HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Informacioni publik si rrugė e parandalimit tė krizave

-- nga Alban Bala

Alban Bala Shoqata e Bankave, pas njė konsultimi tė gjerė qė ndėrmori me anėtaret e saj, vendosi tė heshtte publikisht nė lidhje me krizėn ekonomike globale dhe me pasojat qė mund tė godasin botėn financiare pėr shkak tė njė recesioni tė pakontrollueshėm ekonomik.

Nė Shqipėri vendimi u mor nė unanimitet thuajse tė plotė, duke konstatuar se shqiptarėt - falė pėrvojave tė hidhura tė mėparshme - mund tė jenė shumė mosbesues edhe ndaj mesazheve mė pozitive dhe optimiste. Pėr mė tepėr, nė Shqipėri, sipas analistėve tė mirėnjohur edhe ndėrkombėtarė, kjo situatė kritike qė goditi SHBA dhe disa vende evropiane, kėtu nuk ka shans tė vijė nė shprehje. Ndaj, tė flasėsh publikisht rreth njė krize, ‘ėshtė si tė zgjosh ariun, i cili po fle’, - ishte vendimi i bankave dhe i shoqatės sė tyre.

Pyetja ime e parė ėshtė, nėse vėrtet ariu po fle. Kurse leximi i kėtij vendimi i ngjan perifrazimit tė gotės pėrgjysmė me ujė. Kėndi i shikimit e bėn diferencėn.

Ajo qė publiku ndjen sot ėshtė nė tėrėsi njė “merak” i paemėr, mė tepėr njė import ndjesish sesa njė arsyetim realist apo i bazuar nė lidhje me krizėn. Shumica e lajmeve ndėrkombėtare hapen e mbyllen me kėtė ēėshtje. Mjaft prej shqiptarėve kanė kontakte permanente me mjedisin jashtė vendit - duke pėrfshirė Amerikėn e Veriut, dhe pėr kėtė shkak, koncepti i getoizimit tė debatit mbi kėtė ēėshtje nuk ėshtė fort realist.

Pėrballė kėsaj, mosbesimi me theks pėrēmues qė publiku pėrcjell pėr kapacitetet e strukturave shtetėrore dhe nė tėrėsi pėr sistemin vendas tė shėrbimeve e bėjnė ndėrveprimin e palėve problematik. Duhet pranuar se nė dallim nga shumica e vendeve tė tjera, Shqipėria ende nuk ka miratuar njė fond - qoftė edhe formal - si garanci pėr depozitat publike nė rast tė njė “tronditjeje morale” (sepse arsye pėr njė tronditje monetare tė sistemit nuk ka). Bankat dhe Shoqata pėr Mbrojtjen e Depozitave kanė nė kėtė proces pjesėn e tyre tė pėrgjegjėsisė.

Por nė tėrėsi, kjo veē sa i jep peshė - nė rastin e njė krize besimi (dhe aspak monetare) zėrave tė verbėr qė do ta vrisnin nė kėtė rast sistemin bankar, ashtu si njė plumb qorr vret edhe mė vigjilentin e njerėzve.

Pėr kėtė shkak, unė mendoj se parandalimi i krizės ėshtė njė proces qė nuk mund tė shmanget nga bankat, edhe pse ato nuk vuajnė asnjė rrezik apo nuk pėrballen realisht me faktorė tė brendshėm apo tė jashtėm qė mund tė prodhonin kriza.
Pėr hir tė rėndėsisė sė kėtij debati, jam i detyruar ta pėrsėris se nė Shqipėri nuk ka asnjė rrezik pėr bankat. Nuk ka asnjė rrezik, pėrveē rėnies sė shpejtėsisė sė rritjes ekonomike, dhe kjo kryesisht pėr shkak tė rėnies sė remitancave nga emigrantėt e shumtė dhe pėr arsye tė ngushtimit tė radhėve tė investitorėve tė huaj.

Media tė caktuara i kanė mėshuar rritjes sė papritur tė pėrqindjes sė kredive tė kėqija, por kjo ēėshtje mbetet pėr t’u sqaruar. Unė nuk besoj se ato janė shtuar; ato thjesht u bėnė tė dukshme dhe bėnė lajm, nė kuadėr tė vigjilencės mė tė lartė tė mediave dhe institucioneve pėrgjegjėse (nga ku rrodhi lajmi), falė situatės sė tensionuar ndėrkombėtare.

Publiku pėrdor aktualisht kanalet personale, njohjet, miqėsitė, krushqitė dhe penetron brenda bankave pėr tė marrė vesh sa tė sigurta i ka paratė. Pėrballė kėtij realiteti, bankat kanė vendosur tė mos flasin. As edhe njė fjalė. Dhe e kanė marrė kėtė vendim nė kolegjialitet, ēka do tė thotė se asnjėra prej tyre nuk mund ta shkelė atė.

Nė kėtė situatė unė mendoj ndryshe. Unė mendoj se publiku ka tė drejtė tė informohet pastėrtisht dhe nė mėnyrė tė pėrgjegjshme se i vetmi rrezik qė mund ta kėrcėnojė sistemin financiar shqiptar ėshtė frika. Rreziku mė i madh ėshtė krijimi i paarsyeshėm i ndjesive fataliste, qė pėr t’u shumėfishuar nuk kėrkojnė shkaqe, por modele ngjashmėrie sociale, dhe qė pranojnė si argument ēdo gėnjeshtėr qė qarkullon nė kushtet e njė krize paralele.

Kėto fundosje fataliste jo rrallė pėrfshijnė masa tė gjera njerėzish nė prag tė zhvillimeve tė rėndėsishme, siē janė p.sh., zgjedhjet, krizat politike, konfliktet e armatosura nė rajone kufitare etj.

Njė psikozė e verbėr popullore pėr tė tėrhequr paratė nga bankat do tė ishte rruga mė e shkurtėr pėr tė rrėzuar tė gjithė sistemin tonė financiar dhe pėr tė prodhuar njė kolaps tėrėsor ekonomik, ku viktima e parė do tė ishin shumica e parametrave makroekonomikė tė vendit.

Si institucione qė kryejnė 90% tė veprimtarisė me paratė e publikut-klient, bankat nė kėtė rast do tė ishin padyshim nė radhėn e parė tė goditjes.

Pėr kėtė arsye, frika boshe ėshtė i vetmi rrezik qė duhet parandaluar. Dhe kjo bėhet me njė strategji tė qartė tė komunikimit, bėhet nė bllok dhe jo veē e veē nga operatorėt dhe modelohet nė bashkėpunim me entet sipėrore tė kontrollit dhe politikave. Nėse rreziku ėshtė frika, kjo frikė parandalohet, kur nė mjedisin publik nuk lejohet tė sundojė nervozizmi dhe kur gjėrat janė tė qarta dhe tė lexueshme nga ēdo kėnd i leximit. Garancitė shtetėrore formale janė gjithashtu si njė levė Arkimedi, qė prodhon jo aq efekte financiare sesa efekte morale pozitive dhe besueshmėri tė shtuar.

Historia e muajve tė fundit ka pasur shembuj shumė pozitivė pėr kėtė.

Nė Liban, banka mė e madhe e vendit, e gjendur pėrballė njė fluksi masiv klientėsh qė kėrkonin tė tėrhiqnin depozitat, shpalli publikisht - duke pėrdorur deri edhe reklamėn televizive - se do qėndronte 24 orė e hapur, pėr t’iu pėrgjigjur tė gjithė atyre qė kėrkonin mbrapsht paratė e tyre. Nė kėtė komunikim ajo kishte mbėshtetjen formale tė qeverisė, qė po ashtu garantonte pėr kėtė. Banka ripohoi nė mėnyrė tė qėndrueshme se paratė ishin tė sigurta. Pas 48 orėsh nė shėrbim tė klientėve qė tėrhiqnin depozita, grupi i atyre qė i kishin tėrhequr tė hollat nė fillim tė ditės sė parė nisi t’i kthente paratė mbrapsht nė bankė, sepse e kuptoi se frika popullore ishte e pabazuar. Ky reagim ishte njė plan veprimi nė kushtet e krizės, i cili u zbatua nė mėnyrėn mė inteligjente, pikėrisht sepse ishte i paramenduar.

E ritheksoj se nė rastin e Shqipėrisė situata nuk paraqet rreziqe dhe nuk mbart asnjė krisje. Por, nėse bankat kanė tė drejtė tė vendosin tė mos flasin me publikun pėr tė mos ta zgjuar ariun, a mendon Banka e Shqipėrisė apo Kėshilli i Sigurimit Kombėtar se nė kėtė rast, tė paktėn njė plan rezervė ndaj krizės duhet tė jetė i gatshėm?

Sistemi ynė financiar ėshtė i sigurt. Kjo ėshtė pak, po e sigurt. Por ai nuk mund tė lihet nė mėshirė tė ndjesive publike, nė mėshirė tė informacioneve me origjinė farefisnore dhe tė dobėsisė sė njeriut, qė kushedi i ka humbur njėherė tė gjitha kursimet, pikėrisht se shqiptarėt, mė shume se pré e piramidave, ranė viktimė e ethes sė pėrqindjeve tė rritura befas nga njė lojė mediesh, qė me siguri e mbajnė mend atė qė shkaktuan.

Publiku - e theksoj - ka tė drejtė tė mos ketė njohuri pėr sistemin bankar, qė falė Zotit, nė Shqipėri nuk paraqet asnjė rrezik, por ai duhet konsideruar partner, duhet informuar dhe duhet trajtuar nė mėnyrė tė ndershme, tė drejtė dhe parimore. Atėherė ai di tė kuptojė, tė mbėshtesė dhe tė ruajė pronėn e tij qė nė kėtė rast ėshtė banka e tij, sistemi i financave tė shtetit dhe krejt jeta ekonomike e vendit. Pa kėtė pronėsi publike nuk ka partneritet.