HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shpėrfytyrimi i Prishtinės

-- nga Anila Shuka, DW

"Kam parė shumė ndėrtime kaotike deri tani, por kėshtu si nė Kosovė kam pėrshtypjen se nuk kam parė kurrė", - thotė Kai Fėkler, publicist dhe urbanist nga Berlini. Dhe meqė kaosi urbanistik nė Prishtinė ėshtė aq i rrallė, Fėkler ka mbledhur fotografi nga Ƨdo cep i Prishtinės dhe i ka radhitur "duhet thėnė nė mėnyrė po aq kaotike, sa edhe vetė ndėrtimet nė Kosovė", nė njė libėr qė sapo ka dalė nė gjermanisht dhe anglisht.

Plane utopike

"Turbo Urbanizėm" e quan ai atė bum ndėrtesash, kioskash dhe vilash, rrugėsh dhe rrugicash tė ngritura nė kryeqytetin e Kosovės mbas vitit 1999, nė kohėn e qeverisjes sė administratės ndėrkombėtare tė UNMIK: "Urbanistėt nuk i pyeti askush. Zyra e planifikimit tė qytetit faktikisht nuk arriti tė bėnte asgjė pėrveƧ njė plani strategjik aq utopik e qė nuk ka shans tė realizohet", - thotė Fėkler ai nė intervistė pėr Deutsche Welle.

Nė vend tė planit utopik tė administratės ndėrkombėtare, po ngrihen vila disakatėshe, arkitektura e tė cilave nuk orientohet mė te planimetria e vjetėr tė qytetit, por i afrohet mė shumė stilit turbo: qė do tė thotė njė pėrzierje viktoriano-klasicisto- orientalo-amerikano-hollivudiane.

Fėkler pėrshkruan dėmin me njė shprehje gjermane: "Fėmija ka rėnė nė pus tanimė!" Problemet qė janė krijuar nuk mund tė zhbėhen. Bumi i ndėrtimeve e ka shkatėrruar Prishtinėn."

Administratė e pafuqishme

"Por Prishtina ėshtė gjithandej", - thotė Fėkler, qė nė titull tė librit: "Prishtina is everywhere".

"Kėtė fenomen e hasim nė shumė vende qė kanė dalė nga kriza e qė ngjashėm si Prishtina pėr njė kohė shumė tė shkurtėr janė konfrontuar me dyfishimin e popullsisė. Zakonisht janė vende nė tranzicion ku shteti ėshtė shumė i dobėt dhe nuk di se si tė reagojė ndaj situatės sė re."

Njė dallim mes Prishtinės dhe Kabulit apo Tiranės, tė cilat i merr si shembull Fėkler, ėshtė se ajo u qeveris nga bashkėsia ndėrkombėtare. Ndėrsa nė menaxhimin e krizės sė refugjatėve OKB u tregua e shpejtė dhe efektive, para bumit urbanistik tė Prishtinės ajo dėshtoi, thotė Fėkler: "Unė mendoj se kėtu mungonte vullneti politik. Mbas luftės KFOR filloi tė ndėrhynte pėr tė penguar ndėrtimet pa leje, por dikur u tėrhoq. Kjo ndodhi, pasi u vra drejtuesi i zyrės pėr planifikimin e qytetit, Rexhep Luci. Qė atėherė, administrata e OKB nuk ka ndėrmarrė asgjė."

Shpėrfytyrimi i Prishtinės ėshtė aspekti estetik i problemit. "Problemi tjetėr ėshtė se mungojnė rrugėt pėr automjetet e shpėtimit, zjarrfikėset e ambulancat, mungojnė standardet e sigurisė, pėr shkak tė kateve tė ndėrtuara mbi ndėrtesat e vjetra pa respektuar ligjet e statikės", - thotė Fėkler. Kėto standarde mund tė arrihen vetėm nė negociata me pronarėt gjatė procesit tė legalizimit. Fėkler ka ngritur nė Kosovė sė bashku me Florina Jerliun, Visar Gecin dhe Vlora Navakazin organizatėn joqeveritare "Archis Interventions", qėllimi i sė cilės ėshtė pikėrisht tė ndėrmjetėsojė mes privatėve dhe organeve lokale. Ndonėse ky libėr duket mė tepėr si reklamė pėr kėtė OJQ, ai cek njė problem qė prek kėdo dhe para tė cilit Ƨdo administratė duket e pafuqishme: katastrofėn urbanistike qė kėrcėnon Prishtinėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara