HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipėria ka nevojė pėr analistė, jo pėr eseistė

-- nga Adrian Thano, Shekulli, blog, 24.12.2008

Adrian Thano Nė librin e tij tė ri “Ngrirja e Demokracisė”, Igli Totozani shkruan: “Shoqėria shqiptare ėshtė ende mė shumė policeske se demokratike, mė shumė kurioze se aktive, mė shumė spektatore se mbrojtėse e mendimit ndryshe…”. Unė do tė shtoja edhe njė tipar tjetėr, qė besoj e kemi vėnė re tė gjithė nga pak: “Shoqėria shqiptare ėshtė mė shumė teatrale se realiste”.

Prej kėtu, dua tė shkoj tek thelbi i asaj qė dėshiroj tė ndajmė bashkė. Gjatė kėtyre 10 viteve tė mia tė punės me faqet e komenteve nė “Shekulli”, kam pasur rastin tė njoh dhjetėra komentues tė tė gjitha kategorive: prej atyre qė me opinionin rrojnė e qė opinion-bėrjen e kanė profesion, e deri tek ata qė opinionin nė media e kanė thjesht njė “detyrim” shtesė nė profilin e tyre publik. Janė tė gjithė miq e kolegė, por kjo nuk mė pengon t’u them shpesh:

Ajo qė kam vėnė re me keqardhje, ėshtė se opinionistėt qė kanė rezultuar mė tė suksesshėm nė pėrballjen me publikun shqiptar, nė fakt nuk janė analistė. Disa prej tyre, dhe kėtu hyjnė edhe disa qė sot janė ikona tė opinion-bėrjes nė Tiranė, janė nė rastin mė tė mirė eseistė tė shkėlqyer, por jo analistė. Ata prekin zemrat, por jo mendjen.

Ne kemi shumė eseistė. Dhe pak analistė. Kėtė handikap tė madh, media, sidomos ajo e shkruar pėr nga vetė natyra qė ka, vazhdon ta vuajė ende edhe sot.

Pėr ta thelluar disi konceptin, po marr njė shembull nga SHBA-ja. Kur zhvillohej diskutimi publik pėr ēėshtjen e ndėrhyrjes amerikane nė Afganistan e Irak, pas 11 shtatorit, shkrimtari i njohur Paulo Coelho, publikoi njė letėr tė hapur pėr Presidentin Bush, letėr qė bėri xhiron e botės dhe u pėrkthye nga gazetat mė tė mėdha tė globit. Letra titullohej me ironi: “Faleminderit Presidenti Bush”.

Coelho ishte njė nga kundėrshtuesit e flaktė tė luftės. Letra e tij ishte e mrekullueshme. Ai tekst cit me metafora, preku miliona njerėz nė mbarė botėn.

Replika nuk erdhi nga njė shkrimtar, por nga njė ekonomist; James Hamilton. Nė tekstin e tij, pa metafora, ai shkruante:

“… Zoti Cuelho, shkrimtar i adhuruar dhe i lexuar. Tė jam mirėnjohės pėr orėt e kėnaqėsisė qė mė ke dhėnė me fiction-et tuaja, gjė qė mė bėri ta kėndoja me interes letrėn tuaj tė hapur. Nuk ka dyshim, se avazi qė ju kėndoni bėn jehonė nė tė gjithė globin. Dhe tani, zoti Cuelho, dua t’ju them se shpėrthimi juaj mė i fundit pėrfaqėson njė mundėsi tė mirė qė ju ka ikur duarsh, njė mundėsi qė – duke pasur parasysh atė qė po e quaj influencė e eminencė tuajėn, sjell njė rrezik pėr dhjetėra milionė lexues tuajit.

…Juve, zoti Cuelho, shisni lirė emocione e paragjykime mendjeshkurtra, si tė ishin analiza tė arsyeshme. Ju i lini lexuesit tuaj gjithmonė e mė tė paqartė mbi kėtė botė qė ne tė gjithė duhet ta ndryshojmė. Letra juaj ėshtė, pėrveē tė tjerash, njė akt i njė papėrgjegjshmėrie tė madhe…

…Ashtu si njė gjigant tjetėr i letėrsisė, i cili ėshtė po aq i madh sa ju, Mark Twain, unė them: “Ne tė gjithė nuk reshtim sė ndjeri, dhe nuk reshtim gjithashtu duke i marrė kėto ndjesi si mendime tė thella”. Tė ngatėrroni ndjenjat tuaja tė holla me mendimet e thella, zoti Cuelho – pikėrisht kjo i bėn njė shėrbim shumė tė keq mendjes suaj tė thellė…”

Dhe Hamilton, nuk ishte njė pėrkrahės i Bushit. Pėrkundrazi, ai akuzonte ata qė me “papėrgjegjshmėrinė e demonstruar, lejuan axhamiun e njollosur George W. Bush tė merrte postin mė tė lartė tė botės”, tė njėjtėt qė (citoj sėrish mes thonjzash): “e kanė shndėrruar SHBA-nė, nga njė komb i domosdoshėm, nė njė komb tė padurueshėm”.

Pra, kurrfarė pėrplasjeje politike nuk ishte shkak i replikės aty. Thjesht, i shkruante analisti i ftohtė eseistit tė zjarrtė. I pari (Hamilton) i bėnte thirrje mendjes. I dyti (Coelho) i bėnte thirrje zemrės. I pari gjakftohtėsisė dhe logjikės, i dyti, llavės sė shpirtit njerėzor.

Ndoshta nė SHBA e gjetiu, edhe analisti, edhe eseisti, kanė vendet e veta.

Por, Shqipėria - qė tė rikthehem tek ideja ime e fillimit - e banuar kryesisht nga njė popullsi qė dallohet pėr dallgė tė forta emocionesh masive, pak nevojė ka pėr zjarr eseistėsh.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara