HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHPIRTI I ZBARDHUR QĖ LĖSHON TINGUJ

-- nga Ali D. Jasiqi

(Gjekė Marinaj "Lutje nė ditėn e tetė tė javės".
Botoi "Faik Konica" Pristinė - 2008
)

Nganjėherė poezia nuk ka nevojė pėr komente tė gjata hyrėse. Ajo ėshtė art qė me esencėn qė gjendet nė fjalėt dhe vargjet e saj ėshtė efikase pėr lexuesin se sa esenca qė gjendet nė fjalėt e kritikės qė e analizon atė. E tillė ėshtė edhe poezia e Gjekė Marinajt e pėrfshirė nė kėtė vėllim poetik. Prandaj le t'i referohemi direkt poezisė se tij.

Poezitė e dy cikleve ( "Lutjet e sė dielės" dhe "Ailuropoda nė gjyqin e fjalės") tė pėrmbledhjes sė poezive, qė kanė njė titull pėrplot simbolikė, "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" tė Gjekė Marinajt subjekt lirik kanė krijimtarinė letrare, mė konkretisht poezinė, si shprehje e ndjenjave tė thella dhe tė sinqerta tė qenies njerėzore. Poezitė pėr poezinė janė shkruar nė atė mėnyrė qė mund tė themi nė dy forma. Derisa njė pjesė e tyre paraqesin mendimet e autorit pėr problemet e pėrgjithshme pėr poezinė e letėrsinė nė pėrgjithėsi, tė tjerat u janė kushtuar poetėve tė njohur shqiptarė e botėrorė, siē janė: Gjergj Fishta, Migjeni, Frederik Reshpja, Dalan Luzaj, Luigj Ēekaj, por edhe Pablo Neruda, Homeri e ndonjė tjetėr. Jo vetėm nė kėta dy cikle, por edhe nė disa poezi tė cikleve tė tjera autori i kthehet kėtij subjekti lirik.

Ēka ėshtė poezia, pėrkatėsisht krijimtaria letrare, sipas mendimit tė shprehur nė krijimet e tij poetike tė Gjekė Marinajt?

Pėrgjigjen e gjejmė nė vargjet e poezive tė tij, qofshin ato tė pėrgjithshme apo edhe ato kushtuar personaliteteve tė shquara letrare. Sipas kėtij orientimi poezia ėshtė shpirt i zbardhur qė lėshon tinguj pėrplot filozofi dhe ndjenja, qė i mbledh krijuesi nė vete. Gjekė Marinaj kėrkon qė kanibalėt t'i shpėrthejnė kthetrat dhe tė bėhen kafshė, e kafshėt tė bėhen humane, humanėt tė shndėrrohen nė engjėj e engjėjt tė zbresin nga parajsa nė tokė dhe tė bėhen poetė, e poetėt tė shkrihen nė vargje dhe kėshtu tė krijohet poezia, e cila do tė pėsojė njė tjetėr metaforė dhe tė bėhet "provė e sė vėrtetės objektive" tė "Platonit", me njė fjalė ēdo gjė nė botė tė ndryshojė nė tė mirė tė njerėzimit. Andaj ėshtė fare e natyrshme qė "sa herė jep shpirt njė poet diēka vdes brenda meje" - do tė shprehet poeti, i bindur se nderi e tė themi edhe burrėria, pėr poetėt ėshtė si frymėmarrja, pa tė cilėn njeriu vdes dhe se ai, poeti pra :

"Mbi fletėn e bardhė
Sytė i kthehen nė syze. Me krenarinė e njė lapsi
Tė mprehur hollė
Vetėm ecėn
Derisa mbarohet duke shkruar diēka"

(Poeti)

Kjo ėshtė njė poezi e shkurtėr, por pėrmbajtjesore, qė ngėrthen nė vete mendimet e poetit pėr krijimtarinė letrare, pėr angazhimin e tij krijues, i cili me krenarinė e njė lapsi ecėn i vetmuar derisa tė krijojė vepra letrare, ecėn derisa tė harxhohet mjeti me tė cilin shkruhet poezia, lapsi. Mendimet e veta pėr krijimtarinė, pėrkatėsisht pėr angazhimin e krijuesve nė punėn e tyre autori i pėrmbledhjes "Lutje nė ditėn e tetė tė javės" e ka shprehur nė kėtė mėnyrė: " Pėr mendimin tim, artistėt janė heronjtė me te ndershėm qė ka kombi ynė. Tė jesh sot artist do te thotė tė shqyesh nga shpirti pėr tė krijuar dhe tė rrjepėsh nga lėkura e kurrizit pėr tė botuar. Por, ngaqė nuk mund tė leme pas dore kėtė punė, nuk na e ka kush fajin." Kėshtu i ka shkruar Gjekė Marinaj Kolec Traboinit, pėr tė vazhduar mandej nė shkrimin pėr vėllimin poetik "Mos vdis dashuri " me konstatimin se "nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė kopje e regjistrimeve jetėsore nė hapėsirėn e bardhė tė shpirtit tė Kolec Traboinit.

Nė dy anėt e peshores sė drejtėsisė sė tij poetike, gjenden tė ekuilibruara dashuria pėr botėn dhe shqetėsimi qytetar pėr kohėn qė jetojmė. Koncepti filozofik i autorit shtrihet pėrtej dhimbjes qė krijoi gjuha e poetikės moderne. Pėr tė universi nuk ėshtė perfekt dhe kjo joperfektėsia rritet nė njė laborator tepėr tė komplikuar njerėzor. Ndaj "Mos vdis dashuri" na jepet me tepėr si evidencė e pagjumėsisė bashkėkohore, sesa si njė medikament pėr te kuruar atė". Kėto vlerėsime pėr poezinė e Traboinit, nė njėfarė mėnyrė shfaqin edhe mendimin dhe konceptet qė i ka Gjekė Marinaj pėr poezinė, pėrkatėsisht pėr krijimtarinė letrare nė pėrgjithėsi. Andaj ėshtė fare e natyrshme qė kjo frymė i pėrshkon tė gjitha poezitė, qofshin ato kushtuar krijuesve letrarė, emrat e tė cilėve i zumė nė gojė pak mė lartė dhe tė cilėt janė:

"Metaforė qė u jep dimensionin e tretė miteve
Mortar i antonimit tė ndajfoljeve fjetur dhe zgjuar
Mburojė prej intelekti pėrballė krijesave bajate"

(Fytyrat nė rrethin e dytė tė purgatorit" kushtuar Fishtės).

Ndėrsa nė poezinė kushtuar Migjenit lexojmė edhe kėto vargje:

"Ngaqė nėpėr horizontet e syve qė tė panė vetėm tmerr
Lumenjtė e skėterrės nuk rrodhėn gjak tė tėrbuar
Shpirti skeptik i poezisė tėnde nuk tė pėrmbysi nė vrer."

( Migjenit )

Kjo frymė vėrehet edhe te poezitė meditative, te ato nė tė cilat gjejmė mendimet e Gjekė Marinajt pėr problemet e artit e veēmas tė letėrsisė.

Poezia hyrėse "Autoportret i avancuar" dhe nė tė cilėn me vargun e parė "Marlowe mė ka bėrė shumė nder me Faustin" duket se paralajmėrohet orientimi krijues i Gjekė Marinajt. Kjo do tė vėrehet nė tė gjitha poezitė, qė sipas tematikės qė trajtojnė, janė radhitur edhe nė kėto cikle "Mesnatė pa datė nė kalendar", " 24 orė dashuri", "Duart e nėnės", " Rrėfimi i Rozafės", "Sugjerim me zė tė ulėt" dhe "Labirintet e mendimeve tė Tangunit".
Krijues qė vijimisht ėshtė nė rrjedhat e letėrsisė bashkėkohore amerikane, duke i pėrkthyer nė shqipe disa poetė tė kėsaj letėrsie, ( Gjekė Marinaj ka pėrkthyer nė shqip pėrmbledhjet "Ora e paqes"- pėrmbledhje nga Rainrs Scult, 2005 dhe "Nė shpellėn e Platonit" -, poezi nga Frederik Turner 2006), do tė mėsojė mjaft nga kjo letėrsi, do tė mėsojė pėr angazhimin, preokupimet, por edhe format e tė shprehurit figurativ tė kėtyre krijuesve, pėr t'i pėrsosur ato nė shkrimet e veta poetike.

Poezia e tij, nė pjesėn mė tė madhe ėshtė refleksive, pėrkatėsisht meditative, pėr tė mos thėnė edhe me nuanca tė poezisė filozofike. Gjekė Marinaj do tė meditojė pėr shumė probleme jetėsore, pėr qėndrimin e njeriut ndaj dukurive tė ndryshme nė natyrė dhe pėrgjithėsisht nė jetė. Do tė meditojė edhe pėr qėndrimin e vet ndaj dukurive e fenomeneve tė ndryshme, do tė meditojė pėr qėndrimin qė duhet mbajtur nė situata tė caktuara. Sė kėndejmi ai do tė shprehet:

"Tė mė falė Milton, por pėr mua do tė ishte mė mirė
Tė jem shėrbėtor nė parajsė se sa sundues nė ferr"

(Autoportret i avancuar)

Derisa poezia ėshtė shprehje e ndjenjave dhe mendimeve proza ėshtė lavė e skuqur qė ngritėt e lartėsohet, gjersa tė arrijė zenitin, krijimtari qė kėrkon mund e sakrifica qė tė jetė e suksesshme dhe kuptimplote, si krijimtari ku shuhen edhe fėrkimet nė sytė e njė tė vdekuri.

Gama e frymėzimit dhe e preokupimit tė autorit tė kėsaj pėrmbledhje ėshtė mjaft e gjerė dhe e shumėllojshme. Ai do tė kėndojė edhe pėr dashurinė, e cila e ka prushin brenda, por nuk ėshtė zjarr dhe se dashuria e pashprehur ėshtė lojė e humbur. Pėr kėtė autor thotė se nė mos vdesėsh pėr poezinė do tė vdesėsh prej saj, sepse ajo u fishkėllen njerėzve nė vesh. Me njė ngrohtėsi tė veēantė Marinaj do tė thurė vargje pėr gruan, pėr Dusitėn, sė cilės i ka kushtuar dy poezi tė ngrohta. Ajo ėshtė:

"Trėndafili im i vetėm pėrherė nė ēelje
Epiqendra e dashurisė time gjithnjė nė rritje"

(Dusitės, nė 14 vjetorin e martesės)

Ai do tė shkruajė edhe poezi ku i kėndohet atdheut, mė konkretisht Kosovės, Shkodrės, por edhe Shqipėrisė. Si dhe shumė poetė tė tjerė edhe Gjekė Marinaj ka shkruar poezi pėr Nėnė Terezėn, pėrkatėsisht pėr Gonxhe Bojaxhiun, ku gjejmė edhe kėto vargje:

"Dha gjithēka
Kur s'kishte asgjė pėr tė dhėnė"

(Gonxhe Bojaxhiu)

ose

"Jeta e saj
I mbylli kllapat"

dhe mbeti

"Si njė ekuacion
I pazgjidhur deri nė fund"

(Nėnė Tereza)

E tillė ishte kjo humaniste e dalluar me origjinė shqiptare qė u bė e njohur nė mbarė botėn me veprėn e saj, dhe e cila asnjėherė nuk e harroi origjinėn e saj shqiptare. Tė gjitha kėto e kanė nxitur Agron Tufėn, qė nė parathėnien e pėrmbledhjes se dytė tė kėtij autori tė konstatojė se "Infinit"( ky ėshtė titulli i pėrmbledhjes sė dytė tė Marinajt, botuar nė vitin 2000 - shėnimi ynė A. J.) ashtu si gjithė poezia shqipe e vjetėr dhe e re, ruan nė qendėr tė saj unin lirik, porse tek Marinaj, ky farė uni lirik ėshtė i dhėnė nė modusin e objekteve rrėshqitėse, pamundėsisė, mallit elegjiak pėr atė "unė" tė zhdukshėm nė strukturat e ngurta dhe te vrazhda tė botės".

Ky konstatim i poetit dhe studiuesit tė njohur Agron Tufa na duket i qėlluar dhe me vend. Dhe ne do tė shtonim se tė gjitha kėto e bėjnė poezinė e tij tė veēantė nė letrat shqipe, poezi e cila sjell freski, sjell elemente tė reja. Gjekė Marinaj ėshtė treguar mjeshtėr nė pėrdorimin e mjeteve artistike tė tė shprehurit artistik, tė gjetjes sė figurave artistike nė mesin e tė cilave do ta veēonim metaforėn, krahasimin, alegorinė e shumė tė tjera. Dhe kėto e bėjnė poezinė e tij tė lexueshme dhe interesante jo vetėm pėr kritikėn letrare, por edhe pėr lexuesin e rėndomtė. Nė kėtė vazhdė ėshtė edhe pėrmbledhja "Nė ditėn e tetė tė javės ", qė ėshtė njė ndėr realizimet e suksesshme nė letėrsinė shqipe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara