HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė vepėr qė meriton tė lexohet

-- nga Azem Gjidija, New York, nėntor 2008

(Fakte dhe dokumente nė jetėshkrimin real: "Monsinjor Dr. Zef Oroshi - Njė Jetė e Shkrirė pėr Fe e Atdhe", tė studiuesit e publicistit shqiptaro - amerikan Tomė Mrijaj)

Para disa ditėve mė ra nė dorė libri voluminozme 400 faqe, me fakte, dokumente dhe fotografi origjinale mbi jetėshkrimin real me titull kuptimplotė: "Monsinjor Dr. Zef Oroshi - Njė Jetė e Shkrirė pėr Fe e Atdhe" (New York), tė studiuesit e publicistit tė palodhur shqiptaro - amerikan Tomė Mrijaj.

Imzot Oroshi

Kjo dhuratė e mirėseardhur e hulumtuesit z. Tomė Mrijaj, mė nderoi dhe befasoi. Ėshtė fjala pėr veprėn e tij voluminoze: "Njė Jetė e Shkrirė pėr Fe e Atdhe", tė cilin, autori nė fjalė ia kushton tė ndjerit Monsinjor Dr. Zef Oroshit, themeluesit tė Kishės sė Parė Katolike "Zoja e Kėshillit tė Mirė"( Krishtlindje, 24 Dhjetor 1969 dhe mė 19 Gusht 1973 me Dekret mori tė drejtat e kishės), Lidhjes Katholike Shqiptaro - Amerikane (Qendra "Zoja e Shkodrės", 1962) nė Amerikė, dhe nė tė njėjtėn kohė themeluesit dhe drejtuesit tė revistės fetaro - kulturore "Jeta Katholike Shqiptare - Amerikane" (Bronx, New York, 1966).

Befasitė mė tė mėdha pėr mua, gjatė leximit tė veprės voluminoze tė zotit Mrijaj ishin dy:
E para, dedikimi me mish e shpirt, i njohjes nė detale tė jetės dhe veprės sė tė ndjerit klerik Monsinjor Dr. Zef Oroshit dhe shumė meshtarėve dhe poetėve me renome (famė) kombėtare, siē ishin: At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Imzot Fan S. Noli e shumė e shumė tė tjerė, tė cilėt, i pėrshkruan mjaft mirė studiuesi i kujdesshėm Tomė Mrijaj, i cili, ėshtė i ri pėr nga mosha, i lindur, rritur dhe shkolluar nė Kosovė e Amerikė.

Duhet venė nė dukje, se njė punim i tillė serioz, me tė gjithė elementėt e rėndėsishėm tė njė vepre jetėshkrimore voluminoze, siē ėshtė ky libėr nė fjalė, ėshtė njė rast i rrallė, i cili, kėrkon njė punė e vullnet maksimal nė emigracion. Befasia ime e dytė, ėshtė fakti, qė prisnja, se njė ditė heret ose vonė dikush nga intelektualėt mėrgimtar me prirje e talent, pėr tė shkruar do tė fillojnė tė shkruajnė pėr mėrgimtarėt shqiptarė, tė cilėt, pa vullnetin e tyre, por tė shtyrė nga rrethanat jetėsore, u detyruan tė marrin nė sy rrugėt e botės, qė nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore, duke mos u pajtuar me rregjimin sllavo - komunist e ateist tė diktatorit Enver Hoxha, i cili krijoi sistemin mė brutal nė bllokun lindor tė Europės…

Intelektualėt shqiptarė tė asaj kohe apo edhe mė vonė, qoftė nė Shqipėri apo nė Kosovė, nuk patėn mirėsinė e guximin qė tė ulėn pranė tryezės dhe tė shkruajnė dy fjalė pėr kėta mėrgimtarė, tė cilėt, i lanė me dhimbje lamtumirėn e fundit kombit e atdheut, familjes e farefisit, pėr tė mos u kthyer mė ndoshta shumė prej tyre pėr sė gjalli.
Ėshtė fakt i pamohueshėm, se me qindra familje tė kėtyre mėrgimtarėve pėrfunduan nė kampet e pėrqėndrimeve e internimeve, nėpėr Shqipėri e ish Jugosllavi pa dallim krahine e pėrkatėsie fetare. Meqense ekzistonte njė aleancė e ngushtė bashkėpunimi nė mes tė Sigurimit tė shtetit shqiptar dhe UDB - sė jugosllave, e cila mėrgimtarėt e emigruar nė Kosovė i dėnonte dhe transferonte nėpėr Serbi e sidomos nė Banatė (Kroaci e njė pjesė nė Serbi), tė cilėt, i strehonte nėpėr ferma derrash, ku gjenin vdekje nė kushte shumė tė vėshtira jetėsore nė fillimin e vitėve 50 - ta tė shekullit tė kaluar, kurse pjesa tjetėr e tyre pėrfundoi nėpėr burgjet Sremska - Mitrovicės, Nishit, Gerovės dhe Prishtinės. I njėjti fat i ndoqi edhe ata, tė cilėt emigruan nė Maqedoni e Mal tė Zi.

Akoma edhe sot e kėsaj dite kemi mėrgimtarė tė atillė, qė iu pėrballuan kėtyre vuajtjeve kėtu nė komunitetin tonė tė ShBA - sė. Ky brez i hershėm mėrgimtarėsh shqiptar, u flijua pėr Fe - Komb - Atdhe, tė cilėt, i luteshin Zotit tė madh, qė njė ditė heret ose vonė t'a shohin tė ēliruar atdheun dhe popullin shqiptar, siē bėri edhe vetė Monsinjor Dr. Zef Oroshi, i cili, ishte lider i nderuar i komunitetit shqiptar nė mėrgim.
Duhet thėnė me dhimbje, se rikthimin e kėtyre mėrgimtarėve e priste familja plot mall tė zhuritur farefisi i tyre, kombi e atdheu…, por pėrfundimi dihet nė shumicėn e rasteve…

Edhe pse kanė kaluar 18 vjet, asnjėherė liderėve tė pruralizmit politik nė Shqipqėri, nuk iu ra nder mend qė sė pakut pėr respekt e kortezi t'iu kėrkonte falje, familjarėve dhe viktimave tė shumta, qė prisnin takimin e tyre me tė afėrmit para dyerve tė shtėpive e kampeve tė pėrqendrimit nė fillim tė vitėve 90 - ta…
E tė mos flasim pėr ftesėn publike e cila ishte mėse e nevojshme, qė duhej t'u bėhej kėtyre mėrgimtarėve kudo qė gjindeshin nėpėr botė, qė tė ktheheshin njė ditė pėr tė vizituar atdheun e tė parėve tė vet. Por ajo ditė dhe ftesė pėr fat tė keq nuk mbėrriti. Kjo ditė e shumėpritur e cila ishte bisedė e pėrditėshme e mėrgimtarėve pa pėrkatėsi fetare nga Veriu i Shqipėrisė, tė cilėt, kishin lėnė atje pėrveē tė afėrmėve e fare fisit edhe nuset e reja, me tė cilat kishin jetuar njė kohė shumė tė shkurtėr nga se fati i jetės bėri, qė ata tė mbesin duke e pritur njeri - tjetrin… Por meqė ata i lidhte besa, nderi e tradita, kombėtare, qėndruan besnik ndaj njeri - tjetrit deri nė vdekje.

E jo sikurse sot nė ditėt tona, kur njė pjesė e mirė e rinisė sonė ka marrė rrugėt e ahengjeve e pijes, duke ua shpėrblyer me tė keqe, mundimin e prindėrve, tė cilėt, i kanė rritė qofshin djem apo vajza, tė cilėt, posa tė martohen, mbas njė kohe tė shkurtėr ndahen, duke u arsyetuar se ai ose ajo nuk ėshtė tip, i cili, mė pėlqen mua.
Qėndresa e mė sipėrme njerėzore me vuajtje e sakrifica e mbajti tė gjallė popullin dhe mėrgatėn shqiptare nėpėr botė, pėr tė cilėn shtypi dhe mjetet e informimit publik shqiptar brenda dhe jashtė atdheut s'pushuan, duke i pėrshkruar ata me gjuhėn dhe epitetet mė tė pėrulėta qė mund tė mendohet, fakt tė cilin e pohon edhe shkrimtari ynė me renome botėrore Ismail Kadare, i cili, i pyetur nga autori i kėtij shkrimi, me rastin e vizitės sė tij tė parė nė ShBA nė fillim tė vitėve 90 - ta, se: Pse nuk u folė apo shkrua njė fjalė e arsyeshme pėr mėrgimtarėt shqiptarė gjatė gjithė kėtyre vitėve tė kaluara!?

Ai u pėrgjegj: "Ėshtė bėrė njė mėkat i madh ndaj jush!" Se sa do t'i qetėsoi zemrat e atij ose asaj qė e pėrjetoi mėrgimin shumėvjeēar ngushėllimi i mėsipėrm mvaret nga ndjenjat e individit…
Dihet mirėfilli mėnyra e veprimit tė pseudo - intelektualėve shqiptar tė kalibrave tė ndryshėm, tė cilėt, gjenin kohė dhe mjete financiare, pėr tė botuar vėllime tė tėra, siē ishte rasti me librin fyes e denigrues "Mėrgata e qyqeve", tė autorit Nasho Jorgaqit nė njė periudh kohe, kur populli shqiptar vuante pėr kafshatėn e bukės.
Se sa tė "lumtur" kishte qenė populli shqiptar nė "Parajsėn moniste" enveriane e vėrtetoi koha, me rastin e eksodit dhe strehimit politik tė qindra e mijėra shqiptarėve nėpėr ambasadat e huaja nė Tiranė (Korrik, 1990), ngjarje e cila nuk ka nevoj pėr koment…

Ikja e ardhja e njė engjėlli
"Kjo ka kenė vullnesa e Zotit, por e ndjej thellė nė zemrėn time, se Zoti do tė gėzojė sė shpejti me njė djalė!"
Mons. Dr. Zef Oroshi (1912 - 1989)

Me kėtė rast, nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe kėtė titull tė kujtimeve shkruar nė veprės voluminoze tė zotit Tomė Mrijaj: "Ikja e ardhja e njė engjėlli", pėrmbajtja e tė cilit mė pėrket mua personalisht, me rastin e ndarjes nė mėnyrė tragjike nga jeta tė djalit tonė, i cili, pėsoi njė aksident komunikacioni kah fundi i shtatorit tė vitit 1981. Ishte njė dhimbje e madhe pėr ne, dhembje tė cilėn e ndau me neve mbarė komuniteti shqiptar i New York - ut me rrethina. Autori e pėrshkruan kėtė rast tragjik me nota tė dhimbshme dhe me frymė realiste.

Me rastin e vizitave nė Shtėpinė Mortore (Funeral Home), nė mesin e tė cilėve ishin edhe Imam Isa Hoxha dhe Monsinjor Dr. Zef Oroshi, i cili, nė mesin e tė pranishėmve, nė mes tė tjerave tha: "Kjo ka kenė vullnesa e Zotit, por e ndjej thellė nė zemrėn time, se Zoti do tė gėzojė sė shpejti me njė djalė!"
Parandjenjėn e Monsinjor Zef Oroshit, Zoti e bėri realitet dhe me datėn 30 janar 1982 lindi djali ynė i dytė (Fatmiri), sot nė moshėn 26 - vjeēare i diplomuar nė Pace University nė Manhattan NY.

Me pėrulje dhe respekt nderoj pjesėmarrjen e bashkėvendasve tanė pa dallim feje e krahine nė Shtėpinė Mortore, tė cilėt ndanė dhembjen e madhe me neve. E sa i pėrket emrave tė dy klerikėve tė lartėpėrmendur njeri mysliman e tjetri katolik, Zoti t'ua ketė siguruar vendin e merituar nė amshim nė bazė tė punės me nderė e dinjitet qė bėnė ndaj Tij.
Vepra e mirėseardhur e zotit Tomė Mrijaj "Njė Jetė e Shkrirė pėr Fe e Atdhe", nuk e ka vendin pėr tė zbukuruar vitrinat e librave nė shtėpi, por ajo duhet lexuar nga dashamirėt e fjalės sė shkruar pa dallim feje e krahine.

Mbetėm me shpresė se ndoshta edhe dikush tjetėr do t'a vazhdoi punėn, tė cilėn fatmirėsisht e ka filluar studiuesi Tomė Mrijaj, apo edhe ai vetė me njė vepėr tjetėr, nė tė cilėn do tė pėrfshiheshin pėrveē personaliteteve shqiptare me pėrgatitje akademike shkollore edhe ata tė cilėve fati i jetės, nuk ua bėri tė mundur qė tė dėgjohet zėri i tyre, pa tė cilėn historia e hidhur e mėrgatės shqiptare ėshtė njė kapitull i pashkruar dhe kėsisoj historia jonė gjithėkombėtare mbetet e mangėt.

Manhattan, New York, 2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara