HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gabimet me ligjin pėr dosjet

-- nga Afrim Krasniqi, Shekulli, 24.12.2008

Afrim Krasniqi Vendimi mė i fundit i Parlamentit shqiptar pėr miratimin e ligjit tė hapjes sė dosjeve, tė kritikuar gjerėsisht pėr disa nene antikushtetuese, nė fakt ka hapur njė dosje tė re shumė mė tė madhe se ēdo dosje tė ligjit, dosjen e marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane. Qeveria e SHBA-ve i parapriti debatit rreth kėtij ligji, duke kėrkuar mė shumė kohė, konsultime dhe ekspertizė ndėrkombėtare.

Kritikat e saj u pėrsėritėn disa herė gjatė javės, madje pati edhe njė bisedė telefonike tė njė prej zyrtarėve mė tė lartė amerikanė, qė mbulon Shqipėrinė, dhe Kryeministrit shqiptar. Me njė veprim tė pazakontė, kritikave e shqetėsimeve amerikane iu shtuan edhe ato britanike, tė OSBE-sė dhe dje edhe tė Kėshillit tė Europės.

Pra, kritikat erdhėn nga niveli lokal (ambasadat), niveli europian (OSBE e KE) dhe niveli ndėrkombėtar (SHBA). Nė politikė, ky nivel kritike pėrbėn njė rast tė paprecedent dhe ndodh vetėm nė rastet kur bashkėsia ndėrkombėtare ndjehet shumė e shqetėsuar pėr thelbin e demokracisė dhe funksionimit tė shtetit ligjor tė njė vendi.

Ky mesazh duket qartė se nuk ėshtė lexuar me kėtė rėndėsi dhe pėrmbajtje nga mazhoranca aktuale dhe hartuesit e ligjit pėr dosjet. Argumenti i tyre se Shqipėria ėshtė njė vend i lirė, i aftė tė marrė vendime demokratike apo se shtete tė veēanta, pėrfshirė SHBA-nė, nuk e kuptojnė komunizmin apo i referohen mekartizmit si njė formė ekstreme, duken sa naive, aq edhe shqetėsuese.

Mė 1996-n, mozharanca demokrate, me tė njėjtat argumente refuzoi vizitėn dhe ndėrmjetėsimin politik tė T. Wirth-it, njė prej zyrtarėve mė lartė tė Departamentit tė Shtetit. Pasojat e kėtij skandali diplomatik dihen. PD-ja deshi vite tė tėra pune, provash dhe ndryshimesh, pėr tė rifituar mbėshtetjen amerikane, e cila, gjithsesi erdhi mė shumė si zhgėnjim amerikan tek qeveritė e majta sesa si optimizėm tek koalicioni i djathtė.

Alibia pėr kėtė krizė tė re besimi midis tė djathtės dhe SHBA-sė po shėrben njė ligj, i cili, me gjithė premtimet dhe pritjet e mėdha nė fushatėn e dekomunizmit, praktikisht nuk pritet tė zgjidhė asgjė. Tė gjitha ligjet e lustracionit dhe hapjes sė dosjeve nė vendet ish-komuniste kanė pasur nė thelb, ndėshkime morale pėr nivelet mė tė larta tė shtetit komunist, policisė sekrete dhe instrumenteve tė dhunshme tė regjimit.

Pothuajse asnjė ligj nuk ka parashikuar dėnimin kolektiv tė individėve apo ndėrhyrje tė atilla qė prekin imunitetin kushtetues dhe balancėn e pushteteve tė pavarura kushtetuese.

Natyrisht qė ėshtė shumė e drejtė qė gjyqtarėt apo prokurorėt, hetuesit dhe oficerėt, si edhe ēdo qytetar shqiptar, tė cilėt pavarėsisht nga pozicioni shtetėror e partiak, kanė pėrdorur dhunė, kanė falsifikuar faktet, kanė manipuluar dosjet hetimore apo kanė tejkaluar legjislacionin nė pėrpjekje pėr dėnimin e disidentėve politikė e qytetarėve tė lirė, tė privohen nga postet e larta drejtuese nė institucionet e shtetit demokratik.

Aktualisht ekzistojnė mekanizma tė tilla selektimi, pavarėsisht parimeve kushtetuese tė barazisė apo mungesės sė ligjit tė dosjeve. P.sh., Parlamenti ka nė dorė tė votojė kundėr ēdo kandidature tė tillė qė vjen nė garėn pėr Gjykatėn Kushtetuese, Gjykatėn e Lartė, Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, Kontrollin e Lartė tė Shtetit, Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, Avokatin e Popullit, Prokurorin e Pėrgjithshėm, Kėshillin Kombėtar tė Radio-televizioneve, Autoritetin e Konkurrencės, Bankėn e Shqipėrisė, etj.

Parlamenti e ka ushtruar kėtė tė drejtė nė disa raste, pėrfshirė edhe nė rastin e zgjedhjes sė disa gjyqtarėve pėr nė Gjykatėn e Lartė. Por, nė kėtė rast, nė mėnyrė paradoksale ndodhi qė, kandidati pėr gjyqtar i akuzuar pėr faje tė sė kaluarės tė fitonte mė shumė vota sesa kandidati pėr gjyqtar qė vinte nga shtresa e ish-tė pėrndjekurve politikė.

Nismėtarėt dhe mbėshtetėsit e kėtij ligji duket se qėllimisht nuk zgjodhėn argumentet, por retorikėn e ashpėr, e cila detyrimisht duhet t’i ndajė qytetarėt dhe opinionin publik, nė antikomunistė dhe komunistė. Kjo taktikė ėshtė nė thelb e gabuar, e destinuar tė dėshtojė. SHBA-ja, OSBE-ja, Ambasada Britanike e sė fundi edhe KE-ja, nuk kanė dhe nuk mund tė kenė asnjė ndjesi pozitive ndaj komunizmit, pavarėsisht se nė rastin konkret u rreshtuan nė anėn kritikuese tė ligjit.

Po ashtu, i vetmi deputet i Parlamentit qė ka vuajtur dėnim politik gjatė diktaturės, apo i vetmi kryetar partie qė vjen nga shtresa e ish-tė pėrndjekurve, tė cilėt votuan kundėr nismės, nuk mund tė kenė asnjė ndjesi pozitive pėr komunizmin dhe komunistėt. Ata tė gjithė nuk mbrojnė komunistėt, por shtetin ligjor, i cili nė thelb ėshtė formė shtetėrore antikomuniste dhe properėndimore. Shumica e dukshme e shqiptarėve nuk kanė ndjesi komuniste, por duan njė sistem politik e shtetėror qė njeh e respekton Kushtetutėn.

Pėr qytetarin e zakonshėm, edhe pėr qytetarin me bindje tė djathta, nė fund tė fundit asnjė nen dhe premtim politik, sado i mirė apo me qėllime tė mira, nuk mund tė ketė fuqi dominuese mbi bazėn e ekzistencės dhe funksionimit tė PD-sė, pluralizmit, demokracisė dhe tė shtetit shqiptar, e cila ėshtė pėrkushtimi ndaj vlerave demokratike Euroatlantike.

Gabimi tjetėr taktik ishte nxitimi pėr thellimin e konfliktit me diplomatėt dhe shtetet perėndimore. Njė valė komentesh antiamerikane tė botuara nga media proqeveritare, nga autorė qė mbajnė poste shtetėrore, partiake apo qė, pėr ironi tė fatit, vijnė nga familje tė njohura komuniste gjatė regjimit tė kaluar, krijuan sfondin e duhur pėr tė kuptuar se mazhoranca po bėn qėllimisht gabimin politik tė shpėrfilljes sė kėshillės ndėrkombėtare.

Kėtė ide e pėrforcuan mė pas edhe deklaratat e zyrtarėve mė tė lartė tė mazhorancės, tė cilat nė mėnyrė tė gabuar, partneritetin perėndimor u pėrpoqėn ta shohin si pengesė pėr ecurinė e reformave dhe mbajtjen e premtimeve. Bėhet fjalė pėr shtetin mė demokratik nė botė, SHBA-nė, i cili prillin e kaluar vuri veton pėr marrjen nga Shqipėria tė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, dhe ndaj tė cilit shqiptarėt kanė arsye tė jenė pėrjetėsisht mirėnjohės. Shqetėsimi mė i madh pra, ėshtė se mazhoranca, e cila e ndėrmori kėtė hap provokues dhe shpėrfillės me ndėrgjegje dhe vullnet politik.

Tashmė qė ligji ka kaluar dhe nė fakt, me kritikat ndėrkombėtare, opozita dhe sidomos segmentet e veēanta tė prekura nga ligji me pa tė drejtė, kanė marrė njė suport tė madh politik, mundėsitė e kapėrcimit tė situatės janė tė kufizuara. Mazhoranca ose duhet t’i shkojė deri nė fund fushatės mė shumė mediatike tė dekomunizimit, ose duhet tė tėrhiqet pėr tė gjetur njė zgjidhje sa mė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe legjislacionin nė fuqi.

Nė rastin e parė, rruga e mazhorancės do tė jetė njė rrugė pa krye, me kosto tė lartė politike, sidomos nė fushatėn e ardhshme elektorale. Kjo kosto do tė jetė gjithashtu edhe kosto pėr vendin, sepse do tė ketė ndikim direkt nė ngadalėsimin e reformave dhe uljen e shanseve tė integrimit.

Nė rastin e dytė ajo mund tė shpresojė nė vendimmarrjen e Presidentit, apo refuzimin nga Gjykata Kushtetuese, pėr tė pranuar kėshillėn perėndimore pėr ekspertizė dhe rishikim thelbėsor tė ēėshtjeve qė kanė natyrė kundėrvėnėse me Kushtetutėn. Edhe nė kėtė rast do tė ketė njė kosto politike dhe elektorale, por, gjithsesi, kostoja pėr vendin do tė jetė pakrahasueshmėrisht mė e vogėl sesa nė rastin e parė.

Problemi i dytė qė duhet tė zgjidhė mazhoranca, nuk ka tė bėjė mė me dosjet, por me parimet e identitetit dhe politikės sė saj nė raport me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe institucioneve ndėrkombėtare. Ajo duhet tė heqė dorė nga pozitat arrogante dhe fyese qė i kujtojnė Perėndimit se Shqipėria ėshtė vend i lirė e sovran dhe tė nisė njė proces vetėreflektimi, i cili nė thelb duhet tė ēojė nė vetėkorrigjimin dhe krijimin me ēdo kusht tė besimit nė bashkėpunimin dhe respektin e ndėrsjellė me SHBA-nė dhe bashkėsinė e shteteve perėndimore. Kjo duhet tė ndodhė me ēdo ēmim, pavarėsisht kostove elektorale qė mund tė ketė ikja apo hetimi i ndonjė politikani, apo arrestimi i ndonjė zyrtari.

Njė parti perėndimore nuk mund tė jetė peng i shkeljeve ligjore tė njė ose mė shumė individėve. CDU-ja nuk e pranoi asnjėherė shkeljen e ligjit nga lideri i saj historik, heroi i bashkimit gjerman, H. Kohl, ashtu siē edhe SHBA-ja, Franca, Italia apo Britania, po japin pėrditė shembuj sesi politika dhe institucionet nuk mund tė pajtohen asnjėherė me zyrtarė tė lartė qė pėrfshihen nė afera korruptive, pavarėsisht imunitetit dhe mburojave politike.

Dilema e vetme, por e madhe, ėshtė nėse PD-ja e mazhoranca kanė kapacitete, aftėsi politike dhe menēuri vendimmarrėse, tė tillė qė tė bėjnė tė mundur ndjekjen e kėtyre hapave, tė cilėt, faktikisht janė nė interes tė saj dhe tė vetė vendit. Ligji i ri elektoral qė u jep tė drejtėn liderėve tė emėrojnė deputetėt e ardhshėm, ėshtė njė pengesė e madhe pėr kėtė, por, gjithsesi, shpresa e fundit mbetet qė asnjė interes ditor apo personal tė mos fitojė pushtet pėr tė dominuar interesin e madh dhe afatgjatė tė vetė subjektit politik, tė mazhorancės dhe tė nivelit tė demokracisė nė Shqipėri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara