HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bilanci jonė i hidhur diplomatik me botėn arabe

-- nga Mero Baze, TemA - gusht 2008

Mero Baze Njė pėrfaqėsues zyrtar i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės po lobon pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga shtetet islamike. I dėrguari i posaēėm i SHBA nė Organizatėn e Konferencės Islamike, Sada Cumber, ka takuar Sulltanin e Bruneit, dhe e ka nxitur atė ta njohė sa mė parė Kosovėn. Ndėrkohė, Arabia Saudite, shteti me ndikimin mė tė madh ndoshta nė kėtė organizatė, ende nuk po jep shenja ta njohė Kosovėn, edhe pse marrėdhėniet e saj me Shqipėrinė nga pikėpamja formale duken shumė tė mira. Po ē’ka ndodhur nė tė vėrtetė me ngecjen e madhe qė ka njohja e pavarėsisė nga bota arabe?

Pikėsėpari, mendoj se nė raport me botėn arabe, Kosova ėshtė dėmtuar nga Shqipėria. Diplomacia shqiptare ėshtė mė e paqarta dhe mė konfuzja nė politikėn e saj me botėn arabe. E kompleksuar nga njė anėtarėsim me gjysmė zemre nė Konferencėn Islamike dhe e tejkompleksuar nga lufta politike pėr qėndrimin ose jo anėtare nė kėtė organizatė, Shqipėria kurrė nuk arriti t’i kishte as miq dhe as armiq vendet e fuqishme tė botės arabe. Akuzat spekulative kundėr Berishės, sidomos pas vitit 1997 pėr lidhje me botėn arabe, dhe injorimi i fuqisė sė tyre politike, ekonomike dhe diplomatike, i lanė konfuze marrėdhėniet tona me ato vende. Si rrjedhojė, shumė vende ortodokse, si Greqia, Rusia apo dhe Maqedonia, si dhe vende perėndimore, si Franca, i kanė shumė herė mė tė forta marrėdhėniet me botėn arabe se Shqipėria. Administrata e ardhur nė pushtet para tre vitesh u rikthye me kompleksin e distancės ndaj botės arabe dhe pėr tre vjet ne thuajse s’kemi asnjė vizitė zyrtare tė rangut lartė me vendet e Gjirit, pėrveē njė vizite tė kryeministrit tė Kuvajtit vitin e kaluar. Me ministrin e Jashtėm tė Arabisė Saudite, ministri ynė i Jashtėm nuk ėshtė takuar asnjėherė qė nga viti 1992, mos gabohem. Kjo distancė ka bėrė qė Rusia tė mbushė boshllėkun e lėnė nga diplomacia shqiptare atje dhe ata qė na janė llogaritur deri tani si miq dhe aleatė, janė kthyer nė bllokues tė mėdhenj tė njė prej ngjarjeve kulmore tė kombit shqiptar.

Sė dyti, mendoj se ka njė papėrgjegjėsi nė mėnyrėn se si po lobohet prej Shqipėrisė pavarėsia e Kosovės nė vendet e Konferencės Islamike. Ministri ynė i Jashtėm, i lehtė dhe i papėrgjegjshėm nga natyra, ka shtyrė disa herė me papėrgjegjėsi takimin me princin e Arabisė Saudite qė udhėheq politikėn e jashtme tė atij vendi. Papėrgjegjėsia e tij personale nė kėtė rast ėshtė kthyer nė papėrgjegjėsi kombėtare dhe ne kemi njė bilanc tė hidhur nga vende, pėr tė cilat si argument kryesor nė miqėsinė tonė me ta kemi pasur ndihmėn qė do na japin pėr ēėshtjen e Kosovės. Sa herė qė Berisha si ish-president apo diplomatėt e tij kanė justifikuar anėtarėsimin logjik nė Konferencėn Islamike, ka qenė fakti se kjo konferencė na jepte, sa here na duhej, votėn pro pėr Kosovėn. Nė fakt, tani qė na duhet vota pro e tyre, nuk e kemi, por kemi vetėm librezėn e zverdhur tė anėtarėsisė, qė pa kėtė votė nuk na duhet.

Diplomacia jonė e ka banalizuar kėtė proces deri nė detaje, duke krijuar njė gjendje as miqėsie dhe as armiqėsie me vende, tė cilat kanė njė peshė tė madhe nė historinė botėrore, si atė politike, dhe ekonomike. E vetmja vizitė e nivelit tė lartė nė botėn arabe ėshtė bėrė nga kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli, e cila, pėrveē lehtėsisė me tė cilėn i merr vizita tė tilla, nuk sjell ndonjė gjė tė re pėr ēėshtjen e Kosovės. Gjatė gjithė atyre vizitave, zyrtarėt arabė kanė pyetur nė mėnyrė tė qartė se si i ka punėt Shqipėria me Rusinė dhe Egjiptin dhe, kur pyesin pėr kėtė gjė, janė duke thėnė se ku ėshtė pengesa. Pėr kėtė pyetje duhet pėrgjigje institucionale, duhet aksion dhe jo propagandė. Zonja Topalli nuk ka as fuqinė, as aftėsinė dhe as kompetencat tė kuptojė dhe shpjegojė pse na pengon Rusia apo Egjipti. Ajo duhet t’ia raportojė kėtė kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm dhe ta kthejė nė njė problem politik nė vendin e saj. Por asaj pak i intereson kjo gjė. Asaj i interesojnė vetėm kronikat, qė njė grua katolike pa shami takoi ca burra myslimanė me shami nė kokė dhe kaq. Por lobimi nė emėr tė shtetit shqiptar do seriozitet dhe institucione dhe jo iniciativa tė shpikura si diplomaci parlamentare.

Dhe, sė fundi, duhet tė ndjehemi pak keq qė atė qė nuk e bėjmė ne, na e bėjnė shtete perėndimore, si SHBA, Britania e Madhe apo Gjermania. Diplomatėt e kėtyre vendeve nė Konferencėn Islamike janė tė angazhuar pėrditė pėr tė lobuar pėr pavarėsinė e Kosovės pa asnjė kompleks, ndėrsa ne nuk kemi asnjė skedė tė qartė diplomatike se ē’duhet tė bėjmė sė paku me kėto vende, pėr tė cilat kemi marr taksėn si aleate. Nė takimin e nivelit tė lart tė Senegalit, nė pranverė tė kėtij viti, pak kohė pa shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ne duhet tė shkonim aty nė nivel presidenti dhe kryeministri, por nė fakt shkoi vetėm Lulėzim Basha tranzit dhe u kthye siē shkoi pa asnjė fryt. Shqipėria, natyrisht, nuk ka shumė fuqi tė ndikojė pėr pavarėsinė e Kosovės nė vende tė mėdha larg rajonit, si nė Kinė apo Indi e Japoni, por nė vendet e Konferencės Islamike ku ėshtė bėrė anėtare ose duhet tė bėj lobojė, ose duhet tė dalė prej andej, pasi s’kemi pasur asnjė argument mė tė fortė sesa Kosova, kur jemi bėrė anėtarė.

Ėshtė e pafalshme qė nė atė organizatė tė lobojnė mė shumė vendet perėndimore sesa ne qė jemi anėtarė dhe qė nuk dimė ē’tė bėjmė me statusin tonė brenda asaj organizate.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara