HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Historia si premtim ndaj sė vėrtetės

Ardian Ndreca -- nga Dr. Ardian Ndreca, 26 Shtator 2008

At Zef Pllumi ua ka kushtue veprėn e tij «Rrno vetėm pėr me tregue» - “Atyne qė vdiqėn njerz, atyne qė qėndruen njerz gjatė asaj periudhe tė vėshtirė, nė tė cilėn njeriu u shndrrue nė kafshė pune”.

Nė kujtim tė veprės sė At Zef Pllumit, njė vit nga vdekja e shkrimtarit dhe dėshmitarit

At Zef Pllumi ua ka kushtue veprėn e tij «Rrno vetėm pėr me tregue» - “Atyne qė vdiqėn njerz, atyne qė qėndruen njerz gjatė asaj periudhe tė vėshtirė, nė tė cilėn njeriu u shndrrue nė kafshė pune”.

Vetėm kur mendon se pati prej atyne qė jetuen njerz, vdiqėn njerz, qėndruen njerz, mundesh mos me pranue at thanjen sarkastike tė filozofit gjerman Arthur Schopenhauer: historia asht nji vijim i zoologjisė.

Nėn regjimin qė dėnoi, burgosi, poshtnoi, torturoi P. Zefin e mija e mija tė tjerė - historia jonė rrezikoi me tė vėrtetė me u kthye nė zoologji. Ata qė iu kundėrvunė asaj ideje dhe paguen pėr at’ guxim qenė njerzit qė e fituen luftėn. Historinė e vėrtetė e shkruejnė vetėm njerzit, pse histori ka vetėm ai qė pėrshkon kohėn qė i asht caktue me vetėdije dhe tue qenė i lirė mbrenda vetes.

At Zef Pllumi Kjo asht arsyeja pse sot shqiptarėve nuk u mjafton ma historia e zoologjisė qė u asht servir pėr dekada por kėrkojnė nji histori njerzore, ku tė pasqyrohet mbijetesa e vėshtirė e lirisė ndėr shpirtnat e tyne.

Nuk mund tė mohohet se pėr nji gjysmė shekulli nji popull i tanė asht mshehė dhe ka refuzue pėrgjegjsinė morale pėrpara historisė sė vet. Asht mshehė mbas justifikimeve se shtėrngimi dhe dhuna s’lejonin asnji mundėsi tjetėr. Pėr kėtė epokė tė errtė rrėfehet At Zef Pllumi, tė cilin jeta e pėrpoqi me njerėz qė jetonin nė rrethana ku virtytet mbaheshin tė mshehuna, kurse veset ishin tė dukshme. Ai vetė, nė thjeshtėsinė e tij, mund tė konsiderohet si nji fenomen mjaft i rrallė pėr kohėn nė tė cilėn jetoi.

Asht paradoksal fakti, por regjimi i E. Hoxhės paraqitej si nji fe e re dhe kėrkonte prej njerzve me besue me zor nė mrekullina.

Disa prej dogmave qė duhet tė besoheshin me detyrim ishin, pėr shembull: pėrparimi i vendit, liria dhe demokracia, mirėqenja e naltė, forca e ekonomisė socialiste, fuqia ushtarake e vendit, mirėsia absolute dhe largpamėsia e pashoqe e shokut Enver.

Paradoksi qėndron nė faktin se nė anėn tjetėr, nji frat i vorfėn, i panėnshtruem, qė besonte nė lirinė e personit, na tregon realitetin me rrėfimet e tija tė thjeshta e plot dritė.

Me lexue veprėn e franēeskanit tonė domethanė me kuptue diēka rreth nevojės qė kemi pasė dhe kemi ende sot pėr me e zhvendosė fatin tonė prej atje ku e ka ēue inercia e shekujve, tue reshtė ma nė fund sė qeni prodhime pasive tė nji tė kaluemeje tė trishtueshme.

Duket se At Zef Pllumit forca pėr me jetue e me shkrue i ka ardhė prej nji imperativit tė mbrendshėm: «Rrno vetėm pėr me tregue». Historia qė ai na ka rrėfye ka qenė nji premtim ndaj sė vėrtetės qė nuk mujti me folė kurrė, nji dėshmi ndaj sė vėrtetės qė ia mbyllėn gojėn dhe e vranė, qė ia sheshuen vorrin, ia dogjėn veprat, qė u munduen me e shue me damnatio memoriae.

Rrėfimi i At Zefit nis nė fundin e vitit 1944. Asokohe nėpėr rrugė parakalonin fitimtarėt, tashma historia njihte vetėm zanin e tyne. Hapat e randė do tė matnin aty e mbrapa deri edhe rreshtat e historianit nė letėr, ēdo gja qė do tė shkruhej duhej t’i pėlqente atij hapi qė shkelte kudo. As tė vdekunit nuk i kishin shpėtue rrezikut. Mbas nji lufte mes vedit shqiptarėt ishin nda nė fituesa dhe nė humbėsa.

Nji ish-teneqexhi dhe nji ish-student biokimie detyronin gjysmėn e shqiptarėve me fjetė me tesha veshė, prej frikės se mund tė arrestoheshin edhe nė gjumė.

At Zef Pllumi rrėfen jetėn e njerzve tė thjeshtė, t’atyne qė qėndruen herė nė heshtje e herė nė ballė tė stuhisė, nė nji kohė qė jeta e zakonshme ishte kthye nė nji pantomimė tė turpshme, tė frikshme, tė neveritshme. Edukimi normal ishte: me u ba spijuj para se me u ba njerėz. Deri edhe tufzimi i bagtive u krye vetėm mbasi ishte krye tufzimi i njerzve. Ideologjija komuniste pikturonte sė jashtmi shpirtin e shqiptarit me motive tė hueja pėr tė, dhe ndėrkaq e zbrazte atė prej cilsinave tė mira natyrale.

Dhuna irracionale nuk kishte triumfue krejtsisht, kishte njerėz si At Zef Pllumi e dhunės i duhej tė pėrballej me forcėn e arsyes.

Nėn etiketėn e komunizmit dolėn nė krye forcat ma tė mbrapambetuna tė shoqnisė, prodhimi shpirtnor i 500 vjetėve nėnshtrim, pėrulje dhe verbnim vetėdijet kombtare.

Ata tė cilėve nuk i kishte ardhė kurrė era njeri donin me ndėrtue njeriun e Shqipninė e re!

Ndėrkaq, intelektualėt e vėrtetė, shpirtnat e lirė e tė ndritun, ata qė ishin shpresa e Shqipnisė, prej Jugut nė Veri, u pushkatuen dhe u burgosėn si tė ishin kriminela.

U shkyen teshat e reja pėr me arnue do zhele tė vjetra 500-vjeēare.

Klioja, muza e historisė – u kthye prej historianėve tė modelit enverian nė nji prostitutė tė shpartallueme, qė nė nji anė zbulonte hiret e rreme e nė anėn tjetėr mbulonte lebrėn e vėrtetė.

Nuk duhet tė harrojmė se e kaluemja komuniste ruen ende sot nji sovranitet tė mshehtė mbrenda historiografisė shqiptare e flas jo vetėm pėr historinė e popullit shqiptar por edhe pėr historitė tjera tė veēanta, tue nisė tek ajo e letėrsisė, kėtej e matanė kufinit tonė politik.

At Zef Pllumi ka dashtė qė jeta e tij tė kthehej nė nji mjet ase nė nji rrugė pėr me njohtė deri nė fund dhe pėr me tregue deri nė fund tė vėrtetėn.

Ai, shqiptarėt i ka dashtė pse i ka njohtė. E ka dashtė shqiptarin edhe mbasi e ka provue sesa i aftė asht shqiptari me i ba keq shqiptarit. E ka dashtė nė nji mėnyrė qė s’mund t’i mėsohet kurrkujt, e ka dashtė me dashninė e Zotit.

Ideali i nji njeriu tė arsyeshėm asht me njohtė dhe me tregue deri nė fund tė vėrtetėn.

Por me njohtė dikėnd deri nė fund dhe me tregue diēka deri nė fund asht e pamujtun. Vetė historia asht kufini i dukshėm i ekzistencės sonė toksore, pse ajo s’asht gjithēka.

Ka diēka qė kalon pėrtej historisė. Ka diēka, qė buron prej veprimeve tona tė mira apo tė kėqija, qė historia ia dorzon nė fund amshimit si peng pėr lirimin ose pėr dėnimin tonė.

Vuejtja e pat mėsue At Zef Pllumin se shpirti i njeriut nuk mund tė njihet deri nė fund e aq ma pak mund tė pėrshkruhet deri nė fund. Mbrenda secilit mbetė nji mister i pathanshėm. Diēka e pėrgjumun, e trembun, e etun pėr dritė, diēka qė ai vrojtoi sesi flente edhe mbrenda shpirtit tė shumė kriminelave qė njohti gjatė jetės sė tij. Nganjiherė kjo gja misterioze mbėrrinte me marrė trajtat e sė mirės, por ma sė shumti kthehej nė nji frikė tė pakuptueshme, nė nji stepje pėrpara thirrjes sė ndėrgjegjes.

Kjo gja e ka shty At Zef Pllumin me qenė i vendosun kundėr sė keqes, por mos me e pėrbuz njeriun. Do tė lodheni kot pėr me gjetė edhe nji rresht tė vetėm urrejtje a pėrbuzje nė shkrimet e tija, pse ai ka pa tek njeriu krijesėn e Zotit, edhe pse shpeshherė krijesa – tue mos pasė kurrfarė vetėdije - kambėngulte me u shpallė botnisht si mbasardhėse e majmunit.

Ai ka pa rreth tij, gjatė jetės plot vuejtje, marioneta pa shpirt dhe pa arsye, fijet e tė cilave drejtoheshin prej larg e ndonjiherė edhe kėputeshin pėrfundimisht tue ba qė rolet tė ndėrroheshin e bota tė pėrmbysej papritun. Mjaft shpesh i qėlloi me pa sesi entuziazmi fanatik i kthente budallenjtė nė qenje tė pamėshirshme dhe tė liga.

Ne tė gjithė e dijmė se pėr me u ba atletė nė nji sport tė caktuem kemi nji kohė tė kufizueme deri nė nji farė moshet, mandej humbė pėrgjithmonė mundsija. Ky asht kufizimi i qenjės sonė landore, materiale. Por, pėr me e braktisė rrugėn e marrisė sė verbėt s’asht kurrė vonė. E kėtu qėndron siperania (superioriteti) e shpirtit tė njeriut. Tek kjo veti njerzore ka besue At Zefi Pllumi, e pėr kėtė arsye ai nuk ka dėnue askėnd, por ka paraqitė njerzit dhe faktet ashtu siē kanė qenė.

Pėr me rreshtue ngjarjet me besnikķ, mjafton nji kujtesė e fortė, e At Zefi e kishte kėtė dhanti. Por, pėr me i kuptue ngjarjet duhet diēka ma shumė. Ka raste qė edhe nė jetėn tonė, tue i dijtė faktet, e kuptojmė arsyen e gjanave vetėm mbas shumė kohėsh.

Pėr me ndjekė fillin dhe arsyen e ngjarjeve nevojitet vetėdija e shpirtit, gja qė asokohe e kishte vetėm nji pakicė njerzish.

Ata qė e kanė jetue historinė qė rrėfen At Zef Pllumi, kanė pėrftue nė thellėsinė e tyne nji trishtim kur e kanė lexue.

Dikujt iu groposėn andrrat nė fund tė vitit 1944 dhe jetoi me kėtė trishtim deri nė fund. Dikush tjetėr pa fundin e idhujve dhe tė utopisė nė vitin 1990 dhe provoi trishtimin e zhgėnjimit.

E megjithatė, kėto dy trishtime sė bashku, thyemja dhe zhgėnjimi, ende nuk kanė gjetė hapsinėn e duhun nė historinė tonė. Nė 1991 u shemb nji epokė me padrejtėsina, dhimbje, vuejtje e askurrkush nuk i kėrkoi tė falun kurrkujt. Historia heshti turpshėm, pse atė ende e bajshin po tė njejtit bakaj.

Leximi i historisė edhe sot tė len tė shrrejtun, pse tė duket se tryeza e punės e historianit ka qenė nji pasqyrė e mysėt, ku e vėrteta picigjatohet, ndėrpritet, pėrthyehet, humbė dhe zhduket pa konture, pa ide e pa vijimsi.

Kurse At Zef Pllumi lexohet me andje pa qenė historian, jo pse pėrfaqsonte nji fenomen tė izoluem pėr kohėn kur ka jetue dhe as pse ka ba inventarin e dhimbjeve tė nji populli, por pse ka dijtė me e dallue para tė tjerėve aurorėn e nji shprese.

Me thanė gjithēka pėr historinė, asht me thanė tepėr, pėrsėriste dikur H. Taine, e At Zef Pllumi – e dijnė mirė miqtė e tij – nuk i ka thanė tė gjitha. Ai asht ndalė tek thelbsorja, pse qėllimi i tij ka qenė jo me u kthye mbrapa e me numrue gjithēka, por me ec pėrpara tue u mundue me nxjerrė mėsim prej historisė.

Tek At Zef Pllumi shkrimi i historisė nuk ka qenė nji mėnyrė me u skapullue prej sė kaluemes. Ka qenė rruga pėr me ēlirue shqiptarėt prej peshės sė padukshme tė sė kaluemes qė jeton ende midis nesh dhe ndikon negativisht nė jetėn tonė.

Antikiteti greko-romak na ka lanė trashigim idenė se kujtesa individuale dhe kolektive asht nji art nė vete. E ne sot o do tė kultivojmė artin e kujtesės ose do tė jemi tė dėnuem mos me e njohtė vetveten ma larg se dy breza, tė dėnuem me mbetė fėmijė e mos me u trajtue seriozisht prej kurrkuj, tė dėnuem me pėrsėritė tė njejtat gabime, me mėsue pėrditė tė njejtin alfabet pėr me ba si fillestarė tė njejtat gabime nė keqshkronjėn e historisė. Deri dje historia ishte nji protezė trashamane e nji realiteti tė mjerė. E tashmja nuk ekzistonte ma, ajo ishte histori, ishte lavdi, ishte kult i padiskutueshėm.

Sot kemi nevojė me jetue tė tashmen tė ēliruem prej historisė, por me njohtė historinė pa u mundue me ia pėrshtatė sė tashmes.

Friedrich Schiller-i tek nji poezi me titullin Resignation, ndėr tė tjera shkruen: “Die Weltgeschichte ist das Weltgericht” (Sämtliche Gedichte, Insel, 1996, f. 159). Historia e nji populli asht gjyqi i mbramė i atij populli, prandaj kemi nevojė pėr historianė qė tė kenė pėr ideal tė vėrtetėn, dijen e papėrlyeme prej interesave tė tjera, ndershmėninė, paanėsinė - pse prej historisė mvaret e ardhmja jonė, mbasi ne shqiptarėt, ashtu si edhe ballkanasit e tjerė, hamė bukė e histori, e kur na mungon buka hamė vetėm histori.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara