HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tragjedia qė ndryshoi historinė

-- nga Mero Baze, TemA - shtator 2008

Mero Baze Gjashtė muaj pas tragjedisė sė Gėrdecit, historia jonė ėshtė ndryshuar tėrėsisht. Tragjedia ka ndryshuar historinė e qeverisė, historinė e opozitės, historinė e qytetarėve dhe historinė e politikės shqiptare. E futur dhunshėm nė historinė tonė, si njė ndėshkim pėr arrogancėn e shtetit dhe indiferencėn e qytetarėve, tragjedia e Gėrdecit na bėri tė gjithėve mė tė pėrgjegjshėm pėr pasojat e njė pushteti tė kapur nga mafia.

Para syve tanė gjashtė muaj mė parė, flaka qė tronditi botėn, zbuloi pėr njė tė qindtat e sekondės, kapjen e shtetit, vėnien e tij nė dispozicion tė trafikantėve, mungesėn e shtetit ligjor, mungesėn e funksionimit tė administratės tatimore, mungesėn e pushtetit lokal, mungesėn e opozitės efiēente, mungesėn e lirisė pėr tė denoncuar dhe mbi tė gjitha mungesėn e njė mekanizmi ligjor pėr ta identifikuar tutorin e korrupsionit pėrpara se ai tė bėnte kėrdinė.

Para syve tanė gjashtė muaj mė parė u shfaq njė bilanc tragjik prej korrupsionit. Historia tragjike e atij shpėrthimi ėshtė unike nė historitė e korrupsionit botėror, pasi ėshtė nga rastet e pakta kur pėrpjekjet pėr tė vjedhur kanė njė kosto kaq tė lartė njerėzore. Masakra e shkaktuar nga arroganca e trafikantėve qė komandonin shtetin pėrmbysi imazhin tonė pėr duart e pastra tė qeverisė.

Para syve tanė gjashtė muaj mė parė, u shfaq njė shtet qė ngjante si njė lodėr nė duart e Mihal Delijorgjit dhe ortakėve tė tij zyrtarė dhe jozyrtarė. Ushtria shqiptare, repartet e saj, lėnda e saj e parė, logjistika e saj, u pa qartė se ishin thjesht njė infrastrukturė dhe pasuri nė shėrbim tė trafikantėve. Ministri ynė i Mbrojtjes u pa qartė se ishte njė noter i bindur i tyre dhe me mendjelehtėsinė qė e karakterizon, ishte shpesh dhe mbrojtės i tyre publik.

Para syve tanė gjashtė muaj mė parė u shfaq po ashtu njė opozitė e kapur. Lidhjet private tė liderėve tė saj me Mihal Delijorgjin e kompleksuan atė nė aksionin e saj politik dhe rritėn dėshpėrimin tek qytetarėt. Shoqėria shqiptare e traumatizuar nga tragjedia shtoi dozat e pesimizmit, kur mėsoi se klienti trafikant i familjes politike dhe biologjike tė Sali Berishės, ishte njė trafikant i trashėguar nga qeveritė Majko, Meta, Nano. Kjo bėri qė shumė njerėz tė ndjeheshin tė tradhtuar nga politika dhe tė shtonin dozat e pesimizmit nė shoqėri. Ky ishte njė tjetėr atentat i madh ndaj shoqėrisė sonė i asaj tragjedie.

Para syve tanė gjashtė muaj mė parė u shfaq dhe njė mėsim i madh pėr historinė tonė. Mėsimi i madh ka tė bėjė me faktin se ky vend nuk mund tė shpėtojė mė nga asnjė individ, nga asnjė premtim personal, nga asnjė mision qė bazohet tek mbivlera personale liderėsh. Mėsimi i madh qė na dha tragjedia e Gėrdecit ėshtė tė mos besojmė mė tek askush qė na thotė kini besim tek unė, por tė besojmė ata qė thonė kini besim tek ligji. Mėsimi i madh i Gėrdecit ėshtė tė pėrpiqemi tė gjithė tė ngremė njė ēadėr sigurie pėr tė ardhmen tonė, njė ēadėr, e cila tė mos komandohet nga njė person i vetėm, por nga ligji, drejtėsia dhe institucionet e njė shteti modern. Nuk mund t’i besojmė mė tė ardhmen tonė, as qytetarit Sali Berisha, as qytetarit Edi Rama, as qytetarit Ilir Meta, as kryeqytetarit Bamir Topi apo kryeprokurores Ina Rama.

Tragjedia e Gėrdecit na dėshmon se tė ardhmen tonė duhet t’ia besojmė njė shteti, i cili duhet tė ndryshojė tėrėsisht pas 15 marsit. Tragjedia e Gėrdecit pėrgjaku nė tė qindtat e sekondės duart e pastra tė Sali Berishės dhe mitin e kryefamiljarit tė familjes sė ndershme. Pėr njė tė qindtat e sekondės ne pamė njė baba qė s’di ē’bėn i biri, njė bashkėshort, qė gruaja druan t’i tregoj emrin e baxhanakut, njė prind qė nervozohet kur i pėrmendin fėmijėt, njė burrė tė fortė tė dorėzuar para batakēinjve qė kishte mallkuar pėr vite tė tėra nė opozitė, njė kryeministėr qė kėrcėnon se do tė zhdukė ata qė e akuzojnė, njė lider histerik qė i thotė gjithkujt do tė ta bėj fytyrėn si kėpuca, ose siē mund tė thuhet tashmė pa cinizėm si fytyra e tė ndjerit Kosta Trebicka.

Para syve tanė gjashtė muaj mė vonė ka plot fantazma qė duan tė mitizojnė fuqinė e tyre duke mitizuar bilancin e rėndė dhe mosveprimin e drejtėsisė pėr gjashtė muaj. Po pėrpiqen tė na trembin me gjithēka, me tė vrarėt, me tė plagosurit, me tė dėmtuarit, me tė mosdėnuarit, me tė mosthirrurit nė prokurori, me mospėrmendjen e Mihal Delijorgjit asnjėherė nga goja e papėrmbajtur e Sali Berishės, me vdekjen e mistershme tė Kosta Trebickės dhe me gjithēka tjetėr qė tė trishton kur shikon se gjashtė muaj pas tragjedisė nuk ka dritė nė fund tė tunelit. Po pėrpiqen tė na trembin me suksesin formal tė mos hetimit tė tragjedisė, tė mos zbardhjes sė saj. Po pėrpiqen tė na e imponojnė tragjedinė si njė fat qė duhet ta pranojmė. Por harrojnė se tragjedia e Gėrdecit ndryshoi pėrfundimisht historinė tonė, historinė e ēdo qytetari, besimin e ēdo individi tek politika dhe politikanė konkretė.

Kjo tragjedi, si ēdo ngjarje e madhe nė jetėn e njė vendi, prodhoi kujtesėn e saj, dėshmorėt e saj, tė cilėt janė tė vetmit dėshmorė tė korrupsionit nė historinė tonė. Pėrveē heronjve tė pavarėsisė, dėshmorėve tė betejave tona pėr liri, dėshmorėve tė demokracisė, ne kemi sot dhe dėshmorėt e betejės kundėr korrupsionit. Ata janė 26 tė mbeturit nėn flakėt e shpėrthimit dhe Kosta Trebicka i mbetur nė njė lėndinė tė Korēės dy ditė mė parė, si denoncues kyē i kėsaj tragjedie. Ne kemi sot memorien tonė historike pėr kėtė histori korrupsioni. Ashtu siē kemi referencat tona para dhe pas pavarėsisė, para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, para dhe pas komunizmit, tashmė kemi njė referencė tė re pėr shoqėrinė tonė, e cila ėshtė para dhe pas Gėrdecit. Kėtė nuk na e vjedh dot mė askush dhe sikur kryeministri Berisha tė bėjė tender me prokurim tė drejtpėrdrejtė pėr njė histori zyrtare pėr kėtė ngjarje.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara