HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


11 SHTATORI '01 NĖ PĖRJETIMET E NJĖ SHQIPTARI

-- nga Skifter Kėlliēi, Boston


Skifter Kėlliēi Mbresa, fakte, gjykime rreth njėrės prej tragjedive mė tė mėdha nė botė nė kėtė fillimshekulli

Atė tė martė tė zezė tė 11 shtatorit…

Sapo isha kthyer nga njė shetitje qė bėja jo rrallė nė brigjet ranore tė Atllantikut qė lag edhe qytetin North Kuinci, shumė pranė Bostonit, ku jetoj edhe tani, e po bėhesha gati sė bashku me gruan time, Natasha, tė niseshim nė Aeroporti Ndėrkombėtar "Logan", ku punonim prej thuajse dy vitesh.
Ishte njė mėngjes i kthjelltė dhe i ngrohtė, ashtu sic janė shpesh tė tilla mėngjeset e para tė shtatorit nė rrethinat bregdetare tė Bostonit, qė mė sillte ndėrmėnd plot mall kėtė muaj gjatė tė cilit kisha kaluar prej vitesh sa e sa pushime nė plazhet e Durrėsit, Sarandės, a Dhėrmiut.

Dha ja,sapo u futa nė apartamentin ku banoja, mbeta i tmerruar, kur nga ekrani i televizorit pashė se nga njėra prej kullave binjake tė Nju Jorkut po dilnin flakė, ndėrsa shtėllunga tymi tė zi ngriheshin nė qiellin e kaltėrt. Zėri i dridhur i njė telekomentatori tė CNN-sė,kumtonte se njė avion kishte goditur kėtė kullė.
Si, mos ndoshta gabimisht?Po si ishte e mundur qė piloti tė kishte bėrė njė lajthitje tė tillė, kur qielli ishte kaq i dėlirė e dielli blatonte njė dritė tė pruaruar?Dhe kur unė hamendėsoja kėshtu, njė tjetė avion goditi kullėn e dytė binjake. Ora shėnonte tė cast 9.03.

Atėherė, jo vetėm pėr telekomentatorin,por edhe pėr kėdo qė po ndiqte ato caste programet e CNN-sė, u bė e qartė se nė kėto dy raste nuk ishte fjala pėr lajthitje, por pėr sulme terroriste.Po kush i bėnte kėto sulme, nė emėr tė kujt i bėnte?Mirėpo, nuk patėm kohė tė mendonim mė gjatė, sepse telekomentatori mė pas kumtoi se tė dy avionėt, tė shndėrruar nė predha,Amerikan Eir Flljat 11 dhe Junaited Fllajt 175, ishin nisur nga Aeroporti… Logan i Bostonit, ku pas disa orėsh do tė fillonim tė punonim edhe unė me time shoqe!Mė saktė,nė terminalin A, security officier,( punonjės sigurimi) tė njė kompanie qė ishte ngarkuar tė ruante dhe kontrollonte kalimin e udhėtarėve nga pika e kontrollit,(chek point), nė avionė.
Kjo ndodhte atė tė martė tė 11 shtatorit tė vitit 2001.Njė e martė njemėnd e zezė!...

Nuk kaloi shumė kohė, kur telefoni zuri tė tingėllonte pa reshtur.Na telefononin jo vetem nga qytete tė tjera amerikane ,por edhe nga Shqipėria.Tė tėrė kishin ndjekur me televizor pamjet qė vini nga dy kullat e Nju Jorkut, tė tėrė donin tė dinin se mos kishim pėsuar edhe ne ndonjė fatkeqėsi,ashtu si ata tė mjerė qė ishin ndodhur nė avionėt, tė cilėt kishin goditur tė dy kullat qė tashmė po pėrpiheshin nga gjuhėrat e mėnxyrshme tė flakėve.Dhe,natyrisht, tė afėrm,shokė miq,gėzoheshin qė ne nuk kishim pėsuar gjė.

Por tė kėqiat nuk kishin ende tė sosur…
Mė pas, po nga lajmet qė pasonin njera- tjetrėn nė televizor, mėsuam se njė avion tjetėr, i nisur nga Nju Xhersi, kishte goditur Pentagonin,pra, Ministrinė e Mbrojtjes sė SHBA-s, qė ndodhet nė Uashington.
Dhe, oh,sa tmerr!Kulla qė ishte goditur pas sė parės,ashtu si tė ishte gėrryer nga brenda,zuri tė pėrpihej nė vetevete nė sytė tanė,duke lėshuar tashmė re tė murrme tymi,pastaj zjarri e zhurmė shpėrthimesh tė llahtarshme.
Nė ato caste s'di as vetė sesi m'u ndėrmendėn ato pamje rėqethėse qė kisha parė vite tė shkuara nė njė emision tė RAI-t,pastaj edhe tė RTVSH-sė, tė cilat paraqitnin rėnien dhe djegjen e ballonit gjerman "Hindenburg".

I nisur tėrė madhėshti nga Frankfurti, mė 6 maj tė vitit 1937, pasi kishte pėrshkuar Atlantikun, ai, duke u ulur nė aeroportin e Nju Jorkut i ndjekur nga sytė e mijėra shikuesve, befas kishte shpėrthyer nė flakė. Atėherė, udhėtarėt e gjorė, njė pjesė e tė cilėve me fytyra e gjymtyrė tė djegura, duke parė se nuk kishin asnjė rrugė shpėtimi, ishin hedhur nga balloni. Nga 98 udhėtarėt, qė ndodheshin brenda tij, 34 prej tyre kishin gjetur vdekjen.
Atėbotė, Herbert Herrisoni, komentatori i Radio Cikagos, qė po pėrshkruante kėtė pamje, pėr tė mbetur nė histori, ishte shkrehur nė lot dhe i mbytur nga gulēimet, midis tė tjerash, kishte shqiptuar: "Kjo ėshtė mė e tmerrshmja, nga mė tė tmerrshmet katastrofa nė botė!...".

Por, ē'do tė tė kishte shqiptuar kėto ēaste, kur tė shihte njė kullė, mė shumė se 300 metra tė lartė, tė gėlltitej nė pak sekonda brenda vetės sė saj e, bashkė mė tė, tė varroseshin tė gjallė, jo mė 34 vetė, por me qindra e qindra, pa pėrmendur tė tjerė nė kullėn e dytė e sa e sa viktima qė ndodheshin nėpėr avionė?
Me frymėn tė mbajtur pezull nga ankthi qė na kishte pushtuar, mėsuam pastaj se njė pjesė e Pentagonit, e goditur nga njė avion i tretė, ishte bėrė shkrumb e hi.
Kur ora nuk kishte arritur 10.30, pamė nga ekrani tė shėmbej edhe kulla e parė. Ashtu si edhe kulla tjetėr… Dhe jo vetėm kaq:
Nga lajmet e mėpasshme, mėsojmė edhe njė lajm tjetėr; njė avion i katėrt ėshtė rrėzuar nė Pensilvani. Katėr sulme me avionė,katėr atentate terroriste. Kuptojmė se kjo katastrofė ėshtė pasojė e njė plani djallėzor, i pėrgatitur imtėsisht deri nė detajin mė tė vogėl.

Tejet tė tronditur, dalim nga shtėpia dhe pa e kuptuar as vetė, arrijmė nė aeroportin Ndėrkombėtar Logan.
Tė tėrė terminalet e Loganit, pra, tė hyrjeve nga ku udhėtarėt kalojnė, pėr t'u futur nėpėr avionėt qė i shpien jo vetėm nė aeroportet e Amerikės, por edhe tė vendeve tė ndryshme tė botės, janė tė shkreta.Nuk shohim, si zakonisht, mė burra, gra me fėmijė e canta e valixhe nėpėr duar, qė rrinė e presin nėpėr kafene duke biseduar gjallėrisht me njeri-tjetrin.
Vendin e tyre e kanė zėnė policė, ushtarė tė armatosur me automatikė, me qenėr ujq pranė, qė skėrmiten egėrsisht, agjentė tė FBI-sė, qė shquhen qartė, se i kanė kėto shkronja tė shkruara nė pjesėn e prapme tė zhaketave tė shkurtėra blu, qė do tė thonė: Federal Buro Investigation, pra, Byroja Federale e Investigimit, e cila ka si qėllim tė mbrojė Amerikėn nga terrorizmi, krimi, korrupsioni…
Nuk i kishim parė herė tė tjera tė vinin kėshtu kaq hapur, me fytyra kaq tė murrėtyera, ku shprehet dhėmbje,zymtėsi,ashtu sic shprehin edhe fytyrat e kujtdo nė aeroport.Edhe fytyrat tona.Eshtė e natyrshme:kanė humbur jetė njėrėzish, numrin e tė cilėve ende nuk e dimė: nė katėr avionėt qė fluturuan nga Bostoni Uashingtoni dhe Nju Xhersi dhe godiy tėn kullat binjake pentagonin,kurse i fundit u rėzua nė Pensilvani,pa u ditur ende se cfarė objekti do tė godiste…

Si u shkaktua kjo tragjedi?

Sapo u futėm nė terminalin A, ku punonim, shokėt tanė, amerikanė dhe tė kombėsive tė tjera, qė kishin mbaruar ndėrresėn e parė,pra, nė orėn 13.00, na shpjeguan menjėherė se tashmė ishtė bėrė e qartė qė atentatet ishin kryer nga terroristė fondametalistė islamikė, tė cilėt kishin kaluar nė terminalin B, qė nuk ndodhej larg terminalit ku punonim ne.
Pėrderisa ishin anuluar tė tėra fluturimet, ne nuk kishim punė. Qėndronim nė pikėn tonė tė kontrolit vetėm pėr tė kontrolluar ata punonjės tė aeroportit, tė cilėt kalonin nė kėtė pikė e futeshin nė mjediset e brendshme pėr punė tė ndryshme sipas specialiteteve tė tyre. Edhe fytyrat e tyre shprehnin dhėmbje, edhe ata si e flitnin me zė tė ulėt.
Pėr tė ditur mė shumė hollėsi, nuk desha tė pyesja manaxherin tim, por nxitova nė terminalin B. Edhe atje kishte shqiptarė qė punonin ashtu si unė nė pikat e kontrollit tė kėtij terminali.
Dhe ishte njeri prej tyre qė mė shpjegoi mė me hollėsi se c'kishte ndodhur. Nga listat e udhėtarėve dhe regjistrimi i kamerave tė fshehta nė pikat e kontrollit, tashmė ishte bėrė e qartė se nė dy pikat e kontrollit tė kėtij terminali, kishin kaluar terroristėt arabė qė duhej tė kishin rrėmbyer dy avionėt e parė. Pastaj duhej t'i kishin drejtuar ata kundėr kullave binjake tė Nju Jorkut,duke shkaktuar shėmbjen, shkatėrimin e tyre dhe vdekjen mizore tė udhėtarėve nė avionė dhe punonjėsve tė kėtyre kullave.

Ky ishte pėrfundimi nė tė cilin specialistėt e FBI-sė kishin arritur deri ato caste, pra, jo mė shumė sė katėr orė pas atentateve terroriste.
Po si kishin arritur t'i rrėmbenin dy avionėt?Cfarė mjetesh kishin pėrdorur, kur dihej se sipas rregullores, nė pikėn e kontrollit nuk lejoheshin tė kalonin jo mė armė tė nxehta, por as armė tė ftohta, (thika, a brisqe tė pėrmasave tė mėdha). Mos ndoshta shokėt tanė ishin treguar kaq tė pavemendshėm dhe kishin lėnė tė kalonin nė ekran armė tė tilla? Edhe ky rast nuk pėrjashtohej. Por kėtu ishte fjala pėr katėr grupe terroristėsh tė vendosur nė tė katėr avionėt-predha!

E vetmja mundėsi ishte qė terroristėt tė kishin kaluar nga pika e kontrollitt me brisqe tė vogla. Mė saktė, me brisqe mė tė vogla se fotodokumenti qė ėshtė i detyruar tė mbajė nė gjoks, ose nė krah, cdo punonjės i aeroportit, ose i cdo institucioni tė rėndėsishėm kėtu nė Amerikė e nė vende tė tjera, duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė.
Sidoqoftė, nė ato caste tė ankthshme,duke qėndruar para brenda pikės sė kontrollit, pėrfytyroja se si kishin kaluar aty terroristėt.Kishin lėnė nė rripin pėrcues cantat, ose bagazhet e tjera,rripat e brezit, tė cilat duhej tė kalonin nėpėr ekran, kishin lėnė cdo send metalike, (celėsa,brisqe,gėrshėrė,tė holla…),tė nxjerra nga xhepat, pėr t'i lėnė nė njė enė tė vogėl, tė quajtur kontenier, dhe kishin kaluar nėpėr atė qė quhet derė.Na rast se ajo do tė kishte lėshuar njė tingull tė mprehtė pak a shumė "bip",sic e quajnė amerikanėt, ata do tė ishin prapėsuar.Do tė kishin nxjerrė atėherė edhe ndonjė send tjetėr metalik tė harruar prapė nėpėr xhepa dhe pasi duke kaluar dera, nuk do tė ishte dėgjur sėrishmi tingulli nė fjalė, do tė kishin bėrė pėrpara.

Atėherė,punonjėsi i sekjuritisė,pra tė sigurimit, do tė kishte marrė sipas rregullores briskun e lėnė nė enė, do ta kishte matur me fotodokmentin e tij,gjatėsia e tė cilit nuk i kalon 9 centimetrat dhe me njė buzėqeshje tė mirakandsme,do t'i kishte thėnė "You all set" pra:" Ju jeni nė rregull".
Kėshtu do tė kishte ndodhur edhe me udhėtarėt e tjerė terroristė.Edhe ata kishin marrė nga enėt brisqet e tyre,kishin pėrshkuar mjediset e mėdha tė pjesės sė brendshme tė terminalit B,pėr t'u futur pastaj nėpėr avionėt qė kemi pėrmendur, me tė cilėt nė oren 8.00, njeri pas tjetrit ishin nisur pėr nė Los Enxheles.
Pastaj,me kėto brisqe kishin kėrcėnuar ekipazhin,kishin shtėnė nė dorė avionėt, i kishin drejtuar nga kullat, duke kryer kėshtu njė nga tragjeditė mė tė mėdha tė kėtij fillimshekulli.

Po thua vetėm duke pėrdorur kėta brisqe tė vegjėl,tehu i tė cilave, pa dorezė, nuk i kalonte tė pesė centimetrat, kishin arritur tė mposhtnin ekipazhin,duke pėrfshirė edhe pilotėt?
Ato caste pėrfytyrimi im nuk arrinte tė krijonte ndonjė variant tjetėr. Aq mė tepėr, qė edhe nga lajmet qė vazhdonin te jepeshin nga stacionet televizive, nuk po pėrcaktoheshin shkaqet e vėrteta tė kėsaj tragjedie.Por ajo qė dihej saktė, ishte se punonjėsit e sigurimit nė pikėn e kontrollit, pranonin se kishin lėnė tė kalonin, si edhe herė e tjera, udhėtarė me brisqe mė tė vogla se pėrmasat e fotodokumentit tė tyre, pra, se kishin zbatuar me saktėtsi rregulloren qė ishte pėrpiluar nga FAA-ja,(Federal Aviaton Administration,-Administrata Federale e Aviacionit), qė ka pė detyrė tė ruajė, tė kontrollojė dhe tė administrojė cdo sektor tė aeroporteve nė Amėrikė.

Edhe sikur terroristė tė tillė tė kishin kaluar aty ku punoja,pra,nė pikat e kontrollit tė terminalit A, unė kėshtu do tė kisha vepruar.Nuk do tė kisha bėrė gjė tjetėr, vecse,si shokėt, do tė kisha zbatuar rregulloren e FAA-sė.
Mirėpo ja c'kishte ndodhur. Terroristėt kishin pėrfituar nga kjo "licencė" qė u dhuronte rregullorja dhe, pa ngurrimin mė tė vogėl,pa qenė nevoja, pra, tė futeshin nė territorin e brendshėmtė aeroportit me revolverė, a thika, tė cilat mund t'i kalonin vetėm po tė pėrfitonin nga syleshėria e punonjėsve ne ekran, kishin hyrė qetėsisht nė pikėn e kontrollit. Si pasojė, pėrgjegjėsia binte tėrėsisht mbi FAA-nė.Do tė ishte mjaftuar qė punonjėsit e saj tė na urdhėronin qė cdo brisk, sado i vogėl qė tė ishte, tė mos lejohej tė kalonte nė pikėn e kontrollit dhe dhe kjo tragjedi nuk do tė kishte ndodhur kurrėn e kurrės.

Tė them tė drejtėn, neve, qė punonim nė pikat e kontrollit tė terminaleve A,B,C,E,tė aeroportit Logan tė Bostonit, na bėnte pėrshtypje se si pėr hir tė kėsaj rregulloreje, ishim tė detyruar tė linim tė kalonim qė atje udhėtarė qė mbanin brisqe, vėrtet brenda pėrmasave qė pėrmenda pak mė sipėr, por edhe tė dhėmbėzuar, tė cilėt ishin njėmend po aq tė rrezikshėm sa edhe thikat.
Por njė ditė, gruas sime,Natashės,qė ishte mbikėqyrėse,(supervisor,nė anglisht), nuk iu durua, kur pa njė brisk tė tillė dhe vajti e bisedoi mė manaxheren, njė grua amerikane shumė e arsyeshme.I tregoi briskun qė i pėrkiste njė udhėtari, gjithashtu,amerikan.

Ajo e kėqyri me vemendje briskun, pohoi se vertet ai ishte armė e rrezikshme,por edhe shtoi me njė nėnqeshje tė hidhur:"Pėrderisa ka pėrmasat qė lejon rregullorja e FFA-sė,ne duhet qė ta lemė udhėtarin tė kalojmė sė bashku me tė." Mjerisht, ne nuk i njihnim personalisht inspektorėt e FAA-sė.Dhe kjo,sepse ata ndaleshin vetem kur na bėnin teste,pra, kur, paraqiteshin nė pikat e kontrollit kinse si udhėtarė, me canta,brenda tė cilave kishin futur armė mėsimore, (revolverė, bomba, thika, detonatorė), pėr tė cilat do tė bėj fjalė mė pas. Nė rast se ndonjeri prej nesh, qė punonte nė ekran,duke mos pasur vėmendjen e duhur, i lejonte tė kalonin kėto "armė", atėherė inspektori tregonte distingtivin e tij dhe, gjithnjė sipas rregullores sė FAA-sė,kishte tė drejtė madje edhe ta pushonte atė nga puna,pėr mungėse vėmendjeje.

Nė rast tė kundėrt,pra, kur punonjėsi para ekranit arrinte tė dallonte ndonjė nga "armėt" e mėsipėrme, atėherė, inspektori, duke treguar gjithnjė distingtivin e tij, e pėrgėzonte atė. Jo vetėm kaq, por kompania jonė e sigurimit qė mbulonte pikat e kontrollit, ose kompanitė ajrore, e shpėrblenin atė me 25 $. Edha mua mė ka rastisur qė tė dalloj armė tė tilla dhe tė shpėrblehem nė kėtė mėnyrė.

Ato orė qė kaluam atė pasditė tė 11 shtatorit 2001 nė aeroport,do tė kisha dashur qė tė shihja ndonjė inspektor tė FAA-sė.Nuk di,por ndoshta do tė kisha marrė guximin qė t'u thoja se nė rregulloren e saj kishte qenė gabim i madh qė ishte lejuar tė kalonin udhėtarė me brisqe tė njė madhėsie mė tė vogėl se fotodokumeti.
Sidoqoftė,sė bashku me Natashėn biseduam me manazheren amerikane, e cila shprehu tė njejtin mendim qė kishim ne.Nuk di nėse ajo e ngriti kėtė problem nė sferat mė tė larta tė Messportit, pra, tė Aerportit tė Mesecjusetsit nė Boston.Nė tė njejten kohė, mendoja se pas kėsaj qė ndodhi, do tė kishte shumė koka turku nga tė FAA-sė. Por ngjarjet e mėpasme nuk pohuan asnjė nga kėto hamendėsimė tė miat dhe tė shokėve tanė.

Zhvillime tė reja…

Ndėrkohė vazhdoja tė rrija ende nė mjediset e Terminalit B dhe pėpiqesha tė pėrfytyroja se si kishin kaluar terroristėt disa orė mė parė nė pikėn e kontrollit.Qė ishin arabė,pėr kėtė nuk kishte pikė dyshimi, sepse nga njoftimet qė dėgjonim nga transmetimet televizive dhe bisedat me eprorėt tanė nė aeroport,qė kishin kontrolluar listat e udhėtarėve nė avionėt qė kishin goditur kullat,ishte vėrtetuar kombėsia e tyre arabe.
Orvatesha tė rikrijoja ato caste kur ata kishin lėnė cantat e tyre nė rripin pėrcues tė ekranit, si kishin lėnė pastaj sendet metalike, pra, celėsat, tė hollat dhe…brisqet, si punonjėsit e sigurimit tė terminalit B, duke i matur ato me fotodokumentet e tyre, i kishin lėnė tė kalonin dhe ata qetėsisht ishin futur pastaj nėpėr avionė.

Them qetėsisht, sepse askush nga ne,qoftė edhe unė, po tė isha ndodhur aty,kėshtu do tė kisha vepruar,pavarėsisht se ndonjė herė kisha bėrė shaka me udhėtarė,qė kishin pasur brisqe tė tilla,duke u thėnė se ato ishin shumė tė mprehta dhe ndonjėri prej tyre mė ishte pėrgjigjur se e pėrdorte atė pėr tė therur peshq,kur shkonte pėr gjueti.
Dhe i zhytur nė pėrsijatje tė tilla, komentatorė nga ekrani televiziv,zunė tė jepnin hollėi tė reja, qė plotėsonin edhe mė mirė kuadrin e kėtyre ngarjeve tragjike,tė cilat po i paraqes mė poshtė sipas renditjes kohore:
8.45-Avioni Amerikan Fllajt 11,i nisur nga Bostoni, godet kullėn e veriut,(tė parėn), nė Nju Jork;
9.03-Avioni Junaited Eirllajns Fllajt 175,edhe ky i nisur nga Bostoni, godet kullėn e jugut,( tė dytėn);
9.17-FAA-ja mbyll aeroportin e Nju Jorkut;
9.40-FAA-ja,pėr herė tė parė nė historinė e Amerikės mbyll tėrė aeroportet;
9.43-Avioni Amerikan Eir Fllajt 77,i nisur nga Nju Xhersi, godet Pentagonin;
9.45-Boshatiset Shtėpia e Bardhė. Presidenti Bush flet nė TV nga Florida, ku ndodhet pėr vizitė pune;
10.05-Bie Kulla e Jugut;
10.10-Bie njė pjesė e godinave tė Pentagonit;
10.12-Avioni Junaited Eirllajn Fllajt 93,i nisur nga Uashingtoni, rrėzohet nė Samerset Cauntri,nė afėrsi tė Pitsburg,(Pensilvani);
10.28-Bie Kulla e Veriut;
10.45-Zbrazen tė gjitha godinat zyrtare tė Uashigtonit.

Tė gjitha kėto kishin ndodhur brenda dy orėsh,dhe kishin tronditur tmerrėsisht Amerikėn.Ajo tashmė ishte pėrgjunjur nga goditje tė tilla kaq tė befasishme dhe mizore.Do tė pėrgjunjej edhe mė shumė, kur tė mėsohej numri i saktė i viktimave, tė cilat deri atėherė ishin me qindra e qindra dhe do tė arrinin nė mijėra.
Qė e tėra kjo ishte vepėr e Osama Bin Ladenit,pėr kėtė cilido nuk kishte mė tė voglin ngurrim.Por,sidoqoftė,cdo hamendėsim, a dyshim tjetėr, u shua, kur ky kriminal gjakėsor,pohoi nė njė radiokasetė tė dhėnė rrjetit radioteleviziv Al Xhazira dhe pas disa ditėsh para kamerave tė po kėtij rrjeti duke buqėqeshur skėrmitshėm,se atentatet e kryera me anė tė katėr avionėve,ishin drejtuar nga ai vetė,ndaj po i jepte kėto lajme tė mira tėrė botės.
Shfaqej kėshtu pėrsėri hija e pėrbindshme e fondamentalizmit islam, qė pasi ishte ngritur kėrcėnueshėm mbi vende tė tjera tė botės, kishte pėrfshirė pas njė heshtjeje tė gjatė Amerikėn,dhe pėrėsri nė kullat binjake,ashtu sic do tė shohim vite mė parė, por kėtė radhė me pėrmasa apoliktike.

Cili ėshtė Osama Bin Ladeni?

Lindur mė 1957 nė Arabinė Saudite nė njė familje tė pasur,mė 1979 pėrfundon fakultetin e inxhinierisė sė Universitetit tė Riadit.Mė 1980,i pushtuar nga urrejtja kundėr trupave sovjetike qė kanė pushtuar Afganistanin,renditet krahas forcave atdhetare afgane,tė cilat mbėshteten edhe nga SHBA-ja.Dhe, pėr ironi tė fatit, janė amerikanėt ata qė e ndihmojnė qė tė vendoset atje.
Pastaj, kthehet pėrsėri nė Arabinė Saudite dhe fillon tė punojė pėr kompaninė "Said Bin Laden Grup", tė krijuar prej tij.Bashkohet me forcat qė ngrihen kundė regjimit monarkist, tė cilat janė aleate tė Amerikės.Si pasojė,dėbohet qė andej. Atėherė lėshon kushtrimin "fatah", me tė cilėn u bėn thirrje tėrė myslimanė qė tė tė luftojnė dhe t'i asgjėsojnė amerikanėt, ushtarakė, a civilė, kudo qė tė ndodhen.

Nė tė njejtėn, kohė shpall botėrisht dhe arsyet e luftės sė tij kundėr Amerikės:
-Mbėshtetje e saj ushtarake dhe ekonomike qė i jep Izraelit dhe regjimit tė tij kundėr Palestinės;
-Ngritja e bazave ushtarake nė vende tė Gadishullit Arabik, duke dhunuar kėshtu tokat e Shenjta islame dhe diktati i saj ndaj shteteve tė kėtij gadishulli;
-Rrėmbimi i pasurive vajgurore tė kėtyre vendeve;
-Agresioni kundėr Irakut.
Dy nga aksionet mė tė rėndėsishme terroriste te drejtuara prej tij para vitit 2001:
-Nė tetor tė vitit 1993, 18 ushtarė amerikanė qė ndodhen nė Mogadisho,(Somali),vriten nga forca terroriste islamike.
-Nė gusht tė viti 1998 hidhet nė erė ambasada amerikane nė Nairobi,(Kenia) dhe Dar El Salam,(Tanzani),ku humbin jetėn qindra njerėz tė pafajshėm,amerikanė dhe vendas.

Por urrejtja e besimtarėve islamikė kundėr krishtėrimit ka nisur qė nė periudha historike mė tė lashta, me kryqzatat, (1096-1270). Sic dihet, kryqzatat ishin ekspedita ushtarake dhe koloniale tė feudalėve tė vendeve tė Evropės Perendimore,tė mbėshtetur nga kleri katolik roman dhe franko-gjerman, si dhe nga shtresat e pasura tė borgjezisė qė po lindte nė ato vende,pėr tė pushtuar hapėsira tė reja nė Lindje.
Shkak pėr tė nisur kryqzatat, ishte pushtimi i Jeruzalemit,qytet i shenjtė edhe pėr tė krishterėt,nga pushtuesit turq, mė 1070. Por mizoritė e kryera nga kryqtarėt nė viset arabė gjatė kryqzatave,qė zgjatėn pėr rreth dyqind vjetė, vrasjet, plackitjet, pėrdhunimet, lanė pėrshtypje shumė tė kėqia te banorėt e ketyre vendeve myslimane dhe krijuan tek ata urrejtje,qė u pėrcua shekuj pas shekujsh deri nė ditėt tona.Ja pėrse Perendimi personifikon Satanain te besimtarėt fondamentalistė, ose fanatikėt islamė.

Tė kthehemi pėrsėri te Osama Bin Ladeni.Pasi ėshtė endur nė vende tė ndryshme afrikane,ai,gjithnjė,pėr qėllime terrroriste,nga fundi i viteve '90 vendoset pėrfundimisht nė Afganistan.Ne thellėsi tė viseve tė fshehta tė kėtij vendi shumė tė madh, rrėzė pyjesh,malesh,gėrxhesh,pėr t'iu shmangur bombardimeve ajrore, sic kishte ndodhur mė 1999,kur me urdhėr te ish-presidentit Klinton,u goditėn disa pika strategjike tė ngritura prej tij, ndėrton kampe ushtarake pėr stėrvitjen e luftėtarėve fondamentalistė islamė, qė vinė atje nga vende tė ndryshme tė botės.

Bin Ladeni krijon kėshtu grupe ushtatarake terroriste tė Al Khaedės, (forca tė kundėrveprimit tė shpejtė),tė pėrbėra nga njerėz qė u pėrkasin shumė kombėsive-arabė,cecenė,pakistanezė,madje edhe evropianė,bashkėpunėtorė tė sė cilės sot veprojnė tė maskuar nė rreth 60 vende tė botės.Nė kėto brigadė bėjnė pjesė edhe talebanė,pjesėtarė tė njė sekti fetar fondamentalist afgan, kryesisht tė rinj,qė njohin vetėm njė libėr,kuranin, tė cilin e mėsojnė pėrmendėsh,pa ia ditur kuptimin.

Kur vite mė parė morėn pėrdhunisht pushtetin nė Afganistan,talebanėt kėrkuan me dhunė tė rrėnonin cdo gjė pėrparimtare, sidomos ndaj grave dhe vajzave, tė cilat nuk duhej tė ndiqnin shkollat,nuk kishin tė drejtė tė bėnin vizita mjekėsore e tė kuroheshin dhe ishin tė detyruara tė mbuloheshin me njė veshje tė zezė,tė quajtur burka,qė i mbulonte nga koha deri te kėmbėt dhe mund ta soditnin botėn nga dy vrima pėr sytė dhe tė flitnin nga njė e carė e kėsaj veshjeje, nga ku mezi dukeshin buzėt.(Cuditėrisht,edhe sot,nė vende tė mėdha dhe tė zhvilluara myslimane, si Arabia Saudite, komiteti olimpik i kėtij vendi,i trysnuar nga tradidat fanatike fetare,u detyra qė tė mos tė pėrfshinte asnjė sportiste femėr nė ekipin e vet qė do tė merrte pjėsė nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit tė kėtij viti. As qeveria,sipas kryetarit olimpik saudit, nuk e gjeti tė mundshem tė nuk ndėrhynte pėr tė zgjidhur kėtė problem).

Duke u kthyer sėrishmi te synimet e Osama Bin Ladenit,ai,pra, arrin tė krijojė, brigada ndėrkombėtare, tė cilat stėrviten cdo ditė nėn njė regjim tė ashpėr spartan.Ato kanė armė tė llojeve tė ndryshme.Dhe nė nė sasi tė mėdha.Pėr t'i blerė ato, ka derdhur miliona dollarė nga pasuria e tij e ruajtur nė shumė banka tė botės, e shumuar edhe nga fitimet qė ka pasur nga bizneset e tij si dhe nga tregtimi i i drogės qė kultivohet nė fushat e Afganistanit,ndėr prodhuesit mė tė mėdhenj tė tij nė botė,fitime tė depozituara nė banka tė ndryshme tė botės,tė cilat pas atentateve terroriste tė 11 shtatorit '01, u ngrinė.

Qėllimi kryesor i Al Kaedės ėshtė Lufta e parreshtur kundėr krishtrimit dhe sionizmit izralelit. Nė tė gjitha frontet,me tė gjitha mėnyrat.
Kur e pėrgatit Bin Ladeni planin djallėzor tė sulmit ndaj kullave binjake nė Nju Jork?
Jemi nė mesin e vitit 1999, kur zė e skicohet ky plan. Synimi, i parė mund tė ketė qenė qė kullat tė goditen nga brenda. Njė plan qė ėshtė zbatuar nė vjeshtė tė vitit 1993, me vendosje bombash qė shpėrthyen nė katet e nėndheshme tė njerės kullė, nė tė cilat, vec dėmeve materiale, pati disa tė vrarė e tė plagosur. Por kėtė radhė Bin Ladeni kėrkon qė atentatet kundėr kullave binjake tė kenė sa mė shumė viktima. Dhe ja qė kėtu, sic zbulohet mė pas, i vjen nė ndihmė njė ndėr bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė: Khalid Mohamed Sheiku, nga Pakistani.

"Jo, kullat do tė goditen me predha",-thotė ai.
Pėr njė cast Bin Ladeni do tė kėtė menduar se miku i tij ėshtė duke lajthitur.
Por me siguri ka hapur sytė me habi dhe admirim,kur ai ka vazhduar:
"Ne, si herė tė tjera, duhet tė rrėmbejmė avionė dhe ata do t'i shndėrrojmė kėshtu nė predha, pėr tė goditur kullat.Dhe jo vetėm ato…".
Kėshtu nga kjo mendje satanike sendėrtohet plani i goditjes sė kullave.Tė ketė sa mė shumė tė vdekur.Nuk ka rėndėsi se janė tė pafajėshėm.Janė amerikanė!...
Natyrisht,qė pėr kryer kėtė akt, duhen zgjedhur njerėz qė tė mėsojmė si tė drejtohen avionėt,t'u sulen kullave dhe kėshtu tė japin jetėn.Tė gjejė tė tillė, Bin Ladeni nuk e ka aspak tė veshtirė.Por duhet tė paktėn qė disa prej tyre tė jenė tė kulturuar dhe, doemos tė dinė anglisht.Edhe tė tillė, natyrisht qė gjenden.

Dhe tė mendosh se vėllai i tij,me nėnė tjetėr,Tareku,qė si tėrė pjesėtarėt e familjes Bin Laden,e kanė mohuar Osamėn,duke e cilėsuar si kriminal bastard,sot njė nga biznesmenėt mė tė mėdhenj nė botė,bėn tė kundėrtėn.Ai nuk rrėnon, por ndėrton.Shembulli mė domethėnės ėshtė projekti qė ka pėrfunduar kohėt e fundit kompania e tij, pėr ngritjen e njė ure gjigande mbi pjesėn jugore tė Detit e Kuq,nė anėn tjetėr tė Kanalit tė Suezit,mė saktėsisht nė ngushticėn Bab El-Mandeb,qė do tė lidhė Xhibutin, me Jemenin,pra,Afrikėn, me Azinė,njė kryevepėr arkitektonike, e gjatė 28 km.Dhe jo me ndihmėn e zotit tė fondamentalistėve, por me 70 miliardė dollarėt tė investuar pėr kėtė qėllim prej tij.

Disa nga autorėt e atentateve tė 11 shtatorit '01

Pėr ata mėsuam qė tė 11 shtatorit nė mbrėmje, ende pa u larguar nga aeroporti.Nga kamerat televizive qė ndodheshin nė pikat e kontrollit dhe tė nesėrmen nga gazetat amerikane, njohėm se cilėt ishin, si dhe hollėsi nga jeta e tyre. Sic,dihet,ata ishin 19,tė shpėrndarė nė tė katėr avionėt, dy nga tė cilėt u nisėn nga Terminali B i aeroportit tė Bostonit. Tė tėrė tė rinj, jo mė shumė se 22-25 vjec.

Ndėr ta mė tėrhoqi vemendjen ai qė mbahej ndėr pėrgjegjėsit e grupit nė avionin e parė,Amerikan Eir Flljat 11, qė kishte goditur kullėn e parė: Muhamed Ata, egjiptian, 22-vjecar, lindur nė Kairo, ku kishte mbaruar universitetin dhe ishte diplomuar per arkitekturė. Qė andej, mė 1999 kishte shkuar nė Hamburg, pėr tė ndjekur njė kurs specializimi, gjithnjė pėr arkitekturė.
Nga fotoja e tij shihja njė fytyrė tė zeshkėt, me nofulla pak tė mėdha, me sy dhe flokė tė prerė fare shkurt, pamje tė qetė, fėminore, madje tė pėrdėllyer. Nga tė dhėnat, mėsohej se Mohamed Ata nuk ishte afruar deri atėherė me rrethet fondamentaliste islamike.Dukej se ai jetonte me ėndrrat e tij tė praruara pėr t'u bėrė arkitekt sa mė i mirė.

Po atėherė, si ndodhi ky shndėrrim kaq i vrrullshėm i tij,cfarė rrethanash ndikuan qė ai, jo vetėm tė shndėrrohej nė njė mysliman fanatik fondamentalist, por edhe tė shkonte nė Afganistan, tė ishte pjesėtar i grupeve ushtarake tė Al Kaedės? Mos ndoshta nė Hamburg u njoh me ndonjė leshverdhė amerikane qė nuk pėrfilli ndenjat e arkitektit tė ri dhe ndodhi kėshtu qė dashuria e tij kthehej nė urrejtje pėr tė dhe pėr amerikanėt?Mos ndoshta gjatė leksioneve, profesorė gjermanė, ose edhe amerikanė, duke shpjeguar me krenari veēoritė e ndėrtimit tė rrokaqiejve qė shtillen nė ajri, trazuan shpirtin e tij tė brishtė,i ndėrmendėn piramidat qė ishin ngritur mijėra vjet mė parė nga stėrgjyshėrit e tij, mjeshtra gjenialė tė arkitekturės antike,kur nė viset ende tė pazbuluara tė Amerikė indigjenėt lėkurėkuq jetonin nė tenda primitive, madje edhe nė shekullin e 19-tė?Mos ndoshta kėshtu edhe atij iu ngjall krenaria pėr ndėrtimet e mėpastajme tė periudhės arabe,qė nga hijeshia nuk bien mė poshtė se mrekullitė e arkitekturės amerikane, a perendimore?Mos ndoshta, pra,kjo krenari i rriti edhe mė shumė nė zemėr urrejtjen pėr Amerikėn dhe vendosi tė ishte pjesė e hakmarrjes kundėr qytetėrimit tė saj? Kėto janė vėrtet hamendėsime,por e verteta ėshtė se djaloshi i qetė,arkitekti Muhamed Ata,shumė shpejt u kthye nė fanatik fodamentalist.

Ja pėrse nė Hamburg njihet me Ramzi Binashbilin, ndėr kokat e grupeve fondamentaliste qė pastaj do tė kryenin aktet terroriste nė Amerikė. Ja pėrse nė fund tė vitit 1999, niset nė Afganistan, ja pėrse fillon atje tė stėrvitet aq ashpėrsisht nė kampet ushtarake;ai, qė me gjishtrinjtė e hollė nazikė hiqte vija mbi kartonėt e bardhė, qė pėrvijonin godina tė bukura, si kullat binjake,tani po me kėta gjishtėrinj mėson pėrdorimin e llojeve tė ndryshme tė armėve,nga thikat e madje edhe brisqet,te armėt e nxehta,eksplozivėt, qė bėjnė tė kundėrtėn e atyre qė ka projektuar nė kartonė tė bardhė: shkaktėrrojnė kulla tė tilla, deri sa arrin nė strese psikologjike, qė ia shtojnė edhe mė shumė besimin dhe forcat nė luftėn e shenjtė,(xhihad), kundėr Perendimit dhe Amerikės.

Dhe atje njihet me Bin Ladenin,i cili i shpalos planin e llahtarshėm qė i ka paraqitur Khalid Sheik Muhamedi,pėr tė cilin folėm pak mė sipėr.Muhamed Ata, si dhe tė tjerė qė do tė njohim mė pas, pranon plot hovėzim shpirtėror tė jetė pjesė e kėtij plani.Kėtė, sipas pohimeve tė gazetės angleze "Taims" e 10 janarit tė vitit 2006, e dėshmon edhe njė videokasetė nė tė cilėn Muhamed Ata shihet pranė Bin Ladenit.Tė dy bisedojnė pėrzeėrsisht, ndėrsa pas tyre vigjėllon,Abu Jandili, njė rojat nga mė besnikė tė tij,i cili, nė rast tė ndonjė sulmi tė papritur, do ta vrasė menjėherė Bin Ladenin, nė mėnyrė qė ai tė mos bjerė nė duart e ndonjė armiku tė beftė qė mund tė jetė diku aty rrotull.

Tė njihemi tani me pjesėtarė tė tjerė tė grupit qė u ndodh nė avionin Amerikan Eir Flljat 11, qė sulmoi kullėn e parė.
-Abdulazim Al Omari, 25 vjec, nga Arabia Saudite, me origjinė fshatare, i martuar. Nė fillim tė viti 2000, braktis pa lajmėruar gruan dhe fėmjėn dyvjecar, shkon nė Afganistan dhe bashkohet me grupet e Al Kaedės.
-Satam Al Sukami, 25 vjec, nga Arabia Saudite, student ne fakultetin e drejtėsissė sė Universitetit Mbretėror nė Riad. I pamartuar.
-Vail Al Shahri, 24 vjec, nga Arabia Saudite, mėsues i kulturės fizike. I pamartuar.
-Valid Al Shahri, vėllai i Vailit, pa profesion, i pamartuar. Tė dy shkojėn nė Afganistan dhe bashkohen atje me forcat ushtarake tė Al Kaedės.

Pak a shumė, tė pėrafėrta janė edhe tė dhėnat jetėshkrimore tė pjesėtarėve tė tri grupeve qė u vendosėn nė avionėt e tjerė.Pra,tė tėrė tė rinj, jo mė shumė se 25 vjec,njė pjesė me arsim tė lartė,tė tjerė fshatarė,pa profesion,por tė tėrė fondamentalistė islamikė,tė vendosur qė tė japin jetėn nė luftėn e shenjtė,xhihad, kundėr Amerikės pėr tė kėqiat qė ajo u ka sjellė vendeve islamike.

Nga veprimet e terroristėve …

Kėshtu,pra,krerėt e terroristė fondamentalistė islamikė,qė pėrmendėm mė sipėr, tė cilėt ngarkohen nga Bin Ladeni tė mėsojmė si tė drejtojnė avionė, nga Afganistani,pas takimesh nė Gjermani dhe Spanjė,nė qershor tė vitit 2000 fluturojnė nė Amerikė, vendosen nė qytetin Venos tė Floridės dhe, duke parapaguar nga 40 mijė dollarė secili regjistrohen nė njė shkollė aviacioni, nė tė cilė pėr disa muaj do tė bėjė nga 260 fluturime.Nė zyrat e CIA-s dhe FBI-sė nuk ka asjė shqetėsimpėr lėvizjet e tyre.Pėr ta,sic do tė shohim mė poshtė,kur tė njihemi me "Memorandumin Feniks", tė rinjtė arabė,me dokumente tė rregullta, janė thjesht njerėz qė duan, si kushdo tjetr,tė mėsojnė si drejtohen avionėt.
Pastaj,pasi kryejnė kurset e pilotimit, terroristėt bėjnė lėvizje tė tjera,nėpėr Evropė, kryesisht nė Spanjė, ku nė gusht tė vitit 2001 kanė takime me Ramzi Binashbilin,njė nga drejuesit kryesorė tė grupeve terroriste.Po afron koha qė ata tė vene nė veprim planin e pėrbindshėm.

10 shtator 2001…
Muhamed Ata dhe Abdulazim Al Omari arrijnė nė Boston dhe qė andej ,pėr tė mos shkaktuar dyshime, shkojnė me makinė nė Portland, qytet i afėrm me Bostonin.Aty blejnė bileta pėr fluturimin e nesėrm Portland-Boston tė orės 6.00 tė mėngjesit dhe e kalojnė natėn nė njė hotel.Eshtė nata e fundit e jetės sė tyre.
Pėrse kjo,lėvizje? Se mendojmė, dhe ashtu ndodh,qė kontrolli nė aeroportin e Portlandit ėshtė mė pak i rreptė se nė aeroportine Bostonit.Por duke lėvizur nga avioni, qė i sjell nė Boston, pėr t'u nisur nė Los Enxheles,valixhja e vetme e Muhamed Atės,pėr shkak tė vonesave mbetet nė aerportin e Bostonit.
Tani ndodh ajo qė kėmi pėrshkrur mė sipėr: Kalimi nė pikėn e kotrollit tė terminalit B.Pa mė tė voglėn pengesė,se brisqet qė do tė jenė armėt e tyre themelore pėr rrrėmbimin e avionėve, kanė madhesi qė lejon rregullorja e FAA-sė-janė mė tė vogla se fotodokumenti i punonjėsve tė sigurimit tė aeroportit.
Pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė fronat ku udhėtarėt jėnė nė pritje,ata, sė bashu me 92 udhėtarėt e tjerė, futen nė avionin e parė. Nė tė njejtėn kohė po kėshtu,pa asnjė shqetėsim, nė avionin e dytė futen tė pesė terroristėt e tjerė.Ndėrkohė, nė aeropoportet e Uashingtonit dhe tė Nju Xhersit, po kėto veprime tė ndėrlidhura mirė bėjnė edhe dy grupe tė tjera terroriste.

Avionėt nisen njeri pas tjetrit pas orės 8.00 tė mėngjesit. Dhe ndodhin ato qė dihen:avioni i parė nė orėn 8.45 godet kullėn e veriut. Nė orėn 9.03 avioni i dytė pėrsėrit tė njetin veprim: godet kullėn e jugut.Pastaj, nė orėn 9.43 avioni i trėtė godet njė pjesė tė tė Pentagonit. Aktet terroriste mbyllen me rrėzimin e aviont tė katėrt nė afėrsi tė Pitsburgut nė Pensilvani.
Pasojat tashmė dihen. Janė mė shumė se katastrofike.Aeroporti Ndėrkonbėtar Logan i Bostonit, si dhe 400 aeroportet nė tė gjithė Amerikėn, mbeten tė mbyllura.Me mijėra udhėtarė,politikanė,njerėz tė artit kulturės, shkencės, bizmesmenė, nuk mund tė udhėtojnė, jo vetėm nė qytete te tjera amerikane e jashtė saj, por edhe nė kontinente tė tjera, si dhe me mijėra udhėėtarė nga vende tė tjera nuk mund tė fluturojnė pėr nė Amerikė. Ajo mbetet pėr pjesėn tjetėr tė botės e njohur, si para vitit 1492 kur u zbulua nga Kristofor Kolombi. Janė me miliona dollarė humbjet e kompanite ajrore qė kanė ndėrprerė pėr kėtė arsye madhore veprimtarinė e tyre. Shumė tė mėdha edhe dėmet materilale tė kullave pėr ndėrtimin e tė cilave janė shpenzuar milarda dollarė.

Por mbi tė gjitha janė humbjet njerėzore. Gjatė asaj jave Aeroporti Ndėrkombėtar Logan i Bostonit, ku ne cdo ditė shkojmė pėr tė punuar, duket gjithnjė e mė i shkretuar; nga lajmet qė dėgjojmė nėpėrmjet ekraneve televizive, ose lexojmė nėėr gazeta, njoftojnė numurin e viktimave qė vazhdon tė rritet nė mėnyrė tė paprashme;mbi njė mijė,dy mijė …pastaj rreth tre mijė njerėz qė ndodheshin atė ditė nė tė dy kullat dhe katėr avionėt.
Misioni "i shenjtė"i 19 terroristėve,i drejtuar nga kryekrimineli Bin Laden, ka mbaruar.Tashmė ata janė tė vdekur, janė martirė tė islamit. Ata kanė shkruar, ashtu sic ka ky predikuar ky udhehqėsis i tyre shpirtėror, sic e quajmė ata, nė… Parajsė.

Si arritėn terroristėt tė rrėmbejnė avionėt dhe tė godasin me to kullat? C'ndodhi nė tė katėr avionėt?

Gjatė atyre ditėve kur aeroporti ende nuk kishte nisur jetėn e tij tė zakonshme, duke pėrcjellė e pritur udhėtarė, qė hipnin dhe zbritnin thuajse cdo orė nga avioėt, deri nė fund tė shtatorit '01, kam lexuar rregullisht dhe me vemendje tė madhe gazetat mė tė njohura tė Amerikės-nga "Nju Jork Tajmsi","Boston Gllobi","Uashington Posti", "USA Tudei"…Kėrkoja qė tė gjeja pėrgjigjen e kėtyre pyetjejeve qė mė mundonin.Dhe, besoj, jo vetėm mua, por edhe vetė amerikanėt:Si arritėn, pra, pesė tėrroristė nė cdo aavion ku ndodheshin, tė carmatosnin pilotėt,stjuartesat,dhe pėr mė tepėr udhėtarėt?

Pėrderisa qė tė gjithė ata qė fluturonin nė katėr avionėt,mbetėn tė shkrumbėzuar,pėrderisa,si pasojė nuk ka mbetur asnjė dėshmitar i gjallė,nuk na mbetet qė unė dhe ju, lexues tė nderuar, tė futemi nė botėn e hamendėsimeve.
Tė gjykojmė me gjakftohėsi se c'ndodh nė avionin e parė, ku grupi i terroristėve drejtohet nga Muhamed Ata. Janė vetėm pesė dhe ndodhen pėrballė 92 udhėtarve dhe 11 pjesėtarėvėe tė ekipazhit tė avionit Amerikan Eir Fllajt 11.
Avioni niset pėr fluturim nga Bostoni. E vetmja dėshmi qė ka arritur nga avioni, ėshtė se nė orėn 8.15 nė zyrat e FAA-s dėgjohet njė zė, qė mė pas vėrtetohet se ėshtė i Muhamed Atas, sepse ishte i vetmi nga terroristėt qė dinte tė drejtonte avionin.

"Kemi pushtuar avionin. Rrini tė qetė. Gjithcka do tė kalojė mirė. Po kthehemi aeroport."
Pas njėzetė sekondash pėrsėri ky zė shqipton:
"Askush tė mos lėvizė. Gjithcka do tė kalojė mė sė miri. Nėse kėrkoni tė veproni, do tė rrezikoni veten dhe avionin. Mos u shqetėsoni".
Kaq dihet nga ngjarjet qė ndodhėn nė kėtė avion.Natyrisht qė pasi u dėgjuan kėto kėshilla nė formė ultimatumi,forcat e ushtrisė, policisė,FBI-sė rrethuan Aeroportin dhe fushėn e tij, nė pritje tė avionit qė normalisht do tė zbriste pas jo mė shumė se gjysmė ore mė pas.Do ndodhte ajo qė kishte ndodhur nė tėrė historinė e rrėmbimeve tė avionėevė:pra, do tė nisnin bisedimet midis terroristve dhe organeve shtėtėrore amerikane,mbase pėr lirimin e tė burgosurve politikė nė kėtė, ose atė vend, nė kėmbim tė lirimit tė udhėtarėve tė mjerė qė tashmė ishin peng tė terroristėve.

Kėshtu duhet tė kenė menduar tė tmerruar edhe udhėtarėt, burra e gra, madje edhe fėmjė, qė ndodheshin nė kėtė avion edhe nė avionėt e tjerė, ku pak a shumė duhet tė jetė pėrsėritur e njejta histori.Kjo do tė zgjaste disa ose shumė orė, por,nė fund tė fundit, duke vuajtur nga uria etja, pagjumėsia, ankthi, tmerri, ata dikur do ta ndjenin veten tė lirė, si tė kishin parė njė ėndėrr tė keqe.
Por nuk ndodhi kėshtu.Muhamed Ata duhet tė ketė treguar se nuk ishte vetem arkitekt i talentuar,por po aq i talentuar mė thurjen e kėtij mashtrimi vrastar, sepse nė tė vėrtetė avioni nuk po kthehej nė Boston, nuk po fluturonte pėr nė Los Enxheles, ku kishte destinimin,por po vėrsulej drejt Nju Jorkut, drejt kullave binjake.

Po si e shtinė terroristėt nė dorė kėtė avion?
Versioni me tė cilin ne,punonjėsit e aeroportit, u njohėm gjatė 11 shtatorit dhe ditėve tė tjera, sic e kam thėnė, ishte se ata kishi pėrdorur… brisqet.Jo!Vec brisqeve ata duhet tė kenė pėrdorur edhe mjete tė tjera.Pėr shembull, shishe qelqi,me pije alkoolike,lėndė lotėsjellėse me spėrkatje a stėrpikje(sprai),tė futuara nė shishe aromatizuese,metalike qė u lejohej udhėtarėve t'i mbanin me vetė nė avionė.Pėr tė mos thėnė shishka me lėndė djegėse qė cdo njeri mund t'i blejė nė dyqane dhe t'i pėrdorė pėr vetembrojtje kundėr vjedhėsve, ose atyre qė e sulmojnė.

Pra,avioni niset.Tre nga terroristėt janė ulur nė klasėn e parė dhe dy tė tjerėt tjerė nė kabinėn e klasesė sė dytė.Puna nuk pret:fluturimi nga Bostoni nė Nju Jork nuk zgjat mė shumė se njė orė. Kėsisoj,disa minuta pasi avoni ngrihet, dy nga terroristėt e klasės sė parė u sulen dy stjuartesave duke, pėrdorur brisqet dhe lėndėt stėrpikėse,(sprai). (Nė vend tė brisqeve mund tė kenė pėrdorur edhe gryka tė thyera shishesh,qė shkatojnė tė njejtat pasoja).
Stjuartesat coroditen, tmerrohen dhe dorėzohen. Duke u vėnė brisqet nė fyt, terroristėt kėrcėnojnė udhėtarėt se, po lėvizi dikush prej tyre nga vendet ku janė ulur, ata do t'i therin stjuartesat si bagėti dha pa mė tė voglėn mėshirė.Dhe udhėtarėt binden, duke gjykuar se tani kanė tė bėjnė mė njė rrėmbim avioni.

Ndėrkohė,terroristi i tretė, sipas planit, troket nė derėn e kabinės sė pilotimit dhe u kėrkon pilotėve ndihmė, sepse dicka e rėndė ka ndodhur.Pastaj qėndron pas derės duke mbajtur nė dorė njė shishe njė tė madhe. Dhe kur njeri nga pilotėt del nga kabina, me siguri i alarmuar,terroristi i fshehur prapa derės, e qėllon me force pas koke.
Nga goditja e befasishme, piloti bie.Terroristi e qėllon pėrsėri, derisa e lė tė vdekur.Udhėtarėt tmerrohen.Piloti i parė, qė drejton avionin, kur sheh se shoku i tij po vonohet, i merakosur del edhe ai dhe pėson tė njejtin fat.
Nė kėto e sipėr,e njejta gjė ndodh ne klasėn e dytė; tė dy terroristėt mbėrthejnė dy stjujartesat qė kanė pranė. Kėrcėnojnė edhe ata udhėtarėt tė mos lėvizin, se, me brisqe a me gryka tė thyera shishesh, do t'ua presin stjuartesave grykėn si tė zogjve.Udhėtarėt, ashtu si ata tė klasės sė parė, mbeten tė tulatur. Nuk kanė si tė bėjnė ndryshe.

Ndėrkohė, Muhamed Ata ndodhet nė timon dhe me aftėsitė e fituara nė kurset e pilotimit nė Florida, i qetėson udhėtarėt me kėshillat qė janė pėrmendur mė sipėr, kur, ndėrkohė avionin e drejton nga kullat. Udhėtarėt nė kėto caste, me anė tė celularėve kanė kohė tė bisedojnė me njėrėzit tyre dhe t'u rrėfejnė c'po ndodh nė avion.Dhe tė tilla telefonime janė bėrė prej tyre.
Pastaj vjen akti pėrmbyllės i kėsaj tragjedie: Avioni i drejtohet kullės sė parė binjake. Udhėtarėt, duke parė fundin e tyre tė pashmangshėm, mbase janė ngritur dhe janė sulur terroristėve. Por ka qenė tepėr vonė. Avioni, si tė ishte predhė gjigade, ėshtė pėrplasur mbi kullė.
Kjo skenė e llahtarshme pėrsėritet edhe nė avionin e dytė, qė pas pak godet kullėn tjetėr.Por tragjedia nuk ka marrė fund me kaq:njė avon tjetėr godet njė pjesė tė kompleksit tė ndėrtesave tė Pentagonit. Dhe, sė fundi, avioni i katėrt rrėzohet nė afėrsi tė Pitsbutgut nė Pensilvani,pa goditur asnjė objekt.

Pėrse?Cfarė do tė ketė ndodhur brenda na avion gjatė atyre pak orėve tė fluturimit nga Bostoni?
Pak mė sipėr thamė se udhėtarėt nė avionėt e parė, duke e kuptuar tashmė se avionėt po u drejtoheshin kullave,(i treti- godinave tė Pentagonit), edhe mund tė jenė ngritur dhe tė jenė pėrleshur me terroristėt.Por ka qenė vonė. Megjithatė, kėtė hamendėsim e vėrtetojnė ngjarjet nė avionin e katėrt,qė ėshtė rrėzuar nė afėrsi tė Pitsburgut. Dhe kjo ka njė arsye shumė tė fortė:Gjatė fluturimeve tė tė tre avionėve tė parė, ka pasur telefonime midis udhetarėve fluturues dhe tė afėrmėve tė tyre nė qytete tė ndryshme tė Amerikės. Kjo ka ndodhur edhe nė avionin e katėrt. Dhe gjatė kėtyre bisedave, tė afėrmit e udhėtarėve i kanė njoftuar ata se cka ndodhur mė tre avionėt e parė. Atėherė, udhėtarėt e avionit tė katėrt, pilotėt, stjuratesat, doemos qė u janė sulur rrėmbyesve dhe janė pėrleshur me ta. Gjatė pėrleshjeve pilotėt,ose rrėmbyesit, kanė humbur kontrollin e avionit, qė si pasojė ėshtė pėrplasur nė tokė dhe ka shpėrthyer.

Kėshtu duhet tė ketė ndodhur.Pra, ky duhet tė jetė hamendsimi mė i mundshėm se si u kryen aktet terroriste nė katėr avionėt e rrėmbyer nga terroristėt fundamentalistė mė 11 shtator '01.Besoj se edhe lexuesit e kėtyre radhėve, kėshtu gjykojnė, pėrderisa nuk ka dėshmitarė pamorė qė t'i kenė pėrjetuar kėto ngjarje tė tmerrshme tragjike.
Ndėrkohė, nė shtypin amerikan dhe botėror, madje edhe kohėt e fundit, ka pasur shumė debate,bile kundėrtore dhe janė shkruar edhe libra lidhur me fatin e kėtij avioni. Vėrtet ky avion u pėrplas nė tokė?Pėrse gropa qė krijoi nuk kishte pėrmasat qė duhet tė krijojė njė avion i tipit Boing,sic ishin tė katėr avionėt e rrėmbyer nga terroristėt fondamentalistė islamė? Pėrse pas rrėimit tė tij nuk u gjetėn shumė pjesė tė mbetura tė kėtij avioni?...

Madje,edhe pėr dy avionėt e parė qė goditėn kullat binjake, janė ngritur hamendėsime. Me kėtė rast, mjafton tė pėrmendim librin "11 shtatori-njė gėnjėshtėr globale", shoqėruar me DVD, qė pėrmban njė dokumentar tė shkurtėr televiziv,tė autorit italian, Masimo Macuka,(2006) nė tė cilin, midis tė tjerash, vihen nė dyshim nėse pilotėt ishin arabė, tė cilėt me njė kurs tė shkurtėr paskėshin arritur tė zotėronin aftėsi tė tilla, sa tė godisnin me saktėsi tė madhe kullat dhe godinat e Pentagonit,(?!), kur pėr kėtė qėllim kėrkohet pėrvojė dhe aftėsi tė mėdha.

Por tė shkojmė mė tej:Edhe nė gjuhėn shqipe, vitet e fundit ėshtė botuar libri "11shtatori, mashtrim i frikshshėm",(nė origjial "Mashtrim i pabesueshėm"),i gazetarit francez Tieri Maisan,(Thiery Meyssan), qė ėshtė botuar,gjithashtu, edhe nė 27 vende tė tjera tė botės, duke u bėrė bestseller i vėrtetė.Edhe ky autor vė krejtėssht nė dyshim tė vėrtetat qė tashmė dihen pėr pėr kėtė tragjedi tė madhe qė pėsoi Amerika.

Kėtij libri i shtohet edhe njė tjetėr, me titull "Zero,-sepse versioni zyrtar pėr 11 shtatorin eshtė i genjėshtėrt", i autorėve italianė Xhaneto Kieza dhe Roberto Vinjoli,shoqėruar me me intervista gazetarėsh tė tjerė italianė dhe tė huaj, midis tė cilėve dhe tė Tieri Maisanit, qė vėnė dyshim shumė tė vėrteta tė ngjarjeve tė 11 shtatorit, sidomos tė atentatit qė ndodhi nė Pentagon.

Nuk do tė zgjatem me kėto hamendisme,tė cilat pėr qėllime sensacionaele do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen tė mbushin faqet e gazetave, a revistave e,bile,tė botohen edhe libra tė tjerė.
Sidoqoftė, vepra tė tjera publicistike, shkencore, a letrare, teatrore, muzikore, filma dokumetarė, ose artistikė, kushtuar tragjedisė sė 11 shtatorit '01, dėshmojnė tė kundėrtėn e librave tė cituar mė sipėr.Tė tillė janė romanet "Nė shpirt", i shkrimtarit Pet Ford, "Skajėsisht i rėndė dhe pabesuesmėrisht i mbyllur", i shkrimtarit Xhonatan Sofran Foer, filmi artistk "Uordll Treid Center",("Qendra Botėrore e Tregtisė"), i regjisorit tė njohur Oliver Stoun,qė i kushtohet heroizmit tė zjarrfikėsve qė dhanė jetėn nė rrėnojat e kullave binjake, pėr tė shpėtuar jetė njerėzish etj., etj.

Fakti qė pas njė njė jave, gjatė se cilės nė tė gjitha aeroportet e Amerikės dhe besoj edhe tė botės,filluan fluturimet e rregullta, qė udhėtarėt iu nėnshtruan kontrolleve shumė tė rrepta nė pikat e kontrollit tė terminaleve, dėshmon se FAA-aja,pra, Administrata Federale e Aviacionit, kishte kuptuar, mė sė fundi,se rregullorja qė kishte hartuar vite mė parė, kishte pasur mangėsi tė tilla, qė kishte sjellė kėtė tragjedi me permasa tė stėrhatashme.Si pasojė, i kishte bėbė asaj ndryshime tė rrėnjėsishme.

Cilat qenė kėto ndryshime?

-Sė pari, asnjė udhėtar nuk lejohej tė kalonte me brisqe, gėrshėrė, qofshin ato tė pėrmasave fare tė vogla. Jo vetėm kaq: "Frika ruan vreshtin",-thotė populli. Si pasojė, nuk u lejua tė kalonin bile as brisqe rroje tė tipave tė rinj, qė nuk paraqisesin kurrėfarė rreziku. (Mė pas kjo masė e tepruar dhe qesharke u hoq).
-Nuk lehohej tė kalonin shishe qelqi tė tė gjitha madhesive, tė mbushura, me pije alkoolike, parfume madje as tė boshatisura. (Mė pas nuk u lejua tė kalonin as shishe plastike me ujė, ose pije freskuese).
-Nuk lejoheshin tė kalonin edhe shishe metalike me lėnde erėmuese, me sprucim, (sprai).
-Para se tė kalonin nė pikat e kontrollit, udhėtarėt duhej dorėzonin kuti me shkrepėse cakmakė tė tė gjitha madhėsive.
-Tė gjithė telefonat celularė dhe kompjuterėt duhej tė vendoseshin nė rripin pėrcues, pėr t'iu nėnshtruar kontrollit nė ekran.
-Na rast se, duke kaluar nėpėr derė, udhėtari lėshonte tingullin "bip",qė do tė thoshte se kishte me vete sende metalike,ai nuk lejohej tė kalonte si mė parė pėr t'iu nėnshtruar kontrollit mė anė tė njė shkopi magnetik, qė dallonte kėto sende nga njė sinjali i njė tingulli,por duhej t'i zbrazte ato deri nė atė pikė sa, kur tė kalonte sėrishmi nėpėr derė, tė mos lėshonte mė tingullin "bip".
-Megjithatė, edhe kur kalonte nėpėr derė dhe nuk lėshonte tingullin e mėsipėrm, punonjėsi i sigurimit, kishte tė drejtė qė tė bėnte atė kontroll tė quajtur nė anglisht "rendėm", pra, tė rastit. Natyrisht, pasi t'i drejtohej udhėtarit me pyetjen:"Zotėri, a mund t'ju kontrolloj?" Dhe ai ishte i detyruar ta bėnte kėtė. Po kėshtu veprohej edhe pėr kontrollin e cantave, edhepse ato kishin kaluar nėpėr ekran, pa ndonjė dyshim. Kjo masė u mor qė udhėtari tė kuptonte se, ndonėse kalonte pikėn e kontrollit, ai ishte deri nė fund nėn njė vėzhgim tė rreptė.
-Nė pikėn e kontrollit udhėtarėt tani ishin tė detyruar tė hiqnin kėpucėt, sandalet,madje edhe lėpitkat dhe t'i linin nė rripin pėrcues tė ekranit.Kjo masė u mor qė tė mėnjanohej nga cilido cdo synim qė nė shojet kėpucėve tė futeshin lėndė eksplozive, sic kishte ndodhur njė heė mė njė terrorist, qė u diktua dhe u arrestua menjė herė, madje pas ngjarjeve tė 11 shtatorit. (Kishte udhėtarė qė kur hiqnin kėpucėt, kėrkoninn falje se u kundėrmonin kėmbėt nga djersa gjatė kontrollit trupor, por ne, gjithsesi ishim tė detyruar ta kryenim kėtė detyrė me imtėsi).
-Kur udhėtari paraqitej nė biletari,(ticket countri), pėr tė lėnė cantat, ose valixhet e mėdha, qė pėrcilleshin,sic dihet nė pjesėn e poshtme tė avionit, njė kompjuter jepte herė pas here njė njoftim qė x, ose y cantė, a valixhe, duhej tė kontrollohej. Ishte sėrishmi njė kontroll i rastit,(nė anglisht,rendom-rendėm). Atėherė udhėtari detyrohej tė paraqitej nė njė pikė tjetėr, ku njė punonjės i sigurimit, i caktuar pėr kėtė qėllim,e hapte valixhen dhe bėnte kontroll. Edhe kjo masė u mor pėr t'i lėė udhėtarėve tė kuptonin se, pėrderisa ata udhėtonin, do tė ishin nėn vėzhgime tė tilla tė pandėrprera. Rastiste qė masa e fundit, t'i nervozonte, ose edhe frikėsonte udhėtarėt,sic mė ka rastisur edhe mua nė raste tė tilla.

Ata shprehnin habi se pėrse pikėrsisht valixhet e tyre duhej t'i nėnėshtroheshin kontrollit. Atėherė ne kishim urdhėr qė me takt e buzėqeshje t'u shpjegonim atyre se kėto masa nuk merreshin se dyshohej pėr atė udhėtar a njė tjetėr,por, rastėsisht sipas "tekave" tė kompjuterit,dhe kishin si qėllim pėr t'i mbronin ata vetė nga cdo synim i mundshėm i elementėve terroristė.
Megjithėse kudo nė hyrje tė terminaleve tė Aeroportit Ndėrkombėtar Logan tė Bostonit dhe sidomos nė pikat e kontrollit u vunė afishe me lista tė sendeve qė nuk lejoheshin tė merreshin me vete nė avionė dhe,pėr mė tepėr, megjithėse nga fortafolėsit, kudo para biletarive dhe pikave tė kontrollit, njė zė lexonte kėtė listė nė c'do pesė minuta, prapėseprapė jo vetėm atėherė,por madje edhe tani ka udhėtarė qė marrin me vete ndonjė brisk,gėrshėrė,shishe,pra, nga ato qė pėrmendėm mė sipėr.Pakujdesi e udhtėrėve,indiferetintizėm!

Disa ditė pasi fluturimet kishin nisur pėrsėri, njė udhėtar zeshkan, me pamje hokatare, vendosi nė rripin pėrcues njė cantė tė rėndė. Kur ajo kaloi nė ekran, punonjėsi qė vėzhgonte atje, thirri sipas rregullores: "Cantė kontroll!(Bag check!)". Duke qenė ato caste me detyrė pranė rripit pėrcues, hapa cantėn dhe pashė qė nja pesė shishe me verė tė markės sė famshme franceze "Bordo". I shpjegova atij me keqardhje se shishet, aq mė tepėr tė njė madhėsie trecerekėlitėrshe, sic ishin tė tiat, sipas rregullores sė re, ndaloheshin tė merreshin nė avion.
Vuri buzėn nė gaz me habi dhe zuri tė thoshte se c'e keqe do tė vinte nga ato shishe qė s'kishin brenda vecse …verė. Dhe, si pėr ta vėrtetuar kėtė, ngriti njėren prej tyre, qė e kishte e hapur dhe piu disa gllėnjka.
Sado qė i shpjegova se problemi nuk ishte te vera, por te shishja qė pėrbėnte armė me tė cilėn, po tė godisje dikė nė kokė, mund ta lije shakull nė vend, ose, po tė thyje grykėn e saj, ajo shndėrrohej gjithashtu nė armė, me tė cilėn terroristėt mund tė kėrcėnonin kėdo avion e, sidomos pjesėtarėt e ekipazhit, sic besoj kishte ndodhur mė 11 shtator, sipas shpjegimit qė kam bėrė mė sipėr, ai u esėllua dhe me keqardhjje tė madhe u detyrua tė ndahej nga ato shishe aq tė dashura pėr tė. "I kisha marrė, -mė tha,- pėr miqtė e mi nė Brazil, qė t'i thaja, kur "Santosi",(skuadėr e njohur braziliane nė futboll, ku ka luajtur edhe Peleja i famshėm), tė mundte "Flamengon", njė skuadėr tjetėr braziliane me tė cilėn do tė ndeshej pas disa ditėsh. Kur i shpjegova se ne mund t'i ruanim ato shishe dhe t'ia jepnim kur vinte pėrsėri nė Boston, ai ma ktheu se do tė vinte sėrishmi nė kėtė qytet nė… mijėvjecarin tjetėr,(next milenum).
Po c'e kishte penguar FAA-nė t'i merrte kėto masa mė parė? Apo duhej tė ndodhte tragjedia e 11 shtatorit?…

Rritet numri i viktimave nė kullat binjakė, tashmė tė shkrumbėzuara

Ndėrkohė, numri i tė vdekurve tė cilėt kishin qenė nė tė katėr avionėt, dihej me siguri, sepse emrat e tyre ishin tė regjistruar nė listat e udhėtarėve dhe personeli i avonėve, nė listat e kompanive pėrkatėse fluturuese,(rreth 400 vetė).Po ashtu nuk ishte e vėshtirė tė gjendej edhe numri tė vrarėve nė atė pjesė tė ndėrtesės sė Pentagonit, qė u godit avioni i tretė. Por asgjė e saktė nuk mund tė thuhej pėr numrin e atyre qė kishin humbur jetėn nė tė dy kullat binjake tė Nju Jorkut,ku punonin rreth 50 mijė njerėz nė 350 kompani tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė,(Uordll Tred Center).
Kėtu duhen pėrfshirė edhe mijėra e mijėra turistė, qė cdo ditė vizitonin kėto kulla dhe, pėr tė soditur bukuritė e mahnitshme tė Nju Jorkut,ngjiteshin deri nė terracat e kateve tė 107-ta tė tyre, nė lartėsi rreth 300 metra,si dhe forca tė zjarrfikėsve e tė policisė qė ia behėn nė cast nė kulla, u futėn me guxim tė pashnbėllt pėrmes flakėve pėr tė shpėrtuar jetė njerėzish dhe mbetėn atje,pėr t'u pėrjetėsuar nė pėrpjekjet e tyre heroike.

Nga qindra e qindra tė munguar nė ditėt e para,numri i tyre arriti nė njėmjijė, dy mijė dhe,nga njoftimet qė jepeshin ng stacionet radiotelevizive dhe nė shtyp,po i afrohej shifrės 3000.Madje "Nju Jork Taimsi", gazeta mė e madhe nė botė,duke u bazuar nė shifrat, tashmė tė sakta tė tė humburve,nisi tė botonte edhe listat emėrore tė tyre.
Krejtėsisht tė zhdukur ishin natyrisht ata qė nė castin e goditjeve tė tė dy avionėve, u ndodhėn nė katet e sipėrme tė tė dy kullave.Njė pjesė u shkrumbėzua nga shpėrthimi i zjarrit tė krijuar nga rreth 100 tonė karburant,tė serbatorėve nė krahėt e secilit prej tė dy avionėve, "Boing".Ky shpėrthim, qė sipas specialistėve, kishte forcėn e dy bombave tė vogla atomike,nga nxehtėsia e krijuar, qė i kalonte tė 1000 mijė gradėt, shkriu strukturat e celikta tė kullave tė cilat pastaj filluan tė binin.

Pjesa tjetėr e njerėzve mbeti nė katet e sipėrme, pa pasur asnjė mundėsi shpėtimi, sepse asensorėt u bllokuam nga mungesa e energjisė elektrike, qė u ndėrpre nė cast, si dhe ngaqė shkallėt e sigurimit u shkatėrruan plotėsisht.Por, edhe sikur ato tė mos ishin prishur,ishte e pamundur qė ata tė shpėtonin,sepse, qė tė zbrisje qė andej, deri nė katet e poshtme e qė atje tė dilje jashte kullave qė po rrėzohėshn, duheshin mė shumė se katėr orė,kur dihet se ato u shėmbėn brenda njė periudhe mė pak se dy orėsh.
Sidoqoftė, njerėzit qė ndodheshin nė kėto kate,punonjės tė kompanive,a turistė,edhe nė ato caste tė tmerrshme,nuk i humbėn shpresat.Dėshmtarėt pamorė tė kėtyre skenave ngjethėse, tė cilėt ndodheshin larg rrugėve tė cilat tė shpinin tek kullat,kanė shquar nėpėr dritare, burra,gra qė lėkundin nė ajėr pėlhura tė bardha, me siguri edhe mbulesa tė tryezave tė restoranteve,qė bėnin shenja tė dėshpėruara me duar, telefononin e kėrkonin ndihmė. Dhe pastaj, mė e llahtarshmja: sic duket, duke e kuptuar se nuk kishin mė asnjė shpresė shpėtimi,ata kanė parė edhe njerėz qė hidheshin nga dritaret, duke parapėlqyer kėshtu qė mė mirė tė vdisnin menjėherė, se sa tė pėrcėlloheshin plot dhėmbje e tortura sfilitėse nga flakėt e zjarreve qė kishin pėrpirė katet e sipėrme tė kullave.

Mė tė lehtė pėr tė zbritur nga shkallėt dhe pėr t'u larguar nga kullat, e patėn ata qė u ndodhėn nė katet e poshtme, nė hollet ose, pėr arsye tė ndryshme, pėr rreth kullave, tė cilėt arritėn tė shpėtonin,sic thamė, edhe falė ndėrhyrjeve tė shpejta dhe heroike tė reparteve tė zjarrfikėsve dhe policisė.

Megjithatė, pati edhe nga ata qė,ndonėse arritėn tė dilnin nga kullat dhe vrapuan pėr tė shpėtuar nė sheshet, para ose pas tyre, u pėrfshinė nga gjuhėt e flakėve qė u pėrhapėn nė njė sipėrfaqe tė madhe pėrreth kullave e bashkė me to, tymrat, pluhurat dhe avujt mbytės, tė shkaktuar nga shembja e tyre e kėshtu vdiqėn pak hapa larg shpresės sė shpėtimit, jetės, lumturisėe bashlkė me ta edhe shmė nga zjarrfikėsit.
Ata u pėrhapėn me shpejtėsi skėterrore si llavė qė derdhet nga gryka e vullkaneve dhe dėmtuan rėndė tė gjitha ndėrtesat, atypari, hotelet, restorantet, dyqanet, pra, gjithcka pėrrreth nė rrugen Liberti, midis tė cilave rrokaqiej, si Merriot Uordll, Dojc Benk Bilding, Kisha Ortodokse e Shėn Nikollės e shumė tė tjera.

Ato ditė nė Nju Jork erdhi presidenti Bush.Kishte po atė pamje tė trishte e tė zymtė, qė kishte pasur mė 11 shtator,kur kishte folur para kamerave televizive nga Florida, ku ishte ndodhur pėr vizitė. Pėrkrah kishte Xhulianin,governatorin e kėtij qyteti. Vizitoi, krateret gjigande, tė mbushura plot hekurishte, copėra betoni tė themeleve qė kishin mbetur nga kullat, nga ku, megjithė shirat qė kishin rėnė ato ditė dhe pompat e fuqishme me ujė, tė zjarrfikėsve, qė i kishin pėrdorur pėr t'i shuar zjarret, ato ende nxirnin tym.

Bushi, sic dihet edhe nga pamjet pamjet televizive tė pėrcjella nė tė gjithė botėn, me zė tė pikėlluar shprehu dhėmbjen pėr kėtė tragjedi qė kishte goditur Amerikėn,akuzoi drejperdrejt Bin Ladenin dhe forcat e errėta tė fondamentalizmit, qė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me fenė islame,premtoi qė tė ndihmoheshin mijėra familjet qė s'do t'i kishin mė kurrė tė afėrmit e vdekur atje,kompanitė qė kishin humbur bizneset dhe punonjėsit e tyre,premtoi qė kullat do tė ngriheshin pėrsėri,po aq tė hijshme sic kishin qenė.

Pas disa ditėsh "Nju Jork Tajmsi" njoftoi pėrfundimisht se numri i atyre qė kishin humbur jetėn nė tė dy kullat binjake tė Uordll Tred Centerit,arrinte shifrėn 2987 njerėz.Tė tėrė, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė,kur eshtrat e gjetura,u vėrtetuan shkencėrisht se kujt i pėrkisnin, tė bėrė shkrumb e hi atė mėngjes tė bukur tė 11 shtatorit 2001, tė tėrė pa njė gjurmė qė t'i identifikoheshin, pėr tė pasur tė paktėn njė varr. Midis tyre ishin edhe tre shqiptarė.

Rrok Camaj, Mon Gjonbaba dhe Simon Dedvulaj, shqiptarėt e shuar nė kullat binjake.

Me emrat e tyre u njoha njė mėngjes fillimshkurti tė vitit 2000, kur nga Bostoni, ku isha vendosur sė bashku me familjen prej disa muajsh, u nisa pėr nė Nju Jork. Njė udhėtim pre jo shumė se katėr orėsh me makinė nė kėtė qytet qė, vec bukurisė sė vecantė qė ka,jo mė kot quhet kryeqedra ekonomike e kulturore e tėrė rrruzullit tokėsor.
Cdo njeri qė viziton pėr herė tė parė Nju Jorkun,ka dėshirė tė shohė kurreshtitė mė tė njohura tė tij, Statujėn e Lirisė,zemrė e tij, Menhetenin me rrokokaqiejtė e mahnitėsh qė ngriehen mospėrfillės mbi kėtė qytet dhe,doemos, edhe dy kullat binjake. Meqė qėndrimi im nė Nju Jork do tė ishte i shkurtėr, sė bashku me njė mikun tim qė banonte prej vitesh nė atje,vizituam kullat binjake.

Pėr fat tė keq,qielli atė mėngjes ishte i ngrysur nga re tė dendura, qė mund tė shpėrthenin nė shi, sic ndodhi njėmend mė pas."Mos u mėrzit", - mė tha shoku qė mė shoqėronte. Mandej kuptova se pėrse m'i tha ato fjalė.
Asensori ku hipėm,na ngjiti shumė shpejt bash nė katin e 107-tė,pra, mė tė lartin e njerės prej kullave ku ndodheshim.Por ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte se ne u ndodhėn tani mbi shtėllunga resh gjigande, qė me siguri po shtrydhnin mbi Nju Jork rrekė shirash e bubullimash qė vini mbytuarzi deri te ne.
Kur mė pa tė habitur, shoku mė buzėqeshi. Atbotė, kuptova domethėnėnien e fjalėve tė tij. Poshtė, me siguri, mileti kishte nxjerrė ombrellat qė tė mbrohej nga shiu, kurse ne na praronte njė diell i kursyer, jo i ngrohtė, po tė marrim parasysh lartėsinė e madhe dhe erėn e ftohtė, por, tė paktėn i kėndshėm.

Aty shoku mė shpjegoi se nė kullat binjake punonin tre shqiptarė qė i njihte. Tė tre nga trojet shqiptare tė Malit tė Zi.Njeri,Rrok Camaj,qė nga viti 1975 punonte pastrues i qelqeve tė jashtme tė dritareve tė mėdha nė katet mė tė larta tė kullės ku ndodhehim. Punė shumė e vėshtirė, ku atij i duhej qė nė njė kosh tė madh, qė vihej nė lėvizje me energji elektrike, tė zbriste nga lart-poshtė, qoftė edhe ditė tė ftohta me erėra cingėruese,qė e lėkundin koshin sa njė njė krah, nė tjetrin. Intuita e gazetarit mė shtyu qė tė njihesha me kėtė bashkatdhetar, por ai, mjerisht, nuk punonte atė ditė. Shoku mė shpjegoi se pėr kėtė punė qė kaq tė guximshe tė Rrok Camajt, kishin shkruar edhe gazeta amerikane, si "Nju Jork Tajms", "Deili Njuz", gazeta shqiptare "Illyria", qė botohet prej vitesh nė Nju Jork. Madje, edhe dy gazetarė tė tjerė amerikanė kishin botuar njė libėr tė vogėl, shoqėruar me foto, qė ia kushtonin Rrokut.

Tjetri ishte Mon Gjonbalaj, qė punonte pastrues nė njė kompani nė katet e larta tė kullės sė parė.Edhe ai si Rroku kishte vite qė punote atje. Madje, megjithėse kishte mbushur moshėn e pensionit,vazhdonte tė punėn, qė kėshtu, pas disa vitesh tė kthehej nė viset ku ishte lindur dhe ku kishte dėshirė tė varrosej.
I treti, Simon Dedvulaj, punonte mbikėqyrės nė njė kompani qė i kishte zyrat nė kullėn e dytė binjake. Ishte i ri, i porsamatuar dhe ndjehej shumė i gėzuar. Shoku im kishte pasur rast tė bisedonte me ta, kur ishte takuar disa herė nė njė njė kafenetė nė Bronks, kuartier i Nju Jorkut,ku vinin shumė shqiptarė.Ai shtoi se nė kulla punonin edhe shqiptarė tė tjetė, tė cilėt nuk i njihte.

Shoqėruesi ynė, njė amerikan i shkathėt dhe gazmor,na tregoi pastaj historinė e ndėrtimit tė kullave binjake, qė ishte nisur mė 1966, sipas projektit tė arkitektit tė njohur japonez,Minoru Jamasaki, me investues Port Autority of Nju York.Pėr tė krijuar hapėsirėn e nevojshme qė duheshin pėr to,ishin shkatėrruar 164 ndėrtesa tė mėdha e tė vogla. Kishin punuar rreth 10 mijė punėtorė, nga tė cilėt 60 kishin gjetur vdekjen aksidentalisht. Kulla e parė,( e veriut), kishte pėrfunduar sė ndėrtuari nė dhjetor tė vitit 1970, dhe e dyta,( e jugut),nė janar tė vitit 1971. Nė tė dy kullat ishin vendosur zyrat e Qendrės Botėrore tė Tregtisė,(WTC).

Pasi u kthva nė Boston,pata rast tė lexoja edhe pėr diaa ngjarjė qė kishin ndodhur te kullat dhe qė tė bėnin tė vija buzėn nė gaz:
Nė gusht tė vitit 1974 francezi Pėti nga Parisi, kishte arritur tė lidhte njė litar tė trashė midis dy kullave dhe si pelivan kishte kaluar mbi tė nga njera, deri tek tjetra kullė.
Njė vit mė pas kishte qenė njė amerikan me emrin Kuin,qė me parashutė kishte arritur nga njė avion tė ulej mbi kullėn e dytė. Por ajo qė tė bėi tė qeshja me tė madhe ishte bėma e amerikanit tjetėr,Uiling, qė njė mėngjes tė viti 1977, duke pėrdorur mjete alpinisti,kishte arritur tė ngjitej nė faqet e jashme tė njerės kullė.Kur kishte arritur nė njė nga katet e larta, ia kishin behur policėt.Megjithėse e kishin urdhėruar me rreptėsi qė tė zbriste, Uilingu kishte vazhduar pa e bėrė qejfi qeder tė ngjitej dhe pas mė shumė se katėr orėsh ishte gjendur nė terracėn e asaj kulle. Atje policėt,duke e pandehur tė shkalluar, e kishin kapur pėr zverku dhe e kishin dėrguar menjėherė nė spital.Por mjekėt kishin pėrcaktuar se ai kishte qėnė me trup dhe me mendje tė shėndoshė.

Pas atentateve tė 11 shtatorit '01, u kujtova pėr shqiptarėt e mėspėrm qė punonin nė kulla, por nuk arrita tė mirrja mora asnjė njoftim pėr fatin e tyre.Shoku qė mė kishte shoqėruar gjatė vizitės te njėra nga kullat, nė shkurt tė vitit 2000,ishte larguar nga Nju Jorku.Dhe koha jonė e mbushur me hallet e ditės, kishte bėrė tė veten.Tė them tė drejtėn,thuasje i kisha harruar ata,aq mė tepėr qė nuk i kisha njohur sė afėrmi.
Mirėpo mė 2004 kolegu im, Vehbi Bajrami, sot botues i gazetės "Illyria", gjatė njė takimi nė Boston, mė dhuroi librin e tij madhor "Shqiptarėt e Amerikės", me njė parathenie tė shkėlqyer tė shkrimtarit tonė tė madh, Ismail Kadare, deri tani njė nga veprat mė tė mira tė publicistikės shqiptare, me 1007 faqe e qindra e qindra foto, nė tė cilėn shpaloset tėrė historia e ardhjes sė mėrgimtarėve shqiptarė nė Amerikė nga fundi i shekullit tė 19-tė, deri mė 1991. Dhe, duke e lexuar me shumė kurreshtje kėtė libėr, nė kapitullin "Shqiptarėt qė mbetėn nė gėrmadhat e 11 shtatorit dhe ata qė shpėtuan",u njoha me tre bashkatdhetarėt qė pėrmenda mė lart.Qė tė tre, pėr fat keq kishin humbur jetėn atė ditė duke u ndodhur nė ato kulla.

Eshtė interesant tė theksojmė se njė nga tri reportazhet,atė kushtuar Rrok Camajt,publicisti Vehbi Bajrami e ka botuar para kėsaj tragjedie nė gazetėn "Illyria".Aty njihemi me emocionet qė kishte pėrjetuar ai gjatė atentatit qė u bė nė njerėn nga kullat mė 1993,kur, si zakonisht, i ndodhur brenda nė kosh, po pastronte dritaret e kateve tė sipėrme tė kullės sė parė. "Ishte mesditė e 26 shkurit tė vitit 1993,-shkruan autori,-kur Rroku dėgjoi dėgjoi njė dridhje tė lehtė tė ndėrtesės, qė u pasua me fikjen e dritave."Mund tė jetė ndonjė ndonjė defekt nė katin e sipėrm",kishte menduar.Mė vonė dalloi tymin qė vinte nga poshtė e futej si gjarpėr nė tė gjitha pjesėt e ndėrtesės.Pastaj klithmat e njerėzve,thirrjet pėr ndihmė. "Nuk shpresova se do tė shpėtoja gjallė",-vazhdoi Rroku, i cili zbriti poshtė,pėrmes shkallėve pas tri orė e gjysmė, me frymėmarrje tė vėshtirėsuar nga gazrat qė kishin shpėrthyer." (V.Bajrami,"Shqiptarėt e Amerikės", faqe 592).

Kurse nė shėnimin qė ėshtė bėrė nga autori pas botimit tė kėtij libri mė 2004,ku pėrfshihet ky reportazh,shkruhet kėshtu pėr Rrok Camajn:"Nė ditėn tragjike ai shkoi nė punė si zakonisht,nė orėn 9.15 minuta, tė mėngjesit.Pasi ndėrtesa ku punonte,u godit nga aeroplani,ai kishte telefonuar nė shtėpi nga kati 105-tė dhe kishte biseduar me tė shoqen,Katrinėn:"Jam shėndoshė e mirė.Nė dorė tė zotit jemi e c'ka bahet,le tė bahet.Pa marrė parasysh se cdo tė ndodhė,mos i shqetėso fėmijėt,"-ishin fjalėt e fundit tė Rrokut.

Nė shkrimin tjetėr pėr Mon Gjonbalajn, Vehbi Bajrami shkruan:
-Disa minuta pasi terroristėt sulmuan ndėrtesėn e parė, Moni telefonoi nė shtėpi dhe bisedoi mė tė vėllanė, Bekimin, i cili atė cast po ndiqte kanali televiziv CNN,-tregon i biri i tij, Salihu.
-Dicka ndodhur kėtu. Njė bombė ka shpėrthyer nė ndėrtesėn tjetėr. -ishin fjalėt e Monit.
-Nuk ėshtė bombė, por aeroplan,-ia ktheu i biri.
-Aeroplan?- kishte pyetur Moni.
Nė orėn 9.09 minuta, Moni telefonoi sėrish nė shtėpi dhe bisedoi me Albanėn, tė shoqen e Bekimit:
-Gjendem nė katin e e 86-tė. Jemi bllokuar tė gjithė. Nuk shohim gjė tjetėr, vecse tym. Nuk di a do tė shihemi mė. Tė keni kujdes veten dhe fėmijėt."(Po aty, faqe 593).

Nė rrethana pak a shumė tė njejta humbi jeten edhe Simon Dedvukaj, qė punonte atė ditė nė katin e 27-tė tė kullės sė dytė.Xhaxhai i tij,Deda,dėshmon se Simoni telefonoi nė orėn 8.30 e pastaj zėri i tij nuk dėgjua mė.Njė vit mė pas, me anė tė analizave shkencore u arrit tė identifikoheshin disa nga eshtrat e tij dhe ai u varros mė 2 shtator tė vitit 2002, pas njė ceremonie,ku morėn pjesė rreth 3500 shqiptarė,tė krishterė e myslimanė, tė ardhur edhe nga qytete tė tjera amerikane, ku banonin shqiptarė.Jo vetėm kaq, por shumė biznemenė shqiptarė e njerėz tė thjeshtė, dhanė ndihma pėr familjet e sipėrpermendura qė pėsuan kėtė fatkeqėsi tė kobshme.

Nė faqet e kėtij libri u njoha edhe me pjesėtarėt e njė familjeje shqiptare, qė punonin nė kullėn e dytė binjake dhe tė cilėt kishin shpėtuar mrekullisht. Njė ndėr pjesėtarėt e kasėj familjeje ishte Bardhyl Quku, prindėrit e tė cilit, kur ai ishte vetėm pesė vjec, ishin larguar nga Shqipėria para vendosjes sė regjimit komunist, mė 1944 dhe pastaj kishin mėrguar nė Amerikė. Bardhyli ishte nėnpresident i njė kompanie investimesh dhe vajzat e tij, Lori dhe Daniela, punonin sė bashku mė tė.

"Bardhyli,-shkruan Vehbi Bajrami nė librin e tij,-nuk ndodhej nė ndėrtesė kur ndodhi tragjedia.Ai e kishte zakon shpesh herė qė tė shkonte nė punė pas orės 10.00 .Edhe vajzat e tij qenė mė fat.E para, atė ditė kishte shkuar te dentisti;e dyta, kur mori vesh pėr sulmin nė ndėrtesėn e parė, nga kati i 73-tė, sipas njė njoftimi, zbriti shkallėt.

-Kur arrita nė katin e 4-tė,dėgjova njoftimin tjetėr se tė gjithė duhej tė ktheheshim nė vendet e punės ,sepse nuk parashikohej ndonjė rrezik.Mirėpo unė sikur e ndjeva se edhe kėtu do tė ndodhte ajo qė ndodhi nė ndėrtesėn e parė.Me shumė mundime dola nga ndėrtesa, kur ajo u godit,-tregon Daniela,vajza e parė."(Po aty,faqe 597).
Kurse vajza tjetėr,Lori, shpėtoi se atė mėngjes kishte shkuar pėr vizitė tė dentisti.

-U pėrpoqa t'i telefonoja Danielės,-thotė ajo,-por lidhjet ishin bllokuar. Pastaj mora vesh se edhe ajo ishte shpėtuar se bashku me babėn".(Po aty).
Kėshtu si pjesėtarėt e kėsaj familjeje shqiptare, edhe shumė e shumė amerikanė dhe tė kombėsive tė tjera,arritėn tė shpėtojnė pas sulmeve tė pabesa tė terroristėve fondamentalistė islamikė.Edhe terroristė humbėn jetėn,por ata me besimin e verbėr se bėmave tė tyre do tė shkonin… nė Parajsė.
Cfarė tragjikomedie,tė cilėn do tė pėrpiqėm ta shpjegoj mė poshtė.

Fondamentalizmi islam - burimi shpirtėror i terroristėve

-Besimi nė ringjalljen e njeriut,nė vazhdimin e jetės sė pasosur tė tij nė botėn tjetėr,kur nė ditėn e gjykimit tėnd para Allahut, do tė vijė edhe shpėrblimi, ose ndėshkimi pėr veprat e kryera nė kėtė jetė. Ke bėrė mirė, do tė shpėrblehesh duke jetuar nė Parajsė. (Pra,ke vrarė njė kaurr, njė amerikan, njė tėpafe, ti meriton tė shkosh nė parajsė).
-Ligji i Allahut duhet tė jetė i barabartė nga shkretėtirat e Arabisė, deri kampet universitare amerikane.

-Njerėzit duhet tė dallohen jo nga kombėsitė, ose racat, por vetem nga besimi .Ata qė bėjnė pjesė nė umna,(bashkėsia e besimtarėve), dhe ata qė nuk bėjnė nė tė,(kafirėt,tė pafetė), por qė ftohen tė jenė pjesėtarė tė saj.
Nuk ka shtete, kombėsi moderne. Tė gjithė besnikėt duhet tė bėjnė pjesė nė njė shtet tė pėrbashkėt mysliman, si dikur nė kohėt e madhnueshme tė Kalifatit arab tė Bagdatit, njė nga perandoritė mė tė fuqishme tė periudhės sė Mesjetės, qė shtrihej qė nga tokat e Irakut tė sotėm, deri nė pjesėn jugore tė Spajės.

Kėto janė disa nga parimet qė udhėheqin shpirtėrisht fanatikėt fondamentalistė.
Qė tė vihen nė jetė kėto parime,krijohen grupe luftėtarėsh, (Tė Al Khaedės, pra, grupe terroristėsh), ku bėjnė pjesė besimtarė nga cdo kombėsi. Si pasojė, Al Kaeda,sic ėshtė vėnė vė dukje edhe mė lart nė kėtė shkrim, ėshtė brigadė ndėkombėtare,me pjesėmarrjen e cdo banori tė rruzullit tokėsor qė i ka vėnė vetes si qėllim tė zbatojė me bindje sa mė tė plotė parimet e mėsipėrme.
Fondamentalizmi ėshtė i bindur qė e vetmja rrugė pėr ngdhnjimin e mėsimeve tė Allahut, ėshtė xhihadi,lufta e shenjtė dhe e armatosur kundėr tė kėqiave qė sjell Perendimi, Satanai i madh.

Disa parime tė tjera:
-Nuk ka rėndėsi numri i tankeve, ose i raketave qė ka armiku. Allahu i plotfuqishėm do tė na japė fitore mbi ta.
-Nė qoftė se fitorja nuk arrihet, kjo ndodh sepse nuk jemi ende tė denjė pėr kėtė luftė tė shenjtė. Sakrificat, humbjet, shkatėrrimet, nuk shkurajojnė luftėtarėt islamikė, qė janė tė sigurtė se Allahu do t'u japė fitore.
-Sė fundi, besimtarėt do tė fitojnė, sepse ata nuk kanė frikė nga vdekja. Kurse perendimorėt do tė pėsojnė humbje, sespe ata mendojnė vetėm pėr jetėn e tyre.

Shkurt, ky ėshtė kodi i fondamentalizmit islamik,i cili duhet tė zbatohet rreptėsisht nga cdo luftėtar i xhihadit.Dhe ėshtė zbatuar dhe zbatohet.Ndryshe, nuk do tė kryheshin prej tyre sa e sa akte terroriste,nė emėr tė luftės sė shenjtė,nė emėr tė Allahut.
Kėshtu u kryen edhe aktet terroriste tė 11 shtatorit '01.Terroristėt me gjakftohėsnė mė tė madhe u futėn nėpėr avionė tė lumtur qė ishin zgjedhur nga Bin Ladeni pėr ato qė do tė bėnin,tė ndėrgjshėm se do tė vrisnin pa mė tė voglėn mėshirė mijėra njerėz qė nuk kishin bėrė asnjė mėkat ndaj tyre.

Eshtė pėrmendur nė kėtė shkrim se, duke kaluar nga avioni qė solli Muhamed Atėn dhe njė terrorist tjetėr nga Portlandi nė Boston, pėr shkak tė vonesave, njė valixhe e tij mbeti nė nė Terminalin B,nga ku ai ata u bashkuan me terroristė tė tjerė, pėr t'u nisur me avionin Amerikan Eir Fllajt 11 pėr nė Los Anxheles, i cili pas disa minutash, sic tashmė e dimė, u rrėmbye prej tyre dhe u kthye nė predhė gjigande, pėr tė goditur njerėn nga kullat.

Kur pas atentateve kjo valixhe u hap nga agjentėt e FBI-sė, nė tė u gjetėn disa uniforma pilotėsh civilė, njė manual me udhėzime pėr fluturime ajrore dhe njė letėr.Nė kėtė letėr,tė shkruar nė gjuhėn arabe, ishin shkruar kėto radhė : "Tė jemi tė qetė, sepse koha me tė cilėn do tė martohemi me Parajsėn,ėshtė e afėrt.Kontrollo armėt e tua para se tė nisesh.Shtėrngo thikėn dhe mos u trishto nga shtazėt."

Lind me tė drejtė pyetja:"Si ėshtė e mundur qė njė djalosh 22-vjecar, i diplomuar pėr arkitekturė,qė vazhdonte kurse specializimi nė Hamburg,pra, nė njė qytet perendimor,tė kishte kaq urrejtje pėr perendimorėt,sa t'i quante shtazė,si mund tė besonte se ai me shokėt e tij, pas kėtij aksioni do tė shkonin nė Parajėsė?"
Nė qoftė se do tė ishte fjala pėr Abdulazim Al Omarin, 23 vjecar, fshatar nga vise tė humbura tė Arabise Saudite, gjysmanalfabet, i rritur nė njė mjedis fetar, i cili nė vitin 2000 kishte lėnė gruan me njė fėmijė dy vjec dhe kishte shkuar nė Afganistan, ku ishte stėrvitur pėr tė kryer aktet terroriste tė 11 shtatorit nė kullat binjake tė Nju Jorkut, pėr tė dhėnė edhe jetėn e tij atje, se paskėtaj do tė do tė shpėrblehej nga Allahu duke vajtur nė Parajsė, kjo edhe mund tė kuptohet. Megjithatė, a kishte menduar ai pėr familjen qė e kishte braktisur, pa i thėnė tė paktėn gruas se ku po degdisej dhe pėrse. Mos ndoshta ka pandehur se Allahu do tė dėrgonte nė Parajsė edhe atė me djalin?

Por injoranca,fanatizmi arrin caqe tė papėrfytyrueshme kur po tė njejtin veprim kryejnė edhe dy vellezėr,Vail dhe Valid Shehri,i pari mėsues i kulturės fizike dhe i dyti pa zanat, qė edhe ata sakrifikojnė jetėn nė kėtė aksion tė pėrbindshėm, qė tė venė edhe ata nė Parajsė.Tė dy vellezėr nga njė familje.Tė zėzat nėna e baballarė!
Pasi mori vesh lajmin humbjes sė djalit tė tij, Muhamed Atės,i ati nė njė intervistė televizive deklaroi se ai besonte se i biri ishte ende gjallė.Pastaj u krenua qė nė emėr tė Allahut ai kishte dhėnė jetėn pėr njė qėllim tė tillė tė lartė(?!). Dhe nuk ishte injorant.

Po tė shkojmė mė tutje.Nė mars tė vitit 2005,ideuesi i sulmeve me avionėt qė u rrėmbyen mė 11 shtator '01,Khalid Sheik Muhamedi, u kap nė Pakistan.Sė bashku me tė edhe disa bashėpunėtorė tė tjerė tė Bin Ladenit, Abdul Azizi, Ramzi Binalbishi, Mustafa Ahmed Al Vasari, Valid Bin Atashi. Ata tani ndodhen tė burgosur nė bazėn ushtarake amerikane tė Guamtanamo,nė Kubė, ku po zhvillohet dhe procesi gjyqsor kundėr tyre pėr krimet e kryera atė ditė.
Gjatė seancave tė deritanishme kėtij procesi,ata,jo vetėm qė nuk kėrkojė falje,jo vetėm nuk pranojnė tė kenė avokatė mbrojtės,por,duke akuzuar Amerikėn dhe aleatėt e saj pėr luftėn nė Afganistan dhe Irak,e quajnė veten martirė tė Islamit dhe presin me krenari tė vdesin pėr kėtė qėllim.

Ja,pra ku tė shpie filozofia e fondamentalizmit islamik, e nxitur dhe ushqyer nga njė nga ideuesit e saj,Osama Bin Ladeni dhe ata qė e rrethojnė:Qė besimtarėt e kėtij sekti tė bėhen mish pėr top.Dhe kėtė akt nuk e kanė kryer dhe nuk mund ta kryejnė perendimorėt, ashtu sic theksohet nė kodin e fondamentalizmit, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr, vecse vazhdimi i traditės sė rrėnjosur nė Japoninė perandorake, kur ushtarakėt ishin gati nė cdo cast tė bėnin hara-kiri pėr perandorin,ashtu si samurajėt nė Mesjetė, pra,tė thernin barkun e tyre,(hara-bark,kiru-ther),si dhe, po ta lypte nevoja, pilotėt, tė sakrifikonin veten, pra, tė ktheheshin nė kamikaze,(kami-perendi, kaze-erė), ose, mė shkoqur, avinoėt t'i shndėrronin nė predha qė goditnin anijet amerikane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Por,kur ka qenė nevoja, nė luftėra atdhetare, perendimorėt, qė ironizon kodi i mėsipėrm,shkonin sypatrembur nė veprime luftarake,duke e ditur qė edhe do tė jepnin jetėn.Pėr kėtė mjaftojnė me qindra shembuj heroikė nga dy luftėrat botėrore tė shekullit tė kaluar, dhe sidomos gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga ushtarėt, qofshin francėzė, anglezė,rusė,amerikane,ose partizanė shqiptarė,kundėr armiqve nazistė-fashistė.

Megjithatė,nė njė ditė pranvere tė kėtij vit,mbeta i habitur, kur nė njė nga emisionet e RAI-t, pamjet e tė cilit i shohim edhe nė Amerikė, krahas kanaleve tė tjera tė huaja, duke pėrfshirė dhe kanale shqiptare, pashė njė vajzė palestineze 16-vjecare qė mė mbėrtheu me rrėfimin e saj e saj tronditės:me zė tė qetė, por tė sigurtė, ajo po tregonte se kishte qene gati qė me eksplozivin e mbajtur fshehur nė brez, tė hidhte veten nė erė e, bashkė me veten, edhe shumė tė rinj izraelitė, qė ndodheshin nė njė kafene tė Jeruzalemit.Por nė castin e fundit kishte hequr dorė, duke kuptuar se ky vetėflijim dhe, nė tė njetėn kohė, ky krim i llahtarshėm,ndaj njerėzve tė pafajshėm, pra ky akt terrorist, nuk ishte dhe nuk mund tė ishte kurrė arma pėr tė zgjidhur ceshtjen palestineze.

Tė shpresojmė qė edhe tė tjerė myslimanė,kudo qofshin, qė kanė rėnė nė kthetrat e fondamentalizmit islam,tė gjykojnė si kjo vajzė e guximshme dhe tė heqin dorė kėshtu pėrfundimsht nga aktet terroriste.

Tragjedia e 11 shtatorit mund tė kishte ndodhur edhe mė parė, ose nuk do tė ishte ndodhur kurrė

Janė dy shprehje shumė kundėrtore me njera-tjetrėn, por qė ngėrthejnė njė tė vėrtetė tė madhe.
Tė analizojmė shprehjen e parė:
Kjo tragjedi mund tė mos kishte ndodhur.
Doemos,sikur nė rregulloren e FAA-sė ,sic ėshtė shpjeguar disa herė nė kėtė cikėl- dossier,nuk duhej tė liheshin tė kalonin nė pikėn e kontrollit objektet qė tashmė dihen-brisqet, shishet etj., etj.
Por jo vetėm kaq.Me keqardhjen mė tė madhe duhet pohuar se Amerika, madje dhe bota, megjithė masat qė kishte marrė, qė nga viti 1968, kur u shėnua rasti i parė i rrėmbimeve tė avionėve nga terroristėt islamikė, qė do tė kulmonte mė 11 shtator 2001,prapė se prapė, nuk ishte e pėrgatitur ashtu sic duhej pėr t'u mbrojur nga sulmet e tyre.

Vėrtet ishte hartuar rregullorja e FAA-sė,vėrtet nė hyrjė tė terminaleve ishin vendosur pikat e kontrollit, vėrtet ishte krijuar njė armatė prej rreth 35 mijė punonjėsish tė kompanive tė sigurimit (Security),qė funksiononte nė 400 aeroportet civile qė ndodhen nė tėrė Amerikėn.Por personeli i kėtyre kompanive nė shumicėn e rasteve nuk ishte i pėrgatitur,ashtu sic duhet.Nė tė nuk bėnin pjesė elementė gjithnjė tė zotė.Shkaku ėshtė i thjeshtė:kompanitė e sigurimit tė aeroporteve gėlltitnin shuma tė konsiderueshme parash nga kompanitė ajrore dhe i paguanin shumė pak punonjėsit e tyre.

Kur nė nėntor tė viti 1999 unė sė bashku me tė tjerė shqiptarė, ose tė huaj,filluam tė punonim nė aeroport,paga fillestare ishte 7.00 $ pėr orė.Madje,njė kompani merrte guximin t'i paguante punonjėsit e saj me… 5.75 $ pėr orė.Shumė pak.Si pasojė, ishin shumė tė paktė ata amerikane qė pranonin tė punonin nė kėto kompani.Ose, edhe po tė ndodhte kjo,punonin vetem disa javė e pastaj largoheshin pėrv tė gjetur punė me pagė mė tė madhe.

Kėshtu, kompanitė private pranonin pa ngurrim emigrantė, si ne, qė natyrisht kishin dokumente tė rregullta dhe kartėn e gjelber,(green card). Megjithėse ishte e domosdoshme qė tė njihje deri diku anglishten, kėto kompani mbyllnin njerin sy dhe pranonin njerėz, bile, njerėz qė nuk dinin fare anglisht.
Kjo ishte e metė e madhe, sepse nė raste tė ndryshme lindnin probleme kur duhej tė komunikoje jo vetėm me eprorėt e kompanisė, por edhe me udhėtarėt.Por edhe kėtu mbyllej, kėrė radhė… syri tjetėr.
Kursi trajnimit bėhej brenda tetė orėsh,pra,brenda njė dite(?). Nė kėtė kurs, sė pari me anė videokasetash, tė pėrgatitura pėr kėtė qėllim, na tregoheshin se cilat objekte ne nuk duhej tė lejonin tė kalonim pranė ekranit, njė ndėr pozicionet mė delikate tė punės sonė.

Sic dihet, kėto objekte ishin detonatorė,granata,bomba dore, nė formė tubi,revolverė, tė tė gjithė tipave…(Pėr brisqe tė vogla,a shishe,as qė bėhej fjalė). Gjatė trajnimit, njė pjesė e mirė e pjesėmarrėsve tė kursit nuk kuptonin fare anglisht,midis tė cilėve dhe unė,ndonėse dija tė lexoja anglisht.(Nuk kisha vecse disa muaj qė kisha ardhur nė Amerikė). Si pasojė, kishte nga ata qė nuk arritėn t'u pėrgjgjeshin pyetjeve tė testit me shkrim,hartuar nga FAA-ja,test i cili, tė them tė drejtėn, ishte pėrpiluar me njė gjuhė shumė tė specifikuar teknike.Atėherė, trajneri, meqė kompania jonė e Sigurimit e quajtur "Argenbrajt"(Argenbright),kishte nevojė tė ngutshme pėr njerėz, i plotėsoi vetė fletėtestet tona,(!?).

Pas kėtij …trajnimi, tė nesėrmen ne filluam punėn.Eshtė e vėrtete se gjatė ditėve tė para kishim kontrolle tė vazhdueshme nga manexherėt e kompanisė, ėshtė e vėrtetė qė FAA-ja bėnte edhe testime, pra, kontrolle,gjatė tė cilave, sic ėshtė pėrmendur, punonjės tė saj, tė maskuar si udhėtarė, futnin nė cantat e tyre objekte nga tė mėsipėrmet.Por ato ishin kaq tė dukshme nė ekran, sa qė vetėm tė ishe i pėrgjumur nuk do tė mund t'i shquaje atje.Dhe mė e bukura,kur ne i pikasnim ato,punonjėsit e FAA-sė na pėrgėzonim sikur cfarė tė kishim zbuluar.Pale,po edhe kompania na shpėrblente!Nė fakt, FAA-ja duhej tė na bėnte teste mė tė ndėrlikuara, qė kėshtu aftėsitė tona tė rriteshin edhe mė shumė.

Sic thashė,meqėnesė paga ishte e vogėl,punonjėsit largoheshin e kompania ndodhej jo rrallė,nė hall tė madh pėr t'i zėvendėsuar.Rastiste qė nė njė pikė kontrolli tė punonin vetėm 7 vetė,kur duheshin 12 deri 14 tė tillė.Dhe, merret me mend se c'ndodhte,sidomos gjatė pushimeve shkollore, a studentore,kur numri i udhėtarėve dyfishohej.Radha e tyre pėr tė kalur nė pikėn e kontrollit bėhej aq e madhe, sa qė rrezikohej qė ata,pėr shkak tė vonesave nė pikat e kontrollit,tė humbnin avionin.Si pasojė e trysnisė qė udhėtarėt ushtronin ndaj nesh, kontrolli ynė nė ekran,ose kontrolli trupor bėhej thuajse formal.

Habitem se si pikėrisht nė periudha tė tilla terroristėt nuk ndėrmorėn akte pėr rrėmbimin e ndonjė avioni.Do ta kishin pasur tė lehtė qė tė futeshin nė pikat e kontrollit, jo mė me thika,por, ndoshta, edhe me armė zjarri.
Nė njė rast tė tillė skadaloz,kur nė pikėn e kontrollit pėr shkak tė mungesės sė njerėzve, po punonin vetėm shtatė vetė,ndėr tė cilėt edhe unė,kompania ajrore "British", anuloi kontratėn me kompaninė tonė, pėr ta nėnshkruar me njė kompani tjetėr.Sidoqoftė, edhe ma pas u pėrsėritėn raste kur ne vazhduam tė punonim duke pasur pak punonjės nė pikat e kontrollit. Dhe po pėr tė njejta arsye.(Njerėzit largoheshin nga puna,pėr shkak tė pas sė ulėt,ndonėse nga marsi i vitit 1990 ajo u rrit nė 7.50 $ dhė nė qershor tė po atij viti nė 8.25 $).(Por,sic dukej,te krerėt fondametalistė islamikė ende nuk kishte lindur mendimi satanik,qė avionėt e rrėmbyer tė shdėrroheshin nė predha pėr tė goditur godina tė njė rėndėsie tė madhe, sic ndodhi njėmend mė 11 shtator '01).

Jo vetėm kaq.Ngaqė pėrbėrja jonė ishte heterogjene,kryesisht emigrantė edhe nga vendet e Lindjes sė Mesme,te unė ka zėnė gjithnjė rrėnjė mendimi i rrezikshėm i rekrutimit tė ndonjė punonjėsi, kryesisht arabė,nga Al Khaeda,qė, kundrejt njė page tė majme,ai gjatė kohės kur do tė punontė nė ekran,( ne nė cdo 30 minuta ndėrronim vendet e punės),tė linte tė kalonin armė,qė mund tė ishin futur nė cantėn e ndonjė terroristi.Fatmirėsisht njė gjė e tillė nuk ndodhi.Me kėtė rast duhet tė vė nė dukje se tėrė emigrantėt arabėt qė pata takuar pas tragjedisė sė 11 shtatorit,jo vetėm nuk u pajtuan me aktet terroriste tė fondamentalistėve islamė,por i dėnuan ato, duke i cilėsuar kriminale, qė shkojnė ndesh me parimet e Kuranit dhe mėsimet e predikuara nga Hazreti Muhameti.

Natyrisht, ka pasur nga ata qė janė shprehur me admirim pėr kėto akte, duke dhėnė madje edhe intervista,nė tė cilat shpreheshin se ato ishin shprehje e luftės kundėr synimeve pushtuese tė Amerikės ndaj vendeve arabe.Dhe, nga ana tjetėr, hanin bukėn e amerikanėve, qė i kishin pritur dhe u kishin dhėnė mundėsi qė tė punonin, tė jetonin shumė mė mirė se nė vendet arabe qė kishin lėnė dhe tė bėheshin edhe qytetarė amerikanė.
Kjo, pra, ishte gjendja ne pikat e kontrollit tė terminaleve nė Aeroportin Ndėrkombėtar Logan tė Bostonit,deri mė 11 shtator '01.Pėr mua,me tė meta, edhe pėr arsyen qė Amerika mbronte aeroportet nė pjesėn dėrmuese tė tyre.. me emigrantė,tė cilėt ,pėr mė tepėr, vazhdonin tė paguheshin pak.Ngushulloheshim me pagat overtime,(overtajm-mbi tetė orė), pėr tė cilat shpėrbleheshim 150 pėqind,ku kishte dhe abuzime tė mėdha nė kurriz tė kompanive ajrore.Mė keq se nė Shqipėrinė komuniste.Punonim 5 orė mė shumė pas tetorėshit dhe nga mbikėqyrėsit, qė gjithashtu pėrfitonin si ne, na shėnoheshin nė listė 8 e, madje mė shumė orė pune, qė nuk i kishim kryer,(!?).

Ideja e rrėmbimit tė avionėve dhe shndėrrimit tė tyre nė predha, sic ėshtė theksuar nė kėtė cikėl, lindi mė 2000 mendjen e pėrcudnuar tė Khalid Sheik Mohamedit, njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Bin Ladenit, pėr t'u vėnė nė jetė atė tė martė tė zėzė.
Por 11 shtatori mund tė mos kishte ndodhur kurrė Dhe ja sepse…

Memorandumi Feniks

Kam pėrmendur nė njė nga kapitujt e mėsipėrm tė kėtij cikli shprehjen "Memorandumi i Feniksit".Dhe ja sepse:Mė 10 korrik,tė vitit 2001, pra,tre muaj para atentateve tė 11 shtatorit,Keneth Uliamsi,agjent i FBI-sė nė qytetin Feniks tė Amerikės,u dėrgoi eprorėve tė tij tė Shtabit tė pėrgjithshėm, me qendėr nė Nju Jork, njė memorandum,(shkurtimisht memo), nė tė cilin njoftoi se sipas tė dhėnave qė kishte, Bin Ladeni kishte porositur qė djem tė rinj arabė tė ndiqnin kurse pėr tė drejtuar avionė,pra, pėr t'u bėrė pilotė.Dhe, nė fakt, sipas njoftimit tė tij, kėta djelmosha kishin filluar kurse tė tilla nė Florida.Uiliamsi shprehte dyshimin se mos ata po mėsonin tė drejtonin avionė civilė, nė mėnyrė qė nė njė tė ardhme tė merrnin pjesė nė atentate tė mundshme terroriste.

Dhe ėshtė shumė e cuditshme se si zyrtarėt e lartė tė FBI-sė, pasi lexuan kėtė memorandum,qė ka hyrė tashmė nė histori me shprehjen "Feniks Memo" dhe mund tė lexohet nė internet nė anglisht dhe gjuhė tė tjera, me titullin e mėsipėrm,nuk u shqetesuan pėr tė kėto tė dhėna kaq tė cmueshme tė njerit prej vartėsve tė tyre, me arsyetimin se ato "…nuk pėrbėjnė ndonjė shkak pėr tė ngritur alarm".Me fjalė tė tjera,ata nuk e gjetėn me vend qė tė merrnin masa,qė,nė bashkėpunim me CIA-n,(Central Inteligens Agensy-Agjensia pėr Shėrbimin e Informacionit Amerikan nė vendet e huaja),) tė mbanin nė vėzhgim cdo veprim tė tė rinjve arabė qė po mėsonin nė kėto kurse.

Po tė ndodhte kjo,atėherė FBI-ja do tė zbulonte ato lidhje qė janė shpjeguar nė kapitujt e parė tė kėtij cikli.Do tė dilte nė pah bashkėpunimi i Muhamed Atės me pjesėtarė tė tjerė tė grupit qė vepronte nė Hamburg,lėvizjet e tyre nga Amerika,nė vende tė tjera,pastaj,sėrishmi nė Amerikė,udhėtimi i Muhamed Atės me Abdulazim Al Bashrin mė 10 shtator '01 nga Boston,nė Portland me makinė dhe,anasjelltas, nga ky qytet me avion nė Boston,takimi i tyrė me terroristė tė tjerė nė mjediset e Terminalit B tė Aeroportit Ndėrkombėtar Logan tė Bostonit…

Pas gabimeve tė rėnda tė FAA-sė, ndodhte kėshtu njė gabimi edhe mė i rėndė,kėsaj radhe i FBI-sė-injorimi i njė njoftimi me kaq rėndėsi.
Po tė ishte vepruar ėshtu,nuk ėshtė aspak cudi qė fijet e kėtij komploti, me pėrmasa tė stėrhatashme, tė ishin zbuluar dhe terroristėt, jo vetėm tė dėshtonin,por edhe do tė kapeshin si miu nė cark.Por pas akteve terrosiste tė 11shtatorit '01,FBI-ja zuri tė shqyrtonte cdo tė dhėnė,ose veprim qė mund tė ishte i dyshimtė.Nė vorbullėn e kėtyre dyshmeve njė ditė do tė futesha edhe nė.
Ja se si ndodhi.

Njė agjent i FBI-sė nė apartamentin tim!…

Nė mėngjesin e datės 5 prill tė kėtij viti, ditė e shtunė, para se tė shkoja nė punė, nga rruga Uashington u ktheva nė rrugėn Steit dhe u futa nė njė nga rrokaqiejtė mė tė hijėshm tė Bostonit. Ai tė magjeps me pėrndritjen e dritareve dhe balloreve krejt tė zeza tė tij, dhe pėr njė cast tė krijon shėmbėllimin e njė dinozauri me gjymtyrėt e para tė mbledhura pas trupit, qė i mbėshtetur nė kėmbėt e pasme, ka mbetur i ngrirė, i mbėshtjellė nga njė bukuri e frikshme, nė pėrpjekjet pėr tė hovur lart, drejt qiellit.

Qėllimi im ishte i thjeshtė: doja tė dija nėse nė hyrje tė kėtij rrokaqieli ishte vendosur pikė kontrolli i njėllojtė me ato tė aeroporteve. Isha nė pėrfundim tė njė romani me titull "Shtatori i gjėmės sė madhe", kushtuar tragjedisė tashmė tė njohur, dhe nuk dija ndonjė tė dhėnė qė mė dukej shumė e rėndėsishme: a kishte pasur pikė tė tillė kontrolli edhe nė tė dy kullat binjake?
Pėr fat tė keq, atė ditė shkurti, kur sė bashku mė njė shokun tim isha ngjitur nė katin e 107-tė, nga nxitimi nuk mbaja mend tė kisha kaluar nė njė pikė tė tillė. Edhe, kur pyeta disa shokė tė tjerė qė ishin ngjitur nė kulla si unė, edhe ata nuk mbanin mend.

Ja, pra se pėrse u paraqita atje tė nėpunėsi i sigurimit. I shpjegova se isha shkrimtar dhe gazetar, dhe i bėra pyetjen e mėsipėrme, qė tė vazhdoja pastaj tė kėrkoja tė mė ndihmonte tė dija nėse nė kullat binjake tė Nju Jorkut kishte pasur pika kontrolli.
Punonjėsi m'u pėrgjgjigj se nė atė rrokaqiell nuk kishte pikė tė tillė dhe mė kėrkoi njė dokument, tė cilin e fotokopjoi. Pastaj mė dha njė kartvizitė tė manaxherit tė pėrgjthshėm tė kompanise sė sigurimit, i cili mund tė mė ndihmonte nė kėtė drejtim. Tė them tė drejtėn, meqė tė shtunave dhe tė dielave zyrat e kėsaj kompanie ishin tė mbyllura, e lashė qė t'i telefonja kėtij manaxheri njė ditė tjetėr.

Mirėpo, tė mėrkurėn tjetėr, rreth orės 10.00 tė mėngjesit, kur po punoja pėr tė pėrfunduar romanin, dėgjova tė trokitura nė derėn e apatamentit ku jetoja. E hapa dhe pashė njė burrė rreth tė pesėdhjetave, me pamje tė qetė, fytyrė tė bardhė e sy tė hirtė, i cili, duke mė pėrshndetur, mė paraqiti njė distingtiv dhe hyri drejt e nė temėn e bisedės qė dotė bėnte:
"Jam punonjės i FBI-sė. A keni qenė ju tė shtunėn e kaluar nė ndėrtesėn… nė rrugėn Steit?" Pohova cuditėrisht me gjakftohtėsi dhe menjėherė i rashė mė tė se pėrse kishte ardhur. E ftova tė ulej dhe i shpjegova arsyen e kėsaj vizite nė ndėrtesėn nė fjalė. Mė dėgjoi mė shumė vemendje. Megjithatė, nuk ndėrhyri. Vetėm vazhdoi tė mė dėgjonte.

I shpjegova arsyet e pyetjeve tė mia, i tregova pastaj se kisha punuar nė aeroport bash ato ditė kur kishte ndodhur tragjedia, se pėr mendimin tim FAA-ja kishte bėrė gabim tė rėndė qė nė rregulloren e saj kishte lejuar tė futeshin udhėtarė mė brisqe, shishe e gjithcka tjetėr, tė cilat tashmė u janė bėrė tė njohura lexuesve. Madje, edhe ndėrtova skenat e rrėmbimt tė avionėve, ashtu sic e kam pėrshkruar mė sipėr:
Terroristėt mbėrthejnė stjuartesa, kėrcėnojnė udhėtarėt qė tė mos bėjnė as gėk as mėk, se atėherė do t'i therin. Mandej njoftojė pilotėt se nė avion po ndodh dicka e rėndė: Kėshtu, njeri prej tyre del nga kabina dhe njė terrorist tjetėr e godet me shishe nė kokė e kėshtu, qė tė mos zgjatem, asgjėsojnė edhe plotin tjetėr dhe bėhen zotėr tė avionėve.
Dhe, ndėrkohė qė flisja tėrė zjarr, e shoqėrova kėtė ligjėratė, duke mbėrthyer nė duar, herė njė brisk tė vogėl, tė nxjerrė nga njė sirtar, herė njė shishe vere, herė shishe metalike, me lėngje erėmuese, spėrkatėse,(sprai), qė mora dollapėt e aneksit tė kuxhinės. Pėrfundova kėshtu qė pėrgjegjėsia kryesore mbi ngjarjet e 11 shtatorit 2001 binte mbi FAA-nė…
Pėrmenda pastaj, por kėtė radhė jo me kaq zjarr, qė edhe drejtuesit e FBI-sė nuk i shpėtonin pėrgjegjėsisė, pėrderisa nuk kishin pėrfillur njoftimin e agjentit tė tyre, Keneth Uiliams, dėrguar nga Feniksi atė ditė korriku tė vitit 2001, pra, para tragjedisė.

Gjatė tėrė kėsaj ligjėrate agjenti i FBI-sė vazhdoi tė mė dėgjonte pa mė ndėrprerė as edhe njė grimė dhe, sic thotė njė sentencė latine, "Tė heshtėsh, do tė thotė tė aprovosh", (Tacere est consentire), edhe ai dukej qė miratoi me heshtjen e tij ato qė kisha rrėfyer, qoftė edhe pėr hamendėsimet e mia rreth sulmeve tė terroristėve fondamentalistė nėpėr avionė dhe, tė them tė drejtėn, me pasion, dhėmbje dhe rrėmbim.
Pastaj nga njė cantė tė vogėl qė mbante me vete, nxori njė foto tė marrė me kamera tė fshehtė: njoha veten me pallto, shallin me katrorė, tė hedhur pas e flokė tė shpupurisur, nė hyrjen e kėtij rrokaqielli tė zi nė rrugėn Steit, ku isha ndodhur atė tė shtunė. Jo vetėm kaq, por, kėtė radhė, duke buzėqeshur lehtė, mė zgjati dhe njė fotokopje tė nxjerrė nga rrjeti i internetit Gugėl (Google), ku pashė tė shkruar tė dhėna tė miat jetėshkrimore dhe listėn e disa prej romaneve qė kisha shkruar vitet e fundit nė Amerikė.

Mė kėtė, ai sikur donte tė mė thoshte. "Ne i dimė tė tėra." E pėrcolla deri jashtė apartamentiti tim, ku u ndamė miqėsisht. Ato caste, nuk pata guxim tė shtoja: "Kėshtu duhej tė kishte vepruar FBI-ja pas "Memos se Feniksit" me tė rinjtė arabė. T'i kishte mbajtur nėn vėzhgim dhe ndjekur, ashtu sic mė paskeni vėzhguar e ndjekur edhe mua…"

11 shtator, mos ardhsh kurrė!

Njė ditė, nga fund i qershorit tė kėtij viti, pėrcolla nė aeroport njė shok qė do tė nisej pėr nė Kanada.Qė nga 11 shtatori '01,nuk ishte hera e parė qė shkoja atje.Madje, nė gjysmėn e parė tė vitit 2007 kisha punuar pėr disa muaj si ticket reader,(kontrollor biletash dhe pasaportash) nė Terminalin E.Por asnjė herė nuk kisha kaluar nga Terminali B,nga ai terminal, ku mėngjesin e asaj sė marte tė zezė, kishin kaluar terroristėt,pėr t'u futur nėpėr avionė.

Po kėtė radhė shkova. Pikėrisht pėr tė rikujtuar ato ngjarje me tė cilat tashmė lexuesi po njihen nė nė kėtė cikėl "dossirer", kujtimesh e mbresash. Ishte mėngjes si po atė ditė. Terminali ishte mbushur si ngaherė plot udhėtarė qė futeshin nė pikat e kontrollit. Tashmė atje nuk ishin shokėt tanė tė kompanive private, ku kisha punuar edhe unė. Vendin e tyre e kishin zėnė punonjės tė TSA-sė (Transportation Security Administartion, pra, tė Administratės sė Sigurimit tė Transportit), ku pėrfshihen tė gjitha llojet e transportit, duke filluar nga udhėtaret e valixhet e tyre.

Kjo masė ishte marrė disa muaj pas ngjarjeve tė 11 shtatorit '01. Asnjė njeri qė nuk ishte qytetar amerikan,nuk mund tė punonte nė pikat e kontrollit tė aeroportit. Ja pėrse unė,dhe shqiptarė tė tjerė,qė punonin mirė, edhe pa njohur sic duhej anglishten,u deturuam tė largoheshin atėherė nga aeroporti:ende nuk kishim marrė pasaportat amerikane. Sidoqoftė, edhe kjo ishte njė nga nga masat mė tė rėndsishme qė mori qeveria amerikane pas tragjedisė qė ndodhi nė avionėt. Madje, atėherė presidenti Bush njoftoi se pas 2-3 vjetėsh nė aeroportet amerikane do tė ktheheshin sėrishmi kompanitė private tė sigurimit. Kishte bindjen se me luftėn e ashpėr qė nisi kundėr terrorizmit fodamentalist nė Afganistan dhe pastaj nė Irak, Amerika do tė arrinte njė fitore tė shpejtė. Por koha vėrtetoi tė kundėrėn.

Ne tė tėrė jemi dėshmitarė qė terrorizmi vazhdon tė jetoje dhe tė veprojė gjithnjė rrezikshėm.Mjafton tė pėrmendim atentatin nė metronė e Madridit, mė 11 mars 2004,atentatin tjetėr nė Londėr, mė 8 korrik tė njė viti mė pas,ku gjetėn vdekjen qindra njerės, vec shumė e shumė tė plagosurve, njė pjesė e tė cilėve vdiq nėpėr spitale.
Ndaj edhe sot nė aeroportet amerikane vazhdojnė tė vigjėllojmė punonjės tė TSA-sė,qė duhej tė kishin nisur tė punonin qė me krijimin e Sigurimit nė aeroporte.Por mė mirė vonė se sa kurrė. Bile, edhe pozicionet e kontrolluesve tė biletave, qė u pėrkisnin ende kompanive private, para disa muajsh i kaluan TSA-sė. Dhe pėrsėri u bė mirė. Vec kėsaj paguhen menjėherė me 13,25 $ pėr orė, duke pasur benefice me tė cilat mbulojnė shėrbimet shėndėtėsore etj.,kur pėr kėtė pozicion kompanitė private i paguanin punonjėsit e sigurimit me 9.00 $ pėr orė dhe me njė maksimum qė arrinte deriė 9.25, sado vjetėrsi pune tė kishe.(!?) Por, qė tė fitojė kėtė vend pune nė TSA, secili qė pretendon,duhet, jo vetėm tė dijė tė flasė dhė tė shkruajė shumė mirė anglisht, por, mbi tė gjitha, t'i nėnshtrohet njė kursi shumė tė vėshtirė, madje edhe pėr vetė amerikanėt.(Ku e ku me kurset qė patėm kryer ne para 11 sthatorit '01).

…Kėshtu,pra, si gati shtatė vjet tė shkuara, u ndala pranė njerės nga pikat e kontrollit. Atėherė ato i pashė tė shkreta. Udhėtarėt kishin kaluar e bashkė me ta edhe terroristėt. Kishte kaluar jeta bashkė me vdekjen. Dhe kishte ngadhnjyer kjo e fundit, duke gllabėruar nė gojėn e saj tė stėrllahtarshme mė shumė se 400 vetė nėpėr avionė e rreth 2500 mijė tė tjerė nė kullat binjake.
Sa sa ėndrra, sa dėshira kishin endur kėta njerėz tė moshave tė ndryshme. Njė pjesė fluturonin tė takonin tė afėrmit e tyre prindėr, a fėmijė, ose anasjelltas,tė tjerė nė kulla i telefononin njeri-tjetrit, pėr cėshtje pune,a pėr takime,doemos, tė rinj qė tė kalonin njė mbėmje tė kėndshme nė krahėt e njeri tjetrit…

Dhe ja c'kishte ndodhur. E gjitha brenda jo mė shumė se tri orėsh.Tė gjithė ishin shuar pėr gjithmonė, ashtu sic kishte ndodhur nė Port Harbėr,(Honolulu), atė mėngjes tė 4 dhjetorit tė vitit 1944, kur avionėt japonezė, duke thyer pabesisht armėpushimin e nėnshkruar midis shtabeve tė tė dy ushtrive ndėrluftuese,kishin bombarduar aeroportin dhe fjetoret e reparteve dhe u kishin marrė jetėn 2400 ushtarėve amerikanė,njė pjesė e madhe e tė cilėve ishte ende nė gjumė. Edhe tani nėpėr pikat e kontrollit tė kėtij terminali kalonin njerėz. Qeshnin, gėzonin, flitnin me zė tė lartė, qortonin ndonjė nga fėmijėt qė mbanin pėr dore. Ashtu si atėherė, ashtu si cdo herė. A thua u shkonte ndėrmend se c'kishte ndodur atė tė martė tė zezė?

Duke kujtuar kėto ngjarje, u pushtova nga njė ndjenjė e trishtė.
-Zotėri,-dėgjova njė zė nga pas.- Dukeni shumė i mallėngjyer. Mos ndoshta jeni ndarė nga gruaja, ose ndonjeri nga fėmijėt tuaj?
Ktheva kryet dha pashė para meje njė burrė tė thyer nė moshė.
-Jo,-iu pėrgjigja.-Por kisha shumė vjet pa ardhur nė kėtė terminal. Qė nga ajo ditė e 11 shtatorit 2001.
-Mos patėt humbur atė ditė ndonjė tė afėrm?-belbėzoi ai duke ngėrthyer vetullat.
-Jo,-ia ktheva pėrsėri.-Unė punoja atėherė nė aeroport dhe kisha parė vajza e djem, pilotė, stjuartesa, tė cilat, nuk i njihja nga afėr, por, sidoqoftė, pėrshėndetesha me ta, kur kalonin nė pikat e kontrollit dhe mernin fluturim nėpėr Amerikė, a vise tė tjera tė botės. Mė pas, disa prej tyre nuk i pashė mė. Pastaj mėsova se midis tė humburve, ishin edhe disa nga ata, ashtu sic mėsova se edhe tre bashkatdhetarė tė mi, shqiptarė, ishin shuar nė kullat binjake tė Nju Jorkut, tė cilėt, edhe ata, nuk i kisha njohur nga afėr.

Pas fjalėve tė mia sytė e tė moshuarit morėn njė pėrndritje tė vagėllyer.
-Atė ditė edhe unė humba njė nga shokėt e mi mė tė ngushtė,-mė tha ai trishtueshėm.-Po fluturonte me tė shoqen nė dasmėn e djalit nė Los Enxheles. Edhe ajo u shua sė bashku me tė. Kėshtu qė edhe unė, kur udhėtoj nga ky aeroport, mė zė trishtimi. Atbotė, si pa e kuptuar as vetė, nga buzėt qė mė dridheshin, mė shpėrtheu ky mallkim:
-11 shtator, mos ardhsh kurrė!..

Fund
North Quinci, Boston, (SHBA), korrik 2008

Shėnim:
Pėr tė shkruar kėtė cikėl-dossier autori, veē kujtimeve nga ngjarjet qė ka pėrjetuar si punonjės i Aeroportit Ndėrkombėtar Logan, tė Bostonit, nė shtator tė viti 2001, ka shfrytėzuar gazetat amerikane, "Nju Jork Tajms", "Boston Globe", "Boston Herald", "Uashington Post", "USA Today" etj., tė asaj periudhe, si dhe materiale nga interneti qė u kushtohen kėtyre ngjarjeve tragjike, tė cilat tronditėn botėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara