HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fenomeni ‘Ndoka’ dhe garancitė qė kėrkon nga Berisha

-- nga Mero Baze, TemA - maj 2008

Mero Baze Kryetari i Partisė Demokristiane tė pėrēarė, Nard Ndoka, ka bėrė dy deklarata publike qė vizatojnė realisht deformimin real tė demokracisė nė skenėn politike shqiptare. Sė pari, ai ka akuzuar Partinė Demokratike dhe nėn zė zonjėn Topalli se po i nxit rebelimin brenda partisė sė tij. Sė dyti, ka kėrkuar ndihmė nga zoti Berisha qė t’i heqė nga qeveria dy zėvendėsministrat qė i janė rebeluar. Nė dukje janė kėrkesa dhe deklarata tė thjeshta dhe bėhen edhe mė tė parėndėsishme, po tė kihet parasysh qė ėshtė pėr njė parti “kėrpudhė”, tė lindur nė parlament. Por thelbi i tyre ėshtė ilustrim i qartė i deformimit tė standardeve demokratike.

Sė pari, problemet e krijuara nė partitė e vogla dėshmojnė mė shumė sesa mungesėn e demokracisė brenda tyre, mungesėn e njė partie reale. Duke qenė pa peshė elektorale dhe vetėm bashkim kontraktual individėsh, kėto parti deformohen dhe plasariten, sapo “preja” e pushtetit nuk ndahet nė rregull. Duke qenė se fuqia e tyre bazohet tek afėrsia me partinė kryesore nė pushtet, dhe paranojat e kryetarit tė saj dhe gjithė kryetarėve tė kėtyre partive nė pėrgjithėsi lidhen me partinė e madhe nė pushtet. Nė kėtė rast, zoti Ndoka e ka gjetur armikun e vet dhe ajo quhet Jozefina Topalli, e cila, nė fakt, ėshtė e vetmja figurė e PD qė meriton tė sulmohet publikisht pėr ndihmėn qė iu ka dhėnė demokristianėve pėr t’u faktorizuar, atėherė kur nuk ishin asgjė, duke iu dhėnė deri dhe anėtarė KQZ-je nė Kushtetutė. Paranoja gati hrushoviane qė partitė e vogla kanė nga “rrufetė” qė mund t’iu vijnė nga “Moska” e tyre janė tipike, sa herė ato kanė probleme tė brendshme dhe rasti i demokristianėve nė kėtė moment ėshtė tipik.

Sė dyti, problem mė i rėndėsishėm qė zbulohet nga ky konflikt ėshtė thirrja qė kreu i demokristianėve bėn pėr pėrjashtimin e dy zėvendėsministrave qė janė ngritur kundėr tij. Nė kėtė rast, zoti Ndoka kėrkon ndihmėn e “Komitetit Qendror” pėr tė shkatėrruar grupin armiqėsor, ndėrsa nė rastin e parė akuzon “Komitetin Qendror” qė po i krijon njė fraksion armiqėsor. Pra, paradoksi ėshtė se PD dhe qeveria e saj duhet tė ndėrhyjnė nė punėt e partisė sė Ndokės vetėm pėr tė forcuar pushtetin e Ndokės dhe pėr asgjė tjetėr. Nė rast se dikush thotė qė Nard Ndoka ndan tendera me njerėzit e vet, Sali Berisha duhet t’i rrijė gati dhe ta pėrjashtojė nga administrata. Nė rast se dikush thotė qė Nard Ndoka shet me lekė vende pune pėr ēdo socialist qė vetėquhet demokristian, Sali Berisha duhet tė jetė gati ta heqė kėtė zyrtar qė akuzon nga puna.

Nė rast se ndonjė drejtor i administratės demokristiane thotė qė spitalet i ka mbytur paaftėsia dhe korrupsioni, ata duhet tė ndėshkohen prej Sali Berishės pėr tė shpėtuar nderin e Nard Ndokės. Pra, nė njėfarė mėnyre, Nard Ndoka nė cilėsinė e kryetarit tė demokristianėve, kėrkon garanci nga Sali Berisha dhe shumica nė pushtet qė dhe atij t’i garantohet pushteti brenda partisė, ashtu siē ėshtė garantuar posti i kryeministrit me ndryshimet kushtetuese, pėr tė cilat ai votoi. Nė njėfarė mėnyre, ai kėrkon qė Berisha t’i kthejė nderin dhe ta bėjė dhe atė po ashtu kryetar tė pėrjetshėm, ministėr tė pėrjetshėm dhe t’iu shpallė luftė gjithė armiqve tė tij. Ky deformim nė thelb i sistemit vjen nga mentaliteti i krijuar sė pari nga partitė e vogla, se i rėndėsishėm ėshtė ai qė mban vulėn dhe qė bėn pazar me tė parin e vendit. Gjithė tė tjerėt janė rrogėtarė tė emėruar prej tij qė largohen, nėse nuk pėrballojnė dot pazaret. Ky mentalitet po demonstrohet hapur kėto ditė, kur njė pjesė demokristianėsh, tė zemėruar me kryetarin e tyre, po thėrrasin njė kongres tė jashtėzakonshėm.

Tashmė, ēėshtja ėshtė nėse shumica nė pushtet do tė ndėrhyjė apo jo nė kėtė krizė. Zoti Ndoka e ka bėrė tė qartė se ai kėrkon ndėrhyrje vetėm pėr tė shpėtuar pushtetin e tij, pra pėr t’i pėrjashtuar rebelėt nga puna dhe asnjė lloj ndėrhyrje tjetėr si ajo qė ai akuzon zonjėn Topalli. Por, nė tė vėrtetė, ky ėshtė njė rast i mirė, kur drejtėsia duhet tė ndėrhyjė pėr tė certifikuar legjitimitetin e kuvendeve false tė partive tė vogla dhe tė diktojė legjitimitetin e tyre, pėr tė marrė fund njėherė e pėrgjithmonė “fraksioni i vulės”, siē thoshte Genc Pollo pėr Sali Berishėn vite mė parė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara