HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mesazh paksa i gjatė pėr nr. 0692099410

-- nga Mero Baze, TemA - gusht 2008

Mero Baze DJE, NĖ ZYRAT e Agjencisė Telegrafike Shqiptare, institucionit tė vetėm shtetėror tė medias nė vend, u bė promovimi i njė gazete me emrin "Tema". Shumė vetė nuk i besonin humorit qė kishim shkruar nė formė paralajmėrimi nė gazetėn tonė. Por ngjarja ndodhi. Dhe, si pėr ironi tė fatit, emrit "Tema"i kishin shtuarnjė ."®"si ajo qė pėrdorte Genc Pollo, kur pėrpiqej tė vidhte Partinė Demokratike. Natyrisht, nuk jam i shqetėsuar nga botimi i njė gazete, qoftė dhe vulgare. Nuk jam i shqetėsuar as nga vjedhja e pėrkohshme apo disajavore e njė emri qė e kam prodhuar unė dhe kompania qė kam themeluar unė nė historinė e shtypit shqiptar.

Por seriozisht jam i shqetėsuar nga degradimi yt psikologjik dhe poiitik, nga banaliteti, nė tė cilin je zhytur dhe nga keqkatandisja nė hajdut vulash e titujsh gazetash pėr tė riparuar imazhin e njė prijėsi tė sistemit tė korrupsionit nė vend. Pėr tė sqaruar tė gjithė ata qė nuk besojnė ende te ky banalitet, lexoni lajmin e ATSH, ku thuhet se "gazetari i ATSH, Vasil Tabaku, tha se "kjo gazetė do tė sjellė edhe pėr publikun shqiptar informacione tė ndryshme politike, ekomomike dhe sociale nga Kosova". ATSH e organizoi kėtė aktivitet nė kuadėr tė nismės qė ka ndėrmarrė pėr prezantimin dhe promovimin e aktiviteteve dhe veprave letrare, artistike dhe mediatike."

Gazeta tema nga tvsh

Tė gjithė e mbajnė mend Vasilin, gazetarin e mėngjesit nė ATN1, themeluar me ndihma tė militantėve tė PD, dikush duke sjellė tavolina e dikush karrige e perde dhe qė pas ardhjes tėnde nė pushtet u bė pronė fi-nanciare e Elvana Hanės dhe familjes tėnde. Tani, Vasilin e shkretė e ke vėnė tė pėrdhosė gazetėn "TemA" duke e kėrcėnuar se mund tė ngelet i papunė pėr shkak tė mediokritetit tė tij.

Zoti 0692099410!
Sė pari, dua tė tė them se gazeta "TemA"nuk ndjehet e rrezikuar nga ky palaēollėk i yti. Dhe rrugėve ligjore do t'iu drejtohemi, thjesht pėr respekt tė shtetit ligjor, qė ti tė mos thuash se nuk dija gjė, siē nuk dije qė baxhanaku tė punonte nė Gėrdec, qė e kishte punėsuar yt bir dhe qė tė gjithė punonin pa u regjistruar fare as nė tatime. Do t'i drejtohemi gjykatės, prokurorisė dhe natyrisht rrugėve tė tjera ligjore, jo pėr imazhin tonė, por pėr tė mbuluar sado pak tė palarat e tua qė tashmė turpėrojnė shoqėrinė shqiptare dhe ne si qytetarė tė saj.

Sė dyti, kopjimi i emrit tė njė gazete duke angazhuar nė kėtė betejė agjencinė shtetėrore tė lajmeve, vetėm pse kjo gazetė zbulon disa skandale tė rėnda familjare dhe politike, tė cilat tė bėjnė pėrgjegjės dhe fajtor para shqiptarėve, mė shumė se kėdo tjetėr tė turpėron ty. Tė turpėron ideja vulgare, pėrmbajtja vulgare, njerėzit vulgarė dhe institucioni shtetėror vulgar qė ke gjetur pėr t'u hakmarrė.

Sė treti, dua tė tė them se ti nuk e ke problemin se nuk ke gazetėn "TemA" me vete. Ti e ke problemin, se nuk ke me vete shqiptarėt qė votuan pėr ty mė 2005, pasi i gėnjeve ata. Nėse je kaq nė hall, ta fal unė gazetėn"TemA"sipas ligjit tė koncesioneve qė ka bėrė jot bijė pėr "Shqipėrinė, 1 euro". Ta jap ty gazetėn dhe jepja Elvanės apo tėt biri ta botojė, por nuk tė ndihmon dot. Nuk tė ndihmon, se ti po rrėzohesh, jo se gazeta "TemA" po tė kritikon apo po tė publikon skandalet, por se po bėn skandale dhe ato po ndodhin para syve tė shqiptarėve. Ti nuk e ke problemin me titujt e gazetave, por me njerėzit qė nuk duan tė heshtin. Dhe ata nuk mund tė izolohen, as tė burgosen dhe as t'iu mbyllet goja. Pėr kėtė arsye pėrpjekja jote e dėshpėruar ėshtė vulgare dhe dėshmon thjesht degradimin tėnd politik dhe moral.

Sė fundi, dua tė tė them se kam parė nė njė spot televiziv numrin tuaj dhe thirrjen pėr tė shkruar kėtu, nėse shikoni njė fenomen korruptiv apo njė abuzim tė pushtetit. Besoj se kjo ėshtė njė mėnyrė shumė fyese dhe shumė diabolike pėr t'u tallur jo aq me viktimat e korrupsionit sesa me besimin qė kishin shqiptarėt se ai sistem do tė tronditej. Mė 3 korrik tė vitit 2005, shqiptarėt besuan te ndryshimi i sistemit tė korrupsionit dhe jo te ndryshimi yt me Fatos Nanon. Dhe ti e dhe kėtė premtim. Tre vjet mė pas sistemi jo vetėm qe nuk u trondit, por u supersofistikua, duke zėvendėsuar monopotet politike me ato familjare. Tre vjet mė pas, sistemi prodhoi mėnyra tė reja pėr tė mbijetuar dhe garantuar operatorėt e tij. Figurat e shquara tė korrupsionit tani janė klientelė e pushtetit tė ri. Delijorgjin, tėcilin e ke akuzuar deri dhe pėr zhdukje personazh, e bėre mik shtėpie. 'Taēi Oil", qė e akuzoje se fuste 700 mijė tonė nė vit kontrabandė, e bėre mik shtėpie dhe i dhe ARMO-n, gjithė figurat e akuzuara pėr korrupsion u bėnė klientė tė pushtetit tėnd, me ndryshimin se sekserė tė tyre u bėnė familjarėt e tu. Tani e pėrfytyroj gėzimin tėnd, kur ndonjė qytetar naiv tė shkruan pėr ndonjė korrupsion.

Gėzohesh realisht qė kap ndonjė zyrtar tė mjerė qė vjedh pa leje tė familjes. Gėzohesh dhe i bėn gjėmėn, e fut nė burg, qoftė dhe nėse ka marrė 50 mijė lekė bakshish, kurse ata qė emėrojnė trafikantė droge, ata qė bllokojnė pallate, marrin gjoba dhe i lėshojnė pėrsėri, ata qė hedhin nė erė njė fshat tė tėrė, duke vrarė gra dhe fėmijė, janė tė lirė. Ata janė njerėzit e tu, janė ata qė vjedhin me leje dhe s'i prek askush. Mesazhet qė vijnė te ky numėr ndėshkojnė ata qė i dėrgojnė dhe jo ata, pėr tė cilėt dėrgohen. Unė po tė shkruaj pėr tė njoftuar se nė media nuk bėn dot njė Gėrdec tė ri. Nuk bėn dot njė gazetė pa leje. Thjesht, nuk vjedh dot. Jepi fund kėtij banaliteti dhe, nėse tė duhet gazeta "TemA", ta fal unė. Por vetėm gazetėn, edhe pse ajo lidhet me emrin tim. Por ty tė lė pa gjumė diēka tjetėr dhe pėr atė nuk tė qetėsoj dot. As pasuria qė po bėn nuk tė qetėson dot. Se askush nuk ka bėrė aq shumė para, sa tė blejė historinė e tij. As ti nuk e blen dot.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara