HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Shqipėria, me vizion ekonomik inkurajues"

-- nga Oxford Analitica, 01 Shtator 2008

TIRANE - Oxford Analitica, nje "think tank" dhe institucion konsulence, qe ben studime analiza dhe vleresime ne lidhje me gjeopolitiken dhe ekonomine e vendeve te ndryshme, thote se Shqiperia konsiderohet sot nje rast suksesi ne zhvillimin e saj ekonomiko politik. Ne analize, thuhet se Qeveria e koalicionit te qendres se djathte e kryeministrit Sali Berisha, e cila ka me pak se nje vit kohe drejt zgjedhjeve ne pranveren e ardhshme, ka hartuar nje Strategji Kombetare per Zhvillim dhe Integrim 2009-2013. Duke zevendesuar Strategjine e Rritjes Ekonomike dhe Uljes se Varferise e pergatitur ne 2001, programi i ri afat-mesem perfshin propozime serioze ne 36 sektore. Analiza evidenton prioritetet, qe jane: Integrimi ne BE dhe NATO (ne Samitin e Bukureshtit ne prill, aleanca ftoi Shqiperine, perkrah Kroacise, per t'iu bashkuar radheve te saj); Zhvillim social-ekonomik i shpejte dhe thelbesor dhe konsolidim i rendit ligjor dhe demokracise.

Analiza
Duke u ndalur ne rritjen ekonomike dhe inflacionin, Oxford Analitica evidenton se Shqiperia eshte ne rruge te sigurt te mbaje performancat e vitit te kaluar, me nje rritje ekonomike solide e reale 6% te PBB ne 2008; i njejti rezultat parashikohet per 2009. Ndersa kriza globale e kreditit nuk ka pasur impakt ne ekonomine lokale. Ne te kunderten, efekti i saj pritet te jete perfitues i ndikuar nga lulezimi i pritshem ne kete fushe. Sakaq, huadhenia eshte dyfishuar ne dy vitet e fundit, duke arritur 30% te PBB, nderkohe qe bankat konkurrojne per segmente ne tregun ne lulezim.

Sipas raportit te Oxford Analitica, Shqiperia eshte e pozicionuar fort ne balancimin e presionit qe ushtron rritja e cmimeve te karburanteve dhe te mineraleve ne tregun nderkombetar ndaj inflacionit lokal, i cili eshte mbajtur ne nivel te ulet 2-4%, ndersa ne vendet e tjera inflacioni kapi vlera dyshifrore. Oxford Analitica evidenton dhe se rritja e te ardhurave nga bujqesia si dhe situata e mire e energjetike (Energjia elektrike ne Shqiperi eshte pothuajse e mbeshtetur teresisht tek hidrocentralet) ka ndikuar pozitivisht ne treguesit e inflacionit. Te njejtin efekt ka pasur edhe forcimi i monedhes se vendit, lek, dhe stabiliteti i saj. Kjo e fundit eshte rritur ne vlere ndaj dollarit dhe ka qendruar konstante kundrejt euros qe prej fundit te vitit te kaluar.

Vizioni
Duke hedhur nje veshtrim ekonomik dhe gjeopolitik, Oxford Analitica thote se vizioni ekonomik i Shqiperise mbetet inkurajues. Politikat fiskale, monetare dhe sociale te qeverise jane aprovuar gjeresisht nga FMN ne nje strategji te hartuar ne bashkepunim dhe me Banken Boterore, si dhe ne programin e rishqyrtuar per reduktimin e varferise ne Tirane, - vecon analiza e Oxford Analitica. Megjithate, te dyja raportet, te publikuara kete muaj, paralajmerojne nevojen per forcimin e kapaciteteve administrative, per te sulmuar korrupsionin ne menyre me efektive dhe per te trajtuar problemet aktuale energjetike.

Varferia:
FMN eshte e sigurt qe rritja e PBB do te mbese e forte dhe e qendrueshme si ne vitet e fundit dhe per kete Shqiperia do te kualifikohet ne janar 2009, per Fonde ekstensive lehtesuese ne vend te programit per uljen e varferise qe u ofrohet vendeve me te ardhura te uleta. Pra Shqiperia, - thote ne analizen e saj, Oxford Analitica, ka kapercyer pragun e varferise e ka kaluar ne ekonomi ne Zhvillim.

Megjithese Shqiperia eshte vendi me i varfer i Evropes Lindore dhe Jugore dhe paga mujore eshte 220$, rritja e panderprere ekonomike e viteve te fundit ka nxjerre jashte varferise mjaft individe dhe familje. Proporcioni i popullsise qe jetonte ne varferi eshte ulur nga 25% ne 2002 ne 18,5% ne 2005 (te dhenat e fundit te perdoruara). "Pas prezantimit nga qeveria Berisha te fondit te ri te rritjes se pensioneve, nje skeme e re ne bashkepunim me opoziten pritet te prezantohet pas zgjedhjeve", - shton Oxford Analitica.

Korrupsioni
Oxford Analitica evidenton se megjithe venien ne qender te vemendjes nga qeveria Berisha te tij, tre vjet me pare me ardhjen ne pushtet, ka akoma per te bere ne kete sektor. Edhe pse emerimi i Prokurores se re te Pergjithshme Ina Rama ka bere me aktiv se me paraardhesin e saj Dhori Sollaku rolin e prokurorise, ne kete drejtim duhet bere me shume. FMN insiston qe Prokuroria e Tiranes duhet te krijoje edhe nje sistem tjeter shtese si pjese e objektivave afatshkurter per te luftuar korrupsionin dhe informalitetin. Qeveria ne muajin maj ka hartuar e aprovuar nje ligj kundra pastrimit te parase qe pritet te jape rezultat shpejt.

Konkluzione:
Te ardhurat nga remitancat e shqiptareve jashte dhe pse jane ulur, se bashku me rritjen e ekonomise se ndertimit dhe te sistemit te kreditimit po cojne perpara ekonomine shqiptare dhe po ndikojne ne uljen e nivelit te varferise, konkludon Oxford Analitica. Sipas saj, politikat fiskale dhe monetare te qeverise perbejne nje kontribut thelbesor ne kete proces. "Nderkaq duhen shtuar perpjekjet per luften ndaj korrupsionit dhe ne drejtim te permiresimit te standardeve ne administraten publike me qellim qe te shfrytezohen teresisht potencialet ekonomike te zhvillimit te krijuara tashme", sugjeron analiza e Oxford Analitica.

Taksat dhe Financat Publike
Prezantimi i nje sistemi taksash te uleta dhe i takses se sheshte ne faza, ne Gusht 2007 dhe Janar 2008 sipas te dhenave te deritanishme ka rezultuar shume i suksesshem. Taksa e te ardhurave personale, dhe taksa e fitimit, jane tani te gjitha ne nje nivel uniform 10%, duke shenuar nje ulje te ndjeshme nga niveli i meparshem prej 30%. Si rezultat i thjeshtesimit te sistemit te taksave, i uljes se ndjeshme te tyre, i rritjes se bazes mbledhese te tyre dhe vleres absolute gjithashtu, te ardhurat ne tremujorin e pare te vitit te kaluar u rriten me 40% ne krahasim me periudhen e nje viti me pare. Oxford Analitica shton edhe faktin se rritja e te ardhurave ka ndihmuar ne mbeshtetjen financiare te bere per raste krizash, te tilla si kompensimi per viktimat e shperthimit te Gerdecit.

Pavaresisht nga rritja e dukshme e te ardhurave nga taksat kete vit, mundet qe deficiti i planifikuar buxhetor prej 5.2% i PBB te jete me i larte. Megjithate, vlera e deficitit te ketij viti eshte nje perjashtim, i shkaktuar nga investimet e medha ne infrastrukture dhe investimet kapitale. Tendenca e pergjithshme nga 2009 e ne vazhdim eshte drejt uljes, me deri 3% ne vit. Si rezultat pozitiv i te ardhurave nga privatizimet e deritanishme borxhi publik eshte zvogeluar nga 57% e PPB ne 2005 ne me pak se 54% vitin e kaluar ndersa per 2011 eshte parashikuar si viti i nivelit te borxhit publik nen 50%.

Privatizimet
Qeveria e Berishes synon te plotesoje planin e privatizimit para zgjedhjeve te vitit te ardhshem. Pas shitjes se ARMO-s nje konsorciumi Zviceriano-Amerikan ne Qershor 2008, kane mbetur per privatizim vetem pak kompani, ose teresisht prone shteterore ose me aksione te konsiderueshme te shtetit ne to. Keto perfshijne kompanite e Albpetrol-it, te Insig-ut, si dhe KESH, sistemi shperndares i se ciles duhet te privatizohet deri ne fund te 2008. Axhenda e privatizimit te KESH eshte shume ambicioze dhe suksesi i ketij procesi do te perbeje nje arritje drastike. Mbledhja e te ardhurave nga faturat ka qene 50% ndersa tarifat e energjise u rriten rreth 20%. Kurse humbjet kane perbere rreth 1.2% te produktit te pergjithshem bruto (PBB).

Energjia, ende nje problem
Sektori i energjise mbetet akoma nje nga pikat e dobeta te ekonomise dhe ka akoma nderprerje energjie, thote ne analizen e saj, Oxford Analitica. Ajo vecon si shkaqe, faktet se pothuajse i gjithe prodhimi i energjise bazohet ne burimet hidrike nga HEC e te pamirembajtura qe nga ndertimi e qe punojne me kapacitete te reduktuara. Madje, vecon analiza, ne momente thatesire si me 2007, prodhojne shume pak energji per te perballuar kerkesen. Burimet e tjera te energjise si TEC i Vlores dhe impianti i prodhimit te energjise nga era, investim privat Italian, nuk jane vene ne shfrytezim akoma, ndersa ka, nje potencial akoma dhe me te madh per zhvillim ne sektorin e energjise, thote Oxford Analitica.

Zhvillimi ekonomik:
Vitet e fundit eshte vene re nje zhvillim i madh i turizmit vecanerisht ne bregun e Adriatikut, prane Durresit e Sarandes, perballe Korfuzit. Sherbimi akoma jo ne standarde nderkombetare terheq me shume turistet e vendeve fqinje Kosove, Maqedoni ndaj vendeve te tjera perendimore.

Mungesa e sistemeve te perpunimit te ujerave te zeza ne gjithe bregun nuk ka shenuar akoma nje pike turistike te vecante e te standardit te larte megjithese se ka nje bregdet prej 400km, me te madh se ai i Malit te zi, 18 km. Turizmi tani eshte ne nje pike vendimtare zhvillimi.

Tregtia me shumice e pakice:
Ka disa kompani te medha ne Shqiperi, qe kane pothuaj status monopoli. Lirimi i ekonomise nga shtrengimi i tyre do te zhvilloje me mire konkurrencen e do te pershpejtoje uljen e cmimeve.

Bujqesia:
Bujqesia eshte nje tjeter burim akoma i pashfrytezuar. Qartesimi i titujve te pronesise ne proces, perdorimi i teknologjive moderne, ndertimi i rrugeve ne proces, qe do te lidhe zonat e largeta me tregjet, do te sjelle lulezimin e saj.

Kush eshte Oxford Analitica
Kjo organizate eshte themeluar ne vitin 1975 nga David Young, keshilltar i Niksonit dhe Kisingerit me qellim promovimin dhe krahasimin e zhvillimeve gjeopolitike dhe ekonomike te ekonomive boterore. Opinioni dhe vleresimi i saj eshte konsideruar si nder me shkencoret dhe te besuarit ne bote.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara