HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėr akademinė kushtuar shokut Enver nė Prishtinė

-- nga Ajet Nuro*, Tribuna Shqiptare

Ajet Nuro Te me falni qe e mora vesh me vonese mbajtjen e njė akademie perkujtimore pėr shokun tuaj tė idealeve me tė cilin ju ndat kėnaqėsinė qė ju ka shkaktuar veprimtaria tij pėr shkatėrrimin e rracės shqiptare. E pra, mė mirė vonė po ua shkruaj dhe unė njė referat.

Duhet tu them qė nė fillim se kam shumė miq shqiptarė nga Kosova. Ata mė patėn thėnė dikur se nė Prishtinė ka mė shumė komunistė se nė Tiranė, Skrapar e Tepelenė tė marra sė bashku. Ndonėse disa vrasje makabre tė nacionalistėve shqiptar dhe veprimtarėve tė LDK pėrforconin njė mendim tė tillė, ndoshta ajo dėshira qė njė gjė e tillė tė mos ishte e vėrtetė mė bėnin tė mos ta pranoja njė gjė tė tillė 100%. Por, nė kėtė tetor tė vitit 2008 ju i kujtuat gjithė popullit shqiptar se ju jeni gjallė dhe pikėrisht pėr tė turpėruar rracėn tonė sepse ju nuk e dini se ēfarė ėshtė fjala turp.

Pse u mblodhėt ju nė Prishtinė ?

Kėto ditė nė media kanė qarkulluar plot shifra qė tregonin mizorinė e Enver Hoxhės. Tė vrarė, tė torturuar, tė ndarė nga familjet, tė internuar. Ju, a menduat se nė kėto shifra ishin jetė njerėzish tė marra, tė pėrdhunuara, tė nėpėrkėmbura nga Enver Hoxha. Ju me mbledhjen tuaj nė Prishtinė, i rivratė, i pėrdhunuat, i bėtė tė rijetojnė ferrin mė tė tmerrshėm qė njerėzimi mund tė ketė njohur. Por, ju kujtoni se makutėria e Hoxhės u ndal nė kėto shifra qė sido flasin. Joooo. Shifrat nuk mund tė pėrmbledhin ata mijra tė tjerė qė ishin armiq klase dhe si tė tillė nuk duhet tė bėnin njė jetė normale, nuk mund tė shkonin nė shkollė, nuk mund tė ishin tė parėt kur ishin tė parėt, nuk duhet tė flisnin kur njė komunist apo soji i tyre i provokonte dhe u thoshte plaē, sepse askush nuk donte tė bėhej shembulli i keq i fshatit, lagjes ao qytetit nėpėr qarkoret qė partia shpėrndante. Shqiptarėt ishin tė kėnaqur nėse zeusi juaj... i linte tė gjallė.

Jam kurioz tė di, ju komunistėt e mbledhur nė Prishtinė u mblodhėt si komunist shqiptar tė inkuadruar nė Partinė Komuniste Shqiptare (ndoshta dhe nė PPSh...) apo si komunist tė Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė ? Ndoshta kjo nuk ka rėndėsi, nė tė dy rastet ju luftoni pėr tė varrosur shqiptarėt...

Jam kurioz tė di a i pėrmendėt idhullit tuaj Mukjen. Njė gazetare nga Zvicra na ka sugjeruar ta bėjmė E. Hoxhėn hero kombėtar ! Ajo bile, e quante nacionalist... Hej, Hoxha nacionalist?! A i ka lexuar kjo shqiptare veprat e Hoxhės ku ai nuk le gjė pa thėnė pėr nacionalistėt shqiptar qė ai i zhduku njė e nga njė aq sa ...shqiptarėt u katandisėn me akademistė qė kujtojnė vampira...

Nuk e di a ishin aty nė Prishtinė edhe drejtues tė disa organizmave qė luftojnė pėr bashkimin e Shqipėrisė (tė drejtėn edhe unė i besoja gjerė para do kohėsh...) por qė duan komandant shpirtėror pikėrisht shokun Hoxha. Duan ta bashkojnė Shqipėrinė siē bėri Hoxha?!

Po pėr Amerikėn folėt ndonjė fjalė aty nė akademi ? Dulla (siē i thonė me dashuri shqiptarėt e Shqipėrisė londineze pėr tė shprehur mirėnjohjen ndaj pėrkėdhelive qė u bėnte shoku...) e kishte qejf shumė Amerikėn dhe imperiallizmin amerikan. Siē e tha shoqa Nexhi nė njė intervistė, ajo e kishte vėshtirė t'ia tregonte tė gjitha qoftėlargut ēafarė kishte ndodhur nė Shqipėri qė nga ikja e tij dhe besoj se njė nga gjėrat mė tė llahtarshme ka qenė ti thoshte qė imperializmi amerikanė nuk ėshtė armiku ynė. Nuk di ju shokėt komunist tė Kosovės a e patėt kėtė guzim ? Nejse, ju mund tė shtonit faktin qė amerikanėt kanė pushtuar Kosovėn...

Ju shokė akademista, ēdo gjė mund tė ini veē njerėz jo. Nga ēdo anė qė ta shikosh ēėshtjen, mbledhja juaj tregon mungesėn mė tė vogėl tė ndjeshmėrisė njerėzore por edhe mungesė pėrgjegjėsie. Duhet theksuar me perkujtime tė tilla makabre vihet nė dyshim edhe integriteti mendor i tė pranishėve. Kalemxhinj tė papėrgjegjshėm tė sėrės sė atyre qė u mblodhėn nė Prishtinė me paturpėsi duan tė na bėjnė historinė siē duan ata. Ata arrijnė e gjer aty sa babain e qoftėlargut tė na e shesin pėr patriot. As vetė i biri nuk arriti ta bėjė njė gjė tė tllė. Sigurisht, njė harbut duhet ta ngrej lart njė harbut. Por ka dhe limite.

Po tė tjerėt?

Kam parė shumė nė kėtė botė por ne shqiptarėt jemi tė veēantė. Shtypi shqiptar nė vend tė ishte i pari qė tė denonconte figurėn e urryer tė Enver Hoxhės, i bėnte temenara. Zaten, njė komunist i Kosovės i pėrmendėte tė gjithė gazetat enveriste tė Tiranės dhe Prishtinės. Gjeni nė Gjermani gazeta qė tė bėjnė njė gjė tė ngjashme. Sidoqoftė shumė intelektual reaguan dhe ashpėr bile. Por a do tė mjaftojnė reagimet e kėtyre intelektalėve qė opinioni shqiptar tė dijė tė ndaj shapin nga sheqeri. Shoqėria shqiptare duhet tė ndahet nga Enveri pėr tu ndar nga enverizmi, nga faktori qė e ka lėnė Shqipėrinė kaq mbrapa. Do tė mjaftonte veē njė viktimė pėr ta shpallur kriminel. Po kur viktimat janė mijėra?!

Kėto ditė dikush na rikujtoi se Enver Hoxha ka vrarė Liri Gegėn shtatzėnė. Mė ka bėrė pėrshtypje njė gjė e tillė por mė shumė pėrshtypje mė ka bėrė kur e kam lexuar nė njė vepėr tė Nikita Hrushovit. Hoxha kurr nuk e ka pėrmendur qė sovjetikėt dhe Hrushovi e kanė kritikuar ashpėr pėr vrasjen e Gegės sidomos pėr faktin qė ajo ishte shtatzėnė. Hoxha e kalonė me njė batutė tė thjesht, ndėrsa Hrushovi e analizon si njė ēėshtje parimore bile njė nga shkaqet e ngrirjes sė dialogut mes dy partive dhe shteteve. Mė pas Hoxha do na shitej si shpėtimtar i marksizmit. Shkaku ėshtė tek rruga staliniste e tij. Njė dalje nga kjo rrugė e ekspozonte para njė dhėnie llogarie. Sot, ai duhej gjykuar nė mos pėr Gegėn, pėr fėmijėn. Nuk di a i pėrmendi ndonjė dikutant kėto arritje tė shokut tuaj Enver nė akademinė e Prishtinės.

Gjithė jeta e Hoxhės ėshtė e mbushur me vrasje makabre. Tė gjithė ishin tradhėtar veē atij (dhe akademistėve tė Prishtinės...) Pėr njė fjalė goje, tė thėnė apo tė pathėnė shqiptarėt u kalbėn nė burgjet e Hoxhės. Nuk di a kini pėrmendur kėto fakte nė akademi. Sepse, Hoxha juaj qė hiqej si engjėll nuk bėri dallim dhe tė thoshte "ki(y) ėshtė popull dhe ta falim..." Nė gijotinėn e tij e tij kaluan qė nga ata qė ishin thjesht popull sepse thanė "as me bukė nuk po na ngopin kėta(komunistėt)" dhe shoku i tij i intrigave dhe krimeve Mehmet Shehu.

Mė 20 shkurt 1991, me rrėzimin e bustit tė Enver Hoxhės nė qendėr tė Tiranės, autorėt rrėzuan njė mit. Ata vran Ēausheskun shqiptar. Nė vend tė vrasjeve tė tė gjallėve ata zgjodhėn vrasjen e simbolit. Afro 20 vjetė mė mbrapa shqipatrėt duhet ta dźnojnė atė figurė me tė cilėn abuzohet aq shumė. Viktimat e tij vuajnė edhe sot e kėsaj dite. Sigurisht, ata nuk ndihen dhe hallet e tyre ngelen nė hije edhe pėr faktin se shtypi shqiptar ėshtė tejet i zėnė me intervistat e Nexhmijes.

Sot Europa (Nexhmija betohet se ėshtė vetėm njė njeri...) po u kėrkon shqiptarėve ta dėnojnė Enver Hoxhėn. Shqiptarėt, tė paktėn njė herė nė jetėn e tyre duhet ta marrin iniciativėn dhe mos ta gjykojnė e dėnojnė Hoxhėn dhe bashkėfajtorėt e tij se do Europa, por se e do e mira e Shqipėrisė. Mu bė qejfi kėto ditė tek pash njė grup nė facebook qė kėrkonte ta shpallin Hoxhėn kriminel. Ndoshta ky ėshtė veē fillimi.

Pėr tu rikthyer tek akademia e Prishtinės, kjo ngjarje ėshtė e paprecedent. Shqiptarėt e Shqipėrisė kanė marr pjesė nė dhimbjen e shqiptarėve tė Kosovės nė vitet e tyre tė vėshtira tė shtypjes serbe dhe kurr nuk kanė marr anėn e agresorit. Dhe e kundėrta nuk do kishte kuptim. Njė pjesė e shqiptarėve tė Kosovės duke marr anėn e njė krimineli u bėjnė shėrbimin mė tė mirė antishqiptarėve. Ata mund tė jenė ēdo gjė (ata quhen akademikė???) veē shqiptar jo e jo por dyshoj nėse mund ti pėrkasin species Homo-Sapiensis.

Ajet Nuro,
Montreal, tetor 2008
[email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara