HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rrėfim pėr ish-hetuesin

-- nga Agron TUFA

Agron TUFA Njė paradite tė zakonshme shtatori, unė dhe bashkėshortja ime, po kėrkonim pėrgjatė “Rrugės sė Kavajės” njė noter pėr tė noterizuar disa dokumente rutinė. Dhe pamė njė shigjetė tė kuqe me mbishkrimin “Noter” pėrsipėr, e cila udhėzonte tė ndiqnim drejtimin. Shigjeta pas dhjetė hapash pėrsėritej, mandej prapė pėrsėritej duke i bėrė bėrryl drejtimit, sa na u krijua ideja se, kėshtu do tė pėrshkonim gjithė Tiranėn duke ndjekur “fillin e kuq tė Arianės” ...Midis dy-tre pallatesh, nė njė rrugicė tė ngushtė, m’u pranė njė porte qė tė shpinte nė oborrin e brendshėm, fjala “Noter” shėnohej pėr herė tė fundit. Shtymė derėn dhe brenda oborrit, nė tė djathtė, nė njė ndėrtesė tė vogėl si kutizė katėrkėndėshe gjendej (kėsaj here me tė vėrtetė), noteria, e madje, nga dera e hapur kanatesh, m’u nė kreun e tavolinės pėrballė, gjendej dhe vetė noteri, njė burrė barkmadh tek tė gjashtėdhjetė e pestat, fytyrėkuq e kokėshogėt, veshur me njė kėmishė klasike ngjyrė civeje dhe me njė kravatė anormalisht tė gjatė, qė varej poshtė e xixėllonte nga shkėndijimet e njė tė kuqeje intensive. Burri i kuq kokėshogėt osokohe ishte i zėnė me klientin pėrballė tavolinės dhe tė cilit ne i shihnim vetėm shpinėn dhe i dėgjonim mė tė rrallė zėrin e lartė nė dialekt.

Unė dhe ime shoqe e ndiqnim dhe qėndruam ndanė derės, pa vendosur tė hyjmė brenda, gjithė nė pritje kur tė mbaronte punė klienti. Gjatė asaj kohe pata rastin ta kundroj disa herė me vėrejtje fytyrėn e kuqėrreme, rrumbullake e tė mirėmbajtur tė noterit, e cila tė sugjeronte mendime hipotetike mbi “punėt dhe ditėt” e kėtij arketipi burokratik. I thashė time shoqeje me tė pėshpėritur se ky farė noteri, e vėmė me bast, ka qenė me siguri njė ndėr hetuesit e ndonjė Dege tė Punėve tė Brendshme dhe, gjykuar nga nuanca dialektore me tė cilėn fliste me klientin – nė njė nga qytetet e Shqipėrisė Veriore. Kėshtu, me tė mbaruar punė klienti para nesh, filluam edhe ne procedurat tona, e ndėrkohė qė noteri merrej me shqyrtimin e tyre, pata rastin t’i hedh njė sy faqes sė murit pėrballė, ku ishin reklamuar tė gjitha dokumentet legalė tė zyrės noteriale, si fjala vjen, kėrkesa e noterit, vendimi i gjykatės sė rrethit, shqyrtimi i saj deri te dhėnia e licencės pėr ushtrimin e veprimtarisė private nga Ministria e Drejtėsisė, me datėn, nr. protokolli, emrin e ministrit, firmėn dhe vulėn. E gjithė kjo paradė dokumentesh qe vendosur sipas parimit kronologjik, qysh me kėrkesėn e aplikuesit Faik T. nga nėntori i vitit 1996, deri te miratimi i saj dhe lėshimi i licencės nga MD, nė tetor tė vitit 1998. Pra gjithsej nė harkun e dy vjetėve, duhet theksuar, pėrplot stabilitet nė Shqipėri!

U ula dhe zura ta kundroj mė me pėrqendrim fytyrėn e kuqe e tė mirėmbajtur tė noterit, i cili gėzonte njė shėndet tė freskėt djaloshar pėr moshėn. Si duket edhe ai nga ana e vet e ndjeu vėshtrimin tim, gjykuar nga dy-tre vėshtrime tė shkurtra me bisht tė syrit. Nė fakt nuk ishte njė kuriozitet momental, ai qė mė shtyu ta studioj si arketip noterin tonė. Mė saktė isha nė njėfarė kėrkimi, me nuhatje, instinkt apo tahmin, tė njė ligjėsie qė me dilte rregullisht, tė njė kėrkimi qė e kisha bėrė pjesėrisht edhe mė parė dhe, prisja qė, nėse edhe ky rast vėrtetohej, pėrforcohej ajo ligjėsi qė hamendėsoja. Prandaj ėshtė me vend, qė, nė kėtė pikė tė rrėfimit tonė, tė bėj njė digresion tė vogėl.

Prej tre vitesh kurioziteti, pasioni apo pėrkushtimi ndaj fatit tė tė burgosurve politikė, moskokėēarjes, mungesės sė ndjeshmėrisė politike, shtetėrore e qytetare ndaj tyre – tė gjitha kėto - mė patėn shtyrė tė zbuloj tė ashtuquajturėn “letėrsi burgu”, mė saktė memuaret, epistolarėt dhe ditarėt e tyre. Kėshtu, sė paku, zbardhej njė pjesė antropologjike e dėshmive dhe pėrjetimit individual tė terrorit dhe gjenocidit komunist mbi ta. Tashmė dihet se me njė pjesė e vogėl e kėsaj letėrsie pėrbėn fillimin e kolanės “Ad memorandum”, e specifikuar posaēėrisht pėr kėtė narrativė. Por gjatė leximit tė kėtyre shėnimeve nė dorėshkrim apo nė botime tė humbura mizerabėl, pėrjetuesit e katakombeve komuniste shkruanin pėr persekutorėt e tyre; pėr hetuesit, gjykatėsit, prokurorėt, torturuesit, pėr gjithė mekanizmin shtetėror tė torturės, duke shėnuar nė faqet e memuareve emrat e xhelatėve realė. Edhe unė, edhe ime shoqe na lindi kureshtja pėr tė ditur nėse janė gjallė kėta lloj bishash monstruoze dhe, nėse po, atėherė ku janė, ku banojnė, si janė brendashkruar nė realitetin postkomunist, ēfarė bėjnė e me se merren. Me durim filluam tė shėnojmė nė njė listė bajagi tė gjatė emrat e veglave tė dhunės dhe, me raste, herė pas here pyesnim se ku gjenden. Ajo qė mundėm tė vjelim nga pyetjet tona tashmė nuk ėshtė sekret: njė pjesė jo e vogėl e tyre kanė emigruar midis viteve 1991-1995 nė Amerikė, njė pjesė tjetėr mė e vogėl – nė shtetet e Evropės – kryesisht nė Francė, Zvicėr dhe Belgjikė. Ndėrsa pjesėn tjetėr mund t’i gjeni, sikundėr i kemi identifikuar tashmė, tė gjithė nėpėr zyra noteriale – nė Tiranė, e mė rrallė, nėpėr qytetet e tjera tė Shqipėrisė. Por le t’i rikthehemi rrėfimit tonė ku e lamė.

Pasi kishte mbaruar punė me dokumentet, noteri ynė Faik T., ktheu fytyrėn nga unė dhe pata pėrshtypjen se mė njohu, ose ndoshta i kujtohesha si fytyrė e parė nga ndonjė telekanalet tona. Pasi shleva pagesėn dhe matesha tė dal, u ktheva dhe e pyeta beftė e drejtpėrdrejtė, madje duke shkėrbyer lehtė dialektin e tij:

- Mos keni punuar zotrote mėsues?
- Jo... jo, - pėrforcoi ai. – Kam shėrbyer nė drejtėsi, - shtoi ai.
- Sigurisht, - ia ktheva. – Pyeta kot... si i thonė, i rashė nga Kina. Sepse e di mirė qė keni qenė hetues.
- Ashtu... Po ku e dini ju?
- A nuk mė njihni a?

Noteri vuri gjyzlykėt qė kishte mbi tavolinė.
- Nuk e di... nuk mė kujtoheni, - tha duke ngritur supet.
- Si nuk tė kujtohem zotni, - thashė me tė rreptė. Ju mė keni torturuar net tė tėra me pyetje. Kaq shpejt harruat ju?

Noteri kishte ngrirė, pa m’i shqitur sytė.
- Zotni, - tha, - njerėzit janė tė fyer me mua... njerėzit janė tė prekshėm, por ju duhet ta dini se unė kam kryer njė detyrė nė pėrputhje me ligjet e atėhershme... unė jam gati t’ju kėrkoj tė falur, nėse e kam tepruar me ju... por, sinqerisht, nuk ju mbaj mend... a ma kujtoni pak? Nė... nė ēfarė rrethanash...?
- Aha, dashke rrethanat! Do t’i dėgjosh rrethanat kur tė t’i them unė, por jo kėtu, – nė Tribunalin e Hagės mė mirė... bashkė me shokėt e tu!
Pastaj duke ulur zėrin, me njė pėrqendrim tė madh nė fytyrėn e tij, bėra njė hap fare pranė dhe i thashė, gati si nė mirėbesim:

- Mos kujton ti se kisha farė punė me kėto dokumente? Jooo zotėri, qėllimi im ishte tė gjeja vrimėn ku je futur. Tani emrat tuaja, zyrat tuaja, punėt tuaja i dimė mirė: nuk keni punė mė me komunistėt shqiptarė tė majtė apo tė djathtė. Dora e Europės do t’ju mbledhė dhe – drejt e nė Hagė! Pėr krimet komuniste mbi njerėzimin...! Kujtove zotrote se gjithmonė do tė punoni me dosje? Dosje dje, dosje sot! Tė gjithė ju prapė me dosjet? As mė thua, sa herė ia ēon Qendrės informacionet? Kush shiti, kush bleu, kush u martua, kush iku jashtė shtetit, kush hyri nė dallavere, kush falsifikoi... etj., etj., - sa herė ia raporton Qendrės ilegale kėto tė dhėna?

- Po kush jeni more zotni...? Uluni, uluni, - bėri me dorė i hutuar nė karrigen pėrballė.
- Do kemi kohė mė ngeshėm, - i thashė. Dhe mandej me njė ton paksa mistik: - ju ishit ndėr cironkat e fundit; tė tjerėt janė brenda koordinatave. Dhe a e di pse po ta them kėtė informacion tė palejueshėm? Sepse dua t’jua bėj me dije se ka edhe njė ballafaqim tjetėr me dosjen tonė. Gjyqi i tmerrshėm nuk do tė jetė vetėm ai atje Lart, por kėtu dhe tani, nė Tokė.

Ndjeva krahun qė ma tėrhoqi ime shoqe. E ndėrpreva blefimin tim patetik dhe dola qetėsisht me tė. Pas pak, sėrish nė “Rrugėn e Kavajės”, pėrpiqesha tė shquaj nė turbullirėn time, ndjesinė e turpit nga patetizmi i panevojshėm i blefimit, apo dhimbjen prej atij hiper-realiteti tė sajuar, i cili duhej tė kishte qenė i vėrtetė, por, ajme! Ja qė nuk ėshtė i tillė...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara