HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sippenhaftung

Ardian Klosi -- nga Ardian Klosi

Kjo fjalė e term ligjor i gjermanishtes, ėshtė mjaft e vėshtirė pėr t’u pėrkthyer nė shqip. Sikurse shumė fjalė tė kėsaj gjuhe qė karakterizohen nga pėrngjitja e lehtė dhe lakoniciteti nė kuptim, “Sippenhaftung” duhet pėrkthyer nė shqip me disa fjalė, d.m.th., duhet perifrazuar. Dy rrėnjėt brenda saj duan tė thonė: Sippe = fis, rreth familjar; dhe Haftung = pėrgjegjėsi personale. Pra, me njė pėrkthim tė lirė mund ta japim nė shqip: pėrgjegjėsi personale e njeriut pėr shkak tė fisit.

Pėrgjatė shekujve, sidomos nė shoqėritė mesjetare pėrdorej emri i njė pjesėtari tė familjes ose fisit, pėr ta bėrė pėrgjegjės dhe dėnuar x person tė padėshiruar. Ky lloj fajėsimi ose inkriminimi u pėrdor edhe nė shekullin XX nė shoqėritė totalitare, kėshtu nė shtetet fashiste e naziste, si dhe ato komuniste.

Shqipėria ka qenė pa dyshim shteti komunist, ku fajėsimi i njeriut pėr shkak tė familjes u pėrdor nė masė mė tė madhe se kudo. I fshehur pas sė ashtuquajturės “luftė tė klasave”, ai u zbatua me masa represioni, qė shkonin nga ekzekutimi, nė burgim e internim, por edhe pėr tė kompleksuar dhe nėnshtruar njerėz tė shumtė nė gjendje tė lirė, nėn damkėn e “biografisė sė keqe”.

Pėrkufizimi i Sippenhaftung nė enciklopedinė “Brockhaus” thotė: “Vėnia para pėrgjegjėsisė e njė personi pėr delikte qė i ka kryer njė i afėrm i tij, ėshtė e palejueshme nė njė shtet juridik”.

S’ka dyshim qė nocioni ėshtė i patolerueshėm nė ēdo shoqėri demokratike, madje duhet tė ketė qenė kėshtu edhe nė demokracitė e antikitetit, sikurse nė shtetet greke, por besoj edhe mė pėrpara. Sot ai nuk mund tė pėrfytyrohet pėr demokracitė e kėtij globi; ndoshta mund tė vazhdojė tė zbatohet nė disa shtete afrikane, tė cilat, e pranoj, nuk i njoh.

Por ka njė vend nė Evropė, ku Sippenhaftung, pėrgjegjėsia e personit pėr familjarė tė afėrt ose tė largėt, vazhdon tė praktikohet, si ideologji, por edhe me zbatime praktike. Ky vend ėshtė Shqipėria. Ē’ėshtė mė e keqja, koncepti duket se ėshtė i rrėnjosur thellė tek njeriu mė i pushtetshėm i shtetit, Kryeministri.

Nė debatet e pardjeshme lidhur me “Ligjin e spiunėve”, ai, ndėr tė tjera tha (me njė frazė e sintaksė tė ēoroditur, tė cilėn po e marrim megjithatė disi tė serėnditur nga gazeta RD): “Ju mban peng Edi Rama pėr lidhjet e tij familjare, ėshtė i biri i njė anėtari tė Komitetit Qendror, qė tėrė jetėn ia pėrkushtoi Enver Hoxhės, qė e gdhendte (siē) nėpėr statuja. Sė dyti, ėshtė nipi i Kolekės, qė ēoi nė litar dhjetėra e dhjetėra inxhinierė tė tjerė, vetėm e vetėm se ishin mė tė zotė se ai. Spiro Koleka i bėnte ato, daja i kryetarit tuaj, qė ju mban peng sot”.

Teksti ėshtė krejt i qartė e s’ka nevojė pėr njė interpretim. Kryeministri i kėtij vendi mendon se njė person ėshtė drejtpėrdrejt pėrgjegjės pėr ato qė mund tė ketė bėrė, jo vetėm i ati, prodhuesi i njė informacioni tė caktuar gjenetik qė vajti dhe u ngul tek e ėma, por edhe njė vėlla i kėsaj ėme, siē ėshtė daja.

Gjithashtu, ėshtė e qartė qė, sikur tė kishte mundėsinė, d.m.th., sikur tė mos e ndalonin organizmat e ndryshme evropiane ku ka aderuar ndėrkohė Shqipėria, Kryeministri ynė do tė krijonte gjithė kuadrin e nevojshėm ligjor, me 71 tė tijtė, pėr tė marrė masa ndėshkuese ndaj njė familjari qė duhet tė pėrgjigjet pėr vepra tė tė afėrmit, me njė shkallėzim qė mund tė pėrcaktohej nė nenin pėrkatės: p.sh., fajėsia nga babai 6 vjet heqje lirie, nga nėna 5 vjet, nga daja 2 vjet, e kėshtu me radhė.

Por, mjerisht, as Kėshilli i Evropės, as OSBE-ja, etj., nuk do t’ia lejonin realizimin e instinkteve tribale, qoftė dhe si arsye zyrtare pėr shkarkimin e dikujt nga diku; sado qė, kėtė gjė ai dhe tė tijtė e bėjnė pėrditė (kur u leverdis).

I nėnshkruari ėshtė dėshmitar se si ai dhe i ndjeri z. Arbnori, nė vitin 1995 i deklaruan palės gjermane se do ta bojkotonin ekspozitėn e madhe etnografike tė atij viti, planifikuar nė Mynih me visare nga Shqipėria, nė qoftė se nuk hiqeshin nga katalogu pėrkatės dy ese tė A. Klosit. Dhe vėrtet drejtori i muzeut u tėrhoq dhe i hoqi.

Me atė rast, gazeta mė e madhe gjermane, “Süddeutsche Zeitung”, botoi njė shkrim me titull: “Pėrulje ndaj qeverisė sė Tiranės”, i cili kishte nė qendėr pikėrisht temėn Sippenhaftung, pasi kėtė arsye kishin dhėnė nė Mynih drejtuesit e shtetit tonė tė asaj kohe, qė janė pėrsėri kėta tė sotmit, pėr tė hequr nga rruga njė kundėrshtar tė fjalės.

ėshtė shumė interesant edhe njė detaj i deklaratės sė djeshme tė Kryeministrit, ku e bėn xhaxhanė e Aneta Kolekės, Spiro Kolekėn, dajė tė Edi Ramės. Ngatėrresa ka dy arsye: E para, do tė ishte shumė qesharake qė njeriu i parė i shtetit t’i thoshte opinionit publik nga foltorja e Parlamentit: “Spiro Koleka i bėnte ato, xhaxhai i mamasė sė kryetarit tuaj, qė ju mban peng sot”.

Pra, hapi i parė nė mashtrimin e Kryeministrit ka tė bėjė me zbritjen e brezit, nga i pari nė tė dytin, d.m.th., nga niveli i gjyshėrve, nė atė tė prindėrve. Hapi i dytė ėshtė kthimi i xhaxhait nė dajė. Berisha nuk mund tė thoshte “xhaxhai i kėtij i bėnte ato”, menjėherė pasi kishte pėrmendur babanė, sepse do dilte qė Spiro Koleka kishte qenė vėllai i Kristaq Ramės. Pra, kėsisoj bėhet i plotė mashtrimi, krijimi i njė daje qė s’ka qenė, duke pėrdorur ekspedientin e xhaxhait, tė nxjerrė nga rrėnja katrore (me minus pėrpara) pėr tė prodhuar njė megadajė.

Arsyeja e dytė qė Berishės dje i shpėtoi daja, ėshtė njė ēikė mė e thellė. Kush mban mend veprėn e E. Hoxhės, “Titistėt”, do t’i kujtohet ajo pjesė ku udhėheqėsi shpjegonte lidhjet agjenturore tė ish-Kryeministrit M. Shehu dhe mė konkretisht biografinė e rėndė qė kishte pasur vajza, me tė cilėn donte tė fejohej djali i Kryeministrit. “Dajat e saj janė armiq tė popullit, Arshi Pipa ėshtė njeri i CIA-s qė punon kundėr pushtetit popullor”, etj., shkruante udhėheqėsi.

Shihet qartė qė Kryeministri ynė i sotėm i ka marrė ish-tė admiruarit tė tij, mėsimet e tė cilit i pėrhapte dikur me po aq zell nė organizatėn e spitalit, saē kėrkonte edhe tė hynte nė ekipin kurues tė tij, jo vetėm mendėsinė, gjykimin e njerėzve me Sippenhaftung, por edhe prirjen pėr ta afruar sa mė shumė nė gjak njė “njeri tė poshtėr”, me njė tjetėr tė padėshiruar, ose po ta emėrtojmė thjesht: Marifetin e dajės. Arshi Pipa nuk ishte aspak daja i Silva Turdiut, por njė kushėri i nėnės sė saj.

Mirėpo ky fakt nuk kishte aspak rėndėsi pėr udhėheqėsin, i cili kėtu shfrytėzonte, nga ana tjetėr, si mjeshtėr qė ishte, atė karakteristikė tė shqiptarėve qė i bėjnė ta quajnė dikė mė tė afėrt se ē’e kanė nė tė vėrtetė, kur ėshtė fjala pėr t’u mburrur ose pėr tė nxjerrė ndonjė pėrfitim (“e kam dajo”, “jam nip nė Ēorrush”, etj.).

Nuk ka dyshim qė nė gjithė kėtė lloj ideologjie anakronike dhe tė pėrēartur, pėrveē dozės sė mentalitetit komunist tė luftės sė klasave, ėshtė njė dozė e madhe propagande, a mė saktė demagogjie, pėr tė cilėn Kryeministri ynė ėshtė mė se i vetėdijshėm, pėrderisa mban rreth vetes jo veē ish-spiunė, por edhe njerėz me lidhje shumė tė afėrta me ish-Bllokun apo nomenklaturėn e dikurshme. Por, ėshtė edhe njė dozė tjetėr pezmi e mllefi, qė pak ėshtė vėnė re.

Kėtė do ta quaja “kompleksi i pakorrigjueshėm i fshatit”. Nė tė tria dozat, kjo ėshtė mė e natyrshmja, sepse ėshtė xhelozia e njerėzve qė zbrisnin nė qendėr nė mėnyrė anonime me kostumet e tyre tė teritalit, duke sjellė nga prapa anonimitetin, pėrballė atyre qė kishin familje shumė mė me emėr, me kulturė, me tė afėrm tė studiuar nė Evropė etj. D.m.th., si vuajtja e njerėzve qė nuk patėn nė rrethin e tyre asnjė dajė, xhaxha, teze a gjysh me emėr nė qytet. Do ta quaja njė nga pasojat mė jetėgjata tė revolucionit kulturor tė viteve 1967-‘68, me teoritė e tij tė masivizmit dhe praktikėn e urrejtjes, gati patologjike ndaj qytetarisė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara