HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fait accompli

-- nga Albin Kurti

Albin Kurti Humanizmi i shqiptarėve jo vetėm qė nuk po shpėrblehet, por po dėnohet. Anekėnd Kosovės, ku serbėt jetojnė tradicionalisht tė pacenuar nga shqiptarėt, ata do tė fitojnė komuna tė reja. Kėto komuna do tė jenė tė lidhura vertikalisht me Beogradin dhe horizontalisht me njėra-tjetrėn. Strukturat e Serbisė nė njėrėn anė do tė legalizohen e nė anėn tjetėr do tė mund ta formojnė federatėn e komunave serbe nė Kosovė. Duke i sajuar komunat serbe gjithandej ku janė koncentruar serbėt pas pėrfundimit tė luftės, Plani i Ahtisarit u dėrgoi shqiptarėve njė sinjal shumė tė keq. Ai iu tha atyre qė ėshtė dashur t’i dėbojnė serbėt nga Kosova nė mėnyrė qė tė mos e kenė Serbinė brenda. Plani i Ahtisarit ėshtė nisur nga realiteti nė terren i shikuar me syze etnike. Ai e ka normuar dhe kodifikuar atė realitet, ēfarėdo qė ka qenė ai dhe ashtu si ka qenė nė momentin e kundrimit.

Gjatė kėtyre nėntė viteve tė pasluftės, bashkėsia ndėrkombėtare me misionet e saj nė Kosovė e ka dėshmuar se nuk intervenon seriozisht kundėr ekstremistėve tė strukturave tė Serbisė. Policėt e ushtarėt ndėrkombėtarė mė parė se t’i vrasin ekstremistėt serbė janė tė gatshėm qė tė vriten prej tyre. Mė pas, ata nuk janė tė gatshėm as ta arrestojnė ndonjėrin prej vrasėsve. Kjo sjellje e forcave ndėrkombėtare ėshtė dėshmuar nė vazhdimėsi: nė shkurt tė vitit 2000 nė veri tė Kosovės kur u vranė 11 e u dėbuan 11364 shqiptarė prej andej, mandej nė prill tė vitit 2002, kur u plagosėn 22 policė polakė nė veriun e Mitrovicės, e deri te pėrleshjet e 17 marsit tė vitit 2008, kur u vra polici ukrainas. Asnjė serb nuk ishte dhe nuk ėshtė nė burg pėr asnjėrin prej kėtyre rasteve. Veriu i Kosovės mbetet i ndarė si kurrė mė parė. Shqiptarėt i shesin pronat qė ua blen Serbia, ose i braktisin ato meqė pėr ēdo natė i dėgjojnė mė afėr krismat e armėve. Asnjė ēėshtje e vogėl si ajo e ujėsjellėsit nė Suhodoll nuk u zgjidh dot – punimet pėr ujėsjellėsin mbetėn pėrgjysmė dhe ai nuk u ndėrtua. Thjesht, dhuna e Serbisė nė Kosovė (ndonėse e lokalizuar) ėshtė mė efikase se kurdoherė. Me dhunė, ajo po krijon realitet tė ri nė terren, tė cilin ndėrkombėtarėt thonė se nuk do ta pranojnė, ndėrkohė qė e tolerojnė krijimin e tij.

Nė anėn tjetėr, zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, deklaroi tash sė fundi se autoritetin e saj nė veri tė Kosovės Qeveria nuk do ta shtrijė me dhunė. Kjo do tė thotė se Qeveria atje nuk do ta shtrijė autoritetin fare. Qeveria e Kosovės, duke e vendosur njohjen e pavarėsisė sė Kosovės si prioritet kategorik dhe jashtėkohor, faktikisht ka hequr dorė nga integrimi i veriut. Ēdo gjė vihet nė funksion tė njohjeve tė mėtutjeshme. Madje, nuk thuhet qė njohjet e deritanishme duhet tė shfrytėzohen pėr integrimin e veriut, por qė mosintegrimi i veriut i ka bllokuar njohjet. Thuajse ne duhet tė jetojmė qė tė njihemi, e jo qė njohjet tė na ndihmojnė qė tė jetojmė mė mirė. Qeveria e Kosovės nuk e shpall veriun e Kosovės territor tė okupuar, sepse nuk ėshtė e interesuar ta ēlirojė atė. Mosidentifikimi i duhur gjithsesi e mirėmban problemin dhe nuk lejon zgjidhjen e tij. Kjo ėshtė njė ēėshtje tepėr e thjeshtė qė tė mos jetė e bėrė me paramendim nga ana e Qeverisė sė Kosovės.

Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? Mė e rėndėsishme ėshtė se ēfarė kuptojnė ata qė dėgjojnė. Serbia e kupton kėtė si njė konfirmim se Kosova pėr dhunėn e saj ėshtė terren pa rezistencė. UNMIK-u e kupton si shans qė t’ia bėjė vetes vendin nė Kosovė, duke u dukur i nevojshėm qė me njė prezencė formale nė veri ta mirėmbajė iluzionin se Kosova ėshtė njė dhe e tėrė. Qytetarėt naivė besojnė se Qeveria na paska mekanizma tė dhunės pėr tė intervenuar, por ja qė paska vendosur tė mos e bėjė kėtė gjė.

Qeveritė normale flasin se janė duke u sjellė nė mėnyrė paqėsore vetėm atėherė kur bėhet fjalė pėr ndonjė vend a shtet tjetėr. Qeveritė nuk flasin pėr jo violencėn e tyre kur ėshtė nė pyetje shteti i tyre. Ēka duhet tė bėjė Serbia mė shumė nė veri qė Qeveria ta ndryshojė mendjen pėr jo violencėn e saj? Cili ėshtė pragu deri kur Qeveria duron? Apo, a ka aso farė pragu? Edhe sa territor jep Qeveria e Kosovės? Deri ku(r)? Sa territor ajo duron t’i iki nga Kosova para se tė ndryshojė mendje? Sepse, pėrndryshe i bie qė ajo e lė tė shkojė gjithė territorin e Kosovės (mbase pėrveē trojeve ku i kanė shtėpitė e vilat e tyre zyrtarėt e Qeverisė).

Qeveria e Kosovės duke reaguar vetėm atėherė kur duhet tė tregojė se si nuk do tė reagojė po e inkurajon Serbinė pėr dhunėn e saj nė Kosovė. Natyrisht, pėrveē pėrkrahjes materiale qė po ia bėn asaj, p.sh., duke ia ruajtur pagat pjesėtarėve tė suspenduar serbė tė ShPK-sė, tė cilėt ndėrkohė punojnė pėr strukturat paralele tė Serbisė. Inspektorati Policor i Kosovės ka rekomanduar qė tė pėrfundojė pagesa pėr policėt serbė. Qeveria e ka kundėrshtuar kėtė dhe me njė vendim tė pastėr politik ua ruan rrogat atyre. A nuk ėshtė ky inkurajim pėr serbėt qė duan ta rrėnojnė pavarėsinė? Pas veriut tė Kosovės, Serbia kaloi te komuna e Shtėrpcės – nga Shtėrpca pėr ēdo ditė na vijnė lajme se atje po xhirohet filmi “Veriu 2”. Nuk bėhet fjalė kėtu pėr zhvendosje tė thjeshtė tė vėmendjes nga veriu i Kosovės dhe as vetėm pėr sedimentim tė mėtutjeshėm tė gjendjes atje, por pėr fazėn e re tė planit tė Serbisė: shndėrrimin e komunės sė Shtėrpcės nė njė tjetėr ‘situatė veriore’. Pėrveē kėsaj, Shtėrpca ėshtė edhe uverturė pėr Anamoravėn. Pas Shtėrpcės vjen Anamorava. Mos reagimi nė veri e solli Shtėrpcėn. Mos reagimi nė Shtėrpcė e sjell Anamoravėn. Nuk ekziston status quo-ja. Ose do ta integrojmė veriun e Kosovės nė Kosovė ose do tė nis dezintegrimi i Anamoravės. Procesi nuk do tė ndalet. Atij mund t’i ndryshohet kahja. Natyrisht, pikėsėpari nėse ka vullnet politik pėr kėtė gjė (e i cili assesi nuk po gjendet te Qeveria e Kosovės).

Zhvillimet e deritanishme janė dėshmi e supremacisė sė realitetit nė terren qė ndryshon veēse dhunshėm. Jetojmė nė epokėn fait accompli (nėse ndonjėherė kishim tė tjera epoka). Kufijtė e Kosovės dhe integriteti territorial po treten sikurse uji qė tė ikėn ndėrmjet gishtave tė dorės. Kosova nuk po ndahet pėrfundimisht jo se kėtė gjė nuk do ta pranonte Qeveria e Kosovės (e cila nuk pyetet kur vjen puna te ēėshtjet thelbėsore), por pėr shkak se Serbia do edhe mė shumė territor nė veriperėndim e nė lindje tė Kosovės. Nė kėtė situatė, dy alternativa po shfaqen para Kosovės: marrja e kontrollit mbi policinė dhe inicimi i ushtrisė sė Kosovės, ose nėnshtrimi kolektiv i shqiptarėve tė Kosovės para procesit qė atyre ua merr territorin. Kjo politikė aktuale do ta sjellė popullin nė buzė tė luftės, tė cilėn do tė mund ta evitojmė vetėm pėrmes nėnshtrimit.

Sepse, kur nuk ke forca tė armatosura, atėherė lufta bėhet fatale: ajo ėshtė operacioni qė nuk e mbijeton pacienti. E di se mė pas nuk do tė na mungojnė politikanėt dhe analistėt qė do tė na ngushėllojnė se si humbėm territor pėr t’i shpėtuar njerėzit. Ama, neve na nevojiten njerėz qė vijnė para ngjarjeve, e jo pas tyre. Nėse nuk do tė arrijmė tė forcohemi ne vetė, Serbia nuk do tė zmbrapset. Nė njė moment tė volitshėm politik, ajo shumė kollaj mund t’i ndėrsejė strukturat e saj pėr njė konflikt disaditor pėrbrenda Kosovės dhe asisoj ta rivizatojė hartėn e Kosovės. Sepse jetojmė nė kohėn e luftėrave tė rrufeshme disaditore dhe tė faktit tė kryer nė terren. Jetojmė nė kohėn e blitzkrieg dhe fait accompli. Nė njė rast tė tillė tragjik pėr Kosovėn (aspak tė pamundshėm pikėrisht pėr shkak tė letargjisė joviolente tė Qeverisė) a thua ēka do t’u thoshte gazetarėve Hajredin Kuēi? Zaten, ky ėshtė sėrish problemi i njėjtė qė e trajtova nė kėtė shkrim: Hajredin Kuēi do tė brengosej vetėm pėr atė se ēka do tė duhej t’u thoshte gazetarėve.

Shqip, 07.09.2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara