HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Leximi i turpit nacional

-- nga Ali Podrimja, tetor 2008

Ali Podrimja - Pėrfytyroni para se tė shfletoni librin “Ringjallja” tė Uran Butkės

A ishte aksident kombėtar rreshtimi ynė nėn tutelėn e Moskės sllavo - komuniste? Para se tė shfletoni librin “Ringjallja” tė Uran Butkės, pėrfytyroni pėr njė ēast kurdisjen e panumėrt tė komploteve brendajashtė Atdheut, zhdukjen pa asnjė gjurmė tė shumė patriotėve e intelektualėve tė shquar tė kombit. Menē mos e qitni jetėn parlamentare tė viteve ’20 tė shek. XX, kujtoni gjestin e Nolit, i cili edhe pse zihej me Konicėn, kurrė nuk kishte lejuar qė nė Parlament ta fyenin atė, rast ky i rrallė edhe sot nė analet e demokracisė shqiptare.

Nga erdhi ajo forcė demoniane dhe e tmerrshme? U shfaq si vėrshimė pas furtunės, qė kishte shkundur ēdo gjė tonėn dhe shpuri njė popull e kulturė nė bastardhim, nė vetėzhdukje. Dhe kur t’i bini nė fund librit, do tė bindeni se keni shfletuar diēka jo tė rėndomtė; se keni kaluar nėpėr njė ferr, qė rreth nesh ka frymuar; se lufta e klasave dhe ai ideologjik ishin bėrė nė mėnyrė tė poshtėr – kundėr qenies sonė dhe vetė Shqipėrisė.

Padyshim kjo ishte fatkeqėsi.

Uran Butka 1. Pėr njė gjysmė shekulli ishim shkėputur nga qytetėrimi perėndimor, tė cilit i takonim; kishim lėnduar edhe ėndrrėn e rilindasve, qė ardhmėrinė tonė e kishin projektuar nė veprat e tyre.

2. Disi pa vetėdije, iu bashkuam njė dogme dhe utopie, qė asgjė tė pėrbashkėt nuk kishte me origjinėn, kulturėn dhe historinė tonė. Ndoqėm njė kope qė zbriste nga e panjohura dhe priste qė tė na gllabėrojė si hapėsirė e komb. Kujtoni ministrin e punėve tė jashtme tė Rusisė cariste, i cili nė fillim tė shekullit XX ē’kishte thėnė: deri nė shek. XXI shqiptarėt do t’i qesim nė det. Te tė tillėt mbėshtetnim fatin kombėtar?!!

3. Pėrkundėr premtimeve tė koalicionit antifashist se pas Luftės sė Dytė Botėrore, qė ne e quanim edhe LNĒ (nuk di pse?), do tė bashkohen trojet shqiptare. E vėrteta doli ndryshe: ne mbetėm pikepesė, kusuritje nė mes tė tė mėdhenjve e fqinjve tanė; dhe

4. Brenda idealit komunist ndodhi tradhtia: popujt nuk ishin tė barabartė, por tė manipuluar. Ky tėrmet plasi edhe brenda kombit, drithmat e tė cilit i ndiejmė ende. Ėshtė tmerrues vazhdimi i copėzimit tonė, qė pamundėson formimin e shtetit sipas vullnetit tė popullit shqiptar. Kjo pjellė e historisė dhe e ndėrhyrjeve tė tjerėve dėmtoi edhe demokracinė e re shqiptare.

Intriga na u bė dhunti. Pabesia mori pėrmasa tė papėrshkrueshme pėr qenien tonė. U bėmė armiq tė vetvetes dhe trojet tona u shndėrruan nė njė teatėr tragjik, ku tėrė populli i varfėr e i fyer u bė aktor; luante rolin qė ia pėrcaktonin forcat e errėta. Na lejonin qė tė shikojmė vetėm njėrėn anė tė tė vėrtetes sė hidhur qė ata e zbukuronin, kurse dimensionet e tjera tė jetės sė njėmendtė pėr ne ishin tė errėsuara; nuk guxonim tė bėnim fjalė as pėr ėndrrat qė na shfaqeshin nė vetminė e thellė, sepse:

1. Kasta komuniste-revolucionare kujdesej pėr shėndetin e popullit, u ofronte menynė pa pikė yndyre interesave kombėtare. Qitej nė harresė, madje edhe ndalohej fakti se edhe tej malit ekziston diēka shqiptare. Sipas shtetit ideologjik, shpalosja e gjėrave shpiente te njė kaos i madh, jo vetėm brenda qenies shqiptare.

2. Kreu i nomenklaturės kujdesej pėr lirinė individuale, si dhe pėr deklarimin kombėtar.

3. Historia kombėtare reduktohej sipas logjikės sė mediokėrve, duke hequr figura tė tėra historike. Sipas tyre “historia e vėrtetė”, mundėsisht tė fillonte aty diku me Luftėn e Dytė Botėrore. Kjo u desht tė bėhet edhe pėr shkak tė rehatisė sė fqinjve, madje edhe pėr shkak tė popullit, i cili duhej tė amnistohej nga tė bėmat e pabėra nė tė kaluarėn. Krenaria kombėtare kėrkohej te perėnditė e reja qė na dilnin nga lufta.

Luhatjet e shtetit lexohen si mungesė e kurajos kombėtare. Shteti ideologjik kishte pranuar turpin – se kryente punėt e fqinjve, qė edhe ata vetė i kishin lėnė pėr njė kohė mė tė pėrshtatshme. Tkurrja e hapėsirės jetėsore nisi t’i ngjajė njė pylli tė prerė. Kosova dhe Ēamėria frymonin diku tjetėr, ndėrkaq, krasitja vazhdonte: shumėēka e vlefshme, e pakompensueshme. Shkrimtarėt e mendimtarėt e formatit tė Fishtės, Konicės, Koliqit, Selman Rizės, Mit'hat Frashėrit e shumė tė tjerė, konsideroheshin tė papėrshtatshėm pėr “rendin e ri”. Arsyeja: tė tillėt donin njė Shqipėri dinjitoze, kombėtare, ashtu siē e kishte projektuar gjeniu ynė. Gjymtimi shkoi aq larg sa u fajėsuan edhe rilindasit, pse nuk kishin lindur marksistė. Pikėlluese ishte t’i shihje shkrimtarėt e kombit, siē dėshironin gogolėt e ideologjisė. Me atė petkun e mesazhin kombėtar tė tyre nuk u lejohej hyrja nė shkollė, se ishte shndėrruar nė ēerdhe ideologjike. Nė shtetin tone kėrkohej tė jetė ēdo gjė ideologjike, bile edhe pėshpėritjet me tė dashurėn aty diku nėn pishat e Atdheut.

“Ringjallja” e Uran Butkės lexohet jo vetėm si vrragė ndėrgjegjeje, por edhe si ēelės pėr tė depėrtuar nė jetėn e tė pėrndjekurve dhe tė zhdukurve nga diktatura. “Ringjallja” ėshtė metaforė e pėrgjakur e shpirtit demokratik shqiptar, qė nuk prajti sė ekzistuari as nė kohė tė liga.

Duke zbuluar monstruozitetin e diktaturės, zbulon dhe madhėshtinė e botėkuptimit tė ndrydhur demokratik. Autori kėtė rrėnim e rrymim nuk e sheh vetėm brenda kufijve politikė. Nėpėr tekstin e tij tė shkruar me mjaft nuancime dhe tė mbėshtetur nė dokumenta tė bollshėm e tė panjohur deri mė sot, lėvizin ngjarjet dhe gurėt e Atdheut, se populli ėshtė njė. Para lexuesit dhe historisė dėshmohet pėr njė dhembje gjithėkombėtare. Mu kėtu qėndron edhe vlera e librit.

Deri vonė na ka bezdisė njė pyetje: ata qė bėnė luftėn, a pajtoheshin me atė ēka ofronte shteti ideologjik? Leximi i vėmendshėm i librit nga kaptina nė kaptinė, jep pėrgjigjen: Dogmėn e vrazhdė tė Moskės nuk e kishin pranuar njė numėr i madh i patriotėve e intelektualėve tė ndėrgjegjshėm, se kishin kuptuar lojėn nė kurrizin e njė populli tė varfėr me pasoja tragjike. Nuk dėshmojnė pėr kėtė vetėm burgjet dhe kampet, por dhe numri i madh i tė zhdukurve. Nė koalicionin antifashist shqiptarėt u nisėn: sė pari pėr lirinė dhe bashkimin kombėtar dhe pėr ndėrtimin e shtetit sipas kodit shqiptar; sė dyti, shqiptarėt bėnė luftė edhe pėr lirinė e tė tjerėve, pra pėr triumfin e njerėzores mbi tė keqen, se kjo nuk i kėrcėnonte vetėm shqiptarėt.

Mirėpo, ato qė ndodhėn mė vonė ishin ngjarje tė dhimbshme, zhgėnjyese; pėr pesė para na ishte bėrė krenaria dhe dinjiteti ynė, serviliteti e poltronizmi kishin shuar gati edhe atė grimė guximi qytetarie. Nė emėr tė ideologjisė despotizmi i egėrsuar kishte fshirė edhe besimin nė mes njerėzve. Kėshtu Shqipėria vinteshkonte gjithnjė e mė e frikėsuar, mė e burgosur dhe mė e pėrgjakur, duke humbur vazhdimisht diēka udhės. Kėto ēarje e tmerre i hasim nėpėr faqet e “Ringjalljes”.

Librat e tillė grithin ndėrgjegjen, kėndellin dhe lirojnė qenien nga e keqja, kontribuojnė pėr rindėrtimin e shoqėrisė dhe shtetit shqiptar, hapin horizonte tė reja tė tolerancės e mendimit plural shqiptar; nė mbrojtje tė kombit nga shfaqjet e ndryshme ideologjike; ngrisin moralin dhe kurajon qytetare. Po ashtu, realizimi i paqes e njerėzores dėshmon se shteti ideologjik ishte mė sė paku shtet shqiptar.

Me tekstet mbi masakrat e likuidimet e panumėrta nė trojet shqiptare, me afrimin e dokumentacionit tė bollshėm mbi shkatėrrimin e jetės materiale dhe shpirtėrore – nga tempujt e besimeve tona e deri te zhdukja e patriotėve dhe intelektualėve me bindje pro evropiane ndaj kauzės kombėtare si dhe atmosfera e zymtė qė shtrihej. Butka zhvesh diktaturėn, e cila ishte bėrė e frikshme pėrmes krimeve, dyshimeve dhe pabesive.

Ndoshta ky libėr, paraqet njė pjesė tė vogėl tė historisė sė absurdit gjatė sundimit tė diktaturės. Nga kjo konkludojmė se fatkeqėsia kombėtare vėrtetė ishte aksident. Tė bėmat e diktaturės para se gjithash lexohen si turp nacional.

Dua ta mbyll tekstin me njė ngjarje rrėnqethėse, qė nuk lė vend pėr iluzione dhe amnistinė historike se “kohėrat dhe rrethanat kanė qenė tė tilla”. Kėso iluzionesh hasen tek-tuk ende, sidomos nė Kosovė. Por krimi nuk vjetrohet. Autori rrėfen pėr njė ngjarje qė nuk bėn tė mos ceket: nė praninė e vetė shqiptarėve, diku nė Devoll, qė njihet pėr burrėri, Dushan Mugosha, i ardhur me mision “internacionalist” nga hapėsirat e ish-Jugosllavisė kishte rjepur njė djalosh 16 vjeēar. Atė e quanin Ali Mustafa Lumi. Pėrmes dokumentit, autori i librit na thotė: “Me majėn e thikės ai (Dushan Mugosha) ia preu lėkurėn nė kėrcirin e kėmbės sė majtė, siē bėjnė me derrat kur i rjepin, e mė nė fund, ia shoi cigarėn nė bebėza tė syrit. S’u ngop dhe dy plumba ia zbrazi mbi trupin e tij tė pajetė!”. Vėllami tė “xhaxhait” e “internacionalistit” tė Kominternės lakmi do ia kishin edhe “tigrat” e Arkanit…

E tillė ishte Shqipėria. E prerė nė besė…

Libra tė tillė do ketė se tėrmete tė mėdha ndodhen brenda e rreth nesh. Por ekziston frika se skajshmėria mos na shpie tek njė diferencim i padėshiruar. Prapė atėherė shtegtim i ri pėr tė gjetur tė vėrtetėn nėpėr arkiva e dėshmi tė gjallėsh e tė vdekurish.

Nė cilėn dritė ta shoh figurėn e Bajram Currit, kur po del se ata (bajraktarėt, ca dhe tė nderuar) Plakun e Maleve e kishin shpėnė nė vetėvrasje; na qenkan pak mė ndryshe seē lėvizin tė zymtė nė poezinė brilante tė F. S. Nolit, kushtuar tribunit popullor? Tė pajtohemi se ajo qė ėshtė thėnė pėr familjen e Kryezive nga Gjakova, paska qenė lajthitje: rrenė na qenkan edhe dokumentacioni i arkivave tė fqinjve? Si tė shkruhet historia dhe nga tė nisemi?

Megjithatė, jeta ndėrron nė tė mirė tė kauzės sonė. Ėshtė koha pėr tė kapėrcyer hendeqet jo vetėm brenda nesh.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara