HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur flet Nexhmija...

-- nga Agron TUFA

Agron TUFA

Kur vihet nė diskutim e Djeshmja, nė tė gjitha diskurset publike tė mediave tona bie nė sy njė dritėshkurtėsi aq profane, sa edhe njė pėrulje skllavi pėrballė personazheve qė kanė sunduar peisazhin historik, ideologjik dhe kulturor. Kėshtu dita-ditės gjendemi tė humbur nė njė pyll tė dendur rrėfenjash pėrplot me gjyshe dhe gjyshėr kinse babaxhanė, kinse hokatarė e kinse tė dhembshur, qė rrėfejnė kinse me naivitet pafajėsinė e tyre, secili duke iu shmangur pėrgjegjėsisė personale, ndonėse ishin aktorėt qendrorė tė masakrimit masiv komunist.. Ata rrėfejnė pėr punėt e tyre tė zeza me njė profanizėm tė kripur nė proverba popullore dhe ne jemi mėsuar t’i dėgjojmė me njė pasivitet derdimen, pa ua vėnė nė dyshim lloqet folklorike dhe kėshtu, me sot e me nesėr, revokojmė pandalshėm njė tė kaluar tė turpshme, tė pashoqe nė historinė e njerėzimit.

Askujt nuk i vjen turp, askush nuk ndjen pendesė. Xhelati krenohet s’e ia vuri litarin nė fyt viktimės, cenzori se ia kalli shpirtin nė kėnetė poetit, spiuni se ia shkatėrroi familjen dhe jetėn mikut tė ngushtė, ish-udhėheqėsit – se paskan mbrojtur dinjitetin e shtetit shqiptar. Ne tė gjitha kėto i dimė. Kanė ngjarė nė familjet tona, me personazhe tė gjallė, midis nesh, jo dikur e dikund gjetkė, nė Hėnė, por nė kėtė Shqipėri tė mpakur “si foshnja nė djep”, nėn hijen e rėndė e helmatisėse tė “njeriut tė ri”. Dhe, tė na ndjeni shumė, nuk ishte kryevepra jonė ajo zombie, por e atyre gjyshėrve tė krimbur nė rrėfenja! Ndėrsa tani duhet tė mahnitemi me bėmat e tyre, madje tė na vijė keq, se sa paskemi degraduar! A janė bėrė gabime?

Sigurisht, thonė gjyshet dhe gjyshėrit e pėrrallave, por gabimet janė tė pashmangshme pėr njė periudhė 45-vjeēare kur tėrė Atdheu tranformohej. Dhe pėr tė gjitha gabimet, fajtori tranferohet jashtė sferės personale, nė njė fuqi abstrakte apo okulte qė ėshtė Partia. Domethėnė, Partia pėrbėhej nga njerėz tė shenjtė, tė pagabueshėm, ndėrsa ajo vetė ishte e gabueshme. Unė mendoj se ne nuk kemi qenė e nuk jemi ende nė gjendje tė dimė t’i kėrkojmė tė vėrtetat tona dhe kam pėrshtypjen sikur ndjemė krrupė nėse padashje gėlltisim ndonjė racion tė vėrtete. Sharl Bodleri do t’i kishte quajtur “lulet e sė keqes shqiptare”; unė kėtu po e thjeshtoj mė shumė duke i quajtur “lulja e marres shqiptare”.

Dhe jemi tė zėnė kolektivisht nė vaditjen dhe selitjen e petaleve gjigande tė “lules sė marres”. Para dy ditėsh shqiptarėt ndoqėn pėr dy orė rekord emisionin “Shqip” nė “Top Chanel” njė ndėr figurat mė tė inkriminuara tė shekullit qė shkoi, vejushėn e diktatorit Enver Hoxha. Absurditeti pėr mua nuk qėndron nė produktin oral tė njė krimineleje, e cila vendin duhej ta kishte, pa asnjė ekzagjerim, nė Tribunalin e Hagės. Absurdi dhe “lulja e marres” ka tė bėjė me strategjinė e zgjedhur dhe zellin pėr tė sjellė nė studio njė ndėr personazhet mė tė zinj qė tė dėshmojė pėr historinė. Mund tė mbrohesh sa tė duash me tė drejtat dhe liritė qė ka gazetari pėr tė sjellė nė stuadio apo faqet e gazetės kė tė dojė e madje, duke i pėrligjur kėto akte me synime spekulative tė rikonfirmimit tė qėndrimeve tejet tė njohura tė diktatorėve dhe instrumentave tė dhunės diktatoriale.

Nė Gjermaninė e pas luftės sė Dytė, ky do tė konsiderohej njė krim dhe do tė pėrbėnte njė ēėshtje tė nxehtė penale, njė akt qė fyen sensibilitete tepėr tė gjera tė popullsisė. Pra mund tė pėrligjesh me gjithėfarė spekulimesh dhe nihilizmash, sikundėr fare mirė mund tė pėrligjesh akte tė shfrenuara ekstremiste e radikale, si pėr shembull: tė dalėsh njė mėngjesi tė bukur nga shtėpia me njė pistoletė nė xhep dhe, nė akord me tė qenėt ekstremist, ta zbrazėsh koburen mbi kėto plaka e pleq babaxhanė, nėn bėmat e tė cilėve kaloi shenja e fatit tonė tragjik pėr gjysėm shekulli. Mandej, nė mbrėmje, tė kthehesh me ndėrgjegjen personale tė pastėr, tė larė si me milva, e madje, me ndjenjėn e pėrmbushjes sė njė detyre ndėrpersonale, krejt nė pajtim me thelbin e tė qenit ekstremist. Dhe sigurisht, njė mėnyrė e tillė veprimi, do tė ishte ku e ku mė e logjike e mė e ndershme, se sa zelli pervers qė bėjnė mediat tona ndaj revokimit tė personazheve qendrorė tė diktaturės.

Sigurisht predikimi normal pėr njė qenie tė ndėrgjegjshme njerėzore nė njė shoqėri me vlera morale dhe etike, kulturore e religjioze, ėshtė tė mos vritet asnjė milingonė. Por si tė kuptohet kėmbėngulja pėr tė risjellė nė ballafaqim me tė shkuarėn tonė fatkeqe, pikėrisht shkaktarėt, tė cilėt, pėrpos se nuk kanė kėrkuar para popullit tė tyre asnjė fije ndjese, vazhdojnė t’i mėshojnė idesė, se ndjesė nuk ka pse tė kėrkohet. Ēfarė konteksti politik, shoqėror apo kulturor e pėrligj njė takim me fantazmėn e stalinizmit shqiptar? Kujt i intereson vallė tė dijė nė ka ndėrruar mendim halla Nexhmie pėr krimet e saj dhe tė burrit tė vet? Pėr dy orė studioja e “Top Channel” i ngjau njė nostalgjie recidiviste apo mė saktė, njė meshe tė zezė sataniste.

Ka dhjetra e dhjetra mėnyra pėr t’ua lėnė pėrrenjtė e pistė tė kujtimeve tė vėrshojnė faqeve tė pafajshme tė letrės, por jo tė shkosh aq larg, sa telekanalet tona tė bėhen valvola shkarkimi pėr hyjnizimin e ish-dashnorėve internacionalistė tė militantes sonė Nexhmie! Se sa i “sinqertė e i lidhur me popullin tonė” ka qenė komunisti serb Miladin Popoviqi, kėtė mund ta mėsojmė shumė mė mirė nėpėrmjet dokumentave tė arkivave, pa ia patur nevojėn rrėfimit sentimental tė vejushės sė diktatorit. I dhembshuri e shqiptardashėsi Miladin, nisur nga ajo dashuri e papėrballueshme pėr shqiptarėt i shkruan kėshtu Titos: “Kemi ndikuar nė PKSH dhe nė LANĒL qė gjithėsesi ta prishim Marrėveshjen e Mukjes... Ky bashkim nuk mund tė pranohet. Tashti ne po forcohemi gjithnjė e mė shumė dhe do tė nisim tė godasim me kėpore dhe jo tė nėnshkruajmė bashkime me qentė. Pa le pastaj kjo Shqipėria etnike! Kanė pėr ta parė kur tė shohin zverkun (...) Nuk pranohet ky bashkim! Ne tashi qė po forcohemi, do tė fillojmė nga sėpata dhe jo tė bėjmė lidhje me qentė. Pastaj kjo Skipėri Etniēka - jeben Timajku!” (Uran Butka “Lufta civile nė Shqipėri 1943-1945” 128 AQSH f. 40 D. 7 v. 1943).

Duke iu kthyer pyetjeve tė mėsipėrme, se ku qėndron rėndėsia e dėshmive tė tilla, ēfarė na sqarojnė ato nė shpjegimin e kostumit surrealist tė historisė sonė, dalim te njė pyetje mė e rėndėsishme dhe mė e drejtpėrdrejtė: ēfarė besueshmėrie kanė kėto dėshmi nė lidhje me ndofarė tė vėrtete kur dihet qė dėshmuesi ka qenė edhe regjizor edhe aktor i aktit tragjik tė luajtur nė kurrizin tonė? Pėrse qenka i shtrenjtė vetėm versioni i kriminelit mbi krimin? A thua pėr kėtė paskemi nevojė ne dhe historia jonė?

Dhe nėse ne s’kemi nevojė, atėherė duket ashiqare, qė dikush ėshtė shumė i interesuar tė rizgjojė mitin okult tė diktaturės pėr tė “shtrėnguar rradhėt” dhe pėr tė nxjerrė pėrfitime prej tij. Madje, jo vetėm politike...! E dimė qė pyetjet nuk kanė tė sosur dhe pėrgjigjet mungojnė. E dimė qė bota nuk ndryshon vetėm me pyetje. E dimė se askush nuk shqetėsohet pėr pėrgjigjet dhe raporti ynė me realitetin dhe tė vėrtetėn dobėsohet shpėrfytyrueshėm. Dimė edhe se drejtėsia si nocion ėshtė shndėrruar nė instancė tė privilegjuar rrėfimore vetėm pėr kriminelėt dhe se, duke dėgjuar “bėmat” e tyre tė ra, ndjekim pasivisht si pėrsoset nga njėri dhjetvjeēar nė tjetrin njė sagė e tejzgjatur turpi. E turpi zgjatet, ndėrsa ndjeshmėria jonė pėr tė bie...

Marrė nga “gazetastart.com”...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara