HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Poeti varros tė vrarėt e tij

-- nga Visar Zhiti 08 Maj 2008

Ali Podrimja "Deserto invasivo" ėshtė botimi italisht i poezisė sė zgjedhur tė Ali Podrimjes. Ėshtė pėrgatitur nga dr. Blerina Suta, e cila sė bashku me profesor Filippo Bettini-n, janė dhe pėrkthyesit e librit. Prezantimi ėshtė bėrė nė kolanėn "Scritture per il Mediterraneo", botues ėshtė "De Angelis Editore". Libri mbyllet me njė pasthėnie tė Visar Zhitit.

"Deserto invasivo" ėshtė botimi italisht i poezisė sė zgjedhur tė Ali Podrimjes. Ėshtė pėrgatitur nga dr. Blerina Suta, e cila sė bashku me profesor Filippo Bettini-n, janė dhe pėrkthyesit e librit. Prezantimi ėshtė bėrė nė kolanėn "Scritture per il Mediterraneo", botues ėshtė "De Angelis Editore". Libri mbyllet me njė pasthėnie tė Visar Zhitit

Ishim mbledhur nė njė festival ndėrkombėtar poezie, kėtu nė Itali, poetė nga gjithė anėt e botės, nga Mesdheu, Europa Qendrore, Afrika, Azia, Amerika. Nga Ballkani duhej tė vinte dhe Ali Podrimja, qė tė lexonte poezitė e veta, por ai mungoi. Dėrgoi vetėm njė letėr tė shkurtėr qė organizatorėt e festivalit mė dhanė leje ta lexoj.

Nuk mund tė vij, shkruante Podrimja, se jam i zėnė me mbartjen e kufomave nė truallin tim. Po varros tė vrarėt e mi. Lajmėroni dhe ministrin tuaj tė jashtėm, ta dijė dhe ai…

U krijua njė heshtje e rėndė ashtu si vetė mungesa e Podrimjes qė kishte dėrguar fantazmėn e vet. Vinte nga pllaja epike e Kosovės ku kish rifilluar genocidi dhe masakrat mbi njė popull tė pafajshėm, tė pėrgjysmuar, qė po duronte gjithė madhėshti tė heshtur e tė zymtė. Mė pas do tė fillonte pėrzėnia dhe eksodi i madh si nė bibėl. Ata po iknin nga shtėpitė e tyre qė po digjeshin, ashtu siē iknin dikur nga Troja e lashtė, vargan i gjatė, Eneidė e re, duke mbajtur mbi kurriz etėrit pleq ashtu si Eneu tė atin e tij. Eneu ishte dardan ashtu si pararendėsit e kosovarėve. Po pėrsėriteshin ikjet, luftrat, zjarret, vetėm se nė qiell nuk po endeshin gjysmė-perėnditė dhe perėnditė e Olimpit, por avionėt bombardues luftarakė tė shekullit XX. Tė fundit tė atij shekulli dhe tė fundit tė asaj lufte.

Mes kaosit dhe apokalipsit ishte dhe poeti Ali Podrimja, jo vetėm qė tė dėshmonte, por qė t'i jepte kurajo popullit tė tij. Mblidhte psherėtimat, plagėt, amanetet, dritėn e fundit tė syve, shpresėn, legjendat dhe i fuste nė poezi, duke i dhėnė kėshtu zė heshtjes sė popullit tė tij, durimit - forcė, rebelimit - frymėzim. Ndėrsa poezisė, ta themi patjetėr, i dha modernitet. Atė qė nisi me poetėt e tij bashkėkombas nė Kosovė, me Esat Mekulin dhe vazhdoi me tė tjerėt, edhe me Din Mehmetin, pėr tė cilin RAI nė kohėn e bombardimeve mbi Beograd dhe Kosovė dhe lajmin e zi qė ishte vrarė, por qė e takuam tė gjallė pas vdekjes sė vet. Njė plejadė e tėrė poetėsh kosovarė do tė pėrkryenin poezinė e tyre. Kujtojmė Azem Shkrelin, poetin panteonik, qė vdiq nė kulmin e burrėrisė, i pushoi zemra sa zbriti nė aeroportin e Prishtinės. Kurse Ali Podrimja solli thirrjet e shpirtit, instiktive si ulėrima e ujkut mbi borė, teksa vėshtron hėnėn.

Poezia e Ali Podrimjes vėshtron plagėn e madhe dhe me dritė tė lirisė.

* * *

Kur atdheu ėshtė pėrgjysmė, dhimbja nuk ėshtė pėrgjysmė, por pėrkundrazi, shtohet pėrtej vetvetes dhe bėhet e hiperpoetshme, vėrshon me shkulme duke e pėrmbytur pa kufi truallin. Sheh se ēarja e madhe e mespėrmestė nuk ėshtė vetėm e tokės, por dhe e historisė, e ndėrgjegjes kolektive duke mbėrritur dhe te vetanakja si mbi njė rrafshinė, ku priten tė rifryjnė shtrėngatat e frymėzimit poetik.

Poeti i gjysmės sė andejme, i Dardanisė sė hershme, Ali Podrimja, ėshtė mė i frymėzuari, sublim dhe i tėri dhimbje prej dheu, e kockėt, qė trand peizazhet ballkanike ku pėrshfaqen pllanga gjaku mbi gurė, aq sa shpesh ai na ngjan si kėngėtari elegjiak i gurėve tė plagosur. Duke qenė sintetik, por dhe i asosacioneve tronditėse, vargu i Podrimjes na lejon, sipas meje, komentet e kapėrcimeve pindarike, ndėrkohė poeti ynė ėshtė mė shumė homerik dhe konkretisht ngjan dhe me orteqet e Homerit mė tė fundit nė Ballkan, me Gjergj Fishtėn, bashkatdhetarin e tij, gjithsesi me tė kundėrtėn e tij, se poemat e Podrimjes janė tejet tė shkurtėra, dramatikisht me pak vargje, ku satirėn therėse bardi i ri e ka shndėrruar nė ironi tė idhėt, similitudat nė metafora, tradicionalen nė moderne: Vdekja mė e shpejtė se unė/ megjithatė deri nė vdekje/ do ta kėrkoj atė qė e humb/ kryesorja: Jetėn ta jetosh pa e vrarė.

Dikur kam shkruar se Ali Podrimja, ashtu si Naim Frashėri, poeti kombėtar i shqiptarėve, Dantja i tyre i vonė, e ka shkrirė poezinė intime me atė tė fatit kolektiv tė kombit. Dhe jo ku mbaron njėra dhimbje, tė fillojė tjetra, por sė bashku, mė shumė se luftėtari me armėt e veta. Libėr pas libri, fjalė pas fjale, poeti ka mbushur ditarin e atdheut, shkrimi shpesh i ngjan grafikut tė temperaturės, zėri i tij ėshtė i ngarkuar me barrėn e jetės si me gjėnė mė tė ēmuar dhe mė tė shenjtė duke pėrvijuar kėshtu figurėn e profetizuesit dhe si nė legjendė, gjysma kėrkon gjysmėn: Unė e shoh aty/ ku nuk ėshtė mė.

Prandaj dhe Podrimja sjell britmėn e thellė tė gjakut tė fisit tė lashtė dhe ne befas kuptojmė se ajo ėshtė dhe britma jonė e tanishme dhe rrojmė edhe nga shkaku i asaj britme... shpesh pa shenja pikėsimi, madje dhe pa atė shkronjėn e madhe nistore, moderne, pra, ku fuqia e demontė shemb kohėrat, kufijtė mes saj dhe mbetet bėma e pakohė ose e gjithėkohshme.

Koha heraklitiane te Podrimja, aq sa rrjedh, po aq ngrin e pezullt me magjinė e poezisė. Imazhet janė sa tė befta, edhe tė ēuditshme. Dhe s'ėshtė befasia qė i bėn tė ēuditshme dhe as ēudia qė i kthen nė tė befta: Sytė i lan nė shuplaka tė engjėjve.

Mbi tė gjitha, ėshtė poet i dinjitetit njerėzor. E zbulon atė sidomos te vuajtja, te humbja dhe plaga, te kujtimi, te guri i themelit, te ēelėsi, ashtu si dhe te shpata, te heshtja dhe patjetėr te Fjala. Prandaj pėrditshmėrinė e sintetizon me fuqinė absolute tė varrit. Ndėrkohė, jep kushtrimin qė fisi i tij tė mbijetojė, ekzistenca ėshtė detyrė. Jeta, edhe ajo e jona, ėshtė pasuri e botėve dhe kohėrave, si e tillė meriton gjithēkanė e mundur dhe tė pamundurėn, luftėn nė emėr tė saj.

Ali Podrimja thėrret nė ndihmė simbolet kombėtare dhe ballkanike, tė tė gjithė arealit mesdhetar, bėhet kėngėtar i qėndresės sė madhėrishme dhe si poet ėshtė hermetik po aq sa dhe kraharori i njeriut. I mjafton plaga pėr tė parė brenda. Dhe na duket sikur shohim mė shumė me plagėt se sa me sytė. Dhe besojmė bashkė me tė se dritė e plagės i verbėron

kohėrat dhe sunduesit e tyre. Poeti ynė ėshtė ekzistencial, por jo individualist. Mbartės i mbijetesės sė kombit tė vet, jo vetėm si histori, por dhe si pėrvojė dhe si thesar i ardhmėrisė. Ai shpesh ėshtė qytetar i acartė, i njė dimri tė pambarimtė, i pambrojtur mes erėrave nė ishullin e atdheut tė pėrgjysmuar, ku s'ka det, por dallgė tė ngrira. Duke qenė nė gjysmėItakėn e vet, njėkohėsisht ai ravgon brenda vetes pėr nė Itakėn tjetėr tė atdheut. Atdheu i tij ėshtė prej mishi, jo vetėm prej malesh, fushash e bėmash, prej gjaku aq sa dhe prej ujėrash, ėshtė Njeriu dhe qielli i tij, jo vetėm trualli ku shkel, madje ėshtė dhe nėntoka e tė vdekurve, ėndrra e tyre qė krijon sipėr vesė, mjegulla e fantazma.

Letra, ku shkruan Podrimja, sikur ėshtė lėkura e jetės. Poezitė e tij janė hedhur mbi pergamenė tė hershėm, njė palimpest kohėrash, por dhimbja ėshtė e gjithsecilit si njė rrjepje, si njė torturė e porsashpikur, moderne, qė i bėhet shpirtit.

Ai i pėrket njė populli martir, qė ndėrsa i jep botės njė Kryetrim, Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun, pėr tė cilin nė piedestalin e statujės sė tij nė Romė, nė sheshin "Albania" shkruhet "Impavido difensore della civiltą occidentale", nxjerr dhe njė Nėnė Terezė, e cila bėn profesion dashurinė ndaj gjithė njerėzimit, prandaj dhe poezia e tij ka ashpėrsinė e shpatės dhe pėrdėllimin e lutjeve tė murgeshės sė madhe. Ėshtė njė shpatė qė lutet pėr paqe dhe krijim, por mė parė pėr drejtėsi dhe mė parė pėr punė dhe triumf pėr tė qenė sa mė njeri. Ndaj dhe vepron.

Njerėz tė jenė edhe gurėt, edhe pemėt, edhe ujqit, pra t'i kthejmė poetit edhe atė qė ishte edhe gur, edhe ujk, edhe pemė, kryq dhe kėmbanė, varr edhe djep. Dhe shfaqet bukuria:

Trupi yt, oj grua/ mbrėmje e rrėzuar nė gjunj.

Poezia e Podrimjes vazhdon tė pėrkthehet dhe nė gjuhė tė tjera, pas atyre ballkanike, edhe nė polonisht, turqisht, gjermanisht, frėngjisht, anglisht, duke emocionuar lexuesit kudo, edhe pėrtej kontinentit. Shpresojmė dhe nė italishten e ėmbėl. Por poezia e Podrimjes, mbi tė gjitha, u bė pasuri shpirtėrore e popullit tė vet, duke i sugjestionuar ata, qė tė kuptojnė mė mirė vetveten, tė luftojnė pėr vetveten nė emėr tė individit, tė kolektivitetit tė tij, tė identitetit dhe universalitetit, pėr tė qenė shqiptar dhe europian njėkohėsisht. Gjithnjė e mė shumė njeri.

Edhe vetė Presidenti i parė i Kosovės, Gandi i Ballkanit, Ibrahim Rugova, gjeti herėt te Podrimja pajtueshmėrinė e idealitetit me realitetin, qė kur nuk pėrputhen nė jetė, lindin tragjiken. Poezia e Podrimjes, sipas tij, ėshtė "rrėfim i pambyllur".

* * *

Po unė po tregoja nė fillim pėr njė festival poezie nė Itali, ku Ali Podrimja mungonte. Ai ėshtė poet i mungesės qė kėrkon tė pėrmbushet. Qė ndikon nė ndryshimin. Se ja, tė gjithė poetėt nga bota, tė mbledhur nė atė festival, pas letrės sė Podrimjes, donin tė ndryshonin diēka nė pėrzgjedhjen e poezive tė tyre, donin tė shtonin apo donin tė hiqnin, varg, strofė, metafora, se Ali Podrimja u kishte shkruar tė gjithėve, qė s'mund tė vinte dot, ishte i zėnė me varrosjen e tė vrarėve tė tij. Dhe tė vrarėt e Ali Podrimjes nė kėtė libėr kėndojnė.

Ja dhe njė shtesė qė e bėri koha: Kosova tashmė ėshtė Republikė e pavarur, shteti mė i ri nė botė, por me njė popull tė hershėm, tė vuajtur deri nė martirizim. Natyrisht, u bė luftė pėr t'ia arritur kėsaj dėshire dhe kėtij qėllimi, por unė besoj, pa e tepruar, se e para ishte poezia, ajo qė bėn identitet, qė tė ēon tek ėndrrat. Dhe prapė pas luftės vjen poezia.

Tani jemi njė komb me dy shtete, por si pėrherė me njė poezi, me poetė tė pėrbashkėt, tė njėjtė, liderėt e vėrtetė shpirtėrorė. Nė tempullin e tyre padyshim, me mė tė rėndėsishmit, ėshtė dhe Podrimja.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara