HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIAL

Damir Fazlliē, ashtu si e kam njohur

-- nga Mero Baze, TemA - tetor 2008

Mero Baze Unė e njoh personalisht Damir Fazlliē. Shpresoj ta kem takuar nė tė njėjtėn ditė pėr herė tė parė me Sali Berishėn, nėse ky i fundit nuk ėshtė shtirur nė atė takim tė parė nė Uashington, nė janar tė vitit 2005. Kompania amerikane BG&R e kishte atė tė kontraktuar si specialist pėr Ballkanin dhe ai do tė bėnte pjesė nė ekipin qė do tė ndihmonte fushatėn elektorale tė PD nė vitin 2005. Pasi u lidh kontrata dhe u vendos qė BG&R do tė ishte krah PD, Fazlliē kėrkoi qė tė kishte njė person kontakti nė Tiranė. KOP sa ishte formuar, kishte gjithsej dy javė. Lulėzim Basha ishte njė emėr qė e njihnin shumė pak. Ndėrsa unė e kisha nė majė tė gjuhės emrin e tij pėr t’ia dhėnė si person kontakti, Fazlliē e shqiptoi gati njėsoj me mua.

- Ai mė duhet, - tha.

U ēudita nga njiheshin, por nuk mė bėri ndonjė pėrshtypje tė keqe. Si dy ballkanas qė kishin emigruar tė dy nė Evropė dhe nė Ballkan, nuk ishte ēudi njohja e tyre. Por BG&R u largua qė nė korrik. Damir Fazlliē, pėrkundrazi shtoi miqėsinė me Lulėzim Bashėn dhe kunatin e tij, i cili nuk di pse rrinte gjithmonė dy hapa pas tyre ose hapte derėn e makinės. Nė shtator tė vitit 2005, nė javėn e dytė tė pushtetit tė PD, ata ishin shumė tė qartė nė planin e tyre. Do bėnin parį. Damir Fazlliē hap tri firma brenda dy ditėve, nė tė cilat ka gjithmonė administrator kunatin e Lulėzim Bashės, Erionin. Tė tria i ka shitur mė vonė. Njė nė Qipro dhe dy pjesėrisht te njė ish-lojtar i Partizanit tė Beogradit. Nuk ka shumė rėndėsi transferimi i parave dhe shkeljet fiskale. Mė e rėnda nė gjithė kėtė histori ėshtė fakti qė pushteti lėviz nga Lulėzim Basha tek Argita dhe Damiri. Avokatet e rekomanduara prej saj, si Kola apo Qeleshi, janė pėrpilueset e letrave tė kompanisė, noterja Pustina, e cila punon tashmė me Shkėlzenin, ėshtė noterja e kompanisė, Breēani, mbesa e Berishės, ėshtė ekspertja kontabėl e kompanisė, Enkelejda Isufi, kushėrira e kunatit tė Lul Bashės, ėshtė pėrkthyesja e dokumenteve... kėshtu, nė njė zinxhir pa fund lidhjesh tė mbyllura brenda njė sekti qė lėviz nga Basha, tek Argita dhe Fazlliē, vėrtitet gjithė historia e kupolės sė pushtetit tė Sali Berishės.

Damir Fazlliē Nė fund tė vitit 2005, mė ndodhi njė incident personal me tė. Qeveria e Kosovės po pėrpiqej tė kontraktonte BG&R pėr lobim rreth ēėshtjes sė pavarėsisė. Bėhej fjalė pėr njė shumė 1,5 milionė dollarė. Ibrahim Rugova, i cili ishte nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, nuk arriti dot tė bindte UNMIK pėr pagesėn zyrtare, ndėrsa nuk pranonte qė pagesa tė bėhej nėn dorė, siē propozonte Fazlliē. Palėt u ndanė dhe brenda BG&R. Pėr tė marrė situatėn nėn kontroll, Fazlliē shkon nė Beograd dhe nėnshkruan njė marrėveshje joformale me zėvendėskryeministrin serb, ku thuhej se BG&R do tė bėjė lobim pėr qeverinė e Serbisė kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Ēmimi ishte dyfish dhe kushtet mė tė lehta. Pala tjetėr brenda BG&R mė nisi kopjen e spekulimit tė Fazlliēit dhe mė shpjegoi se kjo nuk ishte e vėrtetė, por Fazlliē ishte duke bėrė presion mbi qeverinė e Kosovės, se, nėse nuk firmosnin paratė, ai do lidhej me serbėt.

Ishte e rėndė pėr Berishėn, se ishte njeri popullor nė Kosovė. Nipi i Stanisiē po bėnte presion ndaj qeverisė sė Rugovės, ku kishte hyrė me kartėvizitėn e Berishės. Ja nisa me e-mail Berishės kontratėn tip tė Damirit me zėvendėskryeministrin serb. Nuk pata asnjė pėrgjigje. Nuk e kishte hapur fare pėr tri ditė. Kur befas kontrata u botua nė “Gazeta Shqiptare”. U trondita thellė, pasi i vetmi person qė e kishte nė e-mail isha unė dhe Sali Berisha. Pyeta sekretaren e tij se kush e hapte e-mail-in [email protected]. Mė tha qė vetėm ajo dhe ndonjė kėshilltar i marrėdhėnieve publike. Mė pėrmendi Sejaminin si mė tė mundshmin. Nuk pyeta mė.

Atė ditė nė mbrėmje isha nė debat nė TV “Klan” me Edi Ramėn. S’kisha qenė kurrė nė debat me tė dhe kisha frikė se do bėhesha nervoz.

Debati nisi nė mėnyrėn mė tė paparashikuar pėr mua. Edi Rama po ashtu kishte nė dorė marrėveshjen e BG&R me Serbinė, dhe e nisi debatin me tė. E ndėrpreva pa takt dhe nisa tė shpjegoj qė ėshtė njė mashtrim. Berisha vetė ishte hutuar nga shpjegimi im dhe pas debatit mė tha se “ku i dija tė gjitha ato”. I thashė se ia kam nisur me e-mail, por ka pėrfunduar te “Gazeta Shqiptare”. Nuk mė dha kurrė njė shpjegim pėr kėtė, edhe pse e kuptoja sikletin e tij.

Dy ditė mė pas i shkova nė zyrė dhe i ēova atė qė mund tė quhej dosja “Fazlliē”. Ishin njė tufė shkrimesh nė shtypin boshnjak dhe serb qė e akuzonin pėr mashtrime financiare, lidhje me Legijan qė ka vrarė Xhinxhiēin, por ndonjė mendjelehtė e akuzonte dhe pėr spiun britanik.

U kap te kjo e fundit.

- Janė mendje tė mbyllura, - tha. - Nuk e shikon qė i thonė spiun britanik?!

- Jo tė gjithė, - i thashė. - Vetėm njė. Tė tjerėt i thonė hajdut dhe vrasės.

- Mos i merr seriozisht, - tha.

E kisha harruar Damir Fazlliēin, dhe pse mė shfaqej shpesh nė bulevard, dy hapa para kunatit tė Lulėzim Bashės, i cili ndėrronte vazhdimisht makina me mbi 100 mijė euro. Njė ditė, nė vitin 2006, aty nga fillimi, m’u shfaq pėrballė dhe mė tregoi se kishte sjellė Tom Ridge si kėshilltar tė Berishės.

- Do t’i bie dhe Klintonin, - tha, - nga fillimi i janarit 2007.

- Shumė mirė, - i thashė dhe u ndava me tė.

Ndėrkohė qė po punoja pėr tė hetuar njė dosje korrupsioni tė tmerrshme nė Telekom, konstatova se miliona euro transferoheshin te njė kompani private interneti, pronari i sė cilės kishte sjellė drejtorin e Telekomit nga emigrant prej SHBA, nė Tiranė. Drejtori, Ilirian Kuko, nga ana e vet ishte njė person nė kėrkim nė shtetin shqiptar, pasi kishte ikur pa paguar 250 mijė dollarė qė ia kishte marrė njė banke. I revoltuar shkoj te kryeministri i vendit dhe i tregoj se drejtori i Telekomit nuk mund tė tolerohej mė. I tregova pėr vjedhjet.

- E di, - tha, - por kam frikė se ka bėrė gabim auditi im. Duhet korrigjuar ai raport, se nuk ėshtė korrekt.

Pastaj m’u desh t’i tregoj se drejtori i Telekomit ishte njė hajdut qė ishte nė kėrkim dhe duhej arrestuar.

- Mos boto gjė, se po e kapa, do ta fus nė burg.

I zėnė ngushtė, mori telefonin dhe filloi tė flasė anglisht. Po fliste me Damirin. Po i kėrkonte atij t’i binte ato letrat qė i kishte premtuar pėr Telekomin. Pas kėsaj biseda u mbyll dhe nuk mora vesh gjė se si do ta hetonte. Damirin nė tė vėrtetė fillova ta shikoj mė shpesh me Shkėlzenin. Ky i fundit ishte bėrė njėfarė drejtori Juridik nė “Eagle Mobile”, kompania e fjetur celulare e Telekomit nė atė kohė. Nuk e di ēfarė ndodhi, por sulmet ndaj privatizimit tė Telekomit u stopuan dhe pas disa muajsh u lidh marrėveshja. Drejtori qė unė kisha merak, as u kritikua, as u shkarkua, as u ndėshkua. Iku i lirė, duke larė borxhet dhe duke fituar miliona tė tjera.

Mė pas, nė verėn e vitit 2006, njė ish-mik i Fazlliēit, pjesėtar i BG&R, Hank Jones, vjen nė Tiranė me njė biznesmen grek. Kėrkonte njėfarė studimi mbi hidrocentralet mbi Vjosė. Mė kėrkoi disa takime me kryeministrin dhe ministrin e Energjitikės. Berisha i priti shumė mirė dhe i ēoi te Bojaxhiu. Ky po ashtu i priti mirė dhe vendosėn tė flisnin konkretisht, kur ata tė nisnin studimin.

Disa ditė mė vonė mė rastis njė takim me Lulėzim Bashėn dhe ai po turfullonte ndaj njė njeriu tė rrezikshėm. Quhej Hank Jones.

- Ai ka ardhur fshehurazi nė Shqipėri, - tha, - dhe dikush e ka ēuar te Berisha.

- Unė e kam ēuar, - i thashė. - Me sa mbaj mend, ishte mik i Damirit.

- Jo, tė ka mashtruar, - tha. - Nuk ėshtė mik i Damirit. Ai do tė bėjė biznes kėtu, po sa tė jem unė gjallė, nuk e lė.

Kishte njė hakėrrim qė nuk do ta besoje, po tė mos e shikoje. Ai, njeriu qė qesh dhe qė ėshtė gjithmonė buzagaz, papritur ishte bėrė bishė. Dikush i kishte hyrė nė bahēe.

U ēudita nga agresiviteti. Nė tė vėrtetė, nuk ishte ashtu fare. Unė ia kisha rregulluar gjithė takimet, por ai vetė ishte njė ndėrmjetės pėr biznesmenin grek, njė nip i ish-presidentit Stefanopulos.

Si pėrfundim, projekti i tij u bllokua. Asnjė hap nuk u bė pėr tė bėrė studimin mbi Vjosė. Asnjė leje nuk u dha prej ministrisė. Mė vonė, mėsova se njė kompani austriake, pas sė cilės qėndronte “konsulenca” e studios “Malltezi” dhe Damiri, po bėnte njė studim “tė plotė” mbi Vjosėn. Lulėzim Basha dukej po ashtu mė i qetė.

M’u dha rasti ta ritakoja njė javė mė pas. I shkova nė zyrė me Mitro Ēelėn dhe Filip Ēakullin. Llazar Angjeli, njė kushėri i afėrt i Filip Ēakullit dhe pak mė i largėt me Anastas Angjelin, kishte njė problem serioz. Po i prishnin njė pikė karburanti nė autostradė nė dalje tė rrugės pėr nė Rinas. Ai thoshte se e kishte gjithēka me leje.

Shkuam tė tre bashkė te Lulėzim Basha. I shpjeguam problemin shkurt, me humorin e Filipit dhe brutalitetin tim. I thashė se Angjeli mendon se ti po ia prish politikisht. Nėse e ke politikisht, mos e bėj, se ti nuk ke qenė nė Shqipėri, dhe nuk e di kush ėshtė ai biznesmen. I tregova se Sali Berisha nė vitin 2004 kishte premtuar publikisht se nuk do ta prekte biznesin, pasi, siē kishte thėnė ai, “nuk kemi punė me Llazi Angjelin, por me Anastas Angjelin”.

Basha u duk i prerė. “E ke gabim, - tha. - Nuk kam asgjė politikisht, por teknikisht. Dhe njė thes me pambuk sikur tė vėsh atje, duhet hequr e jo mė karburanti. Ėshtė jashtė kondicioneve teknike”.

Na e mbushi mendjen tė treve qė duhej prishur. Mua mė mbajti mė vete nga pas, si pėr t’u treguar dhe mė konfident dhe po ashtu ma rimbushi mendjen qė duhej prishur. Ia thamė me dhimbje Llazit. Njė muaj mė pas isha nė Sarandė me Filipin, kur kamerieri na dėrgoi nga njė uiski falas.

- E keni nga Llazi, - tha.

Pėrshėndetėm Llazin me zemėr tė thyer, se s’i kishim mbaruar punė. Por ai dukej i qeshur.

- Unė budallai desha tė merrem me ju, - tha. - Ju jeni pėr tė prishur punė. Unė ju nisa ju, ngaqė ka dalė fjala, qė kėta tė doktorit nuk marrin lekė. Ku e dija unė qė kėta merrnin, por jo nga ju.

Ngelėm pak si tė hutuar, derisa Llazi na tregoi se e kishte zgjidhur punėn me lekė. Dhe karburanti nė fakt, edhe pse nuk ėshtė njė thes pambuku, siē tha Basha, ėshtė nė vendin e duhur. Kunati i Lulėzim Bashės dukej po ashtu mė i krekosur rrugėve. Dhe me makinė tė re po ashtu.

Ideja se Lulėzim Basha ishte njė hajdut m’u bė fikse. Rasti ishte shumė ilustrues. Damir Fazlliē ishte aty, nėse i duhej pėr ndonjė pazar tė madh. Rruga Durrės-Kukės ishte nė proces tenderimi dhe ai po e ruante rastin e ri. Kunati i tij ndėrkohė ishte kthyer nė zėvendėsministėr qė jepte tenderat e rrugėve. Klasifikonte kush ishte e mirė dhe kush e keqe, sipas afinitetit qė krijonin me tė. Fazlliē po merrej me firmėn konsulente, ndėrsa kunati me nėnkontraktorėt shqiptarė. Nga pala shqiptare u gjet firma “Riviera”, njė kompani thuajse jashtė ēdo standardi pėr ndėrtim rrugėsh, ndėrkohė qė dhjetėra kompani serioze ishin nė garė. Konsulenti ndėrkombėtar “Ecorys Netherland BV”, u gjend nga Holanda, andej nga vinte Basha dhe kunati i tij. U bė njė lėmsh i vėrtetė, pasi vendimi i parė qė mban datėn 10.07.2006 (korrik) ka caktuar si konsulente “Ecorys Group”, nė njė kohė kur nė datėn 14.06.2006 (qershor) me VKM 481, pėrmendet kjo shoqėri, e cila ka bėrė propozimet pėr kriteret e klasifikimit tė tenderit ndėrkombėtar pėr rrugėn Rrėshen-Kalimash (pra, njė muaj para caktimit me VKM, konsulenti “Ecorys Group” ėshtė pėrmendur nė VKM nr. 481).

Ky skandal mund tė mos tregojė thelbin e korrupsionit nė atė rrugė, por thelbin e arrogancės dhe vendimeve tė parapėrgatitura nga dyshja Basha - Fazlliē.

Ndėrkohė qė zgjedhjet lokale po trokisnin, Lulėzim Basha ishte pėrgatitur tė ishte kandidati i PD pėr Bashkinė e Tiranės. Sė paku, Berisha kishte lėnė tė kuptohej kjo publikisht. Me kėtė madje kishte justifikuar dhe prishjen e “Zogut tė Zi”. Kjo e fundit ishte njė kombinim perfekt i njė interesi thjesht personal tė njeriut mė tė afėrt tė djalit tė kryeministrit, Shkėlzenit, me shėmtinė qė kishte ai mbikalim.

Kur e mėsova arsyen reale pse po prishej, pata njė trishtim, por, kur mendoja qė duhej prishur si i shėmtuar, ndjehesha mė mirė. Por s’mund tė rrija pa ia thėnė publikisht.

Nė debatin qė kishim po nė “Opinion” me Sali Berishėn, e pyeta:

- A mund ta na e shpjegosh thjesht, si tė lindi ideja pėr ta prishur “Zogun e Zi”? T’u fiksua vetė, apo ta sugjeroi dikush qė ėshtė diēka e shėmtuar?

Pyetja ishte fare e thjeshtė. Ai u turbullua pak dhe sajoi diēka.

- S’e mbaj mend mirė, - tha, - mė erdhi njė letėr nė zyrė, mė thoshte qė ky ėshtė njė turp...

Ishte krejt i paqartė.

Tė nesėrmen ndodhi diēka qė mė bėri tė mendohem. Fahri Balliu, miku im i gazetės “55”, mė tha i shqetėsuar se ajo pyetja ime ishte mė e poshtra.

- Pse? - i thashė. - Ajo ishte pyetje e thjeshtė, informative.

- Po, po, - tha. - Po ndaj ishte e poshtėr.

Nuk ia vura shumė veshin. Por nė mbrėmje, njė miku im i vjetėr i fakultetit mė thirri i shqetėsuar nė telefon.

- Duhet tė tė takoj patjetėr, - tha. - Kam njė muhabet pėr ty.

Muhabeti m’u duk shumė idiot. Ai paskėsh qenė nė njė klub me emrin “Fiesta” me tri shokė tė Shkėlzenit qė nuk e dinin se ky ishte miku im dhe kishte dėgjuar me veshėt e tij se “Mero Baze po fut hundėt nė punėt tona, po do t’ia tregojmė vendin atij dhe njerėzve tė tij rrotull Berishės”.

M’u duk bisedė shumė paranojake. E pyeta kush ishin tė tjerėt. Mė tha emrin e Rafit dhe njė bodyguard-i tė Shkėlzenit qė paskėsh pallatin te “Zogu i Zi”. Por ata s’kishin folur. Kėrcėnuesi qenkėsh njė kalama i vogėl qė ky s’ia dinte emrin, se i thėrrisnin “Qukap“.

Mė erdhi pėr tė qeshur, dhe e falėnderova. Mos u bė merak i thashė, janė muhabete rrugėsh.

Nė fakt, ky episod m’u kujtua ndėrkohė qė po zgjidhej kandidatura e PD pėr zgjedhjet nė Tiranė. Pėr shkak tė heroizimit qė i ishte bėrė prishjes sė “Zogut tė Zi” prej Bashės, mendonim se ai do ishte kalorėsi pėrballė Ramės. Bisedat filluan tė ndėrrojnė dhe Fazlliē ishte pėrditė e mė shumė nė zyrėn e Berishės. Dalja e Bashės nė zgjedhje e eliminonte atė nga skena. Humbja thuajse e sigurt dhe ndėrprerja e pazareve me rrugėt qė ishin monopol i dyshes Isufi-Fazlliē ishte njė alarm. Sali Berisha pranoi skemėn e tyre. Fare papritur ai bėri sikur s’e kishte vendosur kush do ishte kandidat dhe po shikonte pėrditė e mė shumė nga Olldashi. Ky i fundit luajal me tė, e pranoi, dhe pse e dinte se do ishte e vėshtirė. La dy mandate dhe u fut nė garė.

Fazlliē u rishfaq nė Tiranė. Tashmė, me dy a tri amerikanė tė tjerė qė i paraqiste po si konsulentė. Bombardimi ishte ekstrem. Sokol Olldashi u la nė hije dhe fushatėn e mori pėrsipėr Sali Berisha. Ishte ajo qė donte Edi Rama. Ai ēdo ditė dilte i pėrgjigjej Berishės, kurse Ed Shalėsi, Sokol Olldashit. Fazlliē dhe amerikanėt e tij ngulnin kėmbė se ishte nė rregull.

Ndėrkohė, brenda PD inati ndaj Olldashit ishte si valė zemėrimi. Tė gjithė e identifikonin atė gabimisht me pushtetin e Berishės, pa qenė askush. Ata qė ishin realisht pushteti i tij, ishin po ashtu kundėr Olldashit. Nuk kam parė nė asnjė fushatė elektorale aq shumė armiq nga njė parti kundėr kandidatit tė tyre. Kishte kundėr KOP-in nė bllok, udhėhequr nga Basha, kundėr nė bllok votat e qytetarėve tė vjetėr tė Tiranės, tė identifikuar si mbėshtetės tė zemėruar tė Bamir Topit, i cili deri nė atė kohė ishte lėnė thuajse rrugėve pa asnjė pjesė nė pushtet, kishte kundėr njerėzit pa pushtet brenda PD, se mendonin qė ky ishte i pėrkėdheluri i pushtetit. Kishte me vete vetėm Sali Berishėn personalisht, i cili mendonte se mund ta ndihmonte duke e marrė fushatėn pėrsipėr. Fazlliē ishte shumė i shqetėsuar, pse unė isha shumė afėr Olldashit. Mendonte se diēka po bėnim qė ai tė fitonte. Dhe unė pėrpiqesha t’ia shtoja dyshimin sa herė mė pyeste, edhe pse e shihja qė ishte betejė e humbur. Sa herė mė dilte para, mė pyeste: “A do fitojmė?” Dhe unė i thosha, po.

Botimi nė gazetėn “Shekulli” e njė liste personash nė kėrkim qė ia atribuonin Olldashit si miq tė tij ishte banal pėr ne qė e dinim tė vėrtetėn, por ndihmonte klimėn kundėr tij. E dija qė mund ta kish dėrguar Geri Kokalari, se ai kishte listat tė tilla nė dispozicion. Por Kokėdhima mė la tė kuptoj se kishte ardhur nga dikush afėr Berishės dhe larg Olldashit. Kokalari thjesht ishte pėrdorur si postier.

Olldashi humbi thellė dhe Fazlliē m’u zhduk nga sytė bashkė me amerikanėt e tjerė. Pėr disa ditė kisha ndjesinė qė, nėse mė dilte para ai ose Basha, mund tė humbisja kontrollin. Por ai s’mė doli mė. Dhe rrallė e mė rrallė e shihja. Nga mesi i vitit 2007, zakonisht rrinte te “Sheraton” me Sejaminin, njė kėshilltar tė Berishės, dhe sa herė gjendej kėtu dhe Tom Ridge. Dukej qė i kishin punėt e tyre nė rregull. Ishte koha kur Shkėlzeni po ashtu filloi tė shpeshtojė qėndrimet nė “Sheraton” me Fatmir Mediun. Ishte njė kohė nė pranverė tė vitit 2007 qė rrinin thuajse bashkė natė e ditė dhe zbrisnin nga e njėjta makinė. Ishte njė kohė qė Fazlliē dukej i qetė dhe me punėt nė terezi. Ėshtė koha qė tashmė shikoj se ai ka mundur tė shesė njė kompani pa asnjė bilanc, pa asnjė aset dhe pa asnjė veprimtari financiare, 1 milionė e 750 mijė euro njė kompanie fantazmė nė Qipro qė pėrfaqėsohet nė Shqipėri nga bashkėpronarja e studios sė Argita Berishės, Flutura Kola. Ishte vėrtet kohė e mirė pėr tė. Qė atėherė s’e kam parė mė. Dje, dėgjova prapė qė e arrestuan, ndaj shkrova kėto rreshta.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara