HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Reformat" nė mjekėsi e kanė kthyer qeverinė nė zhvatėse tė pacientit

-- nga Arben Runa, nėntor 2008

Askush nuk mund ta mohojė dot mė se anija e shėndetėsisė shqiptare ka cekur fundin, dhe duhet bėrė diēka patjetėr qė tė dalė nė det tė hapur. Diskutimi rreth reformės nė shėndetėsi, i cili ka nisur prej disa muajsh, ngjan mė shumė njė pėrpjekje pėr alibi nė fund tė mandatit sesa njė brerje ndėrgjegjeje pėr gjėrat qė s’shkojnė mirė. Duke pasur parasysh ndjeshmėrinė e popullatės ndaj problemit tė lidhur me shėndetin, e cila ėshtė njė kartė, me tė cilėn fiton ose humb zgjedhjet edhe nė vende mė tė qytetėruara e me shkallė mė tė lartė ndėrgjegjėsimi se ky yni pėr rėndėsinė e votės sė tyre, sigurisht kjo kartė nuk ėshtė hedhur pa njė qėllim tė caktuar.

Them ėshtė njė lojė e stisur dhe jo njė motivim i vėrtetė pėr reformė pėr disa arsye:
Sė pari, asnjė qeveri nuk i nis reformat e vėshtira si kjo e shėndetėsisė nė fund tė mandatit tė saj qeverisės, sepse, edhe sikur ta ketė me gjithė mend kėsaj here, nuk ka nė dispozicion kohėn e duhur pėr ta implementuar, pasi rezultatet duken pas disa vitesh dhe jo pėr disa muaj.

Sė dyti, ato hapa qė po trumbetohen si reformė e si arritje, vetėm reformė nuk janė. Kam dėgjuar t’i referohen shembullit tė spitalit tė Durrėsit si model, por nė tė vėrtetė ai ėshtė njė model se si nuk duhet reforma, se po u bė si nė spitalin e Durrėsit, s’kemi bėrė gjė, siē nuk kemi bėrė asgjė sistematikisht 10 vjetėt e fundit.

Spitali i Durrėsit ėshtė njė projekt pilot i bėrė 7-8 vjet mė parė. Mė thoni, a mund tė quhet pilot 8 vjet njė projekt? Pas njė apo dy vjetėsh asgjė s’mund tė quhet pilot, po ka njė emėr tjetėr, sukses apo dėshtim, dhe kėtė mė duket se kanė frikė ta pranojnė autoritetet pėrgjegjėse.

Cila ėshtė reforma nė spitalin e Durrėsit, veēse ndryshim i xhepit nga merren paratė, pra, ato parį qė merreshin dikur nga Ministria e Shėndetėsisė, tani merren nga ISKSH.

Mė tej gjithēka vazhdon si nė gjithė spitalet e tjera tė vendit, rrumpallė as falas, as me pagesė, ku marrin tė njėjtin shėrbim si ata qė paguajnė sigurime, dhe ata qė kurrė s’kanė paguar tė tilla, ku mjekėt marrin tė njėjtėn rrogė, paēka se nė fund tė vitit njėri ka bėrė 200 operacione dhe tjetri vetėm 12 tė tilla, se nuk varet direkt nga Ministria e Shėndetėsisė, por nga njė bord qė detyrimisht e udhėheq zv/ministri i Shėndetėsisė e plot absurditete nga ato, me tė cilat ėshtė mbushur sistemi ynė shėndetėsor. Pra, nė thelb kemi tė njėjtėn formė tė prodhimit tė shėrbimit, veēse mė tė lustruar, nė vend tė Ali Hoxhės kemi Hoxhė Aliun.

Sė treti, lufta ndaj korrupsionit qė gjoja ka nisur nė spitale, ėshtė njė farsė e turpshme. Korrupsioni nuk luftohet dot duke iu vendosur prangat demonstrativisht 2-3 mjekėve, qofshin kėta edhe nga ata qė e kanė bėrė baltė fare.

Ē’kemi arritur pas arrestimeve veē sofistikimit tė marrjes sė bakshishit?
Gjendja ėshtė bėrė edhe mė e turpshme, se tani duhet ta ndjekėsh mjekun pėr t’i dhėnė paratė, tė kėrkosh forma dhe metoda tė reja pėr ta marrė me mend se sa do doktori, sepse nuk guxon tė ta thotė mė njeri, tė pėrpiqesh t’i fitosh besimin, se nuk je i pajisur me pėrgjues e tė tjera marrėzira qė mė tepėr ua nxijnė jetėn hallexhinjve se sa u vijnė nė ndihmė.

Po t’i mbledhėsh tė gjitha bakshishet qė marrin mjekėt nė njė spital, zor se bėhen aq sa vjedh ndonjė zyrtare e shpėlarė me dhallė e qė fati i pamerituar e ka degdisur nė majė tė piramidės sė shėndetėsisė. Por, le tė bėjmė njė llogari mė tė thjeshtė, le tė marrim njė ēift mjekėsh burrė e grua, me dy fėmijė, qė kanė vendosur tė besojnė propagandėn bajate e tė vendosin tė mos pranojnė bakshishe. Tė dy sė bashku marrin si pagė mujore nga 30 000 lekė qė sė bashku bėjnė 60 000 lekė. E ndarė pėr frymė iu bie 15 000 lekė pėr person, ēka nuk mjaftojnė as pėr t’u ushqyer. Por, po t’i zbresim kėsaj shume edhe 10 000 lekė korrent dhe 5000 lekė telefon fiks, sikur tė mos pėrdorin celular fare, ndonėse ua do puna, bilanci bėhet katastrofik.

Atėherė, ky ēift intelektualėsh tė nderuar qė kanė vendosur tė jenė tė ndershėm ėshtė para alternativės ose tė besojė kryeministrin dhe tė shohė fėmijėt e tij tė vdesin urie, ose tė dalė tė ēalltisė ku tė mundet, pasi tė qenit tė ndershėm pėr tė mbetet perpetum mobile.

Pėrse duhet tė punojė mė shumė e me mė pėrkushtim ky ēift mjekėsh, kur nė fund tė muajit do tė inkasojė tė njėjtat tė ardhura si me shumė punė, si me pak, duke iu nėnshtruar njė barazitizmi qė po e vret shėndetėsinė?

Sė katėrti, meqė jemi nė fazėn e shqyrtimit tė projektbuxhetit dhe kemi para syve shifrat,pėr shėndetėsinė ėshtė planifikuar njė shumė sa 3,4 e prodhimit tė brendshėm bruto tė vendit. E meqė parlamentarėt tanė e kanė nisur llogaritjen me PBB, ėshtė mirė qė dhe krahasimet t’i bėjmė me PBB.

Sipas studimit tė Bankės Botėrore, Shqipėria harxhon nė njė vit pėr shėndetėsinė 6,4 % tė PBB, ku 40% tė kėsaj shume e jep shteti, ndėrsa 60% del nga xhepat e popullatės. (Parį nga xhepi nuk janė ato qė jepen bakshishe, por ato qė i sėmuri shpenzon pėr tė blerė ilaēin qė s’e ka spitali, pėr tė bėrė ekzaminimin te privati, pėr njė aparaturė qė s’e ka spitali apo qė s’funksionon etj., si kėto).

A ka njeri qė tė mė thotė se ku do gjenden 50% tė fondeve qė mungojnė, sepse qeveria jep vetėm 3,4%, pra, gjysmėn e asaj qė nevojitet pėr njė vit pėr shėrbim bazė veēse nga xhepat e pacientėve sėrish. Nė kėtė kontekst del se hajduti mė i madh qė zhvat pacientėt ėshtė qeveria vetė, para ēdo mjeku sado i korruptuar qoftė ky i fundit. Fondi i vėnė nė dispozicion e parathotė se ē’do tė jetė mjekėsia shqiptare edhe vitin e ardhshėm, pra, qė edhe po tė mirėmenaxhohet pėr gjysmėn e pacientėve sėrish nuk do tė ketė barna, gjysmė e pacientėve sėrish mund tė vdesin, me bekimin e qeverisė, natyrisht.

Sė pesti, tė paktėn na bėni njė nder tė fundit, ndėrroni fytyrat e atyre qė dalin nėpėr TV e bėjnė be e rrufe se vetėm ata e dinė si bėhet reforma. Pėrjetėsisht tė njėjtat fytyra tė pėshtira, tė majmura me lekė ilaēesh qė asnjėherė s’na thanė pse s’e kanė bėrė deri mė sot, por paskan pritur kaq gjatė, megjithėse idetė i kanė pasur. E vetmja pritje qė ia ka vlejtur pėr ata, ėshtė qė t’u realizohet ėndrra e marrjes sė gjithė buxhetit dhe tenderave tė mjekėsisė nė njė dorė, nė njė bankė, nė njė familje. Kjo ėshtė realizuar tashmė dhe do tė fillojė tė vihet nė jetė me buxhetin e ri nė vitin 2009, por kjo nuk ka tė bėjė me reformėn, por platformėn e plaēkitjes sė buxhetit tė shtetit pėr mjekėsinė.

*Mjek

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara