HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NJOHJA E SERBISE

-- nga Albin Kurti

Albin Kurti Procesi i integrimit tė Serbisė nė BE nuk lidhet me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Duke e njohur Kosovėn Serbisė nuk do t’i shpejtohej integrimi nė BE. Sepse njohja e Kosovės nuk do ta forconte Serbinė ekonomikisht dhe nuk do ta bėnte atė mė tė rėndėsishme politikisht. Pėrkundrazi. Pra, Serbia nuk na njeh sepse ajo nuk humbet asgjė nė arenėn ndėrkombėtare dhe as nga pozicionet e saj nė Kosovė duke mos na njohur.

Pse Serbia nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės dhe ē’do ajo nė tė vėrtetė? Pyetjet qė nuk bėhen mbesin tė panjohura. Pėrgjithėsisht, ka dy lloj sosh. Pyetje qė nuk bėhen, sepse thjesht nuk lejohet tė bėhen; dhe, pyetje qė nuk bėhen, sepse pėrgjigjet e tyre do tė ishin aq tė qarta e tė njohura.

Nė secilin variant duhet ta konsiderojmė edhe mundėsinė e vlerėsimit tė gabuar. Varianti i parė i pyetjeve qė s’bėhen, nėnkupton se ka pyetje qė nuk bėhen, sepse besohet se janė tė ndaluara – kėtu kemi tė bėjmė me dukurinė e vetėcensurės. Kurse varianti i dytė i pyetjeve qė s’bėhen, nėnkupton edhe pėrshtypjen e gabuar se pėrgjigja do tė ishte tepėr evidente dhe e gjithėpranuar – kėtu kemi tė bėjmė me pyetje, qė, edhe nėse na i sjell dikush tjetėr nė mendje, na ngjajnė tėrėsisht tė panevojshme. Sado qė nė shikim tė parė njėmend duket e panevojshme, pyetja pse Serbia nuk e njeh Kosovėn ėshtė e domosdoshme.

Kjo pyetje bėn pjesė nė variantin e dytė: jemi aq tė bindur se e dimė pėrgjigjen saqė as qė e marrim mundin ta artikulojmė atė pėrgjigje dhe rrjedhimisht nuk ka pyetje fare. Nė vijim, nuk pretendoj se do tė jap pėrgjigje tė saktė nė pyetjen pse Serbia nuk e njeh Kosovėn dhe ē’dėshiron ajo, por vetėm disa pėrgjigje tė vėrteta, shuma e tė cilave i afrohet pėrgjigjes sė saktė. Identifikimi sa mė i mirė i motiveve dhe qėllimeve tė Serbisė ėshtė kusht i domosdoshėm (ndonėse jo i mjaftueshėm) qė Kosova tė zhvillojė stategji tė suksesshme kundėr Serbisė dhe pėrfundimisht tė fillojė tė prosperojė.

Pėrgjigja 1
Serbia nuk humbet asgjė duke mos e njohur Kosovėn Serbia realisht nuk ka trysni qė ta pranojė Kosovėn. Nė njėrėn anė, Qeveria e Kosovės ia toleron asaj strukturat paralele nė Kosovė. Nė anėn tjetėr, kurrfarė ndihme, kredie apo investimi nga jashtė nuk i kushtėzohet Serbisė me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Procesi i integrimit tė Serbisė nė BE nuk lidhet me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Duke e njohur Kosovėn Serbisė nuk do t’i shpejtohej integrimi nė BE. Sepse njohja e Kosovės nuk do ta forconte Serbinė ekonomikisht dhe nuk do ta bėnte atė mė tė rėndėsishme politikisht. Pėrkundrazi. Pra, Serbia nuk na njeh sepse ajo nuk humbet asgjė nė arenėn ndėrkombėtare dhe as nga pozicionet e saj nė Kosovė duke mos na njohur.

Pėrgjigja 2
Serbia e rrit rolin e saj gjeostrategjik duke mos e njohur Kosovėn Serbia e ka hetuar se si BE-ja, e posaēėrisht disa shtete brenda saj, koketojnė me Rusinė nė llogari tė interesave tė ShBAtė. Madje, kjo po vazhdon edhe pas sulmit ushtarak tė Rusisė mbi Gjeorgjinė anipse disi mė heshturazi e fshehurazi. Paradoksalisht, Serbia po e kopjon formalisht modelin e BE-sė. Serbia po flirton me Rusinė nė llogari tė interesave tė BE-sė. Ashtu sikurse qė BE-ja i shfaqet si sfidė ShBAsė e cila duhet t’i ndihmojė BE-sė nė mėnyrė qė ajo tė qėndrojė sa mė larg Rusisė, ngjashėm edhe Serbia i paraqitet si sfidė BE-sė duke kėrkuar qė ajo ta tolerojė sepse pėrndryshe aty ėshtė Rusia e gatshme pėr ta pėrfshirė Serbinė nė zonėn e saj tė interesit.

BE e di se Serbia pėr Rusinė ėshtė sikur ajo figura shumė e rėndėsishme e shahut qė ndodhet nė terrenin e kundėrshtarit. Rumania dhe Bullgaria qė janė mė larg Brukselit janė nė BE, ndėrkaq Serbia qė ėshtė mė afėr tij gjeografikisht i lėvyret Rusisė. Dhe, BE gjithashtu e di se Serbia po ia bėn njė shėrbim aq tė mirė Rusisė duke mos e njohur Kosovėn, sepse rastin e Kosovės Rusia po e shfrytėzon pėr aspiratat e saj ekspansioniste. Po Kosova, ku ėshtė ajo nė krejt kėtė situatė? Kosova nuk ėshtė sfidė as pėr BE-nė e as pėr ShBA-nė. BE-ja nuk ka pushtet askund brenda vetes ashtu siē ka nė Kosovė. Ne s’jemi sfidė pėr tė. Ajo tashmė e ka pushtetin mbi neve pėrmes fuqive ekzekutive tė ICO/EULEX-it. Pėr ShBAnė dihet: njė telefonatė gjashtėminutėshe qė Ambasadori amerikan mund t’ia bėjė njė ministri tė Qeverisė sė Kosovės mund t’ia hedh poshtė atij gjashtė muaj punė.

Pėrgjigja 3
Serbia pėrfiton shumė duke mos e njohur Kosovėn Serbisė i leverdis asimetria e marrėdhėnieve me Kosovėn e panjohur prej saj. Kosova mbetet e sunduar nga misionet e organizmave ndėrkombėtarė (OKB, BE, NATO) qė nuk e njohin Kosovėn por qė e njohin Serbinė. Po ashtu, kėto misione pėrveē qė sundojnė me Qeverinė e Kosovės, ato edhe ndėrmjetėsojnė midis Prishtinės e Beogradit, duke e vėnė kėsisoj Kosovėn nė njė pozitė shumė tė rėndė. Politikisht UNMIK- u bėn pazar me Serbinė nė llogari tė (policisė, gjyqėsisė, pronave etj. tė) Kosovės. Ekonomikisht, UNMIK-u i kontrollon doganat e Kosovės ku Serbia nuk paguan fare taksėn prej 10%. Pėr shkak tė Rezolutės 1244, kufiri ndėrmjet Kosovės e Serbisė pėr UNMIK-un vazhdon tė mbetet kufi administrativ e jo ndėrkombėtar.

Serbia nuk i pranon dokumentet dhe as targat e Kosovės, ndėrkohė qė Kosova i pranon ato tė Serbisė. Kjo gjė mundėson qė Serbia praktikisht tė mos lejojė fare importe nga Kosova dhe tė eksportojė aq shumė mallra nė Kosovė. Po ta njihte Kosovėn, Serbisė do t’i duhej t’i kthente librat kadastralė dhe tė hiqte dorė nga fondi i privatizimit tė Kosovės ku aktualisht ka shumė gjasė qė tė marrė hise tė madhe. Serbia investon nė strukturat paralele tė saj nė Kosovėn qė nuk e njeh sepse ky investim i kthehet asaj pėrmes ndėrmarrjeve publike e shoqėrore e deri te minierat qė menaxhohen nga kėto struktura nė ēerekun e territorit tė Kosovės qė e kontrollojnė ato.

Kjo nuk do tė ishte e mundur pėr Serbinė sikur ajo ta njihte Kosovėn. Po tė ishte Kosova njėmend e pavarur, pra pa tutelėn ndėrkombėtare qė toleron strukturat e Serbisė, Serbia do tė na frikėsohej. Ajo do tė duhej tė vendoste marrėdhėnie reciproke dhe simetrike me Kosovėn, me ē’rast do tė humbiste shumė krahasuar me pėrfitimet qė i nxjerr sot nga Kosova e panjohur prej saj.

Pėrgjigja 4
Serbia fiton simpati nga kundėrshtarėt e ShBAve duke mos e njohur Kosovėn Shtetet qė e pėrkrahin Serbinė nė mosnjohjen e Kosovės janė tri lloj: a) Shetet qė ngjashėm si Serbia i shtypin e diskriminojnė popujt e tjerė brenda territorit tė tyre; b) Shtetet qė duan tė ngrihen si superfuqi krahas ShBA-ve dhe pėr kėtė interes tė tyre e interpretojnė Kosovėn si produkt amerikan; c) Shtetet qė konsiderojnė se janė viktima tė imperializmit amerikan dhe besojnė gabueshėm se edhe Serbia ėshtė e tillė. Sigurisht se ka shtete qė e plotėsojė edhe kriterin e parė edhe atė tė dytė siē ėshtė puna e Rusisė dhe Kinės.

Por, mė e dhimbshmja gjithsesi konsiston nė shtetet e kėsaj kategorisė sė tretė qė besojnė se Serbia po e mbron ligjin dhe tė drejtėn ndėrkombėtare, se Serbia ėshtė nė anėn e parimeve universale kurse ShBA-tė nė atė tė interesave partikulare. Pikėrisht kėtyre shteteve Kosova do tė duhej t’ua sqaronte vetėvendosjen e mohuar pėr popullin e Kosovės, kryengritjet dhe rezistencėn e vazhdueshme kundėr okupimit serb, dhe posaēėrisht imperializmin e ‘vockėl’ tradicional tė Serbisė nė Ballkan. (Ka njė shkrim shumė tė mirė tė Besnik Pulės pėr kėtė ēėshtje.) Ėshtė e tmerrshme qė shtetet e vogla qė hiqen tė majta e tė moralshme tė marrin anėn e Serbisė siē po ndodh tani.

Pėrgjigja 5
Serbia i rrit gjasat ta fitojė Republikėn Serbe tė Bosnjes duke mos e njohur (ende) Kosovėn Serbia e ka kuptuar se paradigma perėndimore pėr Ballkanin ėshtė stabiliteti rajonal. Kosova e Bosnja janė nė tė njėjtin rajon. Qė tė dyja janė bėrė protektorate tė BE-sė. Bosnja nuk po funksionon dhe zėrat se ajo ėshtė njė shtet i dėshtuar janė shtuar. Nėpėrmjet Planit tė Ahtisaarit Kosova rrezikon tė bėhet si Bosnja. Serbia nuk e pranon Planin e Ahtisaarit sepse atė Qeveria e Kosovės e ka bėrė obligim kushtetues. Pra, Planin e Ahtisaarit Serbia tashmė e ka por ajo do mė shumė se kaq.

Nė njėrėn anė, Serbia e do kantonizimin e Kosovės poshtė nė terren ndėrsa, nė anėn tjetėr, e do njė lidhje midis Serbisė e Kosovės lart nė institucione, diēka ngjashėm sikurse Unioni Serbi-Mal i Zi. Pra, Serbia do negociata tė reja pas tė cilave do ta pranonte Kosovėn me kusht qė tė arrijė rezultatin qė do. Serbia e ka pranuar Bosnjen si shtet vetėm nė Dayton, ku siē dihet u nda Bosnja dhe vetėm atėherė kur ofensiva e Armatės sė Bosnjes kishte kapur paralagjet e qytetit tė Banja Llukės. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ishte Qeveria e Kosovės dhe UNMIK-u ato qė u zbrapsėn para strukturave tė Serbisė. Prandaj, s’ka kurrfarė shanse qė Serbia ta pranojė pavarėsinė e Kosovės pėrderisa strukturat e saj nė Kosovė janė nė ofensivė.

Kur kėsaj i shtohet edhe pėrvoja e Serbisė me zemėrgjerėsinė absurde tė Grupit Negociator tė Kosovės nė Vjenė, pa dyshim se asaj veēsa i shtohen apetitet. Pas kantonizimit tė Kosovės dhe njė lidhjeje sado tė brishtė institucionale ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės, Serbia shpreson nė shpėrbėrje tė njėkohshme tė Kosovės dhe Bosnjes pas disa viteve, me ē’rast ajo do ta fitonte Republikėn Serbe kurse Kosova do tė ndahej prej saj dhe mbase do t’i bashkohej Shqipėrisė, por ama duke humbur veriun, Anamoravėn dhe Luginėn e Preshevės. Kur Serbia flet pėr Kosovėn ajo gjithnjė e ka nė mendje edhe Republikėn Serbe.

Pėrgjigja 6
Serbia e kultivon rrymėn nacionalshoviniste duke mos e njohur Kosovėn Afėr 200.000 joserbė (boshnjakė, kroatė e shqiptarė) janė vrarė nga forcat serbe pėrgjatė viteve tė ’90-ta. Nėse supozojmė se njė serb i ka vrarė pesė veta (me ē’rast nuk po i pėrfshijmė plagosjet, dhunimet, torturat dhe dėmet materiale) atėherė kjo do tė thotė qė janė 40.000 kriminelė qė shėtisin tė lirė nė Serbi. Ata janė edhe mė tutje nėpėr strukturat e pushtetit: nė ushtri, polici, administratė e nėpėr parti politike. Kjo armatė kriminelėsh, edhe pėr t’i ikur drejtėsisė, e propagon njė lloj nacionalizmi tė shpifur mistik qė sė bashku me Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Serbisė dhe Kishėn Ortodokse Serbe shpikin mite (posaēėrisht mbi Kosovėn), e i paraqesin ato pėr tė vėrteta historike. Mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia e kultivon kėtė rrymė nacionalshoviniste dhe e paraqet Serbinė si njė vend me potencial destabilizues pėr rajonin qė, pėr pasojė, duhet tė merret me tė mirė nga perėndimi, nė mėnyrė qė tė mos kemi luftėra e gjakderdhje tė reja...

Fundi i kėtij shkrimi mund tė jetė veēse ndėrprerje e tij. Mbase, vazhdojeni ju kėtė njohje tė Serbisė duke menduar pėr atė qė e lexuat por edhe qė nuk e lexuat kėtu.

Shqip, 21.09.2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara