HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHBA, Kėshilli i Evropės dhe OSBE kryqėzojnė Berishėn

-- nga Armand Maho, TemA, 24.12.2008

Shtetet e Bashkuara shprehėn dje shqetėsim pėr miratimin e ligjit pėr “Pastėrtinė e Figurave tė Zyrtarėve” nga parlamenti i Shqipėrisė. Vetėm pak orė pas deklaratės sė ambasadės amerikane, se ligji ngre probleme serioze ligjore dhe qeverisėse, ka reaguar edhe Departamentit i Shtetit pėrmes zėdhėnėsit, Shon McCormack. Gjatė konferencės sė rregullt pėr shtyp ai tha se shqetėsimet pėr kėtė ligj ia ka ngritur qeverisė shqiptare ndihmėssekretari i shtetit, Daniel Fried.

Siē raporton Zėri i Amerikės, zėdhėnėsi Shon McCormack tha se procesi i ndjekur pėr miratimin e ligjit pėr “Pastėrtinė e Figurave” ka dhėnė arsye pėr shqetėsime nga pala amerikane. Shtetet e Bashkuara, tha ai, ia kanė shprehur kėto shqetėsime qeverisė shqiptare dhe pikėrisht ndihmėssekretari i Shtetit pėr Ēėshtjet e Evropės dhe Euroazisė, Daniel Fried bisedoi me kryeministrin e Shqipėrisė pėr kėto shqetėsime.

Zoti McCormack tha se ky ėshtė njė nga ato procese qė Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga afėr. Ėshtė me rėndėsi shtoi ai, qė nė ēdo demokraci qeveria tė udhėheqė nė njė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė njerėzit tė kenė mundėsi tė marrin pjesė nė pėrcaktimin e sė ardhmes sė vendit. Shtetet e Bashkuara, tha zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, e kanė tė qartė se Shqipėria ėshtė duke u ballafaquar me historinė e saj, por ajo duhet tė sigurojė qė nė kėtė proces tė mos i pėrjashtojė njerėzit nga jeta e pėrditshme nė vend.

Vetėm disa orė mė pėrpara ishte ambasada amerikane ajo qė reagoi ndaj ligjit duke shprehur shqetėsim tė thellė pėr tė dhe duke e quajtur njė ligj qė do ngrejė shqetėsime serioze ligjore dhe kushtetuese. “Ambasada e ShBA ndoqi nga afėr votimin e mbrėmshėm nė parlamentin shqiptar qė miratoi ligjin pėr “Pastėrtinė e Figurės” me shumicė tė thjeshtė. Ne jemi thellėsisht tė shqetėsuar. Ky ligj ngre pikėpyetje serioze ligjore, qeverisėse dhe kushtetuese te partnerėt ndėrkombėtarė pėrfshirė Shtetet e Bashkuara. I bėjmė thirrje qeverisė sė Shqipėrisė tė marrė hapa tė menjėhershme nė konsultim me ekspertėt kombėtarė dhe ndėrkombėtarė pėr tė siguruar qė ky ligj do tė pėrmbushė standardet ndėrkombėtare.”

Pak ditė mė parė, Berisha mohoi njė bisedė mė zotin Fried. Mė pas ai e konfirmoi qė ka patur njė bisedė pėr kėtė ēėshtje, por nuk e ka pasur ditėn qė ka dhėnė konferencėn, por njė ditė mė parė.

OSBE: Qeveria tė marrė masa qė ligji tė pėrmbushė standardet ndėrkombėtare

Prezenca e OSBE nė vendin tonė reagoi dje sėrish nė lidhje me ligjin e lustracionit. Ata kanė kėrkuar qė ligji tė pėrmbushė standardet ligjore dhe tė ketė konsulencėn e ndėrkombėtarėve. Alex Finnen, zv/kryetar i Prezencės sė OSBE nė Shqipėri, tha:

“Ligji pėr “Pastėrtinė e Figurės”, i miratuar nga Kuvendi, duhet tė pėrmbushė kėrkesat e njė vendi qė bazohet mbi shtetin ligjor. Nė veēanti, duhen respektuar plotėsisht dispozitat pėrkatėse tė Kushtetutės dhe standardet e pranuara ndėrkombėtare. Pėr kėtė qėllim, nga qeveria shqiptare pritet qė tė ndėrmarrė hapa tė menjėhershėm nė konsultim me ekspertė kombėtarė dhe ndėrkombėtarė pėr tė garantuar qė ky ligj pėrmbush standardet ndėrkombėtare, dhe nė kėtė mėnyrė do tė sigurojė partnerėt ndėrkombėtarė pėr angazhimin e saj ndaj kėtyre standardeve.”

“Prezenca e OSBE ka ndjekur debatin nė parlamentin shqiptar, ku u miratua ligji pėr “Pastėrtinė e Figurės” me shumicė tė thjeshtė, tė 77 anėtarėve tė pranishėm. Ne gjithashtu vėrejmė shqetėsimet e shprehura sot nga disa shtete pjesėmarrėse tė OSBE dhe nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Evropės. OSBE mbetet e gatshme tė ndihmojė, nė rast se kjo gjė i kėrkohet nga qeveria shqiptare”, - vijoi mė tej Finnen.

Disa orė pėrpara se tė lėshonte kėtė deklaratė, Finnen pati njė takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kjo e fundit i bėri tė ditur se ligji ėshtė njė detyrim ndaj popullit shqiptar. “Dje parlamenti votoi ligjin mbi pastėrtinė e figurės sė zyrtarėve tė lartė. Personalisht, e konsideroj kėtė njė arritje dhe njė borxh, ndonėse pak tė vonuar, ndaj vuajtjeve dhe kalvarit ēnjerėzor qė populli shqiptar kaloi pėr gjysmė shekulli. Parlamenti votoi njė ligj tė standardeve, model i ligjit ēek. Ligji ēek ėshtė shqyrtuar dhe miratuar dy herė nga Gjykata Kushtetuese ēeke dhe nuk ėshtė vėnė kurrė nė dyshim nga Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg.

Ajo qė ėshtė kushtetuese pėr Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut dhe pėr Ēekinė, vend anėtar i BE, nuk mund tė jetė jokushtetuese pėr Shqipėrinė qė ka kaluar kalvarin mė tė egėr diktatorial.

Nuk ka Kushtetutė nė vende tė lira qė mandatet t’i mbajė mbi krimin apo tė veshė krimet me imunitet”, - tha Topalli.

Kėshilli i Evropės, Davis: Ligji mund tė shkaktojė mė shumė padrejtėsi

Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Evropės, Terry Davis, reagoi dje nė lidhje me ligjin e lustracionit, duke theksuar se ai do shkaktojė mė shumė padrejtėsi se sa do i rregullojė ato. Sipas Davis, faktori kohė ėshtė i mjaftueshėm pėr tė gjykuar se ligji lė vend pėr shqetėsime. “Ligji pėr lustracionin u kalua nė parlamentin shqiptar me njė shpejtėsi tė madhe. Kjo nuk u la shumė hapėsirė mbėshtetėsve tė tij pėr tė shpjeguar se pse ishte i nevojshėm njė ligj i tillė rreth dy dekada pas rėnies sė regjimit komunist. Vetėm faktori kohė ėshtė njė arsye pėr t’u shqetėsuar se ligji mund tė shkaktojė mė shumė padrejtėsi se sa do i rregullojė ato. Pėr sa i pėrket pėrmbajtjes sė ligjit, do ta bėj tė qartė pozicionin tim, pasi ekspertėt e Kėshillit tė Evropės tė kenė analizuar tekstin”, - tha Davis. Reagimi i tij vjen njė ditė pasi kryeministri, Sali Berisha, u pėrpoq tė bėnte njė ndarje mes Amerikės dhe Evropės pėr sa i pėrket ēėshtjes sė dėnimit tė komunizmit. Ai pėrdori madje Kėshillin e Evropės pėr t’iu referuar faktit se evropianėt kanė mė shumė eksperiencė nė kėtė drejtim.

“Ēfarė qėndrimesh janė mbajtur ndaj kėtyre ligjeve. Kėto ligje, nuk ekziston asnjė raport mbi tokė, i njė shteti qė t’i mbėshtesė nė njė shtet tjetėr. Jo zotėri, janė konsideruar probleme tė atyre qė kanė pasur fatkeqėsinė e detyrimin madhor pėr tė bėrė lustracion. Me fat kanė qenė ata qė s’kanė pasur nevojė pėr kėtė proces. Por kėtij procesi i janė nėnshtruar tė gjithė ata qė e kanė pasur tė domosdoshme, si ne. Ndaj, duke kėrkuar mirėkuptimin mė tė madh pėr tė gjitha qėllimet, e konsideroj absolutisht detyrimin mė madhor delegjitimimin e barbarisė komuniste mbi shqiptarėt. Ne jemi vend i hapur, i lirė, kemi dhe do tė kemi vėmendjen mė tė madhe drejt standardeve. Fatmirėsisht kėto standarde janė pėrpunuar nė tempujt e demokracisė evropiane, kėto i ka pėrpunuar Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės, i ka legjitimuar Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut, e cila nuk ka marrė pėrsipėr tė vėrė nė mėdyshje thelbin e ligjit tė lustracionit, duke i cilėsuar tė drejta kufizimet e pėrkohshme”, - tha Berisha nė Kuvend.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara