HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bukuria e vargut nė poezinė e Jeton Kelmendit

-- nga Dr. Xhavit Aliēkaj

Jeton Kelmendi - Ku shkojnė ardhjet Ka do kohė qė nė poezinė shqipe doli para lexuesve njė zė i bukur i poezisė. Dhe u lexua e u pėlqye. Vepra e parė nuk ishte e rastit, njė zbrazje ndjenjash e njė tė riu qė do tė thotė krejt ēka ka e ēka ndien. Veprat e tjera na bindėn se po shkruan njė dorė e sigurt e poetit qė poezinė e do, e njeh dhe di ta shkruajė.

Shkruante pak mė ndryshe se bashkėkohėsit, e gjithsesi ndryshe nga moshatarėt. Natyra i ka dhuruar talentin e rrethi poetik frymėzimin. Dhe kishte kė ta marrė model tė ēmuar prej poeti, tė madhin Azem Shkreli. E ky ėshtė poeti i poezisė intelektuale dhe shumė domethėnėse, qė, pavarėsisht nga modelet letrare qė kishte lexuar, do ta gjejė rrugėn e vet poetike me tema e forma dhe me shprehje e stil tė veēantė. Ky ėshtė Jeton Kelmendi.

Kur e mora kėtė pėrmbledhje poezish nga Bruxeli i largėt mendova pak mė gjatė pėr njė titull tė bukur tė kėtij shkrimi tė rastit, kur nė mesin e veprės, nė zemėr tė vargjeve, njė varg i bukur e i pėlqyer sikur mė thotė vėnia titullin "Bukuri e vargut". Ē'bukuri e vashės/ Ē'bukuri e vargut/ Lumė bukuria pėr to. (Bukuria e bukurive). E ku ka himn mė tė bukur pėr poezinė se kėto vargje? Vėrtet bukur. Nė zemėr tė poezisė qėndron e bukura artistike si kategori estetike. Nė tė njėjtėn paralele qėndrojnė dashuria e poezia. Nė piedestalin shpirtėror tė poetit.

Duke i lexuar poezitė e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive tė shkruara edhe mė parė, si ato nga e kaluara historike, nga pėrditshmėria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymėzohen edhe poetė tė tjerė, por mėnyra se si poetizon, se si i artikulon ky, ėshtė krejt personale. Unė kėshtu e kuptoj poezinė e tij, qė ėshtė njė prej formave tė mundshme tė leximit e tė interpretimit.

Preokupimi i parė ėshtė atdheu (Ilirishte), dhe e kaluara e largėt qė gati kohėsisht duket e pamatur: Njėqind e njė mijė vjet/ Mendim i ndritur/ Je/ Dhe kurrė/ Kush me t'matė s'ka mundur. Kėto vargje komunikojnė me tė kaluarėn e lashtė dhe me mendėsinė shqiptare, qė si tė tilla i zėvendėsojnė qindra faqe historie. Poeti Jeton Kelmendi mpleks nė njė dėshirat e veta me tė atdheut, pritjet e gjata dhe shpresat e pashuara pėr njė ditė. Dhe vargu "do tė vijė dita ime" ėshtė njė metaforė e bukur dhe e qėlluar. Por duke parė se ē'po ndodh, se nuk jemi pėrherė ata qė duhet tė jemi, shpirti i poetit shqetėsohet dhe me njė shprehje ironike zbrazet duke thenė "Nė pikė tė hallit ajo ditė".

Nė ndonjė poezi ma pėrkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur ėshtė fjala pėr kujdesin, respektin e maturinė e fjalės sė shkruar: Edhe ky kėrkon pedantėrinė e fjalės e tė mendimit, me njė qėndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i qėlluar krijojnė art, krijojnė poezi, krijojnė tė bukurėn estetike: Prandaj/ Zonja fjalė je e bukur/ Kur zotėri mendimi/ Ta japė bukurinė. E nė momente kur nuk ka ēka thotė e preferon heshtjen si veēori etike tė tė urtėve, ndonėse herė-herė fjala ia kapėrcen heshtjen!

Duke e shoqėruar fatin e vet me tė atdheut, ndonjėherė i shfaqet ndjenja e pasigurisė pėr tė ardhmen: Ėndrrės sime/ Dhe zhgjėndrrės tėnde (sate – Xh.A.)/ Atdhe/ Nuk i dihet. Kėshtu vargjet krijojnė dhembje personale, situate tė ndjeshme e tė pėrjetuara, nėpėr to sillen mesazhe kujdesi e maturie pėr tė ardhmen. Prandaj hasim pėrafrime nė shenja autobiografike me ato biografike tė atdheut. Pėr fund tė kėtij shkrimi tė shkurtėr mund tė themi se vargjet e bukura ia plotėsojnė njė zbraztėsi tė jetės. Me to e mbulon dashurinė ndaj atdheut, ndaj vashės dhe ndaj jetės. Kėtu e ka burimin e tėrė bukuria e poezisė. Bukuria e bukurive.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara