HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova, po rrudhemi sėrish?

-- nga Albin Kurti, 17 Nentor 2008

Albin Kurti Shqiptarėve pėrherė u ėshtė rrudhur territori. Kur u shpall pavarėsia e Shqipėrisė nė vitin 1912 kishte 92.000 kilometra katrorė qė populloheshin me shumicė nga shqiptarėt, kurse sot, mė pak se njė shekull mė vonė, ne popullojmė rreth 46.000 kilometra katrorė.

Situata nė Kosovė

Shqiptarėve pėrherė u ėshtė rrudhur territori. Kur u shpall pavarėsia e Shqipėrisė nė vitin 1912 kishte 92.000 kilometra katrorė qė populloheshin me shumicė nga shqiptarėt kurse sot, mė pak se njė shekull mė vonė, ne popullojmė rreth 46.000 kilometra katrorė, pra gjysmėn e asaj qė dikur ishte tokė jona.

Edhe pas luftės sė fundit ne humbėm territor, mbetėm pa veriun e Kosovės, ndėrkaq prej vitit 1999 e deri mė sot janė shpėrngulur afėr 30.000 shqiptarė nga Lugina e Preshevės prej tė cilėve diēka mbi 11.000 jetojnė vetėm nė komunėn e Gjilanit nė Kosovė. Shqiptarėt mbase kanė fituar mė shumė tė drejta e liri pėrgjatė shekullit XX mirėpo ata kanė humbur territor, ndėrkohė qė politikanėt janė ngjitur lart nė hierarkinė e pushtetit nė masėn nė tė cilėn e kanė braktisur konceptin dhe projektin e bashkimit kombėtar.

Faktorėt ndėrkombėtar kanė ndėrmjetėsuar midis agresivitetit tė pretendimeve hegjemoniste tė Beogradit dhe Athinės nė njėrėn anė dhe pasivitetit tė Tiranės, Prishtinės e Shkupit nė anėn tjetėr. Nuk ka status quo. Ose do tė lėvizin njerėzit, ose kufijtė. Pra, ose do tė vazhdojnė tė shpėrngulen shqiptarėt dhe t'u zvogėlohet areali atyre, ose do tė korrigjohen kufijtė. Shqiptarėt bėnė aq shumė kompromise pėr hir tė paqes e cila i la pa liri dhe pa mirėqenie (sidomos nė krahasim me fqinjtė e tij).

Duke filluar nga Marrėveshja e Rambujesė e duke vazhduar me atė tė Konēulit e Ohrit pėr tė pėrfunduar te Plani i Ahtisaarit, shqiptarėt fitonin paqen porse dorėzonin armėt, i ktheheshin jetės normale porse vazhdonte diskriminimi. Nė situatėn me pak apo aspak zhvillim ekonomik, me varfėri tė gjerė e papunėsi qė rritet, me ushtri tė vogėl apo pa tė fare, shqiptarėt nuk kanė perspektivė tė ndritshme. Pėr paqe e stabilitet tė qėndrueshėm duhet reciprocitet midis kombeve, popujve dhe shteteve.

Pėr zbrapsje tė apetiteve tė fqinjve tė shqiptarėve duhet bashkimi i shqiptarėve. Shqiptarėt nuk ia vlen ta presin integrimin nė BE pėr t'u integruar mes vete. Aq mė tepėr qė nė BE kufijtė ndėrmjet shteteve nuk dobėsohen por forcohen. Kufijtė ndėrmjet shteteve tė BE-sė pėr njėra-tjetrėn janė mė tė fortė se kurrė mė parė. Kufijtė janė zbutur pėr individėt, por jo edhe pėr shtetet.

Kufiri ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė ėshtė i dobėt si asnjėherė mė parė pėr francezėt e gjermanėt porse mė i fortė se kurdoherė tjetėr pėr Francėn e Gjermaninė. Vetėm kur Gjermania hoqi dorė nga krahinat e Alzasit dhe Lorenės u krijuan kushtet pėr paqe tė qėndrueshme ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė.

Vetėm kur pretendimet territoriale tė Gjermanisė pushuan, vetėm kur Gjermania e Franca s'kanė mė konteste territoriale, u krijuan kushte tė vėrteta pėr paqe afatgjate dhe pėr vetė BE-nė si tė tillė. Integrimi i Shqipėrisė dhe Kosovės nė BE e forcon kufirin ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės.

Nė kohėn kur Kosovėn duan ta shndėrrojnė nė njė Bosnje tė dytė (protektorati evropian lart, ndarja mbi baza etnike poshtė, dhe politikanėt si njerėzit mė tė pasur nė vend ndėrmjet kėtyre) kurse popullin shqiptar ta kosovarizojnė (pėr ta dobesuar elementin shqiptar sepse duhet mirėmbajtur koncepti i multi-etnicitetit packa se serbėt janė vetėm 5%), po bėhet e qartė se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė shtetit por pėr njė shtet tė kombit; se ne nuk kemi nevojė pėr njė komb tė ri tė shtetit tė Kosovės por pėr njė shtet tė ri gjithėpėrfshirės pėr shqiptarėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara