HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pollo dhe imazhi i ri i PD

-- nga Mero Baze, TemA - gusht 2008

Mero Baze Kryeministri, Sali Berisha, po pėrgatit ndryshimin e ekipit qendror tė PD pėrmes njė reforme tė thellė radikale, e cila mund tė rrisė performancėn e tij para zgjedhjeve tė vitit 2009. Nė vitin 2005 ai tentoi tė rriste imazhin e PD pėrmes njė mozaiku figurash tė reja dhe tė vjetra, kundėrshtarė dhe partnerė, armiq politikė dhe besnikė tė pandarė prej tij, por tė gjithė i mbajti rrotull PD dhe asnjėherė nuk i futi brenda. Strukturat ruajtėn refraktaritetin e tyre dhe filtruan vetėm njerėzit, pėr tė cilėt bėri shenjė Berisha. KOP dhe ndonjė ish-themelues i vjetėr i PD u pranuan, tė tjerėt ndenjėn nė radhė.

Nė zgjedhjet e vitit 2009 ai duket se po shkon drejt njė strategjie tjetėr. Ai do ta pėrdorė Pollon dhe KOP-in si mekanizėm presioni pėr tė ndryshuar lehtėsisht ekipin e tij. Shumė nga figurat qė i kanė qėndruar atij besnikė dhe kanė pėrfaqėsuar atė nė pushtet, kanė marrė tashmė gjithė kostot e tij dhe janė bjerrė nė opinionin publik. Duke bėrė herė militantin, herė donkishotin, herė tė fortėt dhe herė tė moderuarit, herė intelektualėt dhe herė rrugaēėt, herė inteligjentėt e herė kokėboshėt, ata shihen tashmė si pjesė e njė pushteti qė duhet tė ndryshojė. Ndryshe nga ata, njerėzit e KOP dhe Pollo kanė qėndruar mėnjanė, kanė bėrė parį dhe korrupsion sa kanė dashur, por kanė qenė larg syve dhe sulmeve tė publikut, pasi kanė bėrė kujdes tė mos identifikohen me Berishėn.

Mė brilanti nė kėtė drejtim ka qenė Pollo. Ai instaloi mekanizmin mė tė sofistikuar tė korrupsionit nė Ministri tė Arsimit, mekanizėm qė liberalizon pėrmbajtjen e teksteve dhe centralizon shitjet te sekserėt e tij. Ngriti njė sistem tė tėrė monopolist, bėri skandal me standardet e konkurrimit dhe krijoi mekanizma qesharakė pėr tė justifikuar vjedhjen. Nė vitin e fundit tė mandatit tė tij, kur ai mund ta merrte gjithė kastėn e hajdutėrisė sė tij nė shpinė, lėvizja e Berishės e shpėtoi, pasi e ngriti atė formalisht nė postin e zėvendėskryeministrit, e pastroi nga vjedhja dhe i dha statusin e numrit dy tė qeverisė. Me kėtė status dhe me tendencėn pėr ta shkrirė kioskėn e tij, qė e quan parti, ai po shkon drejt numrit 2 tė PD, ku do tė gjejė ata qė Berisha i ka pėrdorur kundėr tij nė vitin 1999, kur me ndihmėn e shtetit tentoi ta eliminonte opozitėn.

Kjo lėvizje, nga ana tjetėr, merr vlerė pėr Berishėn. Sė pari, se shkakton zemėrim dhe ikje vullnetare tė shumicės sė lidershipit tė PD sė sotme dhe, sė dyti, paraqitet si njeri i moderuar nė opinion dhe mund tė ndajė me Pollon faturėn e humbjes nė vitin 2009. Po ashtu, nga ana tjetėr, ai mund tė avancojė Bashėn apo dikė tjetėr nga sekti i tij si nėnkryetar dhe me kėtė kompozicion mund tė provokojė idenė e njė reforme tė PD nė prag tė zgjedhjeve. Ky tentim mbetet real dhe i besueshėm dhe po shkohet nė mėnyrė sistematike drejt tij. Fakti qė ai e ngriti Pollon nė njė post formal tė rėndėsishėm, por jo real, ka bėrė qė ai tė sigurojė qė tani njė mekanizėm presioni ndaj atyre qė janė quajtur besnikė tė tij brenda PD dhe qė realisht po bėhen figura shumė tė konsumuara nė publik. Nėse Berisha premton qė nė vitin 2009 Topallin ta shkėmbejė me Bregun, Boden me Bashėn, Patozin me Pollon, natyrisht qė mund tė konsiderohet se ka ndryshuar shumė nė PD dhe qė po drejton njė PD tė re.

Me kėtė stil ai po shkon drejt njė procesi natyral tė ndryshimit, pasi nuk e ka shumė tė lehtė t'i zemėrojė ata qė i kanė qėndruar besnikė. Mjafton rishfaqja e Pollos nė korridoret e partisė pėr t'u zbrazur prej tyre dhe pėr t'i dhėnė fund me dėshirė karrierės sė tyre politike. Tė afruarit e rinj, ashtu sikundėr po shihet, po bėjnė kujdes tė mos jenė tė keqpėrdorur, tė mos marrin poza militante, tė jenė tė rezervuar nė deklaratat publike dhe tė mos bėhen alergjikė pėr opinionin publik, duke u pėrdorur si grup i gatshėm, siē po pėrdoren mbėshtetėsit e Berishės. Me kėtė staturė tė re Berisha ka plot shanse tė tentojė dhe njė herė pushtetin, duke e quajtur reformėn nė PD reale dhe pėrgjegjėsinė e qeverisjes shumė tė shpėrndarė. Dhe ėshtė njė skemė, nga e cila ai nuk humbet asgjė. Pėrveē pikėpyetjes qė qėndron mbi pushtetin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara