakti pse nė Turqi, gjatė krizės kosovare, nga pesė milionė shqiptarėt nuk u krijua njė lobi qė do ta detyronte shtetin turk, nė emėr tė stabilitetit tė brendshėm tė angazhohet, madje edhe tė implikohet mė konkretisht nė krizėn jugosllave duke u dalė zot shqiptarėve.

Tė gjithė shqiptarėt, sidomos pėrfaqėsuesit politik, pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare, sot e gjithė kohėn e pėrdorin frazėn "populli vėlla turk". Kjo shprehje intime do ta arsyetonte veten nėse do tė kishte efekte pozitive pėr mirėqenien e shqiptarėve, por fatkeqėsisht bie ndesh, jo vetėm me origjinėn e dy popujve, por edhe me realitetin e hidhur historik. Para disa kohėsh pata nderin ta takoja njė kėshilltar me ndikim nė qeverinė turke dhe u pėrpoqa t'i shpjegoja disa shqetėsime tė shqiptarėve lidhur me paragjykimet qė kanė dėmtuar vazhdimisht interesin tonė kombėtar. Pas njė elaborimi tė gjatė dhe tė sinqertė nga ana ime, ai sėrish e pėrsėriti si vlerė paragjykimi qė vinte ndesh me realitetin. "Ne, juve, boshnjakėt dhe kurdėt nuk ju trajtojmė si arabėt, apo iranianėt, por ju ndiejmė shumė tė afėrt me ne. Pėr ne, ju jeni akraba ( kushėrinj)". Kėtė konstatim ai e tha me njė patetizėm mėshirėplotė. Me njė akrobacion retorik, i prirur nga bindja se tė jesh turk ėshtė bekim hyjnor, kėshilltari qeveritar turk me ndikim e ricikloi pa dilema idenė se shqiptarėt janė pjesė e idiomės turke, se ata nuk janė popull (milet) si popujt e tjerė, arabėt, iranianėt, grekėt, serbėt, bullgarėt etj. Nė mėnyrė tė pavetėdijshme, sa elegante, aq edhe brutale, ai e suspendoi identitetin shqiptar, qė me aq sakrifica ėshtė mbrojtur gjatė furtunave historike.

Trajtimi i shqiptarėve si akraba tė turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale pėr interesat e shqiptarėve gjatė sundimit osman, veēmas gjatė shpėrbėrjes sė kėsaj perandorie. Tashmė ėshtė vėrtetuar katėrcipėrisht se mos trajtimi i shqiptarėve si popull lė pasoja tė rėnda, jo vetėm nė fushėn politike, nė kohėn kur formoheshin shtetet ballkanike, por edhe nė fushėn arsimore, kur autoritetet osmane ndalonin hapjen e shkollave shqipe duke orientuar shqiptarėt qė tė edukohen nė shkollat greke, apo sllave.

Meqė kohėt e fundit bėri bujė kėrkesa e kryeministrit shqiptar Berisha pėr rishikim tė historisė, e shoh tė udhės ta pėrqendroj vėmendjen e analistėve, pėr pasojat e marrėveshjeve, kryesisht turko-ruse (sllave) pėr interesin e shqiptarėve, apo tė myslimanėve tė asaj kohe. Pas njė vargu humbjesh tė betejave me rusėt, Perandoria Osmane ua jepte tė drejtėn pėr autonomi sllavėve qė kishte njė klauzolė tė veēantė qė shpjegon shkakun e shpėrnguljes sė shqiptarėve nė Turqinė e sotme. Kur iu dha autonomia serbėve, njėherėsh u ndalua e drejta e myslimanėve qė tė jetojnė nė kėtė shtet tė krishterė. Kjo klauzolė shpjegon pastrimin gradual etnik shqiptar nga zonat e pushtuara nga serbėt, fillimisht nga pashallėku i Beogradit, pastaj, me zgjerimin e territorit serb nė jug nga rrethi i Nishit, dhe pėrfundimisht nga Kosova dhe Maqedonia, natyrisht edhe tė boshnjakėve nga Bosnja, Sanxhaku etj. Kėtė parim, prijėsi legjendar i Turqisė moderne Kemal Ataturku e shndėrroi nė parim obligues: nė Turqi ka vetėm turq dhe jashtė Turqisė nuk ka turq. Mirėpo, zhvillimet historike treguan se ky pohim nuk ishte i saktė, por pėrkundrazi nė Turqi paska shumė jo turq, si dhe jashtė Turqisė shumė turq.

Shpėrngulja e shqiptarėve nė Turqi, vėshtirėsitė nė krijimin e shtetit shqiptar dhe cungimi i tij ishte pasojė e mohimit tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve.

Ideologėt turq tė kėtij klasifikimi ishin logjikisht dhe moralisht koherent. Duke na trajtuar si akraba tė turqve, ata nuk shihnin asgjė tė keqe nga shpėrngulja jonė nė Turqi, meqė pas humbjes sė luftėrave nė Rumeli pėr ta ishte e natyrshme qė popullin e vet ta tėrhiqte nė shtetin ku ata qeverisnin. Kulmi i kėtij parimi, qė lejonte pastrimin etnik, u arrit nė Marrėveshjen e Lozanės, kur Turqia dhe Greqia u pajtuan qė tė kėmbejnė popullatėn greke nga Turqia Perėndimore dhe popullatėn turke apo myslimane, rrjedhimisht edhe tė ēamėve nga Greqia nė Turqi. Marrėveshje tė kėtilla Turqia bėri edhe me Jugosllavinė e parė, por edhe me atė tė Titos pėr shpėrnguljen e shqiptarėve dhe boshnjakėve nga trojet e tyre etnike. Pra, pėrfaqėsuesit e "popullit vėlla turk" duke na trajtuar si akraba u pajtuan, madje dhe hartuan projektin pėr spastrimin e Rumelisė, tė Gadishullit Ilirik nga popullata autoktone, tė islamizuar nga vetė ata. Kjo mendėsi ndikoi nė dobėsimin politik, ekonomik, ushtarak dhe demografik tė popullit shqiptar, kėshtu qė sot e kėsaj dite i ndiejmė pasojat e kėtyre vlerėsimeve tė gabueshme.

Kėto paragjykime dhe botėkuptimet perandorake turke, me apo pa vetėdije, lėnė pasoja negative pėr interesin shqiptar, madje edhe nė kontekstin aktual ku vendoset pėrfundimisht fati i kombit shqiptar. Nė Kosovė kontributin e vet pėr vendosjen e paqes e jep edhe kontingjenti i ushtarėve turq. Shqiptarėt ndiejnė obligimin qė tė falėnderohen pėr impenjimet e tyre pėr vendosjen e rendit dhe tė sigurisė, por e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė pėrpjekjet e tyre pėr turqizim, asimilim tė popullatės myslimane sllavisht-folėse, apo shqip-folėse. Me kėtė politikė, ata mund tė arrijnė vetėm njė objektiv: zvogėlimin e pėrqindjes vetėm tė popullatės shqiptare, qė nė parim nuk do tė ishte nė favor tė "popullit vėlla turk".

Njė popull qė nuk arrin t'i zbėrthejė paragjykimet e veta, po ashtu nuk do tė arrijė t'i kuptojė gabimet dhe pėrsėritjen e tyre. Gabimet e tilla ndikojnė qė tė mos pėrkufizohet qartė dhe pėrfundimisht identiteti kombėtar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara