HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Po shembet Shqipnia!

Ardian Ndreca -- nga Dr. Ardian Ndreca, 14 nėntor 2008

Deri nė vitet ’90, shqiptarėt vuejtėn pėr strehim dinjitoz, pėr nji shtėpi. Nji dhomė pėr nji person ishte pėr shumicėn absolute tė qytetarėve shqiptarė nji luks i pamendueshėm.

TRAGJEDIA E GJIROKASTRĖS

Deri nė vitet ’90, shqiptarėt vuejtėn pėr strehim dinjitoz, pėr nji shtėpi. Nji dhomė pėr nji person ishte pėr shumicėn absolute tė qytetarėve shqiptarė nji luks i pamendueshėm.

Partia/shtet, atėherė preokupohej me ba bunkera, tė cilėt, siē dihet, nuk janė aspak tė pėrshtatshėm pėr banim. Me vitet ’90 shpėrthen andrra e ligjshme e shqiptarėve pėr nji strehė, pėr nji votėr dinjitoze, tė ngrohtė, qė s’pikon, pa lagshtinė, pa re nė mure.

E kėshtu fantazia e ndrydhun ēlirohej nė ndėrtime shtėpiash, vilash e pallatesh aveniristike, pa shije dhe shpeshherė jofunksionale. Ēdo gjeometėr apo edhe murator i thjeshtė e ndiente veten tė autorizuem me ia kalue Leonardo Da Vinēit, pa pasė as mjete dhe as talent. Nuk asht zor me pa anekand shtėpia tė reja dykatėshe me shkalla pėrjashta, balkone ovale nė fasada drejtėkandėshe, ngjyra tė ndezta tropikale dhe ēatina alpine, dritare qė ngjajnė me arkivole, balkone qė duken si pulte komandimi etj. etj.

E vjetra asht shembė, deridiku me tė drejtė, por shpeshherė vendin e saj e ka zanė me arrogancė e shėmtuemja. Mbrapshtia asht ulė kambėkryq nė rrugėt e nė sheshet e qyteteve tona. Janė mbyllė kalimet pėr mjetet e mbrojtjes kundėr zjarrit dhe tė ndihmės sė shpejtė, asht ndėrtue kundėr ligjeve ma elementare tė qytetnimit.

E gjithė kjo ka ndodhė nėn hundėn e autoriteteve, tė cilat, tue gjykue prej gjendjes sė sotme, kanė tregue se kanė autoritet vetėm me i mbyllė sytė dhe me shtri dorėn, shenj i nji vesi tė turpshėm qė na klasifikon nė krye tė botės sė korrupsionit.

Qytetet dhe qendrat e banueme nė pėrgjithsi kanė diēka tė pėrbashkėt me organizmat e gjalla. Landa e tyne asht trupi, kurse forma e qyteteve asht shpirti. Tė paktėn kėshtu e ka konceptue qytetin tradita antike dhe mandej Rilindja europiane. Nė anėn tjetėr rritja e masės dhe e volumit tė qenjeve asht nji ligj i natyrės qė vepron edhe tek ne.

Por, rritja pa kriter kthehet nė nji sėmundje qė rrezikon tė gjithė organizmat. Tragjedia e fundit detyroi deri edhe ata qė duhet ta kishin parandalue ketė turp kombtar me pranue ndėr dhambė se nji pjesė jo e vogėl familjesh shqiptare jeton nė atole qė rrezikojnė me u zhdukė tue pėrpi prej ēastit nė ēast banorėt e tyne.

Krimi ka ba qė andrra e ligjshme e shqiptarėve pėr nji strehė tė kthehet papritun nė nji makth qė mbyt dhe shkallmon gjithēka. Nė kėto vite andrrat ma tė mira tė shqiptarėve janė kthye, o nė letra pa vlerė ose nė letra tė zeza pėr mija e mija qytetarė, dhe pėr kėtė gja, pėrposė viktimave nuk ka pague askush tjetėr.

Tragjedia e Gjirokastrės nuk asht nji rastėsi apo nji fatalitet, ajo asht pjesė e sistemit tė paligjshėm qė sundon nė fushėn e ndėrtimeve me aprovimin bashkėfajtor tė politikės sonė. Sot politikanėve tanė hipokritė u bjen nė mend se shėmtimi qė zotnon nė qytetet tona mbėrrin edhe me vra qytetarėt e mjerė.

Ata qytetarė qė humbėn jetėn, tė tjerėt qė e rrezikojnė ēdo ēast, dhe tė gjithė shqiptarėt qė janė tė dėnuem me jetue nė qytetete tė shpėrfytyrueme prej ndėrtimesh tė mnershme duhet t’ia dijnė pėr nder politikės shqiptare qė tue pėrfitue nė mėnyrė tė paligjshme ka lejue krime tė tilla urbanistike dhe sociale.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara