HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pasqyra e thyer sjell ters

-- nga Andis Harasani, TemA, 22.12.2008

ĖSHTĖ KREJT NORMALE tė urresh pasqyrėn pėr pamjen e pėrēudnuar qė ajo tė tregon. Ėshtė gjithashtu krejt normale ta fajėsosh pasqyrėn pėr atė ēka tė dėshmon kur ndodhesh pėrballė saj. Por ėshtė plotėsisht anormale ta thyesh atė nė shenjė urrejtjeje dhe shfajėsimi pėr atė ēfarė je nė tė vėrtetė. Ndodh kėshtu, edhe pse nė "hierarkinė" e terseve, thyerja e pasqyrės konsiderohet njė nga kryeterset mė tė rėnda qė paralajmėron veē zi. Historia e konfliktit mes gazetės "TemA" dhe kryeministrit ėshtė nė thelb historia e njė marrėdhėnieje dashuri-urrejtjeje mes shtypit dhe individit me fuqi politike, njė histori me shumė tė panjohura mes dy pjesėve qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn, qė janė nė simbiozė tė vazhdueshme dhe qė nuk mund tė jetojnė pa njėra-tjetrėn.

Historia e vjetėr e kėtyre marrėdhėnieve mes kėtyre dy poleve, tashmė tė larguasra nė ekstrem, ka qenė e shėnjuar nga njė afėrsi ekstreme; njė nga shembujt e shumtė qė vėrtetojnė se urrejtjet mė tė thella nisin aty ku pėr njė mijė e njė arsye mbaron miqėsia. Por nuk ėshtė ky rasti pėr tė kujtuar tė shkuarėn, kur e sotmja ofron njė tablo tė zymtė tė asaj ēka ėshtė krejt normale: njė media serioze ėshtė nė gjenin e saj opozitare pėr cilindo pushtet. Tragjedia e Gėrdecit, skandali i rrugės Durrės-Kukės, komedia e shėmtuar me sekserin serb dhe milionat e tenderave tė KESH, ēuditė me medikamentet e tė tjera, kanė qenė disa nga temat e "TemA"-s, qė shėnjojnė armiqėsinė e sotme me Berishėn.

Kėshtu ka ndodhur me gazetėn "TemA" gjatė tetė vjetėve qeverisje tė socialistėve dhe tani, pavarėsisht motiveve tė ndryshme, kėshtu po ndodh dhe me pushtetin dhe qeverisjen e Berishės. Me fjalė tė tjera, gazeta ėshtė nė misionin e saj natyral, kurse Berisha ka dalė dhe njėherė nė natyrėn e tij tė vėrtetė. Ka dalė sėrish nė keqkuptimin e madh qė rrjedh nga botėkuptimi i tij tipik komunist, qė nėse nuk bėhesh miku i tij, je padyshim armiku i tij. Dhe me armiqtė Berisha ka vetėm njė vijė sjelljeje, luftėn dhe absolutisht jo bashkėjetesėn. Individi nė pushtet, Berisha, pastaj ėshtė nė gjendje tė pėrdorė tė gjithė forcėn qė i jep pushteti nė kėtė luftė duke dėshmuar pikėrisht krejt tė kundėrtėn e mesazhit qė ai mendon se jep. Jo forcėn, por dobėsinė ekstreme, jo xhentėlmenin, por dorasin qė qėllon nga pas ferrės me "vrasės" me pagesė.

Njė ngulm i verbėr e shtyn atė drejt hapit tė fundit qė nis qė me rreshtimin e gjithė tė tijve qė ka ende nėn hyqėm: "kush do tė mė dėshmojė miqėsi,tė bėhet armik me armikun tim" Dhe kjo gjė ėshtė njė nga shenjat mė tė hapura, mė domethėnėse tė pafuqisė sė tij, tė mentaiitetit tė tij prej komunisti tė prerjes sė vjetėr. Kjo ėshtė njė nga shenjat e pagabueshme qė e rikthen atė nė origjinė, kur burgoste gazetarė, kur digjte redaksi gazetash, kur e shndėrronte ekranin e vetėm televiziv nė njė ēiflig tė vockėl, kur pėrdorte median qė kontrollonte si shpatė pėr tė prerė gjuhėt qė nuk i pėlqenin.

Suilmi nė bllok ndaj gazetės "TemA" nė tė vėrtetė, tregon vetminė e thellė tė pushtetit tė sotėm. Nė vend tė ballafaqimit normal pėr njė sėrė skandalesh, tė cilat kanė gjetur te kjo gazetė njė dritare pėr t'iu dėshmtfar publikut, nė vend tė sqarimit, nė vend tė pėrgėnjeshtrimit, ai zgjedh tė pėrdorė policinė me uniformė dhe policinė tjetėr me kostume tė firmuar pėr tė fituar njė betejė tė radhės me median. Njė betejė qė, pavarėsisht rezultatit tė momentit tė parė, ka tė pandryshueshme rezultatin final tė vetė luftės: humbjen.

Berishėt do tė humbasin jo pėr faj tė pasqyrės qė iu tregon formėn, pėrmasėn dhe babėzinė e babėzisė sė tyre. Thyerja e saj e pėrkohshme ėshtė tersi i tyre, Ėshtė shenja e keqe qė tregon se uji i turbullt po pėrmbys njė varkė qė lundron mbi kataraktin e tė nesėrmes. Shkofshin me shėndet! Ėshtė zgjedhje e tyre. Ėshtė modeli i vetėm qė nuk duhet zgjedhur. Qoftė dhe pėr kėtė model qė Berisha ka krijuar pėr politikanin shqiptar, ia vlen qė ai tė kujtohet gjatė, qė ai tė tregohet si pragu qė duhet kujtuar pėr tė mos u harruar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara