HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PD dhe nevojat personale tė Berishės

-- nga Mero Baze, TemA - gusht 2008

Mero Baze U bėnė dy ditė rresht qė zėdhėnėsi i PD, Gerti Bogdani, pėrsėrit tė njėjtin tekst, tė cilin nuk ia boton askush, kundėr gazetės “TemA“, pasi ajo i ka kėrkuar kryeministrit Berisha tė pėrgjigjet publikisht kush e ka emėruar shofer nė ambasadėn tonė nė Itali njė trafikant qė njollosi emrin e Shqipėrisė dhe tė shėrbimit tonė diplomatik. Sikur ta kishte djalė biologjik kėtė trafikant droge, kryeministri ka dy ditė qė shpėrndan me zė dhe figurė njė tekst kundėr gazetės. Dje, kėtė tekst nuk e botoi askush pėrveē gazetės “TemA”, e cila sulmohej. Kjo e tėrboi mė shumė kryeministrin dhe dje urdhėroi “TV Klan” dhe TVSH tė hapnin lajmet me njė sulm kundėr njė gazete, duke rikthyer kėshtu shijen e hidhur qė ka pas lėnė pėrdorimi si paēavure i ekraneve tė tij personale vite mė parė.

Nuk dua tė merrem me etiketimet bajate tė Sali Berishės, pasi ato ėshtė mirė t’i botosh pėr tė kuptuar shqiptarėt degradimin e kryeministrit tė tyre. Por dua tė ndalem te dy probleme qė realisht janė domethėnėse nė sjelljet e tij tė fundit politike: pėrdorimin e institucionit tė PD pėr nevoja personale dhe pėrpjekja e tij pėr tė kėrcėnuar ēdokėnd qė prek me akuza ose pyetje publike aferat e djalit tė tij.

E para ėshtė pėrdorimi i zėdhėnėsit tė PD pėr tė mbrojtur familjen ‘Berisha’ nga akuzat qė i bėhen asaj. Ne nuk kemi ngritur akuza ndaj zotit Berisha, por kemi ngritur pyetje ndaj tij. Thjesht e kemi pyetur kush e ka emėruar shofer nė shėrbimin tonė diplomatik personin qė u kap me njė kilogram heroinė nė makinėn e ambasadės. Lidhjet e tij me njeriun mė tė afėrt tė djalit tė Sali Berishės na japin mė shumė tė drejtė tė pyesim zotin Berisha pėr kėtė gjė. Ky zotėri, nė vend qė tė pėrgjigjet si njeri normal ose si kryeministėr normal, pėrdor zėdhėnėsin e Partisė Demokratike pėr interesa personale dhe familjare. Nėse e rėndojnė diēka zotin Berisha kėto pyetje, e rėndojnė si kryeministėr dhe ai, nėse do tė pėrgjigjet le tė nxjerrė zėdhėnėsen e tij nė qeveri. Ne e dimė dhe ia kemi pranuar qė PD e ka parti personale, por nuk ka arsye qė atė ta pėrdorė dhe pėr halle familjare. Kėshtu qė para se tė quajė gazetėn “TemA” gazetė personale, duhet tė bėjė kujdes tė mos pėrdorė si letėr higjienike pėr nevoja personale PD dhe zėdhėnėsin e saj, qė nuk shikon dot nga kamera, kur lexon marrėzitė e diktuara nė deklarata. Sjellja politike e Berishės me atė qė quhet institucion i PD ėshtė shumė denigruese dhe nga pikėpamja formale. Ajo tashmė po pėrdoret si bunker nga ku hapet zjarri ndaj kujtdo qė prek interesat e trafikantėve tė drogės, trafikantėve tė armėve, trafikantėve tė naftės, mafies sė privatizimeve dhe koncesioneve dhe qė kanė gjithmonė, pėr fat tė keq, njė lidhje me familjen Berisha. Pėr trafikantin e drogės ne presim njė pėrgjigje tė qartė nga Lulėzim Basha ose nga kryeministri dhe jo nga zėdhėnėsi i PD, ky i fundit nuk ka asnjė lidhje me tė.

Problemi i dytė qė duhet t’i bėjmė tė qartė zotit Berisha, ėshtė problemi i agresivitetit patologjik qė ai pėrdor kundėr kujtdo qė i pėrmend ndonjė pėrzierje tė djalit tė tij nė punė tė pista, me shpresė se kėshtu mund t’u mbyllė gojėn atyre qė akuzojnė. Pėr fatin e tij tė keq kjo gjė mua vetėm sa mė inkurajon tė merrem mė shumė dhe ēdo ditė me kėto histori. Dhe, meqė jemi kėtu, duhet tė sqarojmė, pėr lexuesit, pse ėshtė i tėrbuar zoti Berisha pas kėrkesės sonė pėr tė hetuar mėnyrėn si ka depėrtuar trafikanti i drogės nė shėrbimin diplomatik shqiptar. Trafikanti ėshtė njeri i familjes sė Rrahman Selmanllarit, i cili ėshtė shoku mė i ngushtė prej dhjetėra vitesh i Shkėlzen Berishės. Kjo ėshtė njė shoqėri dhe miqėsi e pranuar familjarisht dhe unė jam dėshmitar i kėsaj miqėsie, tė cilėn nuk dua ta paragjykoj. Sali Berisha le tė dalė nė televizion personalisht, siē del pėrditė, tė shikojė nga kamera dhe t’u thotė shqiptarėve qė djali im, Shkėlzen Berisha, nuk ka asnjė lidhje me kėtė njeri. Nėse merr guximin dhe e thotė, atėherė nuk kemi mė punė me tė, por thjesht do t’i kthjellojmė kujtesėn.

Nė momentin qė ky biznesmen ėshtė miku mė i ngushtė i djalit tė tij dhe njeriu i tij kapet me drogė, ne kemi arsye tė plota tė pyesim Sali Berishėn mos i ėshtė pėrzier djali nė kėtė histori. Ai, nėse ka qetėsinė e duhur, mund tė thotė thjesht “jo, nuk ėshtė pėrzier”. Ka po ashtu shumė fakte qė i njėjti biznesmen ėshtė ortak nė ndėrtime me Mihal Delijorgjin dhe ka marrė pjesė nė punėt e tij me fishekėt kinezė nė Rinas. Ėshtė po ashtu e verifikuar se i njėjti biznesmen ka patur pėrplasje me biznesmenė tė tjerė pėr kontrata ndėrtimesh nga Liqeni Artificial dhe ka pėrdorur emrin e djalit tė tij pėr tė hapur rrugė. Ėshtė po ashtu e sigurt se disa qindra hektarė tokė nė bregdetin shqiptar janė nė objektivin e tij, po ashtu duke pėrdorur emrin e djalit tė Sali Berishės. Unė nuk trembem t’i them kėto, dhe pse Sali Berisha shkumėzon. Unė skuqem, vetėm kur shikoj qė kryeministri ka degraduar dhe, nė vend tė pėrgjigjeve qė duhet tė japė si kryeministėr, flet pėrēart dhe turpėron dhe fėmijėt e tij. Ai duhet tė ketė guximin tė pėrballet me miqėsitė e djalit tė tij, pasi ato po prodhojnė interesa tė dyshimta nė kėtė vend. Ai nuk ka pse nxehet. Nėse ėshtė i papėrzier, le tė ruajė qetėsinė, siē e ka pas ruajtur mė parė dhe t’i injorojė akuzat ose t’i pėrgėnjeshtrojė ato normalisht. Tashmė qė kritikėt e tij ia kanė kuptuar kėtė pikė tė dobėt, ata do tė pėrqendrohen mė shumė se kudo tjetėr kėtu dhe kjo do ta bėjė atė karikaturė nė opinionin publik duke i rėnė mė qafė pa tė drejtė pushtetit tė PD dhe sė djathtės, dhe duke e sakrifikuar atė pėr pasionet e tij familjare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara