HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A na duhet njė strategji antikrizė?

-- nga ADRIAN CIVICI, tetor 2008

Pėr krizėn financiare qė ka pushtuar pothuajse gjithė planetin, po flitet e reagohet gjithnjė e mė shumė. Shifra tė frikshme, tė paimagjinueshme edhe disa javė mė parė qarkullojnė diskurset politike, akademike, financiare apo nė masmedia. Vetėm dy ditė mė parė, disa nga gazetat mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare njoftonin "se qė nga fillimi i vitit 2008, bursat nė gjithė botėn kishin humbur mė shumė se 25000 miliardė dollarė, e barabartė kjo me gjysmėn e kapitaleve tė tyre". Duket sikur asnjė lloj "plani shpėtimi" nuk ėshtė aq performant sa tė stopojė kėtė humnerė financiare. "Mundet qė vjeshta tė ketė njė influencė tė veēantė psikologjike nė humorin e financierėve, por kujdes: dimri po afrohet!", ka shkruar nė mėnyrė lakonike ekonomisti i shquar John Kenneth Galbraith, nė librin e tij kushtuar krizės sė rėndė tė 1929-'33. Tashmė tė gjithė janė tė bindur se kriza e "subprimes" po degjeneron gradualisht nė njė krizė ekonomike globale. Nė SHBA dhe BE, "kontaminimi" i ekonomisė reale ka filluar, nė Kinė ėshtė tregu i pasurive tė patundshme dhe sektori bankar ato qė po japin shenjat e para tė "krisjes", Islanda kėrkoi me urgjencė njė borxh prej 1.7 miliard eurosh prej FMN-sė, Ukraina, Pakistani, Argjentina, Bullgaria, Hungaria, vendet baltike, Rusia, etj., po reklamohen gjithnjė e mė tepėr si "vende nė vėshtirėsi pėr ta pėrballuar krizėn". Tė gjithė duket se janė tė bindur se "ekonomia botėrore nuk do t'i shpėtojė dot njė recesioni tė gjatė e tė dhimbshėm".

Pothuajse tė gjithė qeveritė dhe vendet e botės po hartojnė me shpejtėsi "strategji tė veēanta anti-krizė", po pėrpunojnė platforma e skenarė rezervė alternativė nė pėrgjigje tė situatave qė mund tė vijnė, po krijojnė "njėsi speciale ministrore" pėr tė ndjekur "ditė pas dite" situatėn, po kalojnė nė plan tė dytė shumė debate e konflikte politike "pozitė - opozitė" pėr t'iu dedikuar maksimalisht problematikės ekonomike e financiare nė vendet dhe rajonet e tyre. Shqipėria duket se bėn pjesė nė grupin e shumė pak vendeve qė duken se janė jashtė kėtyre "etheve" reaguese pėrballė valės sė mundshme tė krizės. Energjitė tona maksimale politike e qeverisėse vazhdojnė tė harxhohen pėr "ligjin dhe kodin zgjedhor", pėr shampo apo baltė pėr "ēėshtjen Fazlliē", pėr "inaugurime pa fund tė ēdo metri rruge tė re", pėr kėrkesa tė vazhdueshme dorėheqjesh e largimesh, pėr imunitetet e politikanėve e gjyqtarėve, "reforma" tė njėpasnjėshme nė drejtėsi por gjithmonė tė kontestuara nga njėra palė apo tjetra, etj., etj., tė kėsaj natyre. Por, deri tani nuk kemi akoma asnjė analizė tė plotė nėse na prek apo jo kriza?... nuk e kemi akoma plotėsisht tė qartė nėse duhet tė marrim masa speciale parandaluese apo duhet tė vazhdojmė normalisht sikur asgjė nuk po ndodh? Nuk po shqetėsohemi nėse duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm me buxhetin e vitit 2009, qė do ta miratojmė sė shpejti pėr tė parashikuar "paketa masash antikrizė", siē po bėjnė pikėrisht nė kėtė aspekt me dhjetėra vende tė botės.... nėse duhet tė kėrkohen interpelanca parlamentare e tė zhvillohen seanca speciale "pėr mėnyrat mė tė mira e mė tė sigurta pėr tė pėrballuar efektet e mundshme tė krizės", etj. Duket sikur na ėshtė ndalur koha nė problemet e sherret tona tradicionale politike e sociale.

A ėshtė vėrtet kaq alarmante e urgjente situata nė Shqipėri? Natyrisht qė jo dhe vend pėr panik apo shqetėsim tė skajshėm nuk ka. Sistemi jonė bankar ėshtė solid, me tregues efecient tė qėndrueshėm, i mirėkapitalizuar, i "painfektuar" nga produktet financiare qė provokuan krizėn ndėrkombėtare, i supervizuar me standarde ndėrkombėtare nga mė cilėsoret, depozitat janė tė sigurta dhe zgjerimi i kreditimit pritet tė ruajė tė njėjtat ritme pozitive, etj. Natyrisht qė rritja jonė ekonomike edhe kėtė vit duket se do arrijė shifrat 6 ose 6.5%, ēka pėrbėn realisht njė sukses tė ekonomisė sonė. Parashikimet e disa institucioneve ndėrkombėtare pėr zhvillimin afat-mesėm tė Shqipėrisė dhe rajonit tė Evropės jug-lindore janė optimiste, duke parashikuar dhe pėr 2009 tė njėjtėn shkallė rritjeje.

Futja nė NATO dhe afrimi i datės sė mundshme pėr t'u bėrė vend kandidat pėr nė BE janė faktorė tė fuqishėm garancie e zhvillimi. Por, gjithsesi tė gjitha kėto nuk mjaftojnė pėr tė vazhduar me mentalitetin e psikologjinė se asgjė nuk po ndodh, se "neve nuk na kanoset asnjė rrezik real", "se meqenėse jemi njė ekonomi e vogėl dhe relativisht e izoluar e periferike, kriza nuk na prek", etj,. Megjithėse duket se po i shpėtojmė ndikimeve tė ndjeshme tė krizės financiare, nuk mund tė themi se do tė jemi po kaq tė imunizuar nga efektet e krizės sė ekonomisė reale dhe njė recesioni qė tashmė duket i mundur nė Evropė, SHBA, Azi e mė gjerė. Pėr ēfarė "shqetėsohen maksimalisht" vende tė ngjashme me Shqipėrinė, dhe a duhet ta vlerėsojmė kėtė si njė kambanė paralajmėruese edhe pėr politikėn, ekonominė dhe shoqėrinė tonė?

Sė pari ēėshtja e deficitit tregtar. 2.3 miliardė euro deficit nė 2007, mbi 2.5 miliardė duket se ėshtė e mundshme pėr 2008. Remitancat nga emigrantėt tanė ekonomikė kanė filluar tė japin shenja rėnie. Gjatė 2007 vlerėsohet se kanė qenė rreth 50 milionė euro mė pak se njė vit mė parė. Eksportet tona kanė njohur njė rritje tė lehtė, por gjithsesi pengesat pėr tė arritur lehtėsisht tregjet e huaja janė prezente. Bilanci jonė i pagesave vazhdon tė jetė problematik. Pikėrisht, ky mund tė jetė edhe i prekuri i parė nga kriza e ekonomisė reale dhe recesionit ekonomik botėror. Nė gjithė Evropėn po njoftohen parashikime pesimiste pėr rritjen ekonomike, po njoftohen shkurtime vendesh pune nė gjithė gamėn e bizneseve dhe shėrbimeve, po njoftohen mbyllje uzinash e fabrikash siē ėshtė p.sh., rasti i disa kompanive tė automobilave nė disa vende tė Evropės Lindore, etj,. Ekspertė tė remitancave vlerėsojnė se "vende tė tilla si Shqipėria, Maroku, Algjeria, etj., qė kanė mjaft tė ardhura nga emigracioni, pritet tė ndeshen me njė reduktim tė tyre nė muajt e vitet nė vazhdim, si pasojė e problemeve ekonomike dhe shtrenjtimit tė jetesės nė Evropė".

Por njė shtrenjtim i tillė i jetesės nė Evropė nėnkupton dhe njė rritje tė pėrgjithshme tė ēmimeve nė eurozonė por dhe nė gjithė grupin e 27 vendeve tė BE. Duke pasur parasysh se ne zhvillojmė rreth 80% tė shkėmbimeve tona tregtare me BE ėshtė e kuptueshme qė importet tona do bėhen mė tė shtrenjta. Pra, ose duhet tė pėrgatitemi tė blejmė mė shtrenjtė, ose tė blejmė mė pak. Por, edhe ana tjetėr e medaljes ėshtė po kaq problematike. A do tė mundemi t'i shtojmė eksportet drejt zonės euro, ndėrkohė qė ajo pritet tė bjerė nė recesion? Sinjalet qė vijnė nga vende si Bullgaria, Rumania, Ukraina, Moldavia, Hungaria, Kroacia, etj., tregojnė se kėto vende "nuk po arrijnė dot tė bėjnė tė njėjtat kontrata shitjeje pėr 2009, duke parashikuar njė ulje drastike tė tyre si rezultat i reduktimit tė kėrkesės tė mjaft vendeve, deri tani partnerė tradicionalė tė tyre".

Sė dyti, sigurimi i burimeve tė mjaftueshme tė financimit pėr tė garantuar rritjen ekonomike tė parashikuar. Po ta analizosh me kujdes nga ky kėndvėshtrim "rritjen ekonomike shqiptare" dallon qartė se njė burim i rėndėsishėm i saj janė investimet e huaja direkte, borxhet apo kreditė e natyrave tė ndryshme, etj,. Pra, rritja jonė ekonomike furnizohet dhe garantohet mė pak nga burimet dhe kursimet e brendshme, duke qenė e varur jo pak nga "burimet e jashtme". Por, duke pasur parasysh se kriza aktuale ėshtė mbi tė gjitha "njė krizė krediti", tė gjitha simptomat janė qė nė tregun ndėrkombėtar, nė muajt nė vazhdim, krediti tė bėhet mė i rrallė dhe mė i shtrenjtė. Ky fenomen ka filluar tashmė tė bėhet shqetėsues pėr shumė vende. Rasti i fundit ėshtė ai i tre vendeve balltike, Lituanisė, Letonisė dhe Estonisė, qė po i bien kambanave tė alarmit nė pėrpjekje tė garantimit tė burimeve tė financimit tė rritjes sė tyre ekonomike, ndėrkohė qė deri tani njė burim i rėndėsishėm kanė qenė fondet qė vinin nga vendet dhe bankat skandinave, veēanėrisht Norvegjia dhe Suedia.

Prekja nga kriza e kėtyre vendeve pritet tė japė efekte negative direkte nė uljen e rritjes ekonomike nė tre vendet balltike, tė cilat me urgjencė po ndėrtojnė "skenarin rezervė antikrizė". Veē kėsaj, duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm edhe me njė dukuri tjetėr financiare qė po ndodh nė vendet e zhvilluara. Analistėt financiarė gjykojnė se nė kėrkim tė kontrollit dhe menaxhimit tė krizės, diapazoni i manovrimit me politikat monetare dhe buxhetore duket se po ngushtohet dukshėm. Ulja e vazhdueshme e normave bazė tė interesit nga Bankat Qendrore duket se po i afrohet limitit tė poshtėm (Fed pritet ta ēojė nė 1.5%, Banka Qendrore Evropiane nė 3.75%, Banka e Japonisė e ka tashmė vetėm 0.5%), ndėrkohė qė injektimet e shumta tė fondeve publike pėr tė shpėtuar bankat nė vėshtirėsi po shoqėrohet me njė rritje tė ndjeshme tė borxheve publike dhe njė pėrdorim masiv tė bonove tė thesarit nga shtete e qeveri tė ndryshme. Ky shpėrthim i bonove tė thesarit nė tregjet financiare rrezikon tė provokojė njė rritje tė fortė tė pėrqindjeve tė interesit nė njė periudhė afat-mesme. Tė gjithė kėta faktorė e bėjnė tė qartė se ēfarė pritet tė ndodhė dhe ēfarė vėshtirėsish na presin nė raport me nevojėn tonė pėr investime e kredi tė huaja, pėr tė garantuar rritjen tonė ekonomike, dhe nė njė sens mė tė gjerė zhvillimin tonė ekonomiko-social.

Tė gjithė kėto zhvillime e argumente besoj se janė tė mjaftueshme pėr tė qenė shumė mė tė vėmendshėm ndaj zhvillimeve tė pritshme ekonomike e financiare si nė BE, SHBA, ashtu dhe shumė rajone tė tjera tė botės. Dhe jo vetėm tė vėmendshėm, por edhe tė pėrgatitur. Hartimi i njė plani dhe strategjie "antikrizė" ėshtė mė shumė se i domosdoshėm, ėshtė njė garanci pėr tė ruajtur zhvillimin dhe treguar qeverisje e politikė tė maturuar e serioze. Indiferenca apo masat gjysmake janė sjellja institucionale mė e gabuar nė kėtė situatė, nė tė cilėn gjithė vendet e botės po e konsiderojnė si "emergjencė serioze" pėr ekonomitė e tyre.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara