HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mendime tė thella dhe stil lucid

-- nga Anton Gojēaj, Koha Javore

Anton Gojēaj (Gjekė Marinaj, "Lutje nė ditėn e tetė tė javės", poezi, Faik Konica, Prishtinė 2008)

Ndodh qė lexuesit tė pasionuar herė pas here t'i bierė nė dorė njė libėr me pėrgatitje modeste teknike dhe me vargje modeste. Ngjan qė njė libėr tė ketė dizajn luksoz, por pak vlera letrare pėrbrenda. Ka pasur dhe ka raste qė njė botim modest, nga dukja e jashtme, tė tė befasojė me brendi tė bukur. Por rrallė pėrputhen tė dyja, edhe pėrgatitja teknike tė jetė e nivelit tė lartė, edhe prurja ideo-estetike shumė ngacmuese. Vėllimi poetik "Lutje nė ditėn e tetė tė javės", pėr mendimin tim, paraqet njė pėrjashtim - nė kuptimin e mirė tė fjalės, sepse ai kėnaq edhe me artin e dizajnimit tė librit edhe me prurjen artistike qė ofrojnė vargjet.

Gjekė Marinaj - Lutje nė ditėn e tetė tė javės Poezia e Gjekė Marinajt i ka tri elemente tė rėndėsishme pėr njė lirikė tė mirė: emocionin, figuracionin dhe erudicionin.

"Poetit i pat humbur me kohė harmonia e trupit
Me mendjen. Koordinimi i shpirtit
Me vargun, jo. E gjithė kjo nė platformėn
Qė luciferi pat projektuar pėr poetėt shqiptarė."

(Sot u lind Frederik Reshpja)

Frymėzimet e kėtij poeti, si njė gurrė e gjallė nė bjeshkėt e Veriut, ngjizin konotacione tė pafundme. Shqetėsimet e tij kanė origjinė herė intime/personale, herė fisnore/etnike, herė filozofike/ekzistencialiste. Ai ėshtė i "kryqėzuar" ndėrmjet Shkodrės dhe Nju Jorkut, edhe si gjeografi, por edhe si sintagmė metaforike e lavdisė (njėkohėsisht anatemė) sė tė kaluarės, dhe i pushtimit agresiv tė ardhmėrisė!

"Unė metal i humbur
Nė perėndim,
Ti forcė magnetike
E ngulur nė lindje.
(...)
Qė tė mos vdes
Takohemi pėrditė
Aty ku dhemb."

(Shqipėri)

Poezia e Marinajt ėshtė moderne nė kuptimin e plotė tė fjalės, si me shprehjen e jashtme, ashtu edhe me nėntekstin shumė tė gjallė. Autori poezinė nuk e shkruan veē si njė refleksion ndaj jetės, por pandėrprerė e stisė jetėn e vet (me dashurinė, tė kaluarėn, tė sotmen, vendlindjen, Amerikėn, me artin e shkencėn, me poetėt...) nė vargje. Bota, sado e madhe dhe kaotike, e tėra ėshtė aty, nė poezinė e tij.

"Segmenti optik i kulturės sė vuajtjes,
Zbėrthimi i bėrthamave tė atomit klandestin,
Eksplozivi kimik dhe rezultati i shpėrthimit,
Mbeten strategjia ime e mėsymjes,
Sistemi mbrojtės nga forca shtytėse e gazeve."

(Autoportret i avancuar)

Nė vargjet e lartcituara kemi njė mostėr/kampion tė laboratorit krijues tė Marinajt, ku shumė bukur del nė shesh mjeshtria alkimiste e krijuesit, i cili arrin qė fjalėve/koncepteve tė huazuara nga fjalori i shkencave ekzakte t'ua transformojė funksionin dhe kuptimin (semantikėn), duke i "zbutur" nė kasnecė tė gjallė tė mesazheve shumėkuptimėshe tė krijuesit. Lirika e tij bashkėjeton me personalitete tė njohura tė kulturės shqiptare, por edhe botėrore, duke krijuar njė kod mjaft pjellor mesazhesh, pse jo edhe interpretimesh.

Njė vlerė e kėsaj poezie nuk mund tė anashkalohet, qė ėshtė energjia e saj jetė/frymėdhėnėse dhe komunikuese (nė kuptimin e intertekstualitetit) qė hyn edhe nė botėn e tė vdekurve pėr tė biseduar me ta.

"E shqyet si njė ciklon pjesėn tuaj tė poezisė nga jeta.
Ndonėse turma e tė bekuarve me ndėshkim nė ferr
Tė mbyti, ju kurrė nuk e ngjyet penėn nė lumin Leta."

(Migjenit)

Vargjet erotike tė Gjekė Marinaj, nuk janė tė ngurta, por vrushkuj tė vėrtetė imazhesh vizuale, ndjenjėsore dhe mendimore, siē ėshtė rasti nė poezinė e bukur - Vajzat:

"Nuk ke si tė mos i duash vajzat
Qė me shikimin e tyre tė blertė
Botėn shkujdesur e dritėēajnė nė mes.
Pėrhapen si lulėkuqe tė brishta
Nėpėr fushat e grunjta tė ėndjes
Me delikatesėn e njė ėndrre erotike para zgjimit

(Vajzat)

Megjithėse nė njė mjedis jashtėzakonisht dinamik ēfarė ėshtė Amerika, poeti nuk i ka kėputur lidhjet shpirtėrore me tė kaluarėn e fisit. Kėshtu, ai krijon edhe njė portret metaforik shumė domethėnės kolektiv, psikologjik, tė malėsorit:

"Nė ikje u vinte erė varri.
Malėsorėt e mbajnė kryet njė spik sipėr reve!"

(Retė, luftės sė Deēiqit)

Figuracioni i poetit ėshtė mjaft i pasur (pėrherė shumėkuptimor), befasues, me kulturė tė lartė stilore dhe gjithmonė me pėrshkrime vizuale:

"Dimri tek fishkėllen njė melodi tė vjetėr pagane,
Ndjek ardhjen tėnde drejt meje duke dredhur mjekrėn.
Ti si njė ortek i furishėm rrokullisesh duke qeshur;
Mė shkėput nga toka mė ėmbėl seē puth vesa bjeshkėn."

(Mė ėmbėl seē puth vesa bjeshkėn)

Po tė donim qė interpretimin tonė t'ia pėrshtatnim botės sė sotme hedoniste, atėherė do tė mund tė thuhej se nė pjatėn lirike qė lexuesit i ofron Gjekė Marinaj gjendet njė gjellė e bukur nė dukje tė jashtme, e larmishme pėrnga pėrbėrja, e shijshme dhe njėkohėsisht shumė ushqyese pėr shpirtin e lexuesit.
Formula mė e shkurtėr e mundshme interpretuese e vargjeve tė vėllimit "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" tė autorit Gjekė Marinaj, do tė ishte - poezi mendimesh tė thella dhe lucide.

Informacion:
Gjekė Marinaj ėshtė lindur nė vitin 1965, nė Brrut tė Malėsisė sė Madhe, Shqipėri. Qė nga viti 1991 jeton nė SHBA. Deri tash ka botuar kėta libra:

1. Mos mė ik, 1995, - poezi
2. Infinit, 2000, - poezi
3. Ana tjetėr e pasqyrės, 2003 - intervista,
4. Ora e paqes, 2005, pėrkthim - poezi nga Rainer Schulte,
5. Nė shpellėn e Platonit, 2006, pėrkthim - poezi nga Frederick Turner,
6. Poezia amerikane, 2006, pėrkthim - antologji nga poetė amerikanė,
7. Ca gjėra nuk mund tė mbeten sekret, 2007 - prozė
8. Lutje nė ditėn e tetė tė javės, 2008 - poezi,

- botuar ne gazetėn Koha Javore -

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara