HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vėshtrime letrare

IDETĖ E PLATONIT PĖR BOTEN DHE NJERIUN ENDE DEGĖZOHEN

-- nga Ali R. Berisha

Ali R. Berisha (Frederick Turner: Nė Shpellėn e Platonit /poezi/, pėrktheu Gjekė Marinaj. Botoi "Marinaj Publiching", Dallas, Frankfurt, Tiranė, 2006.)

Po e fillojmė kėtė vėshtrim tė shkurtėr pėr vėllimin me poezi tė poetit anglo-amerikan, Frederik Turner, me ca tė dhėna pėr pėrkthyesin Gjekė Marinaj, sepse ėshtė meritė e kėtij zotėriu, qė na e solli nė gjuhėn tonė kėtė vėllim me poezi, ndėr veprat mė tė mirat, tė Frederik Turnerit, (1943) tė njėrit prej poetėve mė tė njohur tė letėrsisė bashkėkohore anglo-amerikane. Bahkėkombėsi ynė Marinaj, ka dhjetra vite qė jeton e vepron nė Amerikė, na ėshtė i njohur mirė nė saje tė veprės poetike "Infinit", Dallas - 2000. Poezitė e vėllimi "Infinit" e radhisin Marinajn nė "njėrin prej poetėve mė tė talentuar tė kėtij brezi (1995)"nė letėrsinė tonė - shkruan nė parathėnien Agron Tufa. Prandaj i dėshmuar si poet dhe si njohės i mirė i gjuhės anglo-amerikane (ka mjaft shkrime nė original dhe pėrkthime tejet tė suksesshme), me kėtė vepėr ai edhe njė herė u dėshmua se me sukses ua ka marrė dorėn pėrkthimeve poetike. Mund tė shprehem se kemi para vetes njė vepėr tė pėrzgjedhur, tė pėrkthyer por edhe tė rikėnduar shqip nga poeti Marinaj, i cili nė parathėnie nuk heziton tė thotė se "…arti i pėrkthimit ėshtė njėra nga provat mė tė mėdha tė njė poeti."(f./11)

Falė ndėrbėrjes mirė tė intelektualit Tomė Mrijaj nga Klina, me qėndrim nė Amerikė, mė erdhėn q'andej 6 vepra tė Gjekė Marinajt. I nxitur nga vepra e tij poetike "Infinit", tė cilėn e kam qėmtuar dendur pėr veprėn time: Fjalor i Fjalėve tė Reja, e pashė tė arsyeshme edhe t'ia dėrgoj zotėriut bashkė me veprėn tjetėr Aforizma tė autorėve shqiptar, si bashkautor me Luz Pėrnokajn. Mirėpo Gjeka m'u kundėrpėrgjegj me dhurimin veprave tė tij, duke shėnuar "… me respekt tė veēantė pėr pėrkushtimin tuaj pėr tė vėnė nė dritė punėn e tė tjerėve". Ndėr veprat e sjellura nga fort i nderuari Mrijaj, e prita me njė gėzim tė veēantė vėllimin me poezi tė Turnerit, i nderuar edhe nga shkaku se autori e kishte vėnė aty edhe nėnshkrimin e tij.

Poezitė e vėllimit "Nė Shpellėn e Platonit", tė ndara nė pesė cikle, paraprihen nga njė, do tė thosha me plotė tė drejtė, introduktė, term ky i fillpėrdorur nga Noli, tė Gjekė Marinajt. Ngul kėmbė ta quaj kėshtu sepse aty nuk vėshtrohet vetėm kjo vepėr, por edhe njoftohemi me rrjedhat e poezisė bashkėkohore nė Amerikė, pėr brenda dhe jashtėzhvillimet e saj, kurse gjerėsisht flitet pėr autorin dhe listėn e plotė tė veprave tė tij, etj.. Janė shpėrfaqur aty, pra, tė dhėna shumė risiore dhe mjaft tė domosdoshme pėr studijuesit tanė tė letėrsisė sė sotme botėrore. "Ndonėse tė zgjedhura nga mė se dymijė poezi…" (Parathėnia, / 5) kėto qė i patėm parasysh e posedojnė njė vocėrrveēori tė pėrbashkėt: liricitetin pėr natyrėn, pėr meditimet dhe vizionet etike. Forma e jashtme e kėtyre poezive bie nė sy menjėherė, nėse i lexojmė titujt nė pėrmbajtje. Qysh aty shohim se titulli i shumė poezive tė kėtij poeti modern bashkėkohor paraqet njė varg poetik nė vetvete. Mjafton, t'i lexojmė vetėm disa, qė tė bindemi: Ode atyre qė i donė tė tjerėt, /22, Ėndrra pėr Marsin, /23, Ditė tė nxehta nė janar, / 26, Bukuria qė ka bukurinė nė tė, / 27, Fllad prilli edhe njė herė, / 29, Duke dėgjuar rolingstons nė stereo, / 69, Natė nė njė kafe rruge, / 81, Vreshta e dardhave prapė e prapė, / 102 e tė tjerė. Edhe vargjet e disa poezive, tė vėna ndamas nė fund tė tyre na sugjerojnė pėr njė vėmendje nėnvizuese. Ja disa sish: Po ju kėndoj. / 30, Unė nuk i kam harruar gėzimet e vjetra, / 33, Pėrse, atėherė ky acarim ėshtė vėrtet keqardhje, / 43, Rregullat thjeshtė nuk pranojnė tė dorėzohen, / 69, Mbi tė gjitha gjithēka duhet tė pėrfundojė aty ku ka filluar. / 127 e tė tjerė.

Nisur nga poezia Dhjetė paradite nė Evropė; tri pasdite nė Teksas, tė ciklit Parajsa, e cila me njė veēanti na krijon pėrshtypjen se poeti e ka gjeografikuar poezinė, duke kėnduar pėr Londrėn, Parisin, Bavarinė, Danubin, Budapestin, Gracin, Austrinė, Ohrin, Shkupin, pėr ta pėrfunduar kėtė cikėl me poezinė… nė aeroplan. Nė kėto pėrcekje vendesh nuk e kemi Kosovėn, por e kemi diku gjetkė; te poezia Nė Villa Borghese II - ku kėndohet pėr "Bardhėsinė e verės sė kulluar Albane," / 42. Duke lexuar poezitė e pėrfshira nė vėllim, ndonėse tė ndara nė cikle tė veēantė, ato vėllimisht na bindin se kemi tė bėjmė me tri grupe poezish; grupi i lirikave medituese, i baladave dhe i atyre qė shprehin gjykime dhe vizione tė kohės nė kėtė kapėrcyll shekujsh tė shqetėsuar nga veprime dhune e terrori. Megjithatė nė vėllimi "Nė Shpellėn e Platonit", nė idetė humane tė Turnerit, nė asnjė fjalė a varg tė tij nuk ka urrejtje apo, largqoftė, fjalė nga zhargoni i hakmarrjes. Robin Fox, njė kritik i letėrsisė angloamerikane,aty nė prapafletėn e librit shkruan: "… kemi harruar si t'i harmonizojmė dituritė me ndjenjat, ndaj na duhet dora udhėheqėse e poetit" dhe e poetėve, se dinė tė mbėltojnė mirėsi e t'i degėzojnė mėsimet tejet tė mira tė Platonit.

Poezia Odė atyre qė i duan tė tjerėt, poezi e fillimeve tė veprės, fokusohen ndjenjat nė ata njerėz, qė nuk meritojnė "Tension nė molekula" / 22. Sipas preferimeve tė mia, duhet tė kalojmė nė fund tė librit, pėr ta kuptuar, duke iu kthye retrospektivisht, sepse gjithmonė kur na ndodhin katastrofat dominojnė rrėfimet retrospektive. Prandaj, duke e gjurmuar motivin, e hasim atė nė poezinė "Marrėzitė", tė cilėn poeti e nėnshkruan me vargun: Asgjė nė jetė nuk qe mė e ēmuar se tė ikėsh prej tij. / 122. Pėrmendja e temave tė zeza qė e pėrmbajtėsojnė ciklin e fundit "Sonatat e njė udhėtari" padyshim se konotojnė te njė temė shumė aktuale tė viteve tė fundit - terrori. Udhėtari i "Stacionit tė fundit" - cili ėshtė ai? Pėrse i stacionit tė fundit? A ia caktoi ai vetvetės qė tė jetė ky stacioni i fundit? Poezinė dhe pėrgjgjen e ilustron vargu: "Njė shtėllungė tymi prapė ngjitet pėr nė qiell", kurse ka ėndėrruar "Pėr njė katastrofė, si 11 / 9" / 127, duke aluduar nė Kullat Binjake, qė ka trandur botėn. Dhe ēdo gjė pėrfundon zi, si tymi! Pėr tjetrin zibėrės poeti thotė: "Ai hyn brenda shpejt (nė autobus - vėr. a.r.b. e nxjerr jashtė) dhe e hedh tjetrin pėr dhe." / 124… Vazhdojmė leximin retrospektiv deri te poezia: "Odė atyre qė i duan tė tjerėt" - tė cilėt Turner i quan: "Ju jeni nga gjėrat qė mbijetojnė kohėn."

Poezitė lirike, ato tė cikleve tė tjera pėr jetėn, pėr dashurinė, pėr vizionet, e nxjerrin nė pah figurėn tjetėr butėsore tė Turnerit - besimtarit tė madh ndaj sė ardhmės sė humanizuar. "Ky oborr i gjelbėr … Mund tė jenė shenja tė parajsės sė gjelbėr nė arqipelag." / 18. Nė poezinė "Pėr tė gjithė miqtė e mi" kushtuar poetėve, me tė cilėt pin, bredh dhe bashkėbėjnė poezi, pastaj zhyten nė "Lexim e rilexim tė dorėshkrimeve tė njėri tjetrit", shėtisin "majė malesh", nė bregdete, ēifligje, ullishta, fusha tė grunjta. "Ky do tė jetė vendi i kohės sė lire / Rrethina e ėmbėl e jetės" / 33 Tė gjitha kėto pėrcekje temash e ndezje frymėzimesh na dalin poetikisht shumė tė fuqishme edhe nė saje tė ndjesive brendakuptimore poetike tė pėrkthyesit tė shkėlqyeshėm Gjekė Marinaj. E pėrjetuar nė jetė, e pėrthithur nė ndjenja, dhe e kėnduar mjeshtrisht bota e kėtij poeti vėshtirė komentohet prej tė tjerėve. Ajo mund tė pėrkufizohet, siē vepron Marinaj, kur pėr kėtė poezi shkruan: "…depėrton… duke e lartėsuar vetėm atė vizion poetik qė mbart nė vetvete intelekt, pasion, ndjeshmėri dhe spontanitet." (8) Fundi i fundit, ajo ėshtė mė sė miri vetėm tė lexohet, qoftė edhe e pėrkthyer, kėshtu suksesshėm, siē e kemi nė kėtė rast. Kėtu edhe qėndron ngjyresa platonike e vargjeve tė kėti poeti, pėr tė cilin Tom Disch thotė: "Poezia e tij ėshtė nė lartėsi tė pakrahasueshme."

Ėshtė vėshtirė tė krijojmė imazhin e plotė poetik pėr njė poet, autor tė 24 veprave - 11 prej tė cilave me poezi, duke lexuar vetėm njėrmbledhje prej 80 poezish, nė 130 faqe, mirėpo kur marrim veshė se ēka shkruan Marinaj, nė Introduktė dhe si e ēmojnė shtatė vlerėsues tė tjerė tė cituar nė prapafaqen e librit, atė herė do ta kuptojmė se me ē'poet dhe me ē'vepėr kemi tė bėjmė. Sipas tė dhėnave tė Shoqatės sė Shkimtarėve Shqiptaro Amerikanė, Turner ėshtė propozuar pėr ēmimin Nobel, kurse nga kjo Shoqatė ėshtė nderuar me Ēmimin Gjenima bashkė me Zsuzsanna Ozsvath nga Hungaria.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara